Autoritetet u alarmuan pasi një burrë ra në linjat ISAP në stacionin Agios Nikolaos pasditen e së dielës në Greqi.
Në vendngjarje kanë shkuar 15 zjarrfikës me 5 automjete si dhe një autoambulancë e EKAV-së për të nxjerrë burrin.
Sipas informacioneve nga Zjarrfikësja, burri është pa ndjenja, ndërsa qarkullimi i trenave po kryhet përkohësisht në aksin Pire – Omonia dhe Kifisia – Ano Patisia.