PIas kaIIashi në Tiranë/ Punonjësit të argjendarisë i grabisin varësen me vlerë 8 MILIONË lekë, i pranishëm dhe një polic!

Detaje të reja në lidhje me ngjarjen e një dite më parë ku në zonën e Valiasit u raportua për një grabitje me armë zjarri.

Sipas burimeve nga policia mësohet se punonjësi i një argjendarie i identifikuar si Luis Balliu dhe agjenti i krimeve pranë Komisariatit nr 4 Egzon Mustavataj janë grabitur nën kërcënimin e armës nga dy persona që ende nuk janë identifikuar nga policia.

Sipas Vizion Plus atyre u është grabitur një varëse floriri me vlerë 8 milionë lekë.

Sipas hetimeve, Balliu kishte për qëllim që të shiste varësen e shtrenjë një personi tjetër me të cilin kishin folur në rrjetet sociale. Takimin e kishin lënë në vendin ku i kishte thënë blerësi.

Punonjësi i argjendarisë pasi ka patur një varëse të shtrenjë ka lajmëruar shokun e tij, efektivin e policisë së komisariatit nr 4.

Sipas dëshmisë së tyre, pasi kanë mbërritur në vendin e kërkuar nga klienti, një automjet me ngjyrë të zezë, tip Golf 5, me targa te huaja ka ndaluar afër tyre.

Nga mjeti kanë dalë dy persona të maskuar me kapuç dhe shall ku njëri prej tyre mbante një automatik në dorë.

Dyshohet se autori madje ka qëlluar në ajër për të frikësuar dy personat. Më pas autori tjetër ka hapur derën e makinën që ndodheshin Balliu dhe Mustavataj dhe i ka marrë varësen me vlerë 8 milione lekë.

Menjëherë më pas punonjësi i argjendarisë ka shkuar në komisariatin nr 5 ku ka bërë kallëzimin.

Efektivi i policisë në momentin që ka ndodhur ngjarja ka patur me vete pistoletën e shërbimit, por nuk e ka përdorur.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë që dyshohet se i përket automatikut të autorëve.