Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur protestën e tij sot nga dritarja e shtëpisë, duke dënuar atentatin e dështuar ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Berisha tha më tej se edhe ai ka qenë në shënjestër të një atentati, sipas tij i realizuar nga Edi Rama.
Berisha i referohet goditjes me grusht që pësoi gjatë një proteste të PD-së në Tiranë, nga një person me probleme të shëndetit mendor.
Deklarata e Berishës:
Si një politikan i cili pak kohë më parë provoi një atentat, jo me plumba por me hekura të organizuar nga Edi Rama, Taulant Balla, Ardi Veliu, me agjentin e policisë kriminale ‘leva’ vetëm e vetëm se Edi Rama donte të kremtonte samitin e lidervë europian në Tiranë, duke i mbyllur gojën opozitës së mallkuar, liderit të saj.
Natyrisht pasi kishte dështuar me të gjitha mjetet e tjera, ndërmorri një akt inextremis.
Pra e ndjej pak më shumë se të tjerët, aktin e urryer terrorist që u ndërmorr mbrëmë për vrasjen e presidentit Donald Trump në aktivitetin elektoral në Pensilvani.
Në këtë rast, unë dua të them dy fjalë se mbjellja e urrejtjes ndaj opozitës dhe vendosja e saj në persekutim, proceset politike të pafundme, janë virusi i akteve terroriste.