Rama ndan pamjet nga rruga e re Korçë-Ersekë (e para, u shemb pa u inauguruar): Dy bashkitë lidhen për 20 minuta

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje nga rruga Korçë-Ersekë, e cila në muajin shkurt pësoi shembje ende pa u inauguruar. 

Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale kreu i qeverisë thEkson se ky aks i ri do të lidhë dy bashkitë për 20 minuta.

Ja edhe rruga e rilindur Korçë – Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht”, shkruan Rama krah videos.

Po ashtu kryeministri thekson se u vunë shumë kuje e u hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma.

U vunë shumë kuje e u hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit“, shton ai.

Në muajin shkurt të këtij viti u raportua se traseja e rrugës Korcë-Ersekë, e cila ishte në ndërtim pësoi shembje. Dëmtimi i madh i rrugës ndodhi në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit- Mollas’.

Ndërtimi kësaj rruge u realizua nga kompania “A. N. K.”, ndërsa prokurorues është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në vitin 2022, për Lotin e Dytë janë dhënë mbi dy miliarde lek nga buxheti i shtetit.

VIDEO