Ervin Karamuço ka folur sonte në “Now” me Erla Mëhillin për protestën e studentëve që prej 7 ditësh ka paralizuar vendin tonë.
Eksperti i Kriminalistikës tregoi se bizneset kanë shprehur shqetësim të madh për situatën e krijuar dhe të gjendur para frikës së cënimit, kanë marrë njerëz të armatosur për të mbrojtur pronën e tyre.
Gjithashtu ai tregoi edhe një rast në Tiranë, ku zbuloi një pronar i një hoteli të rëndësishëm në vend mban në brez pistoletë. Madje zbuloi edhe bisedën që kishte pasur me të.
“Rrijnë në dyer me armë të armatosur. Një pronar i rëndësishëm hoteli rri vetë me armë në brez. I thashë se çfarë do të bësh? Po të hynë në zyrë, do të vrasësh njerë? Pronarët e bizneseve kanë blerë njerëz të armatosur për të mbrojtur bizneset”, tha ai.