E PAPRITUR, por e VËRTETË/ Gjesti banori më i ri i “BBV4”!

Big Brother Albania VIP 4, një ndër formatet më të suksesshëm të Reality Show, prodhuar nga Top Channel.

Personazhe e karaktere të njohur e të dashur të jetës sonë janë zgjedhur me shumë kujdes në bazë të profileve të tyre psikologjike e social-kulturore dhe do te jetojnë së bashku në një shtëpi për disa javë rresht.

Edhe pse të gjithë ishin përgatitur për hyrjen e dy banorëve të rinj, Igli dhe Genci, nuk e prisnim që një banor i tretë do t’i bashkohej shtëpisë.

E ashtu si dhe nuk e prisnim që ai të ishte këngëtari i dashur për publikun Gjesti.

Edhe pse sapo ka dalë nga izolimi dhe po nis një tjetër izolim ai shprehet :

“Ajo nuk ishte asgjë, ishte vetem nisja, nga “BBV4″ pres gjëra më të forta…”