Atletja greke bllokohet në Nepal: Jemi fshehur në pyll, po digjet i gjithë vendi! Presim ndërhyrjen e ushtrisë

Dëshmitare e skenave të kaosit në Nepal është bërë edhe volejbollistja greke Eva Hadava, e cila udhëtoi aty në fund të gushtit për të garuar me ekipin Karnali Yashvis në Ligën e Volejbollit për Femra të Everestit dhe është bllokuar pas trazirave në vend.

Turneu, i cili ishte planifikuar të zgjaste dy javë, u ndërpre papritur ndërsa vendi u godit nga protesta masive antiqeveritare dhe përleshje të dhunshme.

Në një bisedë me mediat greke, atletja deklaroi e shokuar: “Jam në rrezik shumë të madh, nuk mund të flas.”

Situata në Katmandu ka dalë jashtë kontrollit. Parlamenti është djegur, kryeministri Oli ka dhënë dorëheqjen dhe mijëra të rinj, kryesisht studentë dhe punëtorë të rinj, kanë dalë në rrugë duke kërkuar ndryshime dhe fundin e korrupsionit.

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 janë plagosur në incidente, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të mëdha të vendit.

Atletja greke dhe shoqet e saj të ekipit, nga frika, u detyruan të braktisnin hotelin ku po qëndronin dhe, sipas informacioneve, janë fshehur për orë të tëra në një zonë pyjore për t’u mbrojtur nga protestuesit.

“Nuk jam e sigurt tani. Nepal,” shkroi ajo në një postim në Facebook.

Pak më vonë, me një postim të ri, atletja njoftoi se po fshihej në një zonë pyjore: “Po djegin të gjithë Nepalin, ne po fshihemi në pyll duke pritur që ushtria të veprojë.”

Atletja greke bllokohet në Nepal: Jemi fshehur në pyll, po digjet i

Në përputhje me standarded JTI