Ish-trajneri i kampionatit spanjoll i refuzon pas Stankoviç? Serbia me pasoja të rënda nga Shqipëria

Serbia është pa trajner, pasi Shqipëria i trondit me fitoren 0-1 në Leskovc. Dragan Stojkoviç dha menjëherë dorëheqjen, ndërsa më pas disa emra u përfolën si pasues. Ndër të tjerë edhe Dejan Stankoviç me Veljko Paunoviç.

Stankoviç e refuzoi publikisht mundësinë që mund t’i jepej. Të njëjtën gjë duket se bën edhe Paunoviç, i cili thotë se situate aktuale është e pakëndshme për të.

“I shikoj dhe i dua shumë. Jam një tifoz. Jam thjesht një tjetër që mbështet ekipin kombëtar dhe lojtarët. Dhe tani, kur flasim për ekipin kombëtar në momentin kur trajneri ndryshon, sinqerisht, është shumë e pakëndshme për mua. E kuptoj pse është bërë, por është e pakëndshme për mua.

Kam shumë respekt për këtë punë dhe më dhemb kur ne trajnerët nuk dimë si ta vlerësojmë atë, të vlerësojmë veten. Dhe aq më tepër kur ndodhin situata të tilla. Pra, jo, nuk dua të komentoj për asgjë përveçse t’i jap mbështetje të plotë ekipit kombëtar, federatës dhe lojtarëve. Shpresoj që ata të kualifikohen për Kupën e Botës”, e mbylli fjalën e tij trajneri Paunoviç për “Marca”.