“Ka rënë çmimi i gjelit të detit”, Trump batuta me Turqinë: Nuk dua që Erdogan të më telefonojë duke u ankuar

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka kursyer batutat, gjatë një fjalimi në Uashington, ku përmendi disa prej arritjeve të administratës së tij, përfshirë edhe marrëveshjen që Arabia Saudite të investojë 1 trilion dollarë në SHBA.

Teksa po fliste për rënien e çmimeve të ushqimeve, Trump tha se çmimi i gjelit të detit, që në anglisht quhet “Turkey”, ka rënë me 33%. Ai pastaj i kërkoi të pranishmëve të mos e ngatërrojnë me shtetin e Turqisë, pasi nuk do që Erdogan ta thërrasë në telefon duke u ankuar.

“Po shkonim drejt vdekjes. Ishim në një drejtim shumë të keq. Sipas statistikave, gjeli i detit (Turkey) ka rënë me 33%, dhe nuk e kam fjalën për Turqinë, ata janë mirë. Nuk dua që Erdogani të më marrë në telefon dhe të thotë nuk kam  rënë me 33%. Duhet të kujdesemi për miqtë, i kemi miq të mirë”, u shpreh Trump