Një burrë ka përfunduar në burg pasi kreù marrëd hënie me bashkëshorten e tij, e cila është vajza e tij.
Mediat amerikane shkruajnë se, Travis Fieldgrove ka pranuar hapur se kishte kryer marrëd hënie me një grua që ishte bashkëshortja dhe vajza e tij.
Ishte viti 2019 kur ai u dënua me dy vite burg për akuzat e incestit. Thuhet se ai filloi një lidhje me vajzën e tij të humbur prej kohësh, e cila kishte arritur që t’a gjente atë.
Fieldgrove u urdhërua të mos kishte kontakt me Samantha Kershner, 21 vjeç, sipas Omaha Herald. Çifti u martua më 1 tetor 2019, në Hastings, Nebraska.
Të dyja palët pranuan se kishte ndodhur incesti, një fakt i verifikuar nga testet e ADN-së. Sipas një deklarate gjyqësore, oficerët e policisë së Grand Island intervistuan Fieldgrove dhe Kershner në shtator pas një informacioni në lidhje me lidhjen e tyre dhe akuzat për incest.
Të dy rrëfyen se ishin të përfshirë në një lidhje romantike dhe seksuale.
Kershner nuk e njihte babain e saj. Ajo i ka treguar policisë sesi afërsisht tre vjet më parë i kishte thënë nënës së saj se donte që të zbulonte se kush ishte i ati dhe donte që t’a takonte.
LEXO EDHE: SHOKUESE! 28-vjeçarja u gjet e gj*kosur buzë rrugës, ngjarja tmerron fëmijët: Bëjne deklaratën tronditëse
Powered by Inline Related Posts
E ëma në ato momente i kishte thënë emrin e Fieldgrove dhe kishin organizuar një takim. Për tre vitet në vijim, ata kishin mbajtur një marrëdhënie baba e bijë.
Që të dy kanë refuzuar që t’i rrëfejnë oficerëve se si marrëdhënia e tyre ka ndryshuar nga prindërore në seksuale, por pranuan se filluan të kryenin marrëdhënie seksuale së bashku.