Edi Rama po mbron Linda Ramën nga qeIia, emri i bashkëshortes së kryeministrit ka dalë në “furgonët” e

Edi Rama po mbron Linda Ramën nga qelia, emri i bashkëshortes së kryeministrit ka dalë në “furgonët” e përgjimeve për tenderat te AKSHI, gazetari nxjerr prapaskenat e forta, si u detyrua Gjykata e Lartë të lironte Karçanajn
Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një shkrim ku ngre pikëpyetje të forta mbi zhvillimet e fundit hetimore dhe vendimet gjyqësore që lidhen me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sipas gazetarit, në përgjimet ambientale të dosjes hetimore ka dalë edhe emri i bashkëshortes së Kryeministrit, Linda Rama. Çollaku analizon ndryshimin e fundit të masës së sigurisë për ish-drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila u la në masën “detyrim paraqitjeje” nga Gjykata e Lartë. Gazetari hedh dyshime se ky vendim erdhi pas presioneve dhe ndërhyrjeve për të mbrojtur Karçanajn, me qëllim që hetimet të mos shtrihen më tej drejt familjes kryeministrore.

Shkrimi i plotë i gazetarit Basir Çollaku

“A po mbron Linda Ramën nga qelia Edi Rama ?! Linda Rama, Linda Balluku, Linda Karçanaj. Cilën po përpiqet të mbrojë nga burgu Edi Rama?! Nëpër takime rastësore në Evropë teksa përpiqet të bëjë liderin e madh, Ramën tashmë po e qesëndisin live. Refuzimin e ka publik. Kthehet në Tiranë dhe turret të mburrë mënyrën e vjedhjes kërdisëse. Prokurimet. Tenderat. Bash për ato tendera ka gjithë qeverinë e gjysmat e bashkiakëve në SPAK. Me forcën e kartonave nga shantazhet e shumta të Ballukut refuzoi heqjen e mandatit të të pandehurës, rrëzoi dy herë IBAR duke marrë refuzim procesit të integrimit nga BE. Detyroi bashkë me Gys koordinator Agasin dhe arsenalin e pafundëm përgjues, Gjykatën e Lartë sadushiane, të ndërronte masën e sigurisë për Karçanajn në detyrim paraqitjeje.

Një ndër të akuzuarit kryesorë të Organizatës Kriminale e la të lirë. Detyroi taborret mediatike të bënin lavazh pafajësie. Një incenerator lëvizës. Përse?! Nuk është sekret. Në ato furgonë me përgjime del edhe emri Linda Ramës. Lidhjet e dyshuara flasin për tenderat e marrë nga baxhanaku i të shoqit. Në një vit janë bërë 800 pagesa nga thesari në këtë adresë biznesi. Diçka më shumë se dy herë në.ditë. Pyetjet janë?! A ka rënë në kurthin e përgjimeve ambientale të hetimit Linda Rama?! A ka dhënë ajo porosi dy Lindave të tjera, të teknologjisë dhe qeverisë, dy të pandehurave të Organizatave Kriminale për qoka tenderash?! A po ecën pak breshkërisht Struktura e Posaçme në këtë drejtim?! A ka heshtur ajo për emrat e Linda Ramës dhe Frangut?! A ka pasur një tentativë për masë sigurie për Linda Ramën?! A po mbrohet Karçanaj dhunshëm me çdo mjet për të mos shkuar te Linda Rama?! Po Ergys Agasi a ka në arkivin e tij, biseda kompromentuese për Lindën e shtëpisë së kryeministrit?! Agasi është një tjetër i kërkuar i patrazuar të cilin as drejtori i ri, që bën policinë bashkiake, as ai që iku, nuk kanë kokërr takati ta arrestojnë, se KM është i vjetri, shefi i të dyve, mbrojtësi i “Gysëve”.

Struktura e Posaçme po përcjell idenë se heton, mbledh prova, pastaj vepron. Ndonëse perceptimi publik, ku nuk mungojnë juristë e ekspertë, komprometon kohën e zgjatur për veprime të dukshme. Nëpër korridoret e Prokurorisë e vërteta është ndryshe nga ajo jashtë mureve të saj, pavarësisht iluzionit transparent të xhamave. Gjithnjë SPAK-ut, po i del një Lindë tepër në librin e të pandehurve! Kjo nuk zgjidhet me negociata por me Gjykata..! Gjithnjë pa e tepruar me pritshmëri magjike, vendimin e gjyqësorit me anemi të pashëruar..! Rezoluta e votuar konsesnualisht ishte një penallti e vjedhur me leje kompleksuese të opozitës nga mazhoranca..Por dukshëm pa rezultat goli në portën e BE.”