Orët e fundit në rrjet u shpërndanë informacione që sugjeronin se në radhët e uniformave blu të angazhuar për protestën e studentëve sot ishin edhe forca policore serbe.
Nëse një gjë e tillë provohet të jetë e vërtetë kjo do të ishte shkelje e rëndë kushtetuese.
Zyrtarisht Policia e Shtetit nuk e pranon këtë. Në një deklaratë të shpërndarë në orën 00.35 të 16 tetorit ajo thotë se shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia.
“Përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit sqaron se në tubimin e datës 15.10.2026, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave. Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë.”