Rishfaqet sërish Edi Rama, akuzon shërbime të huaja se kanë mbërthyer protestën
Kryeministri Edi Rama u rishfaq këtë mëngjes sërish përpara një objekti të djegur gjatë protestave duke thënë se kjo do të kalojë dhe se duhet durìm.
“Motra e vëllezër, durim, bëni durim se edhe kjo do të kalojë dhe do të dalim më të fortë”, tha Rama në videomesazhin e regjistruar që u publikua nga kabineti i tij pak çaste më parë.
Edhe një herë Rama akuzoi shërbimet e huaja që sipas tij duan destabilitetin e vendit dhe se këto po ndodhin pikërisht ndërsa mbyllen kapitujt që çojnë vendin drejt anëtarësimit.
Rama nuk la pa akuzuar edhe opozitën duke thënë se ajo qëndron pas kësaj forme të protestës. Ai theksoi edhe se kjo opozitë e ka bërë këtë edhe më parë. Rama madje shkoi më larg kur tha se këto që po ndodhin kanë pikënisjen që në vitin 1912.