Flota ruse e në Detin e Zi është një nga më të mëdhatë dhe më të përfolurat. Por shumë pak dihet për një tjetër formacion të anijeve luftarake ruse që po ngrihet në Detin Mesdhe.
Sipas mediave të huaja, këtij formacioni i është bashkuar së fundmi edhe një nëndetëse bërthamore.
“Naval Neës” raporton se tashmë në detin Mesdhe, shumë pranë brigjeve të Italisë, është duke operuar një nëndetëse sulmuese e klasit SSN apo SSGN.
Është e paqartë se prej sa ditësh kjo nëndetëse operon në Mesdhe, por besohet të jetë dërguar pas largimit të kryqëzorit Marshal Ustinov, që u largua nga deti Mesdhe në 24 gusht.
Ekspertët e sigurisë mendojnë se kjo taktikë është përdorur për të shpërqëndruar shtetet europiane. Pra teksa luftënanija Marshal Ustinov lundron mes Britanisë dhe Irlandës në mënyrë provokative, nëndetësja ruse kalon vjedhurazi drejt Mesdheut.
Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, mediat irlandeze raportuan se banorët e një fshati të vogël ishin tmerruar teksa kishin parë nga deti të dilte një nëndetëse.
Është ende e paqartë se çfarë lloj nëndetëse ka dërguar Rusia pranë Italisë. Një nëndetëse bërthamore, përdor energjinë bërthamore për të lundruar, por jo detyrimisht është e pajisur me armatim bërthamor.
Nëndetëset ruse të klasit SSGN janë të pajisura me 24 raketa të fuqishme supersonike model “Granit SS-N-19”.