AΙibeaj injoron “deρυtetin Berisha”: Ka υetëm një PD ligjore që drejtoj, dhe kjo PD do dalë në zgjedhje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj injoron nismat e ish-kryeministrit Sali Berisha për të dalë në zgjedhjet vendore të 2023 në aleancë me PL dhe partitë e tjera opozitare.

I pyetur gjatë një interviste në “News24”, Alibeaj tha se ka vetëm një Parti Demokratike ligjore, e cila do të dalë në zgjedhje me kandidatët e saj, dhe jo nën një sigël me pjesën tjetër të opozitës.

“PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023. Qytetarët shqiptarë mezi presin të shkojnë në zgjedhje. Shoqëria duhet të shprehë vullnetin e saj ndaj pushtetit. Ka vetëm një subjekt ligjor me emrin PD, ky subjekt ligjor që drejtoj do marrë pjesë në zgjedhje”, tha Alibeaj.

 “Ne do të testohemi edhe vetë në zgjedhjet lokale. Nuk do doja kurrë të përsëritej 6 marsi, në 6 mars votuesit kanë pasur një kandidat të PD, ndërsa kandidati tjetër i opozitës ishte me një tjetër sigël.

Demokratet duhet të kenë një kandidat në zgjedhje, lëvizjet për të nxjerrë kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë PD-së. PD është një subjekt dhe duhet të nxjerrë një kandidat. Duhet bashkim i demokratëve dhe i qytetarëve, ne nuk e kemi luksin të kemi kandidatë të tjerë në garë”, deklaroi Alibeja.