Ata janë të dy mjaft të njohur dhe të pëlqyer nga publiku. U bënë disa vite që Eni Çobani ka një rubrikë të sajën në “E diela shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, po ashtu, disa vite ka edhe i njëjti format në spektaklin e humorit “Al Pazar”, në Vizion Plus.
Agron Llakaj, prej disa sezonesh imiton juristen Çobani në sallën e gjyqit, por pasi Eni e pa “veten” për herë të parë aty, tha publikisht se nuk i kishte pëlqyer aspak, përkundrazi. Kohë më parë, në një intervistë për Eni tregoi që ky imitim jo vetëm nuk i ka pëlqyer, por edhe i ka dë mtuar imazhin. Sipas saj, Agron Llakaj i ka shp ërfytyruar figurën.
Asokohe, ajo tha se miqtë habiteshin se si nuk kërkonte të drejtën e saj duke u përballur me aktorin para ligjit, por Eni tha se i vinte mirë që po i jepte të drejtën të “hante bukë”.
U duk qartë që juristja ishte e hatërmbetur asokohe, derisa fliste për një aktor që për vite me radhë “ka ngrënë bukë” me talentin e tij.
Por j eta është e shkurtër dhe i natet nuk harrohen lehtë….”
Eni Çobani ishte dje e ftuar në “Rudina”, nga ku foli për projektet e vitit të ri, prioritetet që i ka vënë vetes, karrierën profesionale dhe atë televizive, po edhe u përball me disa personazhe “pikantë” për të shkruan revista Class.
Në lojën me emoji, në të cilën e përfshiu Rudina, juristja, mes shumë personazheve, u përball edhe me Agron Llakajn, për të cilin, si për të gjithë të tjerët, duhet të zgjidhte një emoji. Para se të bënte këtë të fundit, Çobanit iu desh të komentonte:
“Nuk do doja, në fakt, që këtë fillimviti të përballem, me personazhe për të cilët kam folur gjatë vitet e kaluara, kështu që nuk dua të flas më shumë. Ai është artist, secili prej nesh vlerësohet nga publiku.
Unë nuk dua të komentoj gjatë, por sigurisht, edhe atij, si çdo shqiptari tjetër, i uroj vit të mbarë, të suksesshëm, po megjithatë shenjën do t’ia jap….”, – tha Çobani dhe drejtoi nga kamera një emoji të in atosur.
“Ëëëë, nuk na ka dalë inati akoma…”, – e ng acmoi Rudina dhe menjëherë Eni ia ktheu:
“Sepse kam pritur gjithë këto vite të marr një shpjegim. Jam një njeri i duruar në fakt dhe do vazhdoj të duroj.
Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq, por meqenëse marrëdhënia jonë, edhe pse nuk njihemi fare, na ka bashkuar publiku. Me dashje ose pa dashje, kjo ndodh derisa jemi pjesë e ekranit, kam kërkuar thjesht një shpjegim. Ky shpjegim nuk më ka ardhur akoma, shpresoj në 2022 ndoshta më vjen ndonjë shpjegim. Kaq!”