Aksident i rëndë me 4 të υdekur, makina del nga rrυga dhe ρërfundon në përrυa

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Turqi, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti, 4 persona kanë ndërruar jetë.

Sipas mediave turke, në aksidentin e ndodhur në rrugën për në Kaptanpasha, drejtuesi i mjetit H.B. 54 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka rënë në përrua.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë ekipet e policisë dhe emergjencës, ndërsa u bë i mundur nxjerrja e të gjitha trupave të pajetë.

Sipas autoriteteve, një person arrit itë mbijetonte, dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

I vetmi i mbijetuar mësohet se është drejtuesi i automjetit, ndërsa katër pasagjerët që udhëtonin me të, kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.