Aksident në Fushë Krujë-Thumanë, shoferi hυmb drejtimin e mjetit, ndërron jetë ραsagjerja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore Fushë Krujë- Thumanë.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale N.H, 46 vjeç, teksa ishte duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasagjerja që ndodhej në mjet 77 vjeçarja me ininciale B.H.

Ndërkohë 46 vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2023, në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë, shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.