Ardian Ismajli me maskë me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e gjelbër, ja arsyeja e fortë

Ardian Ismajli mban në maskën e personalizuar flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

Ardian Ismajli luajti me Empolin në transfertën e Parmës. Çfarë ka rënë në sy është maska që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është detyruar të vendosë.

Kjo për shkak të një lëndimi në fytyrë që Ismajli ka pësuar. Dhe në maskë, bie në sy se ndodhen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovë.

Kujtojmë ndërkohë se Ismajli është mjaft i përfolur në Itali për një largim nga Empoli. 28-vjeçarit i përfundon kontrata në fundin e sezonit dhe skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij janë Interi dhe Juventusi.