Makina e blinduar ‘Toyota Land Crusiser’ me të cilën po lëviznin Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi parë në varrimin e Brilant Martinaj.
Ky i fundit u vra në një atentat rreth një javë më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Së bashku me të ishin edhe Besmir Hoxha e Diklen Vata, të cilët gjithashtu mbetën të vdekur.
Ibrahimi dhe Preçi ishin shënjestër e një atentati mbrëmë në Milot.
Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi shumë pranë pallatit të tyre dhe për pasojë Preçi mbeti i vdekur.