Edi Rama gati linçimin e Elisa Spiropalit, kryeministri fut në “listë të zezë” ministren e Jashtme dhe “armiken” e …

Në korridoret e Partisë Socialiste, politikës dhe diplomacisë po qarkullon gjithnjë e më fort një skenar që trondit themelet e pushtetit të Edi Ramës. Kryeministri duket se ka nisur një fushatë të hapur linçimi politik ndaj ministres Elisa Spiropalit, duke e futur Ministren e Jashtme në atë që brenda PS quhet “lista e zezë”.

Burime nga brenda grupit parlamentar pohojnë se znj. Spiropali përflitet hapur si një figurë potenciale për kryeministre tranzitore, në rast se Rama largohet me detyrim apo “me dëshirë”, për shkak se qeverisë së tij i kanë plasur shumë skandale. Këto biseda nuk zhvillohen më në fshehtësi, por në kafe, mes deputetëve socialistë, pa asnjë drojë.

Pikërisht kjo duket se ka alarmuar Ramën, i cili në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka sulmuar ashpër Spiropalin në mungesë të saj, duke e etiketuar si dështim. Mesazhi ishte i qartë: nuk ka dhe nuk do të ketë qeveri pa Edi Ramën.

Kryeministri, sipas burimeve, po godet preventivisht çdo figurë që perceptohet si kërcënim për fronin e tij. Më herët, rivalë të tillë si Tahiri dhe Veliaj përfunduan jashtë loje, ndërsa zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku shihet si objektivi i radhës në rast se i kërcënon pozitat, megjithëse ky skenar edhe s’mund të ndodhë, duke qenë se ajo është një hap larg burgut, pasi po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Mirëpo përballë kësaj situate, ministrja Elisa Spiropali, e njohur edhe si armike e betuar e zv/kryeministres Balluku, shihet nga shumë socialistë si një alternativë e pranueshme për stabilitetin e partisë.

Zërat shtohen se Rama mund të detyrohet të largohet për shkak të aferave korruptive dhe skandaleve kriminale që kanë mbërthyer qeverinë në nivelet më të larta (ministra dhe drejtorë të rëndësishëm nën hetim nga SPAK). Por i joshur pas pushtetit, Rama po shfaq gjithnjë e më shumë tipare autoritare.

Ai jo vetëm që mbron vartësit e tij nën hetim nga SPAK, por tashmë ka kaluar në sulm frontal ndaj rivalëve të brendshëm.

Siç thoshte dikur Miladin Popoviç (partizani jugosllav, sekretari politik i komitetit Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave për Kosovën dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë), “partia forcohet duke u pastruar”, por në PS duket se pastrimi po kthehet në spastrim politik. Sulmi ndaj Spiropalit shihet si sinjal paralajmërues për këdo që guxon të mendojë për një Parti Socialiste dhe qeveri pa Ramën.

Lufta për pushtet ka nisur dhe po zhvillohet brenda mureve të selisë rozë. Dhe në këtë betejë, duket se askush nuk është më i sigurt. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Çfarë tha Rama për Spiropalin?

Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste të mbajtur këtë të premte. Në një fjalim të gjatë që ai mbajti, theksoi se përveç Televizionit Publik Shqiptar një tjetër dështim i madh i qeverisë është Ministria e Punëve të Jashtme që drejtohet nga Elisa Spiropali.

Sipas tij, duket sikur në këtë dikaster punojnë vetëm 3 veta: ministrja, sekretarja dhe roja. “Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar.

Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër.

Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë. Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin.

Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, theksoi Rama, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që të mbahen kontaktet me diasporën. “Vijmë tek diaspora.

Është shumë e rëndësishme që në aspektin e diplomacisë, sa i përket parlamentit edhe grupet e miqësisë të angazhohen siç do angazhohet kryetari i Kuvendit dhe të gjithë ata që shkojnë jashtë të përfshihen në kontaktin me shqiptarët.

Kontakton me diasporën do e mbajmë, na duhet një kontakt i vazhdueshëm”, nënvizoi ai. Fjalimin e tij të gjatë, kryeministri Edi Rama e mbylli me fjalët: “Faleminderit për durimin. Dy amanetet e mia janë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Televizioni Publik Shqiptar!”.

VIDEO/ Grabitja spektakolare në muzeun e Luvrit, publikohen pamjet e vjedhjes së bizhuterive të çmuara

Një dokumentar i ri pritet të hedhë dritë mbi grabitjen spektakolare të ndodhur në Muzeun e Luvrit më 19 tetor 2025, ndërsa misteri mbi fatin e bizhuterive të vjedhura vijon të mbetet i pazbardhur.

Sipas Le Parisien, në pamje ekskluzive që do të transmetohen në emisionin Sept à Huit, një nga autorët shihet duke tentuar të thyejë një vitrinë, fillimisht me një send të fortë dhe më pas duke goditur xhamin me grushte për të marrë bizhuteritë. I veshur me një jelek verdhë e zi, ai më pas i bashkohet bashkëpunëtorit të tij për të çmontuar një vitrinë të dytë dhe për të grabitur sende të tjera me vlerë.

Tre muaj pas ngjarjes, katër persona të dyshuar ndodhen në paraburgim, por bizhuteritë ende nuk janë gjetur. Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë: ato mund të jenë fshehur jashtë Francës, në ndonjë vendstrehim brenda vendit, apo edhe në fund të lumit Senë.

“Prioriteti ynë mbetet rikuperimi i bizhuterive”, deklaroi prokurorja e përgjithshme e Parisit, Laure Bekou, duke theksuar se hetimet po vazhdojnë pa përjashtuar asnjë skenar. Ajo shtoi se nuk ka prova që tregojnë se sendet e vjedhura kanë kaluar kufirin, por nënvizoi se çdo mundësi mbetet e hapur.

Hetuesit ende nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse grabitja ishte e porositur. “Është një pistë që po shqyrtohet, por nuk mund të konsiderohet më e besueshme se të tjerat”, tha Bekou, duke përfunduar se autoritetet do të vijojnë hetimet për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 19 Janar 2026

Dashi

Jeta juaj ne çift do jete shume e turbullt gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece si e kishit menduar. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do mund ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Gjendja e financave do jene me e mire se me pare. Do mund te kryeni edhe disa transaksione me rëndësi.

Demi

Edhe pse kohet e fundit rutina ka mbizotëruar ne jetën tuaj ne çift, sot gjerat kane për te ndryshuar rrënjësisht. Do bëheni një me partnerin dhe do krijoni një ambient fantastik. Beqaret duhet t’i njohin mire personat qe do ju bëjnë ftesa para se te pranojnë propozimet e tyre. Ne planin financiar priten goxha probleme dhe vështirësi. Kujdes!

Binjaket

Pjesa me e madhe e atyre qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite interesante dhe te mbushur me te papritura te këndshme. Shfrytëzoni çdo moment. Beqaret duhet te dalin dhe te njohin sa me shume persona. Sot fati do jete ne anën e tyre. Ne planin financiar gjerat do ecin me se miri. Do keni aq para sa te kryeni shpenzimet e duhura.

Gaforrja

Do ju duhet te harxhoni goxha kohe sot për te zgjidhur te gjitha problemet e mbetura pezull. Gjithsesi fale bashkëpunimit te ngushte me partnerin, do e keni gjithçka me te lehte. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat mund t’ua ndryshojnë te ardhmen. Financat duhen pasur me kujdes se kurrë me pare. Gjendja mund te përkeqësohet nga ndonjë pakujdesi e vogël.

Luani

Te gjitha keqkuptimet qe kishin lindur ne jetën tuaj ne çift, sot do te shuhen njëherë e përgjithmonë. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni me atë qe keni ne krah. Beqaret do takohen me persona vërtet interesante, me te cilët mund te krijojnë pa frike një lidhje. Gjendja financiare do jete goxha me e mire nga sa e kishit menduar, kjo fale ndihmës se yjeve.

Virgjeresha

Do ketë edhe momente delikate sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe tregoheni te kujdesshëm me çdo veprim. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje te shumta mund te mendojnë edhe t’i japin fund gjithçkaje. Beqaret nuk duhet te nxitohen qe te marrin vendime sepse do pendohen shpejt. Dite e bukur dhe plot fat për financat. Gjendja do jete e qëndrueshme.

Peshorja

Do përjetoni ndjesi te forta gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ecin me se miri. Shfrytëzoni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret nuk do i marrin seriozisht ftesat qe do ju behet dhe do pendohen shume shpejt për këtë gjë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Tregohuni sa me te kujdesshëm me shpenzimet.

Akrepi

Do keni shume mosmarrëveshje sot me partnerin tuaj dhe asgjë nuk do ece si e kishit menduar. Nuk do ndaleni dot se e kritikuari atë. Beqaret nuk duhet te bëjnë asnjë çmenduri sepse gjerat mund t’iu kthehen ne kahun e kundërt. Gjendja financiare nuk do ketë asnjë tronditje sado te vogël. Do dini mire si ti menaxhoni ato para qe keni.

Shigjetari

Do kaloni plot çaste te lumtura sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni aspak dëshirë te ndaheni për ndonjë çast. Beqaret do jene te pafat ne dashuri, por kjo nuk do te thotë qe do mërziten. Miqtë do i mbajnë pranë dhe do i argëtojnë. Financat do jeni goxha delikate. Mos bëni çmenduri sepse do mbeteni pa para shume shpejt. Nuk do dini nga te shkoni me pas.

Bricjapi

Qëndrojini besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse doni qe marrëdhënia juaj me te të vazhdoje për një kohe te gjate. Beqaret do kenë çaste entuziazmuese dhe te mbushura me takime interesante. Shfrytëzoni secilin prej tyre. Financat mundohuni t’i menaxhoni me shume kujdes derisa gjendja te behet akoma me e qëndrueshme.

Ujori

Dashuria ne çift do jete akoma me e madhe sot. Te dy me partnerin do keni te njëjtat ide dhe mendime mbi jetën dhe gjerat do ju shkojnë me se miri. Beqaret nuk do kenë ditën më me fat kështu qe do ju duhet ende te presin edhe pak për te gjetur dashurinë e madhe. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni gjerat. Tregohuni te kujdesshëm.

Peshqit

Mos kërkoni aventura te tjera sot juve qe jeni ne një lidhje sepse do shkatërroni çdo gjë te bukur qe keni ndërtuar deri me tani. Beqaret do kenë mundësi edhe për aventura fantastike, por edhe për dashuri serioze dhe afatgjata. Gjithçka do jete ne dorën e tyre. Financat do jene goxha te kënaqshme. Do i kryeni shpenzimet e domosdoshme pa asnjë problem.

Ndrec Pjetri kritika Berishës: Prej 4 vitesh në PD nuk shkel asnjë ambasador, po mashtrohen demokratët për “mbështetje ndërkombëtare”

Më i votuari i listës së hapur të PD në Durrës, Ndrec Pjetri kritikoi lidershipin e PD nga takimi i Ervin Salianjit me demokratët e Lezhës.

Pjetri tha se demokratët po mashtrohen, ndërsa shtoi se prej 4 vitesh në selinë e PD nuk shkel asnjë ambasador.

Ndrec Pjetri: Problemet e PD janë të shumta. Ka filluar një propagandë sikur Ramën do e heqin ndërkombëtarët, do e marrin si Maduron… Në 4 vjet, në PD nuk shkel asnjë ambasador, si do kemi mbështetje nga ndërkombëtarët. Mashtrim për demokratët, për t’i mbajtur peng.

Kur nisëm lëvizjen me Ervinin, PD filloi të bëjë analizë. Në Durrës, problemet që dolën ishin 3, bandat, trysnia e shtetit dhe e treta pse kemi rënë nga 2021 me mijëra vota, pse jemi më keq, kemi marrë më pak mandate.

Argumenti që u dha ishte përçarja. Me këtë regjim nuk ka rrugë tjetër, përveç përballjes. Kush thotë rrugë tjetër i shërben regjimit.

Shifra marramendëse! Ja cila është pasuria e Jamarbër dhe Argita Malltezit e sekuestruar nga SPAK

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi, duke lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e 25 pasurive në pronësi të tyre.

Vendimi i Apelit konfirmon masën e sigurisë pasurore të vendosur më herët, e cila përfshin shuma të konsiderueshme monetare në llogari bankare, apartamente, njësi shërbimi, truall, vila, si dhe kuota në disa shoqëri tregtare.

Sipas vendimit, pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë përfituar si rezultat i veprave penale që po hetohen nga SPAK, ndërsa kërkesa e palës mbrojtëse për heqjen e sekuestrit është konsideruar e pabazuar.

LISTA e plotë e pasurive të sekuestruara

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nenë emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me ne emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.

8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.

9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71

10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,

11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.

12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe

13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

14) Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit

15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.

16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2

17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.

22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.

23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi

Stelinës i dëmtojnë shtëpinë shqiptarët

Një rrëfim ka ardhur nga Stelina brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e cila ka ndarë me banorët një eksperiencë traumatike nga jeta e saj në Pizë.

Ajo ka treguar se si u bë shënjestër e disa personave, të cilët i identifikoi si shqiptarë, ngjarje që e detyroi të braktiste gjithçka dhe të arratisej.

Sipas Stelinës, makthi filloi kur vuri re se po vëzhgohej vazhdimisht.
“Më kishin pikasur disa persona që ishin shqiptarë… Kisha vënë re që më ndiqte një makinë ditët e fundit: ose rrinte e parkuar përpara shtëpisë, ose më priste pak më tutje,” tregoi ajo.

Edhe pse fillimisht mendoi se ata “rrinin për qejf”, një paralajmërim nga një i njohur ia ndryshoi perceptimin: “Kujdes se të kanë pikasur.”

Ajo shpjegoi se dyshimet e tyre lidheshin me stilin e saj të jetesës dhe paketimeve të shumta që bënte.
“Ata kishin menduar se unë pjesën e rrobave e përdorja për të kamufluar punë të tjera ilegale,” sqaroi Stelina.

Situata degrdoi në një thyerje të dhunshme të banesës së saj, të cilën ajo e përshkroi me terma të rëndë.

“Kthehem në shtëpi dhe e gjej të thyer dhe të sakatuar… E preva biletën në momentin e fundit dhe u nisa për në Shqipëri. Ika me idenë që do kthehesha sërish… por nuk u ktheva më kurrë nga frika,” përfundoi ajo rrëfimin e saj të dhimbshëm.

Menjëherë pas vdekjes së tij! Gruaja e Shpat Kasapit bën veprimin e fortë për djalin, nga sot ai do të

Pas humbjes së dashurisë së saj të jetës dhe babait të Roelit, Shpat Kasapit, Selvije Jaho, ka ndërmarrë së fundmi një hap të rëndësishëm që lidhet me të ardhmen e birit të tyre të vogël.

Në një deklaratë publike, ajo ka sqaruar se është kujdestarja e vetme ligjore e Roelit, duke theksuar se megjithëse mungesa e të atit do ta shoqërojë gjithë jetën, roli i saj si nënë mbetet i palëkundur dhe prioritet absolut.

Edhe pse babai i mungon dhe do t’i mungojë gjithë jetën, unë si nënë e kam prioritet absolut të kujdesem për të në çdo aspekt të mundshëm, deri sa të kem forcë dhe jetë.

Roeli ka një familje si nga ana e Shpatit si dhe nga ana ime që e mbeshtet në maksimum dhe nuk i mungon asgjë falë Zotit, secili në mënyrën e vet mundohen për Roelin, por për transparencë dhe për të ditur se kujt duhet t’i falënderohem, po e ndaj këtë publikisht.

Nuk dua që asnjë mbështetje të shkojë pa u falënderuar nga ana ime, por gjithashtu nuk dua që askush të përfitojë në emër të Roelit, pasi Roeli e ka llogarinë bankare personale dhe jam e vetmja që mund të flas për gjendjen e djalit tim të mitur!

Ju faleminderit shumë”, shkruan bashkëshortja e Shpat Kasapit.

https://www.instagram.com/_u/selvije.jao/?utm_source=ig_embed&ig_rid=182e130f-aa1f-436d-a12f-601bd436cb3e&ig_mid=A1B72AAC-F3D7-4F24-98D5-90E41EBAE964

Pasi u gëzua nga Trump! Rama jep premtimin e madh për Shqiptarët/ Brenda mandatit të katërt do të…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe shënoi një moment tejet të rëndësishëm, ku mori pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Kryeministri theksoi se objektivi kryesor i qeverisë është arritja e sovranitetit energjetik, duke garantuar se Shqipëria do ta realizojë këtë synim brenda mandatit aktual qeverisës.

“Java ka patur një tjetër moment tejet të rëndësishëm që është shënuar gjatë vizitës sonë në Emiratet e Bashkuara, ku isha i ftuar të merrja pjesë në Samitin tradicional tanimë të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku ishin organizuar edhe një sërë panelesh,

një ndër të cilët ishte paneli ku, së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, ne iu përgjigjëm një sërë pyetjesh që shprehnin interesimin, pikërisht, për përpjekjet që po bëjmë në sensin e zhvillimit të qëndrueshëm, të rritjes së kapaciteteve energjetike dhe, patjetër, edhe në sensin e shfrytëzimit maksimal të teknologjisë, si një instrument shumë i rëndësishëm në funksion edhe të procesit të anëtarësimit.

Kam qenë shumë krenar kur kam folur për bashkëpunimin trilateral mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Italisë, ku Shqipëria ka një rol kyç, si vendi ku do të krijohet një kapacitet gjenerimi i energjisë së gjelbër, që përmes kabllit nënujor që do të lidhë Shqipërinë me Italinë, do të transmetohet në Itali dhe në vende të tjera, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm strategjik.

Por më e rëndësishmja, kam përcjellë edhe një mesazh për të cilin unë personalisht, po edhe e gjithë shumica jonë qeverisëse, ka krenarinë të jetë bartëse – Shqipëria sovrane në energji. Pasi, sipas programit dhe sipas të gjitha hapave që po i hedhim mbi planin e detajuar për këtë program, Shqipëria do të ketë sovranitet energjetik brenda këtij mandati të qeverisë sonë, mandatit të 83 mandateve.”, tha Rama.

Big Brother publikon bisedat sekrete të Mateos dhe Brikenës, çfarë ka ndodhur realisht mes tyre

Mbrëmjen e djeshme, e papritur ishte zgjedhja që Brikena bëri duke përdorur favorizimin që kishte në dorë si lidere e shtëpisë. Nga nominimi mes Kejsit, Inës, Erik dhe Stelinë, ajo zgjodhi të shpëtonte këtë të fundit dhe të rrezikonte Mateon.

Mateo që kur është futur në shtëpinë e Big Brother nuk e ka mohuar simpatinë që ka për Brikenën, me të cilën është njohur rreth 4 vite më parë. Mateo thotë se mes tyre ka pasur dhe një puthje, gjë të cilën Brikena e mohon kategorikisht.

Kjo ishte dhe arsyeja me të cilën ajo argumentoi zgjedhjen e saj, duke thënë se Mateo me këtë histori dhe gënjeshtër e ka bërë të ndihet keq. Big Brother ka publikuar momente nga dhoma e rrëfimit, ku Mateo shprehet se u ndje shumë keq, jo për shkak të nominimit, por për shkak të zgjedhjes së Brikenës.

“Nuk e prisja. Për mua ishte shumë zhgënjyese. Ai iu referua edhe një shprehjeje që vetë Brikena përdor shpesh: “Ti më jep një çokollatë, unë të jap dhjetë.” Sipas Mateos, realiteti rezultoi krejt ndryshe. “Unë hyra duke i dhënë një çokollatë dhe mbrapsht mora një thikë,” tha ai, duke shtuar se u mërzit shumë, pasi nuk e kishte pritur këtë vendim dhe i kishte ardhur realisht keq.

Nga ana tjetër, Brikena i qëndron versionit të saj duke thënë se zgjedhja e saj nuk ishte për hakmarrje, por për t’i treguar se e ka bërë të ndihet keq.

“Hakmarrje, asnjëherë! Më ka bërë të ndihem keq dhe në atë moment më erdhi emri i tij, kaq. Se s’është fakti te puthja, se s’ka ndonjë gjë të keqe të puthësh një person, por në momentin që nuk ka ndodhur, unë kam qejf një person që tregon të vërtetën…” tha ajo ndër të tjera.

Ndërkohë ditën e sotme Brikena dhe Mateo janë parë tepër të distancuar nga njëri-tjetri. Madje në një moment Brikena është parë dhe duke qarë e vetme në ambientet e jashtme të shtëpisë, ndërsa të gjithë banorët janë shprehur kundër zgjedhjes së saj.

“U rritëm si motër e vëlla, njerku më detyroi të martohesha me të!”

Teuta vjen në “Shihemi në Gjyq” për t’u përballur me djalin e xhaxhait, Tetemin. Përpara se të dalë te konflikti me të, ajo rrëfen në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan historinë e saj të dhimbshme. Ka lindur nga një marrëdhënie e cila nuk u kurorëzua kurrë me celebrim. Babai ishte i martuar me një grua tjetër që jetonte në Ballsh, por jetonte në Tiranë me nënën e saj.

Teuta:Mamaja ka qenë e shtruar në spital, babai im ishte kryeinfermier në sanatorium.

Ardit Gjebrea: U dashuruan aty në spital?

Teuta: Në spital dhe e ka marrë në shtëpi. Pa bërë celebrimin, linda unë.

Eni Çobani: Por ndërkohë babai figuronte i martuar, apo jo?

Teuta: Po, po.

Ardit Gjebrea: Në cilën shtëpi e mori, mbante dy nuse?

Teuta: Jo, e kishte lënë atë.

Ardit Gjebrea: Ah, ishte ndarë? E kishte bërë divorcin babai?

Eni Çobani: Tani, gruaja e parë ku rrinte?

Teuta: Gruaja e parë ishte nga një fshat i Ballshit.

Eni Çobani: Po, ku rrinte në atë kohë?

Teuta: Në Ballsh. Ishin ndarë.

Në krye të tre vjetëve nga lindja e saj, i ati u burgos për agjitacion e propagandë nga regjimi i diktaturës dhe Teuta s’e kujton. Dajat vendosën ta martonin nënën e saj, e cila në familjen e re gjeti tre fëmijë.

Njerku, i cili e kishte përzemër Teutën, ngulmoi ta martonte me njërin nga djemtë e tij. Pavarësisht rezistimit të saj, kjo martesë ndodhi dhe Teuta ka një fëmijë me të. Por pas një debati me të shoqin, ajo iku nga shtëpia bashkë me djalin që kishte sjellë në jetë, kurse ai i vrau nënën që për të ishte njerkë dhe vjehrrë.

Teuta: Si ra në burg babi, daja heq mamin dhe e marton. Unë jam rritur ku te daja, ku te tezja.

Ardit Gjebrea: Pse ra në burg babi?

Teuta: Për agjitacion e propagandë politike, në kohën e Enverit. Kur unë isha 3 vjeçe, daja e merr mamanë se kishin frikë në atë kohë…

Ardit Gjebrea: Pra, ju nuk e mbani mend babain?

Teuta: Absolutisht!

Ardit Gjebrea: Deri 3 vjeç ju keni jetuar me babain dhe me mamanë?

Teuta: Po, deri 3 vjeç, pastaj kur bie babai në burg, daja e merr mamin dhe mua, unë jam rritur ku te daja, ku te tezja dhe daja e marton në Molisht të Beratit.

Ardit Gjebrea: Mamaja martohet prapë.

Teuta: Martohet. Atje gjen tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Mua burri i mamasë më ka respektuar dhe më donte shumë, më ka mbajtur për djalin e gjetur.

Ardit Gjebrea: Pse, ty donin të të martonin?

Teuta: Po!

Eni Çobani: Burri i dytë i nënës kishte tre fëmijë dhe donte ta martonte me njërin prej tyre.

Ardit Gjebrea: Ah, se me djalin e gjetur, e bëra lidhjen.

Teuta: Ishim në një familje, u rritëm si motër e vëlla.

Ardit Gjebrea: Ju jetonit në një shtëpi dhe ti e konceptove si një vëlla atje se u rritët bashkë.

Teuta: Po. Megjithatë, mori fund çdo gjë, kam lindur djalin, e kam ’79-ta.

Ardit Gjebrea: Ç’do me thënë “mori fund çdo gjë”?

Teuta: U martova, më mbajti. Nuk më nxori jashtë, do të të mbaj për veten time tha burri i mamasë. Më kuptove?

Ardit Gjebrea: Të kuptova, por me kë e bëre djalin?

Teuta: Me djalin e tij, më mbajti në shtëpi për djalin e tij.

Ardit Gjebrea: E kuptova, por ti edhe pse the që unë me atë jo…

Teuta: Nuk të fus në shtëpi thoshte. Nuk më pranonte as daja, as tezja. Kur u largova, ika, e mora djalin me vete…

Ardit Gjebrea: Pse, u ndave?

Teuta: Po, po. Kam shkuar te njerëzit e babit dhe ai i preu kokën mamasë. Histori e gjatë.

Ardit Gjebrea: Si ia preu kokën?

Teuta: Ia preu se ika unë që ika djalin, e ke mprehur ti.

Ardit Gjebrea: Ia preu në kuptimin figurativ apo e vrau?

Teuta: E vrau!

Ish-burri i Teutës u dënua me 25 vjet burg, por doli pasi vuajti 12 vjet. Djali mban marrëdhënie me të, kurse Teuta s’ka asnjë kontakt. Ajo tregon se ditën kur u largua, i la edhe një letër.

“I kam lënë letër në tavolinë: ‘Mos më kërko!’ Nuk i thashë ku ndodhem. ‘Unë nuk kthehem më’”,  përfundoi Teuta.

/tvklan.al