Më i votuari i listës së hapur të PD në Durrës, Ndrec Pjetri kritikoi lidershipin e PD nga takimi i Ervin Salianjit me demokratët e Lezhës.
Pjetri tha se demokratët po mashtrohen, ndërsa shtoi se prej 4 vitesh në selinë e PD nuk shkel asnjë ambasador.
Ndrec Pjetri: Problemet e PD janë të shumta. Ka filluar një propagandë sikur Ramën do e heqin ndërkombëtarët, do e marrin si Maduron… Në 4 vjet, në PD nuk shkel asnjë ambasador, si do kemi mbështetje nga ndërkombëtarët. Mashtrim për demokratët, për t’i mbajtur peng.
Kur nisëm lëvizjen me Ervinin, PD filloi të bëjë analizë. Në Durrës, problemet që dolën ishin 3, bandat, trysnia e shtetit dhe e treta pse kemi rënë nga 2021 me mijëra vota, pse jemi më keq, kemi marrë më pak mandate.
Argumenti që u dha ishte përçarja. Me këtë regjim nuk ka rrugë tjetër, përveç përballjes. Kush thotë rrugë tjetër i shërben regjimit.
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi, duke lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e 25 pasurive në pronësi të tyre.
Vendimi i Apelit konfirmon masën e sigurisë pasurore të vendosur më herët, e cila përfshin shuma të konsiderueshme monetare në llogari bankare, apartamente, njësi shërbimi, truall, vila, si dhe kuota në disa shoqëri tregtare.
Sipas vendimit, pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë përfituar si rezultat i veprave penale që po hetohen nga SPAK, ndërsa kërkesa e palës mbrojtëse për heqjen e sekuestrit është konsideruar e pabazuar.
LISTA e plotë e pasurive të sekuestruara
1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nenë emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me ne emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.
8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.
9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71
10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,
11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.
12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe
13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.
14) Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit
15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.
16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.
22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.
23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi
Një rrëfim ka ardhur nga Stelina brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e cila ka ndarë me banorët një eksperiencë traumatike nga jeta e saj në Pizë.
Ajo ka treguar se si u bë shënjestër e disa personave, të cilët i identifikoi si shqiptarë, ngjarje që e detyroi të braktiste gjithçka dhe të arratisej.
Sipas Stelinës, makthi filloi kur vuri re se po vëzhgohej vazhdimisht. “Më kishin pikasur disa persona që ishin shqiptarë… Kisha vënë re që më ndiqte një makinë ditët e fundit: ose rrinte e parkuar përpara shtëpisë, ose më priste pak më tutje,” tregoi ajo.
Edhe pse fillimisht mendoi se ata “rrinin për qejf”, një paralajmërim nga një i njohur ia ndryshoi perceptimin: “Kujdes se të kanë pikasur.”
Ajo shpjegoi se dyshimet e tyre lidheshin me stilin e saj të jetesës dhe paketimeve të shumta që bënte. “Ata kishin menduar se unë pjesën e rrobave e përdorja për të kamufluar punë të tjera ilegale,” sqaroi Stelina.
Situata degrdoi në një thyerje të dhunshme të banesës së saj, të cilën ajo e përshkroi me terma të rëndë.
“Kthehem në shtëpi dhe e gjej të thyer dhe të sakatuar… E preva biletën në momentin e fundit dhe u nisa për në Shqipëri. Ika me idenë që do kthehesha sërish… por nuk u ktheva më kurrë nga frika,” përfundoi ajo rrëfimin e saj të dhimbshëm.
Pas humbjes së dashurisë së saj të jetës dhe babait të Roelit, Shpat Kasapit, Selvije Jaho, ka ndërmarrë së fundmi një hap të rëndësishëm që lidhet me të ardhmen e birit të tyre të vogël.
Në një deklaratë publike, ajo ka sqaruar se është kujdestarja e vetme ligjore e Roelit, duke theksuar se megjithëse mungesa e të atit do ta shoqërojë gjithë jetën, roli i saj si nënë mbetet i palëkundur dhe prioritet absolut.
Edhe pse babai i mungon dhe do t’i mungojë gjithë jetën, unë si nënë e kam prioritet absolut të kujdesem për të në çdo aspekt të mundshëm, deri sa të kem forcë dhe jetë.
Roeli ka një familje si nga ana e Shpatit si dhe nga ana ime që e mbeshtet në maksimum dhe nuk i mungon asgjë falë Zotit, secili në mënyrën e vet mundohen për Roelin, por për transparencë dhe për të ditur se kujt duhet t’i falënderohem, po e ndaj këtë publikisht.
Nuk dua që asnjë mbështetje të shkojë pa u falënderuar nga ana ime, por gjithashtu nuk dua që askush të përfitojë në emër të Roelit, pasi Roeli e ka llogarinë bankare personale dhe jam e vetmja që mund të flas për gjendjen e djalit tim të mitur!
Ju faleminderit shumë”, shkruan bashkëshortja e Shpat Kasapit.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe shënoi një moment tejet të rëndësishëm, ku mori pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Kryeministri theksoi se objektivi kryesor i qeverisë është arritja e sovranitetit energjetik, duke garantuar se Shqipëria do ta realizojë këtë synim brenda mandatit aktual qeverisës.
“Java ka patur një tjetër moment tejet të rëndësishëm që është shënuar gjatë vizitës sonë në Emiratet e Bashkuara, ku isha i ftuar të merrja pjesë në Samitin tradicional tanimë të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku ishin organizuar edhe një sërë panelesh,
një ndër të cilët ishte paneli ku, së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, ne iu përgjigjëm një sërë pyetjesh që shprehnin interesimin, pikërisht, për përpjekjet që po bëjmë në sensin e zhvillimit të qëndrueshëm, të rritjes së kapaciteteve energjetike dhe, patjetër, edhe në sensin e shfrytëzimit maksimal të teknologjisë, si një instrument shumë i rëndësishëm në funksion edhe të procesit të anëtarësimit.
Kam qenë shumë krenar kur kam folur për bashkëpunimin trilateral mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Italisë, ku Shqipëria ka një rol kyç, si vendi ku do të krijohet një kapacitet gjenerimi i energjisë së gjelbër, që përmes kabllit nënujor që do të lidhë Shqipërinë me Italinë, do të transmetohet në Itali dhe në vende të tjera, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm strategjik.
Por më e rëndësishmja, kam përcjellë edhe një mesazh për të cilin unë personalisht, po edhe e gjithë shumica jonë qeverisëse, ka krenarinë të jetë bartëse – Shqipëria sovrane në energji. Pasi, sipas programit dhe sipas të gjitha hapave që po i hedhim mbi planin e detajuar për këtë program, Shqipëria do të ketë sovranitet energjetik brenda këtij mandati të qeverisë sonë, mandatit të 83 mandateve.”, tha Rama.
Mbrëmjen e djeshme, e papritur ishte zgjedhja që Brikena bëri duke përdorur favorizimin që kishte në dorë si lidere e shtëpisë. Nga nominimi mes Kejsit, Inës, Erik dhe Stelinë, ajo zgjodhi të shpëtonte këtë të fundit dhe të rrezikonte Mateon.
Mateo që kur është futur në shtëpinë e Big Brother nuk e ka mohuar simpatinë që ka për Brikenën, me të cilën është njohur rreth 4 vite më parë. Mateo thotë se mes tyre ka pasur dhe një puthje, gjë të cilën Brikena e mohon kategorikisht.
Kjo ishte dhe arsyeja me të cilën ajo argumentoi zgjedhjen e saj, duke thënë se Mateo me këtë histori dhe gënjeshtër e ka bërë të ndihet keq. Big Brother ka publikuar momente nga dhoma e rrëfimit, ku Mateo shprehet se u ndje shumë keq, jo për shkak të nominimit, por për shkak të zgjedhjes së Brikenës.
“Nuk e prisja. Për mua ishte shumë zhgënjyese. Ai iu referua edhe një shprehjeje që vetë Brikena përdor shpesh: “Ti më jep një çokollatë, unë të jap dhjetë.” Sipas Mateos, realiteti rezultoi krejt ndryshe. “Unë hyra duke i dhënë një çokollatë dhe mbrapsht mora një thikë,” tha ai, duke shtuar se u mërzit shumë, pasi nuk e kishte pritur këtë vendim dhe i kishte ardhur realisht keq.
Nga ana tjetër, Brikena i qëndron versionit të saj duke thënë se zgjedhja e saj nuk ishte për hakmarrje, por për t’i treguar se e ka bërë të ndihet keq.
“Hakmarrje, asnjëherë! Më ka bërë të ndihem keq dhe në atë moment më erdhi emri i tij, kaq. Se s’është fakti te puthja, se s’ka ndonjë gjë të keqe të puthësh një person, por në momentin që nuk ka ndodhur, unë kam qejf një person që tregon të vërtetën…” tha ajo ndër të tjera.
Ndërkohë ditën e sotme Brikena dhe Mateo janë parë tepër të distancuar nga njëri-tjetri. Madje në një moment Brikena është parë dhe duke qarë e vetme në ambientet e jashtme të shtëpisë, ndërsa të gjithë banorët janë shprehur kundër zgjedhjes së saj.
Teuta vjen në “Shihemi në Gjyq” për t’u përballur me djalin e xhaxhait, Tetemin. Përpara se të dalë te konflikti me të, ajo rrëfen në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan historinë e saj të dhimbshme. Ka lindur nga një marrëdhënie e cila nuk u kurorëzua kurrë me celebrim. Babai ishte i martuar me një grua tjetër që jetonte në Ballsh, por jetonte në Tiranë me nënën e saj.
Teuta:Mamaja ka qenë e shtruar në spital, babai im ishte kryeinfermier në sanatorium.
Ardit Gjebrea:U dashuruan aty në spital?
Teuta:Në spital dhe e ka marrë në shtëpi. Pa bërë celebrimin, linda unë.
Eni Çobani:Por ndërkohë babai figuronte i martuar, apo jo?
Teuta:Po, po.
Ardit Gjebrea:Në cilën shtëpi e mori, mbante dy nuse?
Teuta:Jo, e kishte lënë atë.
Ardit Gjebrea:Ah, ishte ndarë? E kishte bërë divorcin babai?
Eni Çobani:Tani, gruaja e parë ku rrinte?
Teuta:Gruaja e parë ishte nga një fshat i Ballshit.
Eni Çobani:Po, ku rrinte në atë kohë?
Teuta:Në Ballsh. Ishin ndarë.
Në krye të tre vjetëve nga lindja e saj, i ati u burgos për agjitacion e propagandë nga regjimi i diktaturës dhe Teuta s’e kujton. Dajat vendosën ta martonin nënën e saj, e cila në familjen e re gjeti tre fëmijë.
Njerku, i cili e kishte përzemër Teutën, ngulmoi ta martonte me njërin nga djemtë e tij. Pavarësisht rezistimit të saj, kjo martesë ndodhi dhe Teuta ka një fëmijë me të. Por pas një debati me të shoqin, ajo iku nga shtëpia bashkë me djalin që kishte sjellë në jetë, kurse ai i vrau nënën që për të ishte njerkë dhe vjehrrë.
Teuta:Si ra në burg babi, daja heq mamin dhe e marton. Unë jam rritur ku te daja, ku te tezja.
Ardit Gjebrea:Pse ra në burg babi?
Teuta:Për agjitacion e propagandë politike, në kohën e Enverit. Kur unë isha 3 vjeçe, daja e merr mamanë se kishin frikë në atë kohë…
Ardit Gjebrea:Pra, ju nuk e mbani mend babain?
Teuta:Absolutisht!
Ardit Gjebrea:Deri 3 vjeç ju keni jetuar me babain dhe me mamanë?
Teuta:Po, deri 3 vjeç, pastaj kur bie babai në burg, daja e merr mamin dhe mua, unë jam rritur ku te daja, ku te tezja dhe daja e marton në Molisht të Beratit.
Ardit Gjebrea:Mamaja martohet prapë.
Teuta:Martohet. Atje gjen tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Mua burri i mamasë më ka respektuar dhe më donte shumë, më ka mbajtur për djalin e gjetur.
Ardit Gjebrea:Pse, ty donin të të martonin?
Teuta:Po!
Eni Çobani:Burri i dytë i nënës kishte tre fëmijë dhe donte ta martonte me njërin prej tyre.
Ardit Gjebrea:Ah, se me djalin e gjetur, e bëra lidhjen.
Teuta:Ishim në një familje, u rritëm si motër e vëlla.
Ardit Gjebrea:Ju jetonit në një shtëpi dhe ti e konceptove si një vëlla atje se u rritët bashkë.
Teuta:Po. Megjithatë, mori fund çdo gjë, kam lindur djalin, e kam ’79-ta.
Ardit Gjebrea:Ç’do me thënë “mori fund çdo gjë”?
Teuta:U martova, më mbajti. Nuk më nxori jashtë, do të të mbaj për veten time tha burri i mamasë. Më kuptove?
Ardit Gjebrea:Të kuptova, por me kë e bëre djalin?
Teuta:Me djalin e tij, më mbajti në shtëpi për djalin e tij.
Ardit Gjebrea:E kuptova, por ti edhe pse the që unë me atë jo…
Teuta:Nuk të fus në shtëpi thoshte. Nuk më pranonte as daja, as tezja. Kur u largova, ika, e mora djalin me vete…
Ardit Gjebrea:Pse, u ndave?
Teuta:Po, po. Kam shkuar te njerëzit e babit dhe ai i preu kokën mamasë. Histori e gjatë.
Ardit Gjebrea:Si ia preu kokën?
Teuta:Ia preu se ika unë që ika djalin, e ke mprehur ti.
Ardit Gjebrea:Ia preu në kuptimin figurativ apo e vrau?
Teuta:E vrau!
Ish-burri i Teutës u dënua me 25 vjet burg, por doli pasi vuajti 12 vjet. Djali mban marrëdhënie me të, kurse Teuta s’ka asnjë kontakt. Ajo tregon se ditën kur u largua, i la edhe një letër.
“I kam lënë letër në tavolinë: ‘Mos më kërko!’ Nuk i thashë ku ndodhem. ‘Unë nuk kthehem më’”, përfundoi Teuta.
Këngëtarja e njohur Fifi ka folur pa filtra për raportin e saj me Flori Mumajesin, duke u ndalur te mungesa e tij e gjatë nga muzika dhe heshtja që e rrethon.
Në një intervistë me Grida Dumën, e pyetur se çfarë po ndodh me Flori Mumajesin dhe botën e tij artistike, Fifi u shpreh se nuk ka asnjë informacion të sigurt për të.
“Unë nuk e di fare as ça bën Flori, as si është Flori. Kam pyetur, por përgjigjet që kam marrë s’më kanë pëlqy”, tha ajo, duke shtuar se pa folur vetë me të, nuk i beson asgjëje që thuhet.
Sipas Fifit, rreth Florit qarkullojnë shumë fjalë që shpesh dalin të pavërteta.
“Thuhen shumë llafe dhe dalin të mos jenë të vërteta”, u shpreh ajo gjatë bisedës. Në një nga momentet më emocionale të intervistës, Fifi e quajti Flori Mumajesin “muzën time artistike përjetësisht”, duke pranuar se mes tyre komunikimi është i ndërprerë.
“I kam të bllokuara nga ai muret e komunikimit, nuk e di pse, por unë uroj shumë që ai të jetë mirë”, tha këngëtarja.
Fifi theksoi se urimi i saj shkon përtej muzikës. “Jo vetëm muzika; ai si njeri. Lum ata që e kanë pas rastin me nejt me të”, tha Fifi, duke e përshkruar Florin si një person “dhënës”.
Artistja la të kuptohet se zhgënjimi mund të ketë ndikuar në tërheqjen e tij.
“Është i zhgënjyer nga mosmarrja, prandaj është mbase në atë gjendje që është”, u shpreh ajo, duke shtuar një tjetër këndvështrim mbi heshtjen e gjatë të artistit.
Rrëfimi i Fifit riktheu vëmendjen te Flori Mumajesi, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, mungesa e të cilit vazhdon të ngjallë interes dhe pikëpyetje te publiku.
Pas 25 vitesh bisedime të gjata dhe shpeshherë të bllokuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e Mercosur-it kanë firmosur në Asunción të Paraguait marrëveshjen historike të tregtisë së lirë. Ky hap krijon zonën më të madhe të këmbimit tregtar në botë, duke bërë bashkë 750 milionë konsumatorë dhe duke hequr mbi 90% të tarifave doganore.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cilësoi këtë firmë si një sinjal të fortë për botën dhe si një trashëgimi për gjeneratat e ardhshme, ndërsa udhëheqësit e tjerë evropianë theksuan se, në një kohë kur disa vende ngrenë mure dhe vendosin tarifa, Europa po ndërton ura bashkëpunimi.
Edhe liderët e Amerikës Latine e mirëpritën marrëveshjen me entuziazëm, duke e parë atë si një fitore të diplomacisë ndaj izolimit. Presidenti brazilian Lula da Silva e quajti këtë një përgjigje ndaj politikave izoluese, ndërsa presidenti argjentinas, Javier Milei, gjeti rastin të vlerësonte publikisht rolin e kryeministres italiane Giorgia Meloni në arritjen e dakordësisë brenda Këshillit Europian.
Sipas parashikimeve të Brukselit, përfitimet do të jenë të menjëhershme, me një rritje të ndjeshme të shkëmbimeve tregtare, veçanërisht në sektorin ushqimor, ku do të mbrohen qindra produkte tipike evropiane nga imitimet.
Megjithatë, rruga drejt zbatimit të plotë mbetet e përpjetë dhe e mbushur me pengesa politike. Fermerët europianë janë rreshtuar kundër kësaj marrëveshjeje, duke paralajmëruar protesta masive me mijëra traktorë në Strasburg, pasi i tremben konkurrencës nga produktet e Amerikës Jugore.
Paralelisht me tensionet në rrugë, beteja do të zhvendoset edhe në Parlamentin Europian. Javën e ardhshme pritet të votohet një kërkesë për ta dërguar marrëveshjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, gjë që mund ta shtyjë hyrjen e saj në fuqi edhe me dy vite të tjera, duke mbajtur pezull një proces që ka nisur që në fund të shekullit të kaluar.
Sulmuesi shqiptar Joi Nuredini ka debutuar në Serinë A gjatë ndeshjes midis Parmës dhe Genoas.
Futbollisti i lindur në vitin 2007 u aktivizua në minutat e fundit të takimit nga trajneri Daniele De Rossi, duke zëvendësuar Lorenzo Colombon.
Nuredini, i cili është pjesë e Genoas prej dy sezonesh, kishte qenë i grumbulluar me ekipin e parë edhe më herët, por vetëm sot mori minutat e para zyrtare në elitën e futbollit italian.
18-vjeçari po kalon një sezon mjaft pozitiv me ekipin Primavera, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist në 9 ndeshje.
Përveç rritjes në nivel klubesh, Nuredini është një element i rëndësishëm i moshave kuqezi, ku aktualisht përfaqëson Shqipërinë U-19.