Familjarët e Mozës me reagim të ashpër në rrjete sociaIe, kërkojnë të merren masa nga produksioni

Familjarët e poetes Mimoza Ahmeti kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si, sipas tyre, ajo po trajtohet brenda reality shout, Ferma VIP.

Ata thonë se ndaj saj po përdoren fjalë dhe sjellje që e cenojnë dinjitetin e një gruaje dhe nëne, duke e konsideruar këtë të papranueshme.

Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se gjuha fyese që po i drejtohet Mimozës nga disa prej konkurrentëve është banalizuar dhe tashmë po qarkullon edhe në rrjetet sociale, gjë që e bën situatën edhe më shqetësuese.

Ata shprehen të zhgënjyer që këto sjellje, sipas tyre, po kalohen pa masa konkrete.

Më poshtë postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Si familjarë, ndjejmë detyrimin të reagojmë ndaj sjelljeve dhe ofendimeve të papranueshme që disa fermerë po i drejtojnë Mozës sonë në Ferma VIP.

Na vjen thellësisht keq dhe jemi të shqetësuar për mënyrën se si po trajtohet një nënë dhe një grua në një moshë të respektuar, e cila meriton dinjitet, respekt dhe mirësjellje.

Fjalët që po përdoren ndaj saj janë tejet banale dhe fyese, dhe fatkeqësisht tashmë po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

Është zhgënjyese që produksioni, për të disatën herë, po i anashkalon këto sjellje dhe këtë gjuhë të papërshtatshme, pa ndërmarrë masa konkrete.

Një format televiziv humbet vlerën e tij kur lejon që imazhi dhe dinjiteti i një personi të dëmtohen në këtë mënyrë.

Gjithashtu, gjatë Prime-it, kemi vënë re me shqetësim se sa herë Moza kërkon fjalën, shpesh anashkalohet dhe nuk i jepet mundësia të shprehë dhe përfundojë mendimin e saj.Kërkojmë trajtim të drejtë dhe respekt të barabartë për Mozën.

Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të gjuhës fyese dhe marrjen e masave konkrete, në mënyrë që të ruhet dinjiteti i saj dhe integriteti i këtij programi”.

VIDEO

Irani vendos rregulla të reja, ka vetëm një mënyrë që anijet të kaIojnë në Hormuz

Irani ka vënë në funksion një mekanizëm të ri për rregullimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, raportoi të martën televizioni shtetëror iranian Press TV.

Sipas raportimit, të gjitha anijet që synojnë të kalojnë përmes kësaj rruge detare do të marrin një email nga një adresë e lidhur me Autoritetin e Ngushticës së Gjirit Persik, PGSA. Mesazhi do t’i informojë ato për rregullat dhe procedurat e reja të kalimit.

Anijet duhet të pajisen me leje tranziti përpara se të kalojnë nëpër ngushticë, e cila konsiderohet një nga pikat më të rëndësishme në botë për transportin e naftës.

Press TV e përshkroi nismën si “sistem qeverisjeje sovrane” dhe raportoi se ajo tashmë është funksionale në Ngushticën e Hormuzit.

Egla Ceno shpërthen pas incidentit në Ferma VIP: ”Zoti ua dhëntë në prag të shtëpisë ”

Aktorja Egla Ceno ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet e saj sociale, duke denoncuar standardet e dyfishta dhe moralin selektiv të një pjese të audiencës që komenton zhvillimet e fundit televizive.

Duke marrë shkas nga vala e indìnjatës publike pas përdorimit të fjalës “kuçkë” në spektaklin “Ferma VIP”, Ceno ka theksuar paradoksin e këtyre reagimeve.

Ajo ka vënë në dukje se të njëjtët persona që sot shfaqen të tronditur nga ky fjalor, nuk kanë hezituar ta sulmojnë atë me terma thellësisht denigrues pas komenteve të saj të mëparshme.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, aktorja shprehet: “Ka diçka thellësisht të sëmurë në mënyrën si funksionon ‘morali’ në shoqërinë tonë: i njëjti zë që dje më shkruajti ‘shterpë’ për një status që as nuk e ka kuptuar dot siç duhet, sot bën si i indinjuar për fjalën ‘kuçkë’.”

Ndonëse thekson se e konsideron kohë të humbur të merret me “budallenjtë e rrjetit”, ajo shton se çdo gjë e ka një kufi. Për të gjithë ata komentues që kanë kaluar caqet etike duke përdorur gjuhë urrejtjeje, Ceno ka përcjellë një mesazh të prerë dhe të fortë:

“Kushdo që më është drejtuar me fjalën ‘shterpë’, ‘plakë’, ‘ti ke qejf të të dhunojë filani’ ju them: Zoti ua dhëntë në prag të shtëpisë dhe një psikopat t’ju trokasë çdo mëngjes në derë e t’ju thotë ‘shterpë’. Mbase e merrni vesh këtë gjuhë.”

Djali i vdiq në aksident, psikologia tregon bisedën me babain e një prej viktimave: Më tremb se s’ka Iot

“Tashmë jam në qiell të hapur”. Kështu mësohet të jetë shprehur babai i një prej viktimave nga aksidenti tragjik në Durrës.

Ka qenë sociopsikologia Fabiola Elezaj ajo që ka treguar detaje nga rrëfimi tragjik në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.

“Nuk ka lot. Dhe kjo është ajo që më tremb mua. Kur lotët thahen, fillon dhimbja më e madhe në shpirt.

Gjendja e tyre nuk është e lehtë. Njerëz që dalin dhe hyjnë pa pushim. Ata janë rritur në këtë zonë. Luanin çdo ditë aty.”, tha ajo.

‘Ρo k υçkë’! Agai merr vendimin finaΙ për Fabjolën

Situatat e fundit në ”Ferma Vip 3”, kanë nxitur një debat të madh në publik për personazhet që bëhen pjesë e formateve të tilla.

Më e rënda në historinë e televizonit është fjala që mbrëmë në Prime, Fabjola Elezaj iu drejtua prezantues Arbana Osmani me fjalën ”Kuçkë”.

Por veprimet e Olës nuk u ndalën vetëm tek fjalët, pasi ajo po dje në Prime, gjuajti me shishe Bujakën. Për këtë shkak, Agai ka marrë një vendim direkt.

Televotimi aktual anulohet dhe Ola do të jetë në televotimin për të premten me pyetjen e vetme drejtuar publikut: A duhet të qëndrojë apo të përjashtohet nga Ferma? Vendimi do të mësohet të Premten.

Romeo Kara nxjerr mesazhet : i dënuar përjetë del natën nga qeIia me mision për të

Lufta e dëshmive rreth aferës “CEZ-DIA” është rindezur me tone të ashpra. Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dalë në një deklaratë të fortë për mediat, ku ka vënë në dyshim integritetin e dëshmitarit kyç, Romeo Kara, duke e cilësuar atë si një “kallëzues të rremë” dhe duke hedhur hije dyshimi mbi gjendjen e tij mendore. Sipas dokumenteve të publikuara nga Blushi (referuar vendimeve të vitit 2019), Romeo Kara pretendohet se është dënuar për dhunë në familje ndaj motrës dhe babait të tij.

Blushi ka shkuar më tej duke deklaruar se kërkesa e Karës për t’u bërë dëshmitar i mbrojtur lidhet me “problematika të rënda të shëndetit mendor”, të cilat sipas tij, janë shfrytëzuar nga pushteti për ta detyruar atë të japë dëshmi kundër Ilir Metës. Juristi Romeo Kara ka sqaruar se kërkesa e tij për mbrojtje nuk erdhi nga paqëndrueshmëria mendore, por nga informacione tronditëse për sigurinë e jetës së tij.

Kara dëshmoi se ka pasur informacione të sigurta (përfshirë mesazhe nga Izet Haxhia nga Turqia në atë kohë) se një vrasës i dënuar përjetë, dilte natën nga burgu me mision për ta survejuar ose eliminuar atë. Sipas tij, kjo liri e vrasësit brenda burgut 313 paguhej me miliona nga Kastriot Ismailaj.

-Tedi Blushi ka publikuar një material, aty e bazon akuzën për shëndetin tuaj mendor, ku ju në një kërkesë për t’u bërë, i mbrojtur nga drejtësia, keni shkruar që disa të burgosur përdoren edhe për vrasje me pagesë ose të çfarëdolloji. A është informacion real? Ashtu ka qenë në kohën që ju dyshonit se mund të ishte e vërtetë? Çfarë mund të thoni për këtë? A keni qenë ndonjëherë i kërcënuar?

Romeo Kara: Unë kam pasur, një telefonate kërcënimi para se t’i jepja dëshminë për Kastriot Ismailajn në 2016, dhe është bërë telefonata direkt, duke më paralajmëruar që “ti nuk e di se kush është përfshirë dhe çfarë do të të gjejë ty”. Telefonata është e regjistruar. Kam marrë një mbrojtje dhe kam kërkuar të mbrohem derisa të jap dëshminë, pastaj nuk po pyes më për hakmarrje.

Telefonata ka ardhur nga një i burgosur i përjetshëm që ka qenë aty me Ismailin në të njëjtin burg. Gjatë kohës që unë isha në mbrojtje, unë tani marr vesh pse paskam qenë “shërbimi më i vështirë” për repartin e RESI-t në atë kohë, se ata i kanë ditur informacionet dhe nuk i kanë përfolur. Ka qenë viti 2017 pak pas zgjedhjeve, më merr Izet Haxhia duke më çuar një mesazh: “Shihe mirë dhe vlerësoje se ku je”, më tha. Një kushëri i drejtorit të burgut 313 (ose 302, nuk jam shumë i qartë), ka qenë në Turqi dhe e kishte takuar atë.

Mesazhi thoshte: ” Drejtori i burgjeve ka marrë miliona, por emrin mos ma nxirr se e ka shumë të afërt ky mysafiri im. Romeo, mora vesh nga një burim i sigurt se Dritan Dajti del nga burgu natën dhe kthehet në mëngjes. Ka bërë disa vrasje me porosi dhe disa herë të ka ruajtur ty. Burimi është tepër i sigurt. Kam një mysafir këtu që ka njerëzit e vet në drejtorinë e burgjeve”. Kur fola me ty në telefon, ai e kishte pyetur: “Me kë fole?” “Me filanin”. Dhe ai i ka treguar: “Thuaji të ruhet se unë kam simpati për atë”.

Unë i them: “Po drejtori i burgut nga e di që ai më ka ruajtur mua, apo është edhe ai i përfshirë?” Ai thotë: “E ka nxjerrë me mision dhe Kastriot Ismaili ka paguar paratë. Drejtori ka marrë miliona, por të lutem emrin mos ma nxirr.” Përveç kësaj, edhe një nga gazetarët më të devotshëm, Fatos Mahmutaj, më ka dhënë pafund skema se si kjo punë është përdorur edhe më parë.

Pra, kjo është një dukuri jo e vogël. Përdoren dy palë letra: i lënë këta njerëz të dalin, por vetëm që të mos bjerë në sy mungesa e tyre, mos të dalin nga qelia dy-tre veta… por mos ta vazhdojmë këtë se hyjmë në tema të tjera. Tani, si mund të thuash që një njeri që mund të ketë frikë për jetën ka probleme me shëndetin mendor?

MeteoroIogia tregon surpirzat e motit, çfarë na pret nga dita e enjte

Sinoptikania Lajda Porja u shpreh se moti në Shqipëri pritet të pësojë një ndryshim drastik gjatë ditëve në vijim, duke sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave dhe duke paralajmëruar ardhjen e parakohshme të ditëve të nxehta verore.

Nga dita e martë pritet një rritje në 26 gradë, ndërsa e mërkura do të shënojë 27 gradë. Kthesa e madhe pritet të enjten dhe të premten, ku termometri do të ngjitet me shpejtësi, duke kulmuar 31 grade celcius gjatë fundjavës.

“Çdo fundjavë që vjen do të vijë duke u nxehur. Kështu që presim që termometri në pjesën e dytë të kësaj jave, që nga dita e mërkurë dhe në vijim ne do ta ndjejmë menjëherë. Duke qenë se të paktën deri ditën e mërkurë, temperaturat minimale do rriten shumë lehtë, me 1-2 gradë, dhe do jetë pak freskët për të gjithë ata që do dalin në mëngjes herët, rreth orës 6:00 të mëngjesit për në punë, do ta ndjejnë pak freskët, do të dalin patjetër me një xhaketë.

Duke filluar që nga e premtja dhe fundjava, menjëherë termometri regjistron edhe në zonat malore minimalet 9 apo 10 gradë dhe maksimumet 29-30 gradë, pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore. Do ketë zona të izoluara, Elbasani, Berati, Gjirokastra, që do t’i afrohen 30-31 gradëshit dhe parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm. Fundjava, e premtja, e shtuna, e diela, jo vetëm nën mbizotërimin e kthjellimeve, por relativisht shumë më e ngrohtë krahasuar me çdo fundjavë të pranverës që kemi kaluar deri më tani”, u shpreh Porja.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 6 maj 2026

DASHI

Po përjetoni një javë riorganizimi të brendshëm. Një strategji më e saktë është e nevojshme gjatë orëve të ardhshme. Lidhur me punën, mund të rishikoni një projekt ose të ndryshoni qasjen tuaj, duke arritur rezultate më të mira në fund.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e mërkurë, 6 maj 2026), ju presin shumë sfida të reja, veçanërisht në botën e punës. Në dashuri, dëshira për emocione më autentike po rritet: më pak rutinë dhe më shumë përfshirje se zakonisht. Guxim.

BINJAKËT

Gjatë orëve të ardhshme të majit 2026, do të jeni në gjendje t’i ktheni idetë në veprime, veçanërisht midis mesjavës dhe të premtes. Kjo do të sjellë përfitime të vërteta në karrierën tuaj. Në dashuri, keni nevojë për më shumë qartësi: shmangni paqartësitë që mund të krijojnë tension të panevojshëm.

GAFORRJA

Shumë prej jush po keni disa dyshime ose reflektime gjatë këtyre orëve të para të majit. Mos u shqetësoni: së shpejti do të vijë një qetësi më e madhe. Lidhur me punën, është e rëndësishme të mos mbylleni në vetvete.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 6 maj 2026), do të shijoni një ekuilibër të mirë gjatë ditëve të ardhshme. Në punë, do të jeni në gjendje të përballoni edhe situata komplekse me besim. Në dashuri, do të dëshironi autenticitet. Kurajo: angazhohuni.

VIRGJËRESHA

Ditët e para të kësaj jave në fillim të majit do të kërkojnë disa përshtatje, por përfundimisht do të gjeni zgjidhje efektive. Sa i përket punës, do të jeni në gjendje të zgjidhni çështje të rëndësishme. Në dashuri, përpiquni të mos jeni shumë kritikë.

PESHORJA

Të dashur Peshore, ka ardhur koha për të zgjidhur të gjitha dyshimet tuaja. Po shijoni ditë vendimtare në punë, me vendime të rëndësishme për të marrë. Më në fund. Në dashuri, një diskutim mund të sqarojë shumë çështje të pazgjidhura. Për ekuilibër dhe qetësi, do t’ju duhet të prisni edhe disa ditë. Mos u shqetësoni: pothuajse keni mbaruar…

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 6 maj 2026), ju keni një kapacitet superior për të kuptuar dhe jeni në gjendje të kapni detaje që të tjerët i anashkalojnë. Vazhdoni punën e mirë. Ky është një avantazh i madh në karrierën tuaj. Dashuri? Po jeni selektivë.

SHIGJETARI

Ditët e para të kësaj jave të fillimit të majit 2026 do të jenë paksa të pasigurta, por më pas gjithçka do të rregullohet më shpejt se sa pritet. Për sa i përket punës, mund të lindë një ide interesante që mund ta zhvilloni me kalimin e kohës. Në dashuri, sinqeriteti dhe zemërgjerësia do t’ju ndihmojnë të përmirësoni marrëdhëniet tuaja.

BRICJAPI

Po punoni për diçka të rëndësishme dhe po e bëni me shumë vendosmëri. Sa i përket punës, po bëni përparim konkret, megjithëse gradual. Në dashuri, duhet të jeni më të hapur sesa keni qenë në të kaluarën.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 6 maj 2026), idetë tuaja më në fund po gjejnë një drejtim më të saktë se zakonisht. Për sa i përket punës, intuita juaj mund të sjellë rezultate interesante. Në dashuri, përpiquni të jeni më të pranishëm me partnerin tuaj.

PESHQIT

Ditët e para janë më reflektuese, pastaj vjen një fazë më konkrete. Sa i përket punës, do të bëni përparim të vërtetë. Në dashuri, fundjava do të sjellë ëmbëlsi dhe stabilitet më të madh emocional.

Shkatërrues raketash nga deti dhe 100 avionë luftarakë nga ajri, dy anije amerikane kaIojnë me sukses Ngushticën e Hormuzit, Trump shpalos planin strategjik “Liria”

Dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit, ka njoftuar ushtria amerikane këtë mëngjes, menjëherë pasi presidenti Donald Trump u zotua të udhëzojë anijet përmes rrugës ujore, ku Irani po përpiqet të kontrollojë transportin detar.

“Forcat amerikane po ndihmojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të rivendosur tranzitin për anijet tregtare”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X.

Presidenti Donald Trump tha dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë të udhëzojnë anijet të kalojnë në “gjurmë të sigurt” përmes Ngushticës së Hormuzit, në zbatim të një misioni që ai e ka quajtur “Liria”.

“Për të mirën e Iranit, Lindjes së Mesme dhe Shteteve të Bashkuara, ne u kemi thënë këtyre vendeve se do t’i nxjerrim anijet e tyre në mënyrë të sigurt nga këto rrugë ujore të kufizuara, në mënyrë që ato të mund të vazhdojnë lirisht dhe me aftësi punën e tyre”, shkroi ai në një postim në Truth Social.

Më herët këtë mëngjes (sipas orës lokale në Amerikë), Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se dy anije me flamur amerikan kishin kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit si pjesë e misionit. Edhe pse nuk ka një zonë të vetme kohore në Lindjen e Mesme, tani është mesi i pasdites në Iran.

CENTCOM tha pas postimit fillestar të presidentit Donald Trump se misioni do të përfshijë përdorimin e shkatërruesve me raketa të drejtuara, më shumë se 100 avionë me bazë tokësore dhe detare dhe 15,000 anëtarë të shërbimit.

Si kundërpërgjigje, një zyrtar i lartë ushtarak iranian paralajmëroi se “çdo forcë ushtarake e huaj, veçanërisht ushtria pushtuese amerikane… do të sulmohet” nëse përpiqen të afrohen ose të hyjnë në Ngushticën e Hormuzit.

Edhe Marina e Iranit tha se pengoi anijet amerikane të hynin në Ngushticën e Hormuzit, sipas medias shtetërore iraniane. Ndërkohë, CENTCOM mohoi se një anije amerikane u godit nga raketa iraniane pranë ngushticës, pasi media shtetërore iraniane pretendoi se kjo kishte ndodhur.

Mbërrin nga Italia nëna e 9-vjeçarit, pamjet që do t’ju rëndojnë shpirtin!

Familjarët e dy vogëlushëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës kanë hapur dyert e mortit, ndërsa dhimbja në familje është e papërshkrueshme. Në një video të shpërndarë nga vendngjarja, shihet nëna e një prej viktimave që mbërrin në banesë e rrënuar shpirtërisht, e mbështetur nga familjarët, në një moment tepër të rëndë zie.

Bëhet fjalë për nënën e K. Nikollit, 9 vjeç, e cila së bashku me bashkëshortin ndodheshin në Itali, pasi babai i fëmijës po kurohej prej një sëmundjeje të rëndë. Pas marrjes së lajmit tragjik, të dy prindërit kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme nga Italia në Shqipëri për t’u përballur me humbjen e të birit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dùrrës, ku Nikoll Radaçi, 57 vjeç, në gjendje të dehur përplasi katër fëmijë që po luanin në trotuar. Si pasojë, humbën jetën K. Nikolli, 9 vjeç dhe E. Muçaj, 12 vjeç, ndërsa 8-vjeçari A. Meslani mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Fëmija i katërt fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.

*Publikimi i këtyre pamjeve bëhet me qëllim informimin e publikut mbi një ngjarje me rëndësi të madhe shoqërore dhe emocionale, si dhe për të pasqyruar realitetin e plotë të pasojave që ka sjellë tragjedia. Qëllimi nuk është shfrytëzimi i dhimbjes, por pasqyrimi i një realiteti që prek drejtpërdrejt shoqërinë dhe ngre shqetësime të forta mbi sigurinë dhe përgjegjësinë.

VIDEO