E restauruan kinezët, VIDEO tròn/ditëse kur shembet streha e stacionit në Serbi dhe zë po shtë dhjetra qytetarë

Streha e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë është shembur duke zënë poshtë dhjetra pasagjerë.

Autoritetet serbe kanë konfirmuar tetë viktima dhe dhjetra të plagosur. Ndërsa qytetarë të tjerë raportohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, kur stacioni ishte i mbushur me pasagjerë të shumtë, të cilët prisnin trenin.

Ministri i Brendshëm në Serbi, Ivica Daçiç tha se grupet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të gjejnë dy persona të gjallë të cilët ndodhen nën rrënoja.

Stacioni i trenit në Novi Sad është një ndër më të rëndësishmit në rajon, dhe i është nënshtruar restaurimit nga kompani kineze në vitin 2021, si pjesë e strategjisë për rimëkëmbjen e linjës hekurudhore Novi Sad – Shkup – Athinë.

Kujdes! Pamje shqetësuese…

https://twitter.com/paratzelzius/status/1852317755455787508?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1852317755455787508%7Ctwgr%5Ed0651fd8b792a65d09ae10b8eaae40535712b256%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fe-restauruan-kinezet-video-tronditese-kur-shembet-streha-e-stacionit–i78016

https://twitter.com/UdruzenjeOSNA/status/1852342620132946425?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1852342620132946425%7Ctwgr%5Ed0651fd8b792a65d09ae10b8eaae40535712b256%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fe-restauruan-kinezet-video-tronditese-kur-shembet-streha-e-stacionit–i78016

Shembja e stacionit të trenit në Novi Sad

PAMJET / I gja/kosur dhe i përhùmbur pranë trupit të paje/të të vëllait, Ibrahim Lici dyshohet se ishte në makinë gjatë at/entatit!

Personi i tretë misterioz që u shfaq në një video pas atentatit me tre viktima në Shkodër, mendohet të jetë i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

Ai u shfaq në një video amatore të realizuar pak çaste pas atentatit ndaj vëllait të tij Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të dy viktima të breshërisë së plumbave.

Në video dallohen trupat e pajetë të kalimtarëve të pafajshëm Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha që është ende në gjendje të rëndë.

Më pas video fokusohet te makina Mercedes C-Class me targa kroate, e shkatërruar nga plumbat dhe përplasja, brenda së cilës ndoheshin shënjestrat e atentatit. Në një moment kamera e celularit filmon trupin e pajetë të Hamza Licit teksa i përhumbur në këmbë pranë tij qëndtonte personi misterioz.

Ai dyshohet të jetë Ibrahim Lici, i quajtur edhe me pseudonimin “fantazma” për shkak se për një kohë të gjatë ka arritur t’i shpëtojë forcave të rendit.

Ai i ka duart e gjakosura dhe shenja lëndimi ka edhe në fytyrë. Dyshohet se pasi i ka shpëtuar plumbave, ai ka zbritur nga makina, ka nxjerrë trupin e pajetë të vëllait të tij Hamzai, të cilin e ka shtrirë në trotuar dhe i ka ngritur bluzën për të parë ndoshta plagët.

Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse aiështë Ibrahim Lici, por siç raportohet, gjasat janë që të jetë ai.

Personi i tretë në atentatin e Shkodrës, dyshohet Ibrahim Lici

“Nuk është ajo arsyeja”, Olti Curri tregon bisedën me Heidin, flet për largimin e saj nga emisioni

Largimi i Hedi Bacit nga emisioni ‘Goca dhe Gra’ ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale nga fansat por nuk kanë munguar dhe reagimet nga personazhet publike.

Disa ditë më parë Egla u shpreh se Hedi u tregua e dobët me largimin e saj nga programi. Ndërsa një mendim krejt ndryshe ka Olti Curri i cili përmes një video të postuar në Instastory është shprehur se Heidi ka treguar dinjitet me largimin e saj.

Olti ka theksuar se asnjë nga arsyet e bëra publike nuk është shkaku i largimit të Heidit duke preferuar mos të zbulojë më shumë.

Ai tha se e kishte takuar disa ditë përpara largimit dhe mund të thotë se largimi i saj tregon se është një vajzë me shumë dinjitet.

E go/ditën me vezë e kòs jashtë Kryesisë së Kuvendit, Fredi Beleri: Su!m i orkestruar! Do kandidoj sërish për Himarën

Fredi Beleri ishte këtë paradite në “Shqipëria Live” në Top Channel ku foli për zhvillimet e fundit.

I pyetur nëse përfaqëson grekët apo shqiptarët në Parlamentin Europian, ai u shpreh: Fredi Beleri është i zgjedhur nga Demokracia e Re, duhet të dini që ka marrë 245 mijë vota, 60-70 vota ishin të shqiptarëve me dyshtetësi ose dykombësi. Unë atje përfaqësoj qytetarët grekë, jam një nga 21 deputetët grekë, por kjo nuk më ndalon që të shpreh mendimet e mia dhe të ndihmoj vendlindjen time, se kam gjysmën e jetës këtu. Unë nuk e kam fshehur, të gjithë e dinë që kam lindur në Shqipëri!

Gjatë intervistës, ai u pyet edhe për takimin në Tiranë, kur deklaroi se dera e Kuvendit ishte e mbyllur. Ai tha se kishte shkuar vetëm një minutë me vonesë, ndërsa për takimin e parashikuar me Edi Ramën, ai tha se nuk ka dijeni se përse nuk u mbajt.

Sa për situatën para Kuvendit, vajta me një minutë vonesë, se më kapi semafori. Sulmi me vezë dhe kos… Në vendin më të ruajtur në republikë, jashtë kuvendit, mund të jetë dhe rastësi. Të gjithë politikanë kanë mllefin e qytetarët që herë në mënyrë të ligjshme ose jo shprehin urrejtjen e tyre. Qytetarin nuk e njoh, ishte me skenar. Me Ramën ishte parashikuar një takim, nuk e di pse nuk ndodhi”, tha ai.

Pyetjes nëse ka diçka nga e shkuara për të cilën ai pendohet, Beleri u shpreh: Ka shumë gjëra që pendohet njeriu, por gjërat që kanë shkuar nuk i kthej dot pas. Nuk pendohem për gjërat që thoni, ‘vrarës, terrorist,, sepse nuk janë të vërteta.

Po a do të rikandidojë për bashkinë e Himarës?

Nuk kam për të hequr dorë, pres t’i drejtohem Strasburgut, dhe nëse më jep pafajësi, sigurisht do rikthehem për të kandiduar”, tha ai.

“Nuk ia dola dot”/ Amarda Toska rrëfen …

Pas shumë vitesh larg ekranit, Amarda Toska është gati për një rikthim në televizion, siç zbulohet nga intervista e saj me Orinda Hutën në podcast-in “Mam”. Diskutimi mes tyre nxori zbuluar momente të veçanta nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Pas martesës me Ermal Mamaqin, shpesh përflitej për një shtatzëni të mundshme, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve deri kur Ami u tërhoq papritur nga “Dancing With The Stars”, një spektakël ku ajo ishte prezantuese. Në një rrëfim të hapur, ajo zbulon se në atë kohë ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

“Ishte pikërisht natën finale të ‘Dancing’ dhe unë isha 3-muajshe shtatzënë.”-tha Ami.

Kjo ishte shtatzënia e parë e Amit, e cila nuk përfundoi siç pritej. Vetëm dy ditë para finales, mjeku e këshilloi të kalonte në regjim shtrati për të shmangur komplikacionet.

“Ishte një vendim i vështirë, por e ndjeva që ishte i duhuri. Ishte sfidë mes dëshirës për të mbajtur shtatzëninë dhe angazhimit që kisha në spektakël.”

Megjithëse finalja përfundoi me sukses, disa ditë më vonë Ami mësoi se shtatzënia ishte ndërprerë spontanisht.

“Nuk ia dola dot. Një ditë të bukur pata rrjedhjen e ujërave në mënyrë spontane edhe pse e kisha bërë regjimin për mbi dy javë dhe kaq, kur ndjeva që më rrodhën ujërat thashë diçka nuk është mirë, shkova menjëherë te mjeku dhe aty më tha që çdo gjë ka përfunduar. Ishte një tentativë për të shpëtuar një jetë, por gjërat nuk i kemi në dorë.”

Deklarata e Fredi Belerit: Do jap dorëheqjen si eurodeputet dhe do kandidoj sërish për kryetar bashkie në Himarë!

Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi se çështjen e zgjedhjeve të 14 majit do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut dhe nëse fiton do kandidojë sërish për bashkinë Himarë.

Beleri u shpreh se gjëja që do të bëjë dhe di të bëjë më mirë është puna që ka të bëjë me Himarën.

Siç e kam thënë shumë herë unë betejën time për çështjen e 14 majit do e mbaroj në Strasburg dhe nëse dal i pafajshëm, që besoj se do dal i pafajshëm do kandidoj sërish për bashkinë Himarë. Do jap dorëheqjen nga europarlamentari me gjithë ato privilegje që kam, se unë dua të bëj këtë këtu. Këtë politikë dua të bëj, këtë di të bëj”, tha Beleri në Euronews.

Tro/nditëse/ Nuk iu hàp parashuta, gruaja bie për vd*ekje në tokë(Video)

Një parashutiste profesioniste është rrëzuar për vdekje në Brazil, pasi pati probleme me dy parashutat që nuk iu hapën. Carolina Munoz, 40-vjeçe, ndërroi jetë pasi u përplas në rrugën Boituva, qytet në juglindje të Sao Paulo, transmeton Telegrafi. Munoz nga Santiago i Kilit është dërguar në spital, nga ku u konstatuar se nuk i mbijetoi plagëve të marra nga përplasja në tokë.

Një video amatore shfaq momentin e rrëzimit dhe derisa po binte në tokë në formë spirale sillej sa ishte në ajër. Munoz punonte si psikoterapeutë dhe kishte jetuar në Brazil për më shumë se pesë vite. Ajo ishte marrë me parashutizëm që nga viti 2013 me shoqatë e parashutistëve të Brazilit.

Video Player

Një p Iumb depërtoi në xhamin e pasmë të makinës dhe i mori je/tën 3-vje çarit, detaje nga ate ntati në Greqi! Autorët i kishin bërë pritë familjes së vogëIushit, por…(Pamjet)

Detaje të reja dalin nga atentati në Markopoulo të Greqisë, ku një 3-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me plumb teksa ndodhej brenda mjetit.

Sipas mediave greke, plumbi depërtoi në xhamin e pasmë të makinës dhe vrau 3-vjeçarin.

Mësohet se autorët, që dyshohet se janë të komunitetit rom, i kishin bërë pritë familjarëve të vogëlushit, i cili mbeti viktimë e ngjarjes së rëndë.

Kur kanë parë makinën e tyre duke kaluar aty pranë, autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Megjithatë, vetëm një plumb ka depërtuar në xhamin e pasëm të mjetit, duke rezultuar fatal për jetën e 3-vjeçarit.

Sipas Protothema.gr, më shumë se 20 gëzhoja janë gjetur në vendin e atentatit.

Sporti në zi/ Humb jetën ish-futbollisti i njohùr

Ish-lojtari i njohur i Valencias, Jose Castillejo, ka humbur jetën në përmbytjet e tmerrshme që kanë goditur Spanjën, duke shkaktuar më shumë se 158 viktima gjatë kësaj jave. Valencias, klubi ku ai filloi karrierën, u shpreh me një njoftim prekës në rrjetet sociale, duke i shprehur ngushëllimet për këtë humbje tragjike.

“Na vjen keq për vdekjen e Jose Castillejo, një viktimë e fatkeqësisë natyrore të ditës. Ai kaloi të gjithë shkollën e klubit dhe luajti për shumë skuadra në komunitetin tonë lokal të Valencias,” shkruhej në njoftimin e klubit.

Castillejo, 28 vjeç, ka luajtur për disa skuadra të tjera në Spanjë, përfshirë klubin e kategorisë së dytë, Eldense, i cili gjithashtu shprehu ngushëllimet për familjen e tij. Përveç Valencias dhe Eldense, ai ka luajtur edhe për Torre Levante, Paterna, Roda, Villamarxant, Colon dhe Bunol. Kjo tragjedi nënvizon pasojat e rënda të përmbytjeve, të cilat vazhdojnë të shkaktojnë frikë dhe shqetësim në të gjithë vendin. Numri i viktimave vazhdon të rritet, duke lënë një gjurmë të thellë në komunitetet e prekur.