Tension dhe pakënaqësi, mesazhi i Rogertit pas daljes

Finalja e mbrëmjes së djeshme shpalli fitues Selim Bollatin, por pas perdes së spektaklit, reagimet nuk kanë qenë të gjitha aq pozitive. Rogerti, i cili e la garën i pari nga katër finalistët, duket se ishte mjaft i zhgënjyer nga rezultati.

Pas eliminimit ai u pa mjaft i tensionuar dhe u largua nga studioja thuajse menjëherë, ndërkohë që e njëjta gjendje ngarkese u vu re edhe tek njerëzit e tij të afërt që po e mbështesnin, raporton Prive By Liberta Spahiu.

Situata mori një tjetër rrjedhë kùr Rogerti nuk u paraqit fare në festën e përbashkët të organizuar për stafin dhe banorët pas përfundimit të programit. Në vend të kësaj, ish-finalisti u shfaq në rrjetet sociale krah reperit Don Phenom, ku ky i fundit nuk ngurroi ta cilësonte mjaft entuziast si “fituesin e vërtetë”. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte deklarata e vetë Rogertit gjatë videos.

Përmes një mesazhi drejtuar atyre që e kanë suportuar përgjatë rrugëtimit, ai u kërkoi të mos e vrisnin mendjen për eliminimin, duke theksuar një detaj të rëndësishëm: “Këto lojëra janë bërë për politikën vëlla, nuk janë bërë për njerëzit e vërtetë”.

Ndryshe, Rogerti ishte ndër personazhet më antagonist jo vetëm të këtij sezoni por të gjithë Big Brother-ave. /Prive By Liberta Spahiu

Sa lekë do të marrë Greta nga çmimi i madh i Selin? Ja si përgjigjet ish-konkurrentja e Big Brother VIP

Selin arriti një sukses të madh mbrëmjen e djeshme, duke triumfuar dhe duke rrëmbyer zemrat e publikut, çka e çoi drejt shpalljes si fituesja e “Big Brother Albania VIP 5”.

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot emocione brenda shtëpisë më të famshme në vend, ajo arriti të fitojë simpatinë dhe mbështetjen e shikuesve, duke kurorëzuar kështu përpjekjet e saj me çmimin e madh.

Pak çaste përpara shpàlljes së fituesit, në emisionin “E diell”, Greta, kunata e Selin, u pyet nëse në rast fitoreje ajo do të përfitonte ndonjë pjesë nga çmimi.

Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë dhe plot mbështetje për Selin. Ajo u shpreh se nuk pret asgjë materiale, duke theksuar se lumturia e Selin ka më shumë vlerë se çdo shumë parash. Greta shtoi se çmimi i përket asaj për ta përdorur për veten dhe familjen, duke qenë se është një vajzë e re me shumë ëndrra për të realizuar.

“Për interes citon Biblën!” / Ish-banori ‘kryqëzon’ Ledion Liçon dhe zbulon pse nuk ia dhanë çmimin Mateos

Debatet rreth prapaskenave të finales së “BBVA 5” po vazhdojnë me tone të ashpra.

G-Bani ka ashpërsuar sërish gjuhën ndaj produksionit, duke goditur këtë herë drejtpërdrejt moderatorin Ledion Liço.

Pasi Ledioni ndau në rrjetet sociaIe një pasazh dedikuar dashurisë (të marrë nga Bibla, konkretisht 1 Korintasve 13:4-13), reperi nuk ka kursyer ironinë duke e akuzuar atë për hipokrizi dhe përdorim të këtyre citateve vetëm për interes imazhi.

Në postimin e tij thuhet: “Për interes të tij, edhe Ledioni citon Biblën. Lije 1 e Korintasve 13:4-13 po tregoju njerëzve si guxove të mos i japësh Mateos të paktën çmimin e 2të, veç për atë momentin televiziv të “çiftit” që vetë i dhatë zë e vetë e prishët.”

Kjo deklaratë shton edhe më shumë akuzat për skenarë të paracaktuar dhe manipulim të rezultatit final!

Sho kon 28-υj eçarja: I dαs .hυri im e ka… shumë të υogëΙ, s’më kënaq

Bleva një lodër s.e.ksi pa i treguar gjë të dashurit tim. Më vjen keq, unë e dua atë, por ai e ka mjaft të vogël…

Kjo lodër është e gjatë mjaftueshëm sa të arrijë të gjitha pikat e duhura që ai nuk mund t’i arrijë dhe të më ofrojë kënaqësi.

Më pëlqen shumë dhe mund të arrijë org.azmën duke e përdorur atë përsëri dhe përsëri.

Jam duke e përdorur për rreth dy mùaj, por po me ngrin gj.aku tani se mos i dashuri im e vë re se unë nuk jam më “e ngushtë” sa kam qenë dhe mund të mendojë se mos jam duke e tra.dhëtuar.

A po gaboj që dua të kënaqem prapa shpinës së tij? Unë jam 28 vjeç dhe ai është 30 vjeç. Përgjigja e DEIDRE:

Është t.urp të lësh ma.shtrimin të udhëheqë jetën tuaj s.e.ksuale, veçanërisht nëse kjo është një marrëdhënie e mirë në mënyra të tjera dhe mund të zgjasë.

Va.gina është shumë elastike kështu që dyshoj se i dashuri juaj do të vërejë një ndryshim, por s.e.ksi i mirë nuk duhet të varet nga madhësia e p.e.nisit të tij.

E thote troç, Selin reagon për herë të parë dhe befason pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt…

Fituesja e Big Brother VIP, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para të fitores së këtij edicioni të pestë.

Ajo ka treguar për rrugëtimin 120 ditor, e cila ishte i mbushur me surpriza, emocione dhe dinamika.

“Faleminderit shumë për këtë intervistë, nuk di të them, kam qenë në një miks emocionesh, jam duke parë familjarët e mi, po mundohem të dalloj çdo fytyrë të njohur që ka ardhur këtu sot për mua, jam edhe në një shok emocional dhe njëkohësisht jam shumë e lumtur që rrugëtimi ìm po kurorëzohet me fitore. Ironike është që në 120 ditë, unë mendoja se në izolim do jetoja vetëm 20 ditë, por rezultoi se jetova 120 ditë, tani kam frikë të dal jashtë se u mësova me ato kushte.

Me Gimbion na pret një ardhme shumë e mirë, do kemi mundësinë të zhvillojmë marrëdhënien tonë jashtë kamerave. Surpriza ishte emocionuese, se koreografia ishte konceptuar që unë të isha vetëm, por kur pashë që ishte edhe ajo vajza e vogël, pastaj mesazhi i tim ati ishte mesazhi që më preku në zemër dhe do mbetet surpriza më e bukur e këtij Big Brother”, tha Selin.

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë: 

U tha që s’futet dot në Shkodër, veprimi i Rogertit po bën xhiron e rrjetit, ja çfarë sapo i ndodhi (Video)

Rogerti mund ta ketë përfunduar rrugëtimin e tij në Big Brother VIP, por duket se “show”-n po e vazhdon edhe jashtë shtëpisë.

Së fundmi, Don Phenom ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se “bomba” është në Shkodër, duke ndezur menjëherë reagime në rrjet.

Ndërkohë, vetë Rogerti nuk ka qëndrùar në heshtje. Në një video që po qarkullon, ai dëgjohet duke thënë:
“He ku jeni he? Ja ku jam unë në Shkodër… thatë që nuk do më linit të futesha? He ja ku jam!”

Kjo deklaratë ka trazuar rrjetin dhe ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit, duke treguar se Rogerti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit.

Video Player

Ardit Gjebrea mesazh për Selin pasi u shpall fituese e BBVIP5

Fitorja e Selin në “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë një valë të madhe reagimesh në publik dhe në rrjetet sociale, ku shumë figura të njohura dhe fansa kanë shprehur mbështetjen dhe emocionet e tyre për këtë moment.

Megjithatë, një nga urimet më të veçànta dhe me peshë ka ardhur nga një prej figurave më të rëndësishme të ekranit shqiptar, mentori i saj i parë në televizion, Ardit Gjebrea.

Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, moderatori dhe producenti i njohur ka ndarë një foto krah fitueses, duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj dhe mënyrën se si ajo arriti të fitojë zemrat e publikut.

Ai ka vlerësuar jo vetëm lojën e saj brenda shtëpisë, por edhe karakterin, qetësinë dhe mënyrën dinjitoze me të cilën ajo përballoi sfidat dhe situatat e vështira gjatë muajve të izolimit.

Në mesazhin e tij, Gjebrea thekson se Selin ia doli të përçonte vlera të forta dhe të shndërrohej në një shembull pozitiv për publikun shqiptar.

Sipas tij, ajo nuk ishte thjesht një konkurrente, por një figurë që përfaqëson integritet dhe respekt.

“Sonte është mbrëmja ku të gjithë ata që identifikohen me ty, janë krenarë. Tashmë je pjesë e të gjitha familjeve të shëndetshme shqiptare, me parime, vlera dhe qëndrime dinjitoze. Urime Selin The Real Queen!”, shprehet ai, duke vulosur kështu një nga momentet më emocionuese pas finales.

“U kujdes që të ishte i neveritshëm deri në fund”, veprimi që bëri Miri në finale me krevatin, nuk u prit mirë nga publiku (Video)

Miri në finale paralajmëroi se do të bënte një veprim që kishte menduar prej kohësh, duke lënë të kuptohej se dëshironte të rikthehej edhe një herë në një moment simbolik për të brenda shtëpisë së Big Brother.

Ky paralajmërim erdhi në çastet kur ai dhe Selini mbetën të fundit brenda shtëpisë, pak para se të dilnin drejt studios së finales.

Në ato momente, ai iu drejtùa Ledionit duke i thënë se dëshironte të shkonte deri në dhomën e gjumit për të realizuar këtë veprim që e kishte paralajmëruar.

Pas lejes, Miri shkoi drejt dhomës së gjumit dhe u shtri në krevatin që kishte ndarë me Selinin për disa ditë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi në fillim, një veprim që u komentua shumë menjëherë nga publiku dhe në rrjetet sociale.

Gjatë këtij momenti, ai u shpreh: “Unë kam më shumë se dy muaj që nuk jam shtrirë te ky krevati, dhe doja që të shtrihesha edhe një herë te krevati i cili ka filluar startin e këtij Big Brother-i, ndoshta për fat, ja kaq”.

Ndërkohë, Selinit ky veprim iu duk i çuditshëm dhe reagoi menjëherë duke u çuar nga vendi dhe duke shkuar drejt derës së Vodafone, për të dalë drejt studios.

Pas disa sekondash, Miri u çua nga krevati dhe u drejtua për të dalë nga shtëpia, ndërsa Ledioni, në formë shakaje, komentoi momentin duke thënë: “Krevatit i cofsha falë, ju pres në studio”.

VIDEO

Mateo bën reagimin e bujshëm për të slmuar produksionin?? Postimi që po cmend rrjetin që u “zhdk” në sekonda

Mateo ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet pakënaqësia e tij ndaj rezultatit të finales. Në një postim që u shpërnda në Instagram (dukej si repost në profilin e tij), ai ngrinte dyshime mbi “drejtësinë” dhe mënyrën se si u vendos fituesi.

Megjithatë, postimi nuk zgjati shumë. Pas pak kohësh, ai u fshi, duke ngritur pikëpyetje tek fansat: ishte një reagim momental apo një mesazh që nuk duhej të dilte publikisht?

Burime pranë tij sugjerojnë se Mateo mund të jetë ndjerë i zhgënjyer, pasi priste të fitonte duke pasur një mbështetje të madhe nga publiku. Reagimi i tij duket më shumë emocional, i nxitur nga situata e momentit.

Tani mbetet për t’u parë nëse ai do të dalë me një deklaratë zyrtare apo do të zgjedhë të heshtë pas këtij episodi që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 20 prill 2026

DASHI

Kuptojeni se jo gjithçka duhet të përballet drejtpërdrejt. Ekziston një situatë që kërkon strategji në vend të forcës. Në punë, mund të zgjidhni një qasje të ndryshme, më efektive dhe më pak të drejtpërdrejtë. Megjithatë, në dashuri, përpiquni të dëgjoni më shumë: nuk i keni gjithmonë të gjitha përgjigjet menjëherë, dhe kjo mund të bëjë gjithë ndryshimin.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 20 prill 2026), kjo ditë do t’ju ndihmojë të rifitoni një ekuilibër të brendshëm. Ndiheni më të qetë, por edhe më të vetëdijshëm për atë që dëshironi vërtet. Në punë, po konsolidoni pozicionin tuaj. Në dashuri, megjithatë, rritet nevoja për diçka më të thellë dhe më tërheqëse, jo vetëm të qëndrueshme.

BINJAKËT

Ju i kushtoni vëmendje të madhe detajeve, gjë që nuk është gjithmonë e garantuar. Kjo ju lejon të kuptoni më mirë situatat komplekse. Në punë, mund të shihni mundësi të fshehura. Megjithatë, në dashuri shmangni paqartësinë: dikush mund t’i keqkuptojë qëllimet tuaja.

GAFORRJA

Është një ditë e pasur emocionalisht, por edhe më e qëndrueshme se ditët e kaluara. Po i menaxhoni më mirë ndjenjat tuaja. Në punë, përpiquni të mos tërhiqeni shumë. Në dashuri, megjithatë, një moment ndarjeje mund ta forcojë shumë lidhjen tuaj dhe t’ju bëjë të ndiheni më të qetë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 20 prill 2026), forca juaj qëndron te moderimi. Nuk keni nevojë ta teproni për të tërhequr vëmendjen. Kjo ju bën më të besueshëm në punë. Në dashuri, keni nevojë për autenticitet: më pak krenari dhe më shumë e vërtetë sjellin rezultate më të mira dhe më afatgjata.

VIRGJËRESHA

Një ditë e mirë, por me disa surpriza. Jo gjithçka është nën kontroll, por ju ende po e menaxhoni mirë situatën. Në punë, një pengesë e vogël mund të shndërrohet në një mundësi. Në dashuri, përpiquni të jeni më pak kritikë dhe më të hapur.

PESHORJA

Ti mendon se diçka duhet të zgjidhet. Nuk është një ndarje, por një ribalancim i domosdoshëm. Në punë, mund të duhet të marrësh një vendim. Në dashuri, një diskutim i hapur mund të sqarojë shumë gjëra dhe të rivendosë harmoninë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 20 prill 2026), është një ditë intensive dhe shumë e qartë. Ju keni një kuptim të përsosur të asaj që po ndodh përreth jush. Kjo ju jep një avantazh të konsiderueshëm në punë. Në dashuri, jeni më selektivë: dëshironi cilësi, jo kompromise që nuk ju kënaqin.

SHIGJETARI

Ndjeni nevojën t’u jepni ideve tuaja një drejtim më konkret. Të menduarit nuk është më e mjaftueshme për ju: doni të ndërmerrni veprime. Diçka interesante mund të lindë në punën tuaj. Në dashuri, sinqeriteti është arma juaj më e mirë, edhe nëse mund të jetë një tronditje e vogël.

BRICJAPI

Është një ditë ndërtimi, por edhe rregullimesh të vogla. Po përmirësoni një rrugë që tashmë është nisur. Në punë, po bëni zgjedhje më të sakta. Megjithatë, në dashuri, keni nevojë për më shumë prani emocionale: vetëm të qenit aty nuk mjafton, duhet të bëni që të dëgjoheni.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 20 prill 2026), ju keni intuita të shkëlqyera, por ndryshimi qëndron në vënien e tyre në praktikë. Në punë, idetë tuaja mund të sjellin ndryshime konkrete. Megjithatë, në dashuri, kini kujdes të mos jeni shumë të distancuar: shpjegoni ndjenjat tuaja më qartë.

PESHQIT

Kjo është një ditë shumë interesante sepse jeni në gjendje të kombinoni ndjeshmërinë dhe praktikën. Mos u përqendroni vetëm te emocionet, por ndërmerrni edhe veprime. Kjo ju ndihmon të arrini rezultate në punë. Në dashuri, ka një ëmbëlsi më të qëndrueshme, më pak të brishtë dhe më të vërtetë.