Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi

Çdo gjë do ece me se mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do jeni largpamës dhe do i mendoni gjerat me kujdes para se t’i hidhni hapat. Beqaret do ndihen gati për te filluar ndonjë lidhje me personin qe ka pak kohe qe po i josh. Shume gjera kane për te mare një tjetër drejtim për ta. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe sepse do keni vështirësi.

Demi

Tregohuni me te ngrohte me partnerin tuaj sot dhe shprehini sa te mundni ato qe ndjeni. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do ece ashtu si duhet. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe do e takojnë rastësisht ne një mjedis ku do shkojnë. Gjendja e financave do jete tejet delikate. Mos kryeni asnjë lloj shpenzimi te pamenduar sepse situata do ju ndërlikohet.

Binjaket

Jeta juaj ne çift nuk do jete me rutine sot. Do bashkëpunoni ne çdo moment me atë qe keni ne krah dhe do zgjidhni çdo gjë me shume qetësi. Beqaret ka shume gjase te fillojnë aventura kalimtare, por qe do i emocionojnë pa mase. Ne planin financiar do jeni shume me te organizuar se me pare. Nuk pritet as problemi me i vogël ne këtë sektor, kështu qe mund te jeni te qete.

Gaforrja

Edhe pse mund te keni ide te ndryshme me partnerin tuaj sot gjerat do ecin mire se bashku. Do i respektoni mendimet e tjetrit dhe do bashkëpunoni për te bere me te mirën për te dy. Beqaret nuk do jene ne periudhën me te favorshme për te joshur dhe për te ndryshuar statusin. Gjendja e financave do ketë goxha përmirësime. Do arrini te kryeni edhe ndonjë investim me tepër.

Luani

Jupiteri do sjelle gëzim dhe gjallëri ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret bëjnë mire te mos fillojnë aventura kalimtare sepse ne një moment mund te ndihen keq. Financat do jene shume te ndërlikuara dhe nuk do mund te kryeni dot as shpenzimet me te domosdoshme.

Virgjeresha

Ne jetën tuaj ne çift gjithçka do ece për mrekulli gjate kësaj dite. Do ndiheni te bekuar nga yjet dhe kënaqësitë do jene te mëdha. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment sepse personi ideal do jete rreth e rrotull tyre. Fatmirësisht buxheti do jete i mire. Do jeni me te arsyeshëm me shpenzimet dhe do mundoheni te hiqni disa para mënjanë.

Peshorja

Do e adhuroni partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe do kaloni çaste mbresëlënëse ne krahët e tij. Çdo moment do jete i veçante dhe si asnjëherë me pare. Beqaret do fillojnë aventura afatshkurtra te cilat do i bëjnë te ndihen mire për aq kohe sa do ekzistojnë. Me financat duhet te merreni me shume sesa zakonisht sepse po i late pas dore situata mund t’iu dale edhe jashtë kontrollit.

Akrepi

Ata qe janë ne një lidhje do ketë një dite shume te veçante dhe te mbushur me emocione. Gjithçka do jete me ndryshe nga me pare, prandaj shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do përzgjedhin gjate gjithë kohës dhe nuk do mundin dot te ndryshojnë statusin. Buxheti do jete i shkëlqyer, por kjo jo fale jush. Do jene familjaret dhe miqtë qe do ju ndihmojnë për t’ia dale mbanë.

Shigjetari

Gjerat do ecin përgjithësisht mire sot ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Kënaquni me gjendjen qe do krijohet dhe mos kërkoni asgjë me tepër njëherë për njëherë. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa asnjë takim mbresëlënës. Yjet do ndikojnë negativisht tek te ardhurat dhe do ju shtyjnë juve te shpenzoni pa mbarim. Duhet menjëherë te ktheheni me këmbë ne toke dhe te merrni masa.

Bricjapi

Do merrni vendime te rëndësishme sot ju te dashuruarit dhe gjerat do ecin me mire se me pare. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojnë ne çdo moment. Beqaret do jene gjithë kohës te përhumbur dhe nuk do arrijnë dot te fiksohen pas dikujt. Gjendja e financave nuk do jete e qëndrueshme, prandaj duhet te mateni mire para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Ujori

Do filloni t’i mendoni gjerat me seriozisht sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ecin me mire se me pare. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe ta joshin personin qe kane pëlqyer gjithmonë dhe do fillojnë me te një histori te bukur dashurie. Për sa iu përket financave, një pjese e madhe nuk do ketë probleme dhe vështirësi, por mund te ketë edhe nga ata qe duhet te tregohen me te matur.

Peshqit

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft harmonike sot. Do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe atmosfera do ngrihet edhe me tepër. Beqaret do kërkojnë një person ideal qe te mos ketë asnjë lloj defekti. Kjo do jete e pamundur. Financat fatmirësisht do përmirësohet fale disa kontratave te rëndësishme qe do përmbyllni ne pune. Do ndiheni edhe me te qete kur te shpenzoni.

Rama kërkon ndihmën e të rinjve për mandatin e katërt?/ “Duam të dimë ç’mund të bëhet më mirë nesër”

Kryeministri Edi Rama ka publikùar thirrjen e hapur të Agjencisë për Media dhe Informim për krijimin e “Rrjetit MIA”, një nismë që synon të afrojë profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik.

Në postimin e tij, Rama e prezanton nismën si një nga mundësitë që hapen në kuadër të ndryshimeve për mandatin e katërt, duke u bërë thirrje të interesuarve të aplikojnë.

“RRJETI MIA – THIRRJE E HAPUR”, shkruan Rama, duke theksuar se nisma ofron dy mundësi: “Puno me ne” dhe “Bashkëpuno me ne”.

Në kuadër të mundësisë së parë, kandidatët mund të bëhen pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore. Ndërsa përmes mundësisë së dytë, të interesuarit mund të propozojnë një ide, projekt apo zgjidhje konkrete për përmirësimin e mënyrës se si institucionet komunikojnë me qytetarët.

“Në kuadrin e ndryshimeve për Kthesën e Mandatit të Katërt, do të hapen dyer të reja për ata që duan të shërbejnë në sektorin publik.

Ky është njëri nga rastet dhe postohet këtu për t’u parë nga sa më shumë të interesuar:

RRJETI MIA – THIRRJE E HAPUR

Për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik.

Agjencia për Media dhe Informim hap:

Rrjetin MIA për dy mundësi:

PUNO ME NE

Bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

BASHKËPUNO ME NE

Sill një ide, projekt apo zgjidhje konkrete për të përmirësuar mënyrën si institucionet komunikojnë me qytetarët.

Kërkojmë ide dhe aftësi në komunikim, media , rrjete sociale , teknologji , inteligjencë artificiale , video , dizajn, të dhëna dhe formate të reja komunikimi.

Informacion i plotë: https://mia.gov.al/rrjeti-mia-nje-thirrje-e-hapur-per…/

Apliko në: info@mia.gov.al

Dërgo edhe një video deri në 60 sekonda ku prezanton idenë tënde.

AFATI

10 SHTATOR 2026 | ORA 23:00

Nuk duam të dimë vetëm çfarë ke bërë deri sot.”

Zbulohet kontrata e bashkëjetesës/ Laert Haxhiu dhe modeIja Ziza Pajaziti firmosën marrëveshjen në b*rg …

Teksa kanë kaluar 14 muaj nga futja në takim special me Laert Haxhiun, të modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, janë zbuluar dokumente zyrtare lidhur me marrëdhënien që ka i dënuari me burg përjetë me modelen kosovare, Pajaziti.

Hetimet e kryera nga prokuroria e Korçës, kanë zbuluar një kontratë noteriale bashkëjetese, të firmosur në ambientet e burgut të Drenovës nga Laert Haxhiu dhe jashtë burgut, rezulton të ketë firmosur Ziza Pajaziti.

Ndërkohë nga ana tjetër një dokument i administruar në dosje flet për një informacion të përcjellë nga Komisariati i Policisë Lushnjë, i cili konfirmon se Ziza Pajaziti dhe Laert Haxhiu, kanë bashkëjetuar së bashku gjatë kohës kur Laert Haxhiu ishte në kërkim.

Këtë informacion komisariati e ka marrë gjatë pyetjes së babait të Laert Haxhiut dhe Ziza Pajazitit, të cilët kanë deklaruar se Laerti gjatë kohës që ishte në kërkim ka bashkëjetuar në Shqipëri dhe Greqi me Ziza Pajazitin.

Kontrata noteriale është arritur të sigurohet nga gazetari Elton Qyno, e cila në dukje është një dokument i lidhur me vullnetin e dy palëve dhe është quajtur “Marrëveshje bashkëjetese”.

Kjo marrëveshje bashkëjetese është lidhur në 6 Tetor 2025 pranë noterit publik, Bledar Zake në Korçë dhe fillimisht është dorëzuar nga avokati në drejtorinë e burgut të Drenovës dhe më pas kjo drejtori ja ka përcjellë zyrtarisht prokurorisë së Korçës.

Rezulton se marrëveshja mes Ziza Pajazitit dhe Laert Haxhiut, është bërë fiks pas 3 muaj e 25 ditë, kur Pajaziti hyri në 12 qershor 2025 në ambjentet e burgut të Drenovës, duke zhvilluar takim special me të dënuarit me burg përjetë Ziza Pajaziti. Ndërkohë që dokumenti noterial mban datën 6 Tetor 2025.

Marrëveshja e bashkëjetesës është bërë në një kohë kur prokuroria e Korçës, kishte nisur hetimet penale për “Shpërdorim detyre” ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho, dhe ish-shefit të policisë së këtij burgu, Sokol Kaçoli.

Në dokument thuhet se të dyja palët Laert Haxhiu dhe Ziza Pajaziti, deklarojnë se:

”…kanë nisur bashkëjetesën dhe bashkëjetojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme si çift, duke ndarë së bashku të mirat dhe vështirësitë e jetës lidhim këtë kontratë në përputhje me Kodin e Familjes të Republikës së Shqipërisë si dhe legjislacionin përkatës në fuqi. Palët lidhin këtë marrëveshje për të rregulluar pasojat që rrjedhin nga bashkëjetesa e tyre…”.

Më tej në dokument nënvizohet se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet e palëve gjatë bashkëjetesës, duke rregulluar çështjet që lidhen me administrimin e pasurive, detyrimet financiare të përbashkëta dhe kujdesin, përgjegjësinë prindërore ndaj fëmijëve që mund të lindin nga kjo bashkëjetesë, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe procedurat për përfundimin e bashkëjetesës.

“…kjo kontratë hyn në fuqi në datën e nënshkrimit dhe mbetet e vlefshme për aq kohë sa palët vazhdojnë marrëdhënien e bashkëjetesës, përveç rasteve të ndërprerjes me marrëveshje të përbashkët ose sipas vendimit…”-thuhet në dokument.

Kontrata e bashkëjetesës ka dhe një dispozitë të veçantë për administrimin e pasurive, ku thuhet se:

“…pasuritë e fituara nga secila pale, para fillimit të bashkëjetesës mbeten pronë e veçantë e asaj pale. Pasuritë e fituara gjatë bashkëjetesës konsiderohen pasuri personale e secilit bashkëjetues…”.

Të gjitha këto veprime, janë kryer pas skandalit që përfshiu burgun e Korçës, me hyrjen në muajin Maj-Qershor 2025, të disa vajzave në takime speciale me të dënuar për vepra të rënda dhe futjen në masë të aparateve të telefonit.

Tashmë kjo çështje ka shkuar në gjykatën e Korçës, për shqyrtim gjyqësor,ku i pandehur është marrë një zyrtar i burgut të Drenovës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”. Mësohet se i pandehur ishte marrë dhe një zyrtar tjetër, por vepra penale e tij u pushua për shkak të ligjit të “Amnistisë”./Syri.net

PërpIasje e ashpër mes Joz Markut dhe Edi Kuçit — përfshihet edhe G-Bani

Një përballje mes Joz Markut dhe Edi Kuçit po përflitet prej orësh në rrjetet sociale, ndërsa deri tani nga dy protagonistët nuk ka një reagim që të sqarojë se çfarë ka ndodhur.

Sipas “Prive By Liberta Spahiu”, e cila citon burime të saj, Jozi dhe Edi janë përballur mbrëmjen e së enjtes. Megjithatë, versionet që po qarkullojnë për atë që ka ndodhur mes tyre janë kontradiktore dhe nuk dihet nëse situata ka kaluar përtej një debati.

Mes gjithë diskutimeve është rikthyer edhe një video e vjetër e Edi Kuçit, në të cilën ai fliste me tone kritike për Jozin. Videoja është rishpërndarë nga G-Bani, i cili krahas saj ka shkruar: “Ça ke bir pse po t merret goja?”.

Në rrjet, përballja e pretenduar është lidhur edhe me qëndrimet që Edi kishte mbajtur pas incidentit mes Jozit dhe Gjestit gjatë “Big Brother VIP Albania”. Megjithatë, më vonë Edi kishte deklaruar për të njëjtin burim se, sipas tij, Jozi nuk kishte pasur faj në atë situatë.

Vetë Edi Kuçi ka qenë aktiv në Instagram pas përhapjes së lajmit. Ai publikoi një video nga makina gjatë natës, por pa iu referuar drejtpërdrejt pretendimeve për përplasjen me Jozin.

Për momentin mbetet e konfirmuar vetëm se zërat për një përballje mes tyre po qarkullojnë gjerësisht në TikTok dhe Instagram. Se çfarë ka ndodhur konkretisht mes Joz Markut dhe Edi Kuçit mbetet ende e paqartë, në mungesë të një versioni publik nga vetë ata.

I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Shqipëria vijon të jetë nën temperatura të larta edhe në ditët e fundit të gushtit.

Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat janë 1 deri në 2 gradë më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara.

“Vendi ynë vijon të ndikohet nga anticikloni afrikan dhe, në këtë mënyrë, për fundgushtin që jemi, vlerat, kryesisht të temperaturave të mesditës, janë një deri në dy gradë më të larta se në fundgushtet e viteve të kaluara.

Temperaturat në mesditë do të vijojnë të mbeten të larta ditën e nesërme dhe të premten, me vlera deri në 40–41 gradë celsius, kryesisht në qytete si berati, Gjirokastra dhe Elbasani. Edhe ditën e shtunë do të vijojnë të mbeten të larta, me vlera deri në 40–41 gradë”, tha Elvi Jahaj, sinoptikan, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Masat e ajrit të nxehtë, kanë krijuar te qytetarët edhe atë që perceptohet si ajër i rënduar dhe mbytës.

“Përgjatë këtyre ditëve, përveç temperaturave të larta dhe ajrit të nxehtë, kemi patur edhe depërtim të pluhurit dhe rërës nga Afrika e Veriut, për shkak të anticiklonit afrikan, çka bën që temperaturat të ndihen disa gradë më të larta se sa janë realisht. Krijohet përshtypja e ajrit mbytës. Pra, temperaturat e larta dhe ajri i nxehtë, por edhe rëra dhe pluhuri, bëjnë që njerëzit të kenë ndjesinë e temperaturave shumë më të larta dhe të kenë edhe ndjesinë e mosngopjes me oksigjen”, shton Jahaj

Ndryshimi i situatës pritet të nisë të dielën, ndërsa me fillimin e shtatorit, temperaturat pritet të pësojnë një rënie graduale.

“Duke filluar që nga dita e dielë, por edhe në fillim të javës së ardhshme, temperaturat, si në vlerat e mesditës, por edhe në vlerat minimale, pra në mëngjes, do të fillojnë të kenë një rënie graduale.

Pra, nga 40 dhe 41 gradë celsius, mund të zbresin deri në 37 apo 38 gradë celsius në ultësirën perëndimore. Po ashtu, në vlerat e mëngjesit, që do të jenë të larta gjatë ditës së premte dhe të shtunë, në vlerat 26 deri në 28 gradë, do të zbresim në vlerat 22 deri në 24 gradë celsius”, tha ai.

Sipas meteorologëve, episode me temperatura të tilla janë regjistruar edhe më herët, por janë bërë më të shpeshta gjatë viteve të fundit.

ALFRED CAKO ME PLAN TË RI/ Propozohet përfaqësi me 12 anëtarë për bashkìmin e protestës

Pas 90 ditësh protestë, mes qytetarëve kanë nisur të shfaqen grupime dhe iniciativa të reja për mënyrën se si duhet të vijojë aksioni në shesh. Alfred Cako mblodhi një grup protestuesish në Universitetin e Arteve, ku nuk munguan debatet dhe zënkat, ndërsa në fund u votua ngritja e një përfaqësie me 12 anëtarë për të bashkuar gjithë grupimet në protestë.

Pas më shumë se 90 ditësh protestë, brenda lëvizjes qytetare po shfaqen iniciativa të reja që synojnë një tjetër mënyrë organizimi dhe përfaqësimi.

Me nismën e Alfred Cakos, një grup protestuesish dhe qytetarësh u mblodh në amfiteatrin e Universitetit të Arteve për të diskutuar mbi të ardhmen e protestës dhe mënyrën se si ajo duhet të vijojë.

Në fjalën e tij, Cako shpjegoi arsyet e thirrjes së takimit, ndërsa ngriti edhe akuza ndaj disa prej personave të përfshirë deri më tani në protestë.

Ai paraqiti më pas propozimet e tij për organizimin dhe vijimin e mëtejshëm të protestës.

Gjatë takimit u hodh edhe ideja e krijimit të një force të re politike. Agron Dalipaj propozoi ngritjen e një partie me emrin “Patriotët Shqiptarë”.

Por mbledhja, e cila synonte afrimin e grupeve të ndryshme të protestës, u shoqërua edhe me debate e përplasje të forta mes të pranishmëve.

Në përfundim, pjesëmarrësit votuan për krijimin e një përfaqësie me 12 anëtarë, e cila do të ketë si synim bashkimin dhe koordinimin e grupeve të ndryshme që marrin pjesë në protestë.

Bëri bujë për shtëpinë luksoze, Elton Tozaj “nxjerr zbuIuar” Françeska Muratin: Nuk e ka blerë, e ka marrë me qera

Françeska Murati është një nga emrat më të përfolur në media dhe në rrjetet sociale, veçanërisht për jetesës e saj luksoze, veshjet e markave të kushtueshme dhe pronat që ka prezantuar publikisht.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë në media ka qenë banesa e saj në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës. Në atë kohë, apartamenti u raportua se kishte një vlerë prej rreth 700 mijë eurosh.

Por së fundmi, gazetari Elton Tozaj ka hedhur një tjetër version mbi historinë e kësaj banese. Përmes një InstaStory, ai ka pretenduar se Françeska Murati nuk e ka blerë apartamentin, por e ka marrë atë me qira.

Sipas gazetarit, ai ka siguruar edhe një kontratë qiraje, e cila sipas tij, parashikon një pagesë mujore prej 1300 euro.

“Mashtroi gjithë dynjanë që ka blerë shtëpi në Lake Vieë. Ndërkohë kontrata e qirasë 1300 euro në muaj! Pse mi Franc pse? Po ti the që t’u dogj shtëpi, të hyri hajduti herës tjetër! Të kishte hyrë qiraxhiu! Mu bërë më keq se Luana me shtëpi te Kodra e Diellit,” shkruan ai në postim.

Pamje tròndìtëse nga Himalajet/ Momenti i shembjes së akullnajës që shkaktoi përmbytjet

Pamje dramatike nga Himalajet kanë zbuluar pasojat shkatërruese të shembjes së një akullnajeje, fenomen që dyshohet se ka luajtur rol në përmbytjet masive që goditën zona të Nepalit dhe Tibetit.

Në videot e publikuara shihet një shpat i tërë malor i zhveshur nga akulli dhe i mbuluar me masa dheu, shkëmbinj dhe mbetje. Imazhet e mëparshme satelitore tregojnë se e njëjta zonë ishte e mbuluar nga akulli.

Katastrofa ka shkaktuar një bilanc tragjik. Sipas të dhënave të raportuara, qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa 1,924 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes personave që ende nuk janë lokalizuar raportohet se ndodhen edhe turistë dhe pelegrinë të huaj.

Në zonat e prekura vijojnë operacionet intensive të kërkim-shpëtimit. Mijëra forca sigurie janë angazhuar në terren, ndërsa dronët po përdoren për të kontrolluar zonat ku ndërhyrja e ekipeve tokësore është tepër e rrezikshme.

Fshatra të tëra janë përmbytur dhe shkatërruar brenda pak minutash. Pas tërheqjes së ujërave, zonat e prekura janë mbuluar nga baltë dhe mbetje, duke lënë shumë banorë pa shtëpi.

Qindra të mbijetuar janë strehuar në qendra të përkohshme, ku po shpërndahen ushqime, pajisje mjekësore dhe ndihma humanitare.

Situata mbetet veçanërisht e rëndë për fëmijët. UNICEF ka deklaruar se rreth 17 mijë fëmijë kanë nevojë urgjente për ndihmë, ndërsa disa shkolla janë shkatërruar ose dëmtuar.

Ndërkohë, të plagosurit, përfshirë banorë vendas, turistë dhe punëtorë të huaj, po evakuohen me helikopterë drejt spitaleve.

Operacionet vijojnë mes kushteve ekstreme, ndërsa ekipet e shpëtimit përballen me terren të paqëndrueshëm dhe rrezikun e përmbytjeve të tjera. Trupat e viktimave të gjetura po ruhen deri në përfundimin e identifikimit dhe njoftimin e familjarëve.

Çfarë është pluhuri i Saharasë që ka mbërritur në Shqipëri dhe çfarë pritet gjatë JAVËS së ardhshme?

Pluhuri i Saharasë është një përzìerje rëre dhe grimcash minerale që burojnë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut. E ngritur lart nga rrymat e forta ngjitëse, kjo masë pluhuri mund të transportohet nga rrymat për mijëra kilometra.

Shqipëria dhe rajoni ynë siç tregon harta arrihet kur stuhitë mbi Sahara zhvillohen brenda një qarkullimi atmosferik që favorizon rryma më të forta jugore , të afta ta shtyjnë pluhurin drejt Mesdheut dhe Evropës.

Data 28 gusht tregon praninë dhe përqendrimin e pluhurit të Saharasë afër tokës, veçanërisht të lartë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Vazhdimësia e rrymave jugore do të jetë edhe të shtunën, më 29 gusht, do të shoqërohet me një rritje të përqendrimit të pluhurit të Saharasë.

Megjithatë, duke filluar nga e diela, 30 gusht , hartat tregojnë një rënie graduale të përqendrimeve, të cilat do të tentojnë të ulen progresivisht duke filluar nga rajonet veriore.

Një përmirësim i mëtejshëm pritet të hënën, 31 gusht , me përqendrimet e pluhurit që do të ulen më tej dhe mbetjet që do të mbeten të martën në rajonet jugore, të destinuara të ulen progresivisht gjatë javës.

Arrestohet “Doktori”, furnizonte kIientët me lëndë narkotike, mes tyre dhe këngëtari i famshëm

Një psikolog është vënë në pranga nga policia greke në zonën e Atikës. I njohur si “Doktori” 42-vjeçari banor i Haidarit në Atikën perëndimore, trafikonte në zyrën e tij lëndë narkotike.

“Doktori” ishte shpërndarësi kryesor i drogërave si MDMA, LSD dhe në përgjithësi substanca në formë tabletash.

Në të njëjtën kohë, ai bënte edhe dërgesa nëpërmjet një kompanie transporti, duke dërguar sasi të paketuara droge, të cilat i quante “pako”.

Ndërkohë nga përgjimet e bëra nga policia greke përgjatë hetimeve rezulton se 42-vjeçari kishte klient të tijin edhe një nga këngëtarët më të njohur grekë.

Vetë “Doktori” deklaroi para hetuesve se biznesi i tij po shkonte shumë mirë dhe njerëzit që punonin për të, paguheshin qindra euro në ditë.