Lara Colturi merr vendin e dytë në Kupën e Botës për ski, feston ditëlindjen me flamurin kuqezi

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, ka shkëlqyer sërish në Kupën e Botës për Ski, duke u ngjitur për herë të katërt në karrierë në podium.

Në garën e dytë të sezonit, të zhvilluar në pistën e Levit në Finlandë, 19-vjeçarja siguroi vendin e dytë në disiplinën e Slalomit, me kohën totale 1:50.58, vetëm 1.66 sekonda pas fitueses, kampiones amerikane Mikaela Shiffrin.

Colturi e nisi garën me ritëm të lartë, duke u renditur e dyta në lëshimin e parë, 1.08 sekonda pas Shiffrin. Në lëshimin e dytë ajo regjistroi kohën e tretë më të mirë, vetëm 0.58 sekonda më pak se amerikania.

Lara Colturi merr vendin e dytë në Kupën e Botës për

Pavarësisht se Slalomi nuk është specialiteti i saj kryesor, Lara Colturi arriti një rezultat të shkëlqyer, duke u renditur e dyta në klasifikimin përfundimtar.

Kjo performancë vjen vetëm tre javë pas vendit të shtatë në Sölden të Austrisë dhe përkon me ditëlindjen e saj të 19-të, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë për skiatoren e talentuar që vazhdon të ngjisë emrin e saj në skenën botërore të skive alpine.

Lara Colturi merr vendin e dytë në Kupën e Botës për

Lara Colturi me këtë vend të dytë në garën e Slalomit mori 80 pikë duke e çuar në 116 pikë totalin pas dy garave të para të Kupës së Botës dhe e sheh veten në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, pas Mikaela Shiffrin dhe Paula Moltzan.

Javën që vjen Lara Colturi do jetë në pistën e Gurgl në Austri, në disiplinën e Slalomit.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

“Anglia tjetër nivel, është favorite për të fituar Kupën e Botës”, Silvinjo tregon çfarë ndodhi me Armando Brojën

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit në kualifikueset e Botërorit, këtë herë ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania”.

Në prag të këtij dueli, në konferencë për shtyp ka dalë trajneri i kuqezinjve, Silvinjo.

Silvinjo tha se ka folur personalisht me Armando Brojën dhe me gjithë skuadrën, pas sjelljes së tij në përfundim të ndeshjes Andorra-Shqipëri, ku sulmuesi duhet të merrej me zor nga Hysaj për të festuar me shokët kualifikimin për në playoff-et e Kupës së Botës.

“Po, fola me të. Fola edhe me grupin. E kemi zgjidhur, nuk ka probleme. Por sigurisht që fola me të. Ishte pak i zhgënjyer, por tani kjo ka kaluar”, tha Silvinjo.

“Ishte i zhgënjyer që u zëvendësua. Por nuk e di pse ishte kaq i mërzitur. Ne në atë pikë ishim në kërkim të fitores. Çështja është e zgjidhur dhe nuk ka asnjë problem.”

“Në fakt Broja ka bërë mirë në disa ndeshje. Me Serbinë bëri shumë mirë. Nuk është fokusi sesi një lojtar luan në atë rol, por edhe për të ekuilibruar skuadrën. Nuk fokusohemi dot në një lojtar. Ai është një nga lojtarët që kemi. Nëse ndodh që një lojtar tjetër mund të bëjë një pozicion, do të provohet. Uzuni, mund të luajë në të majtë, sulmues i dytë dhe djathtas”, shtoi Silvinjo.

Sa i përket Anglisë, Silvinjo tha se nuk ka vend për shumë iluzione, pasi është një prej skuadrave favorite për të fituar Kupën e Botës.

“Nuk dua të konfuzoheni. Po flasim për Anglinë, që është mes favoritëve për të fituar Botërorin. Janë komplet nivel tjetër. Mos e ngatërroni me ekipin tonë. Ne për herë të parë do të luajmë në “play off”. Është ndeshje shumë e vështirë. Tuchel është një trajner i madh. Ai ka lojtarë të mëdhenj në skuadër. Janë ekip që kanë shtatë fitore dhe nuk kanë pësuar asnjë gol”, tha Silvinjo.

Kujtojmë se Kombëtarja siguroi për herë të parë në histori kualifikimin në “play off” të Botërorit.

Kjo u arrit falë fitores minimale ndaj Andorrës dhe humbjes së Serbisë ndaj Anglisë.

Erion Braçe zbulon se nuk flet më me Edi Ramën: Shkak u bë Erion Veliaj, sepse…

Deputeti socialist Erion Braçe ka zbuluar se nuk flet më me kryeministrin Edi Rama.

Shkak, sipas Braçes, u bë shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak dhe shpallja e datës së zgjedhjeve për Tiranën.

Deputeti i PS tha se është shprehur publikisht kundër këtij vendimi të Ramës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se ai ka patur të drejtë.

“Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd. Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë s’kam folur pas vendimit të Kushtetueses”, tha deputeti socialist Erion Braçe gjatë një interviste në emisionin “Kjo javë” në News 24.

Nisida Tufa: Nëse unë ju pyes si është marrëdhënia juaj me kryeministrin cila është përgjigjja juaj, se ju kam pyetur dhe njëherë më keni thënë 5 ditë flasim dhe 5 muaj jo.

Erion Braçe: Jo tani nuk flasim. Unë mendoj se duhet të ketë gjithmonë një pauzë për të reflektuar secili në këtë marrëdhënie, që është politike, pune dhe marrëdhënie njerëzore në fund, unë kam bindjet e mia dhe nuk dua që të më cënohen kufijtë që unë ngre. Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd.

Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë skam folur pas vendimit të Kushtetueses.

Greqia demonstron forcën, teston dronët vendas në stërvitjen e madhe ushtarake pranë Aleksandropolis

Greqia testoi një gamë të gjerë dronësh të zhvilluar në vend dhe sistemesh kundër dronëve në një stërvitje të madhe ushtarake pranë qytetit verilindor të Aleksandropolis.

Oficerë nga disa vende të NATO-s vëzhguan helikopterët, njësitë e këmbësorisë dhe lloje të shumta dronësh ndërsa punonin së bashku në një betejë të simuluar me intensitet të lartë.

Greqia demonstron forcën, teston dronët vendas në stërvitjen

Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, tha se stërvitja sinjalizoi një epokë të re për sistemet pa pilot të ndërtuara në Greqi, ndërsa vendi rrit prodhimin vendas për të zvogëluar varësinë nga furnizuesit e huaj.

Greqia demonstron forcën, teston dronët vendas në stërvitjen

“Vendi ynë, Forcat e Armatosura tani kanë hyrë në epokën e re dhe po ecin me besim, me stabilitet, për të vazhduar t’i ofrojnë shoqërisë greke dhe popullit grek ndjenjën e sigurisë. Dhe këtu ku jemi në Traki, pranë Aleksandropolis, në Evros, kjo është ndoshta më e nevojshme se kudo tjetër” tha, ndër të tjera, z. Dendias pas përfundimit të stërvitjes.

Greqia demonstron forcën, teston dronët vendas në stërvitjen

Stërvitja, e cila përfundoi dje paraqiti ndër të tjera UCAV, dronë FPV, d.m.th. lloji që ka mbizotëruar në fushën e betejës ukrainase vitet e fundit, dhe municione të shpenzueshme (dronë-kamikaze), të cilat u zhvilluan për përdorim dhe stërvitje nga Forcat e Armatosura Greke.

Greqia demonstron forcën, teston dronët vendas në stërvitjen

Gjatë stërvitjes u testuan gjithashtu edhe Njësi të Prodhimit të Droneve Mobile, e cila është një kontejner që mund të transportohet disa milje nga vija e frontit për të prodhuar dronë që do të printohen në 3D dhe do të montohen në vend.

Greqia demonstron forcën, teston dronët vendas në stërvitjen

Galeria fotografike (

1 / 5

)

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

Pas konferencës për mediat ku trajneri Sylvinho u përpoq të sqaronte çështjen e Armando Brojës, djemtë kuqezi zbritën në fushë për seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së fundit në grup kundër Anglisë. Me playoff-in tashmë të siguruar, Shqipëria kërkon ta mbyllë sa më mirë këtë fazë, ndonëse kundër “3 Luanëve” duket se do të jetë gjithë mbrëmja malore.

Grupi i lojtarëve duket në formë teksa merr këshillat e fundit nga Sylvinho në prag të sfidës mbyllëse te grupit, ndoshta me mendjen te kundërshtarët e mundshëm me të cilët do të përballemi në fazën playoff.

Në fotot e publikuara nga seanca stërvitore vihet re një moment i bukur kur Myrto Uzuni ka kapur me të dy duart në qafë Armando Brojën e duket se i jep zemër para ndeshjes. Broja u bë protagonist negativ në sfidën e fundit me Andorrën, pasi mezi u ngrit nga stoli për të festuar me shokët dhe tifozët arritjen historike të kualifikimit për në playoff.


Siç shpjegoi trajneri Sylvinho, sulmuesi i Burnley-t ishte i mërzitur se u zëvendësua pikërisht nga Uzuni kur kishin kaluar më pak se çerek ore nga nisja e pjesës së dytë. Uzuni do të jepte më pas asistin për golin vendimtar të Asllanit.

“Fola me të. Fola edhe me grupin. E kemi zgjidhur, nuk ka probleme. Por sigurisht që fola me të. Ishte pak i zhgënjyer, por tani kjo ka kaluar”, tha Sylvinho në konferencën për mediat. “Ishte i zhgënjyer që u zëvendësua. Por nuk e di pse ishte kaq i mërzitur. Por e zgjidhëm, nuk kemi probleme”.

Mbetet për t’u parë se si ka qenë rezultati i kësaj bisede dhe nëse Broja do të jetë të dielën në fushë si titullar, apo do të ulet në stol.

Ndjesë dhe duartrokitje, Broja mban fjalim para ekipit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Situata e Armando Brojës ka qenë një nga më të diskutuarat pas fitores me Andorrën dhe kualifikimit në play-off. Sulmuesi refuzoi të merrte pjesë në festimet me ekipin pas ndeshjes dhe u mor me zor nga kapiteni Hysaj.

Më pas, ai u duk tejet i mërzitur dhe shmangu kontaktet me të tjerët në dhomat e zhveshjeve duke krijuar një situatë të pazakontë që e ktheu sulmuesin në temë diskutimi në opinionin publik, por edhe vetë brenda skuadrës.

Vetë trajneri Silvinjo sot në konferencë për mediat theksoi se kishte folur privatisht me Brojën ashtu si edhe me skuadrën për situata të tilla, pasi të gjithë duhej të bëheshin pjesë e grupit në të mirë e në të keq.

Edhe vetë Broja ka dashur të bëjë gjërat e qarta sot dhe në stërvitjen e fundit të Kombëtares, në stadiumin “Air Albania”, para se të niste seanca, ka mbajtur një fjalim të shkurtër duke kërkuar ndjesë para ekipit.

Një fjalim që është mbyllur me duartrokitje dhe buzëqeshje nga pjesa tjetër e skuadrës, që ka vlerësuar gjestin e sulmuesit për të mbyllur këtu këtë situatë para një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Anglisë, raporton Panorama Sport.

Kisha zvicerane përdor Inteligjencën Artificiale për të biseduar në dhomën e rrëfimit me një Jezus digjital

Një kishë në Zvicër ka rikrijuar ngjashmërinë e Jezu Krishtit duke përdorur një model të inteligjencës artificiale, sipas “ThisOurPlanet”.

Hologrami qiellor është i aftë të bisedojë në 100 gjuhë të ndryshme.

Kisha raporton se dy të tretat e njerëzve që folën me Jezusin IA pretenduan se kishin pasur një përvojë ‘shpirtërore’ në kabinën e rrëfimit.

Instalacioni është quajtur me të drejtë ‘Deus in Machina’, një referencë për një frazë latine që përkthehet “një Zot nga një makineri”.

Projekti është pjesë e një bashkëpunimi të vazhdueshëm me laboratorin kërkimor të universitetit lokal, Universitetin e Shkencave dhe Arteve të Aplikuara të Lucernës, mbi realitetin se si njerëzit lidhen me IA-në në një mjedis shpirtëror.

Si funksionon Jezusi IA?

Modeli Jezusi IA funksionon në mënyrë të ngjashme me një robot bisede LLM të kontrolluar nga zëri, siç është Llama, ChatGPT ose Gemini.

Përdoruesi bën pyetjet e tij dhe IA-ja formulon përgjigjen ndërsa animon fytyrën në mënyrë që të duket sikur ‘flet’.

Avatari i IA-së është vendosur në një kabinë rrëfimi – tradicionalisht e ngjashme me një prift që strehohet në njërën anë të saj – dhe u ofron udhëzime pjesëmarrësve të ulur në anën tjetër të kabinës.

Ekrani që paraqet animacionin e Jezusit është vendosur pas rrjetës tradicionale që ndan të dyja anët e kabinës, zakonisht duke krijuar një ndjenjë anonimiteti.

Vetë programi i inteligjencës artificiale është trajnuar mbi tekste teologjike, që do të thotë se Jezusi i inteligjencës artificiale mund të përdorë të gjitha këto informacionin për të ofruar përgjigje të arsyetuara.

Si u arrestua gjatë një koncerti në Zvicër këngëtarja Eva Ndoja dhe si doli e pafajshme para gjyqit?

Këngëtarja shqiptare Eva Ndoja arriti të këndojë vetëm disa minuta kur në një restorant afër Zürichut hyri policia zvicerane dhe e arrestoi. Kjo ndodhi në prill të vitit 2024. Sipas gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ), Ndoja është e popullarizuar te një segment i adhuruesve të muzikës në botën shqiptare në Ballkan dhe në mërgatë.

Në rrjetet sociale Ndoja ka mbi 130’000 ndjekës. Pronarët e një restoranti në fshatin Brüttisellen shtypën fletëpalosje me portretin e këngëtares për të paralajmëruar koncertin e saj. Ndoja u arrestua për shkak se, siç dyshonte policia, po punonte pa leje të punës në Zvicër. Ajo kaloi një natë në paraburgim dhe prokuroria lëshoi një dënim kundër saj. Kjo është e mundur në Zvicër kur bëhet fjalë për vepra të lehta penale. Eva Ndoja nuk e pranoi dënimin dhe doli në gjyq para disa ditësh në një gjykatë afër Zürichut.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” kështu e përshkruan daljen e Eva Ndojës para gjyqit: “E veshur e tëra me të zeza, me syze dielli të vendosura mbi kokë dhe me mantelin hedhur mbi supe, Eva Ndoja ulet një vit e gjysmë pas ngjarjes në sallën e Gjykatës së Qarkut në Uster. Ajo nuk e pranon dënimin, sipas të cilit ka ushtruar aktivitet fitimprurës pa leje. Në vend të kësaj, ka marrë një avokat. Për procesin gjyqësor ajo ka udhëtuar nga Gjermania, ku jeton. Me gjykatësin flet qetë dhe e vendosur. Ajo thotë: ‘Jam këtu që ta paraqes çështjen drejt’. Dhe: ‘Kërkoj të drejtën time’.

Megjithëse ka qenë duke kënduar kur policia hyri brenda, dhe megjithëse organizatorët e kishin përdorur fytyrën e saj në fletëpalosje, ajo thotë: ‘Nuk kam punuar atje’. Ndoja rrëfen një histori krejt tjetër”.

Ajo thotë se ishte thjesht mysafire në lokal dhe pasi të pranishmit e panë aty, e lutën të këndojë ca këngë, gjë që Ndoja e bëri, siç tregoi vetë. Si dëshmitare ajo solli edhe pronaren e klubit ku kishte kënduar. Sipas “NZZ”, 43-vjeçarja – shtetase zvicerane me origjinë shqiptare – është më shumë se thjesht pronare klubi. “Sipas burimeve të informuara, ajo prej vitesh punon si ndërmjetëse për vajza të reja nga Europa Juglindore. Këto vajza duhet të sjellin qarkullim në klube – te bari, si këngëtare ose si animatore. Ato duhet të veshin rroba provokuese, të kërcejnë me mysafirët meshkuj, t’i nxisin për të pirë dhe të marrin pije të shtrenjta”.

Nga “NZZ” pronarja e lokalit përshkruhet si nyje e rëndësishme lidhëse mes pronarëve të klubeve dhe grave që i ndërmjetëson. Ka kontakte edhe me drejtues klubesh që janë gjykuar në procedime të kaluara. Vetë ajo nuk është ndëshkuar penalisht. I njëjti model shihet në disa hetime të tjera të kantonit të Zürichut mbi klubet ballkanike: gra të reja, mungesë lejesh pune, kushte shfrytëzuese.

Në disa aksione të policisë janë arrestuar këngëtarë nga viset shqiptare, të cilët kanë performuar pa leje pune në Zvicër. Në shënjestër të policisë zvicerane ka qenë edhe këngëtarja serbe Seka Aleksiq. Edhe ajo u arrestua për mungesë të lejes së punës. Policia gjeti në disa lokale ballkanike edhe armë, municion, një pistoletë me shurdhues, shkopinj gome dhe një shkop bejsbolli.

Eva Ndoja tha para gjykatës se arrestimi i shkurtër në Zvicër i kishte nxjerr shumë telashe. I është ndaluar hyrja në Zvicër dhe njëherë policia e ka mbajtur gjatë në aeroportin e Zürichut. Para gjyqit Ndoja tha: “Tek ne ka vrasje. Dhe unë po dal para gjykatës për këtë”.

Në fund 36-vjeçarja Eva Ndoja triumfoi. Gjykata e shpalli plotësisht të pafajshme. Gjykatësi tha se tek ajo nuk është gjetur as veprimtari fitimprurëse, as qëllim për të hyrë në Zvicër për të punuar.

“Situata është e paqartë, por shteti duhet të provojë fajin – jo qytetari pafajësinë”. Edhe pronarja e lokalit kishte thënë se Eva Ndoja nuk ishte paguar për performancën e saj. Këngëtarja mori dëmshpërblim për procesin gjyqësor dhe një kompensim moral – rreth 6000 franga gjithsej. Pas shpalljes së vendit, ajo u largua nga gjykata. Kur Ndoja dhe avokati hipin në veturë, ajo tha edhe një gjë: “E kam merituar pafajësinë. Besomëni”.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 15 nëntor 2025

Dashi

Jeta juaj ne çift do ece ne rrugën e duhur gjate kësaj dite. Do kuptoheni për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe nuk do ju ngelet me asnjë çështje pa sqaruar. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe shume persona do kërkojnë t’i bëjnë për vete. Ne planin financiar ka rrezik qe Saturni te sjelle goxha vështirësi dhe probleme. Bëjini sytë katër dhe kujdes me shpenzimet.

Demi

Do keni nevoje për me shume ngrohtësi dhe emocione sot ne jetën tuaj ne çift dhe partneri do jete i gatshëm t’ua plotësojë sa me shpejt dëshirat. Beqaret nuk do jene ende gati te fillojnë një histori dashuria kështu qe serish do mbeten vetëm. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni nëse nuk doni te keni vështirësi dhe probleme.

Binjaket

Do diskutoni gjere e gjate me partnerin tuaj sot lidhur me disa çështje te rëndësishme dhe me ne fund do ju gjeni nga një zgjidhje. Periudha e stresuar do marre fund. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. Ne planin financiar do keni shume fat. Gjendja do ketë edhe me shume përmirësime nga sa ju e keni pritur.

Gaforrja

Venusi do ndikoje pozitivisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do jeni me humor te mire dhe do argëtoheni pa fund me njeri-tjetrin. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por mund te fillojnë shpejt e shpejt një histori dashurie afatgjate. Financat do jene ne gjendje te qëndrueshme. Do i vini fre vetes kur te shpenzoni.

Luani

Jeta juaj ne çift do kaloje një faze delikate gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për shume gjera me atë qe keni ne krah dhe ne disa momente situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret nuk do mund te krijojnë dot një lidhje serioze edhe pse shume persona do iu vijnë rrotull. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite ne mënyrë qe te mos keni probleme.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift nuk do jete aq e bukur sa ju e kishit ëndërruar megjithatë vështirësi apo probleme te mëdha nuk do ketë. Me mire merrini gjerat me pozitivizëm. Beqaret ka shume mundësi te fillojnë një lidhje te sinqerte dhe afatgjate. Ne planin financiar do ju dalin goxha vështirësi. Qëndroni me këmbë ne toke dhe mundohuni t’i zgjidhni gjerat një e nga një.

Peshorja

Pas një periudhe jo shume te favorshme për jetën tuaj sentimentale, sot gjerat do fillojnë te marrin një tjetër drejtim. Do kaloni çaste fantastike dhe do ndiheni me te lumtur se kurrë me pare. Beqaret do realizojnë disa takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë gjithë rrjedhën e jetës. Problemet financiare nuk do kenë te mbaruar dhe kjo nga keqmenaxhimi i te ardhurave.

Akrepi

Nuk do merreni vesh si duhet sot me atë qe keni ne krah dhe here pas here mund te lindin debate goxha te forta. Mos u bëni kokëfortë, por mundohuni qe here pas here te hapni rruge. Beqaret me mire ta lënë veten te lire dhe t’i marrin gjerat ashtu si t’iu vijnë. Financat do jene te stabilizuara, megjithatë kjo nuk do te thotë qe ju te kryeni shpenzime marramendëse.

Shigjetari

Mirëqenia dhe harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni çaste te mrekullueshme te cilat nuk keni për t’i harruar aq lehte. Beqaret do ndihen gati për te filluar një lidhje me te parin qe do ju dale para. Gjendja e financave do mbetet e mire ehe pse mund te kryeni ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

Bricjapi

Dite shume normale dhe here pas here rutine kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do ece si ju e kishit menduar. Beqaret do kërkojnë gjithë ditën shpirtin e tyre binjak, por nuk do mundin dot te fillojnë menjëherë një lidhje. Merrni kohen e duhur për ta njohur atë. Ne planin financiar do jeni me te organizuar se kurrë me pare dhe gjendja nuk do ketë probleme.

Ujori

Dite shume e tensionuar dhe e mbushur me debate te forta kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mezi do prisni te mbaroje dita. Beqareve do ju ndryshoje tërësisht rrjedha e jetës. Ne momentin qe me pak e presin do realizojnë edhe takimet me te bukura. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur nëse nuk doni te mbeteni pa para me pas.

Peshqit

Do jeni sharmante gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje për mrekulli sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do keni një komunikim te fortese partnerin. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë asnjë moment. Ne planin financiar do mundoheni te zgjidhni problemet qe ju kishin dale kohet e fundit.

Atentatet në vend, Prençi: Duhet të krijohet xhandarmëria, policia e keqpërdorur nga politika

Eksperti i sigurisë dhe ish-drejtori i Policisë Shemsi Prençi është shprehur është i domosdoshëm krijimi i xhandarmërisë në Shqipëri.

Prençi tha se strukturat e policisë duhet të depolitizohen dhe të mos keqpërdoren nga politika.

Është i domosdoshëm krijimi i xhandarmërisë, sepse duhet të ndahen njëherë e mirë detyrat e rendit dhe sigurisë publike dhe kontrollit të territorit dhe lufta ndaj kriminalitetit. Rëndom sot duke qenë një shtet shumë i vogël, edhe një shoqëri e inkriminuar fatkeqësisht. Është kriminalizuar rëndë politika. Sot Policia e Shtetit keqpërdoret nga pushteti qendror dhe vendor për shkak të modelit të qeverisjes me urdhra arbitrarë, arrogantë. Drejtori i Policisë ndihet i pafuqishëm. Duhet të thirret në skenë xhandarmëria. Që mos e zbehë një kryetar komune apo bashkie, punën e një drejtori policie.

Në një trafik droge të mos ketë mundësi një kryetar bashkie dhe deputet të telefonojë. Politika është e departizuar, por depolitizimin s’e ka arritur kurrë. Kushdo që ka qenë në pushtet e ka keqpërdorur policinë. Unë nuk kam zbatuar urdhrat e dy ministrave të Brendshëm. Sot policët shkojnë dhe mbështesin një urdhër verbal të kryeministrit apo ministrit për prishje ndërtimesh pa leje, apo për skuterat dhe monopatinat”.-tha Prençi.