Boksierja shqiptare Donjeta Sadiku triumfon ndaj serbes, fiton medaIjen e artë në “Taranto 2026”

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka kurorëzuar me sukses rrugëtimin e saj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u stolisur me medaljen e artë.

Në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku u përball me boksieren që përfaqëson Serbinë, Kristina Kuluhova.

Pas një dominimi të qartë dhe goditjeve të sakta nga boksierja kosovare, Kuluhova u detyrua të tërhiqej për shkak të një lëndimi në raundin e dytë, duke i dhënë fitoren Sadikut.

Me këtë triumf, Donjeta Sadiku ngre sërish lart flamurin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, duke dëshmuar edhe një herë se përkushtimi dhe puna e palodhshme shpërblehen me sukseset më të mëdha në sport.

U tha se do të bëhej zv.kryeministre në qeverinë e Edi Ramës, Grida Duma fIet për herë të parë

Grida Duma ka reaguar pas lajmeve dhe zërave të publikuar ditët e fundit në disa portale, sipas të cilave ajo mund të emërohej zëvendëskryeministre në qeverinë e Edi Ramës.

Përmes një deklarate të bërë publike në adresën e saj në Instagram, Duma ka rrëzuar këto pretendime, duke bërë të qartë se lajmet që kanë qarkulluar për rikthimin e saj në politikën aktive dhe marrjen e një posti në qeveri nuk janë të vërteta.

Duma ironizon zërat e ditëve të fundit, duke thënë se në raportimet për të i kanë “caktuar pazarin”, “gjetur sponsorin” dhe madje i kanë përcaktuar edhe pozicionin që do të mbante.

“Ka ca ditë që më përflitet emri se do jem pjesë e qeverisë Rama. Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur sponsorin, ma kanë përcaktuar pozicionimin. Jam argëtuar në fillim, e lashë të rridhte. Është një ushtrim durimi”, shprehet Duma.

Ajo thotë se vendosi të reagojë në momentin kur, sipas saj, “lukunia e thashethemeve” nisi të merrte përmasa të tjera.

“Duhet të reagoj atëherë kur lukunia e thashethemeve, në fakt, nuk i jep shans dikujt që duhet të mbajë ngrehur sistemin që duhet reformuar i gjithi, sipas meje. Flini të qetë, nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt, sepse po të doja t’i merrja vendin dikujt tani, në këto momente politike, do të ishte keq për Shqipërinë”, deklaron ajo.

Duma është ndalur edhe te mundësia e një rikthimi të saj në politikën aktive, duke theksuar se një vendim i tillë nuk do të vinte si rezultat i një ftese nga dikush tjetër, por nëse do t’I duhej Shqipërisë.

“Nuk më thërret mua njeri në politikë, nuk pres ftesa nga të tjerët. Nëse ndonjë ditë do kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do hyj nga porta ime, nuk do i bie portës së askujt, nuk pres ftesa. Vendimi im për të hyrë në politikë do jetë nëse do kem diçka për t’i ofruar Shqipërisë.

Ka ditë që takohen në Pogradec, Tiranë, ministra, drejtues, deputetë. Mendoj se të gjithë shqiptarët e kanë mendjen te porta e tyre, nëse do dalë tym i bardhë në këtë realitet qeverisjeje me re të zeza, dhe besojnë gabim që shqetësimi shqiptar është ky. Ndërsa këta shqetësohen për postin e karriges së tyre, shqiptarët e kanë një shqetësim të madh: kanë apo jo ende vend në Shqipëri”, thotë Duma.

Sipas saj, problemet me të cilat përballet vendi ynë sot nuk mund të zgjidhen më nga një individ i vetëm, pavarësisht se kush është ai.

“Ka një besë të madhe për t’u lidhur, në fakt, një besë e njerëzillëkut shqiptar për të folur për çështjet e mëdha të zhvillimit, të cilat nuk lidhen më me njëshin, cili do qoftë ai. Individi, mrekulli e Zotit qoftë ai individ, nuk e bën dot më i vetëm ndryshimin në këtë situatë. Duhet shumë më tepër sesa një individ për të sjellë atë që shqiptarët presin në këto ditë rebelimi, që nuk pranojnë situatën në të cilën është Shqipëria, e cila është krejt jashtë mundësive për ata shqiptarë që e njohin çfarë është Perëndimi”, deklaron ajo.

Në përfundim, Duma ka një mesazh të drejtpërdrejtë për politikën, duke theksuar se debati nuk duhet të përqendrohet te emri i saj apo te emrat që mund të hyjnë në qeveri.

“Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë nuk është një emër që vjen nga jashtë. Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë është arsyeja se përse shqiptarët bëjnë akoma pyetjen: ‘A kanë vend në Shqipëri?’, dhe jo emri im”, përfundon Grida Duma.

U νra një ditë para diνorcit/ Detaje trοndìtëse nga υrasja e 44-vjeçares shqiptare në Greqi

Detaje të reja janë bërë publike nga mediat greke për vrasjen e 44-vjeçares Esmaja në Rodope, e cila dyshohet se u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, 53-vjeçari Bujar Meço.

53-vjeçari i tregoi veprimet e tij policisë duke pretenduar se veproi në gjendje tensioni dhe se “u hutua”. Shqiptari po trajtohet ende spital për lëndimet e marra. Edhe pse ishte planifikuar të dilte para prokurorit këtë të enjte, mediat shkruajnë se transferimi i tij në gjykatë do të bëhet të premten.

Autoritetet kanë marrë deklarata nga të dy fëmijët e familjes. Tragjedia ndodhi të mërkurën, më 26 gusht, në ditëlindjen e vajzës së mitur të çiftit. 44-vjeçarja, e cila punonte në Thassos, në sektorin e turizmit, ishte kthyer në Rodope për të qenë pranë fëmijëve të saj dhe për të festuar me ta. Megjithatë, askush nuk mund ta imagjinonte se kthimi i saj do të rezultonte në një tragjedi familjare.

53-vjeçari dyshohet se e sulmoi 44-vjeçaren me thikë, duke e plagosur për vdekje në qafë. Menjëherë pas kësaj, ai e qëlloi veten me thikë në bark dhe konsumoi pesticide në një përpjekje të dëshpëruar për të kryer vetëvrasje. Vajza 16-vjeçare e çiftit telefonoi autoritetet për të raportuar se babai kishte goditur me thikë nënën e saj.

Djali 19-vjeçar i familjes e çoi nënën e tij në spital, por mjekët e shpallën të vdekur. Më pas edhe babai u dërgua në spital me ambulancë dhe po trajtohet nën mbikëqyrje, por jeta e tij nuk është në rrezik.

Çifti ishte vendosur në Greqi nga Shqipëria rreth dy dekada më parë, por kohët e fundit ishin ndarë. 44-vjeçarja kishte planifikuar të paraqiste dokumentet e nevojshme për divorc këtë të enjte.

Njerëz të afërt me të thonë se në të kaluarën 53-vjeçari kishte treguar xhelozi të fortë dhe patologjike, si dhe merrte ilaçe. Gruaja dyshohet se në të kaluarën kishte kërkuar shtrim në spital psikiatrik për bashkëshortin e saj, por kjo ndodhi.

Ajo që zbuloi avokatja e 44-vjeçares, Evangelia Kola, është tronditëse. Siç raportoi ajo, gruaja fatkeqe kishte vendosur të vazhdonte me divorcin dhe e kishte kontaktuar atë për t’u takuar. “Çifti ka pasur shumë probleme për disa vite, ndërsa ka pasur edhe incidente të tjera të dhunës në familje, si në Heraklion të Kretës në vitin 2022”, tha ajo.

Avokatja vuri në dukje se gruaja u kthye në Rodope për ditëlindjen e vajzës së saj, duke shpresuar se situata në familje mund të përmirësohej. Megjithatë, duke parë se problemet mbeteshin, ajo vendosi të paraqiste kërkesë për divorc.

“Ajo më telefonoi që të takoheshim për të ecur përpara. Kishim caktuar të takoheshim nesër, por për fat të keq nuk ia dolëm “, tha Kola. Ajo zbuloi se 53-vjeçari kishte një histori psikiatrike, ishte shtruar në spital në të kaluarën, vizitohej nga një psikiatër dy herë në muaj dhe merrte ilaçe, duke konfirmuar mjedisin e gruas fatkeqe.

44-vjeçarja vdiq nga një plagë e shkaktuar nga një thikë kuzhine 20 centimetra, duke rezultuar në gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme në mushkërinë e djathtë, sipas gjetjeve të ekzaminimit mjeko-ligjor. Gruaja, bazuar në vlerësimet e ekspertëve, vdiq brenda rreth 5 minutash. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan dy thika.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 28 gusht 2026

Dashi

Edhe pse situata në jetën tuaj në çift do përmirësohet sot, sërish nuk do jeni plotësisht të qetë pranë atij që dashuroni. Përjetimet negative të së shkuarës do ju lënë hije dyshimi. Beqarët duhet të reflektojnë më shumë kujdes para se të hedhin çdo lloj hapi në mënyrë që nesër të mos vuajnë. Situata financiare do jetë tejet e ndërlikuar. Kujdes me çdo hap.

Demi

Dielli do e ndriçojë sot jetën tuaj sentimentale dhe do përjetoni kënaqësi të papërshkrueshme në çift. Në çdo moment do përjetoni emocione të njëpasnjëshme. Beqarët do ndihen të përhumbur dhe nuk do mundin dot ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Financat do jenë të favorizuara gjatë gjithë kohës. Do arrini t’i kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme.

Binjakët

Ditë mjaft elektrizuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si e kishit menduar dhe debatet do vazhdojnë deri në mbrëmje. Beqarët do realizojnë takime me shumicë dhe do e gjejnë personin më të përshtatshëm. Financat do jenë të mbrojtura, kështu që nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Mund të shlyeni edhe disa nga borxhet e hershme.

Gaforrja

Mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël gjatë kësaj dite vetëm për ta ndryshuar rutinën e jetën suaj në çift. Partnerin do e keni gjatë gjithë kohës pranë dhe do bashkëpunoni për çdo gjë. Beqarët nuk duhet të humbin kohën kot, por duhet t’ia shprehin sa më parë ndjenjat dikujt që pëlqejnë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do ndiheni të qetë.

Luani

Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Në krahët e partnerit tuaj do përjetoni kënaqësi të papërshkrueshme. Beqarët do thurin veçse ëndrra të cilat sot nuk do mund t’iu realizohen dot. Duhet të presin edhe pak kohë për ndryshime. Me financat do jeni shumë të kujdesshëm. Do i merrni të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që gjendja të përmirësohet.

Virgjëresha

Mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri juaj sot sepse në një moment apo në një tjetër situata do ju dalë tërësisht jashtë kontrollit. Problemet mund të jenë edhe më të mëdha nga sa mendonit. Beqarët do kalojnë një ditë të mbushur me emocione të mëdha. Do ndiheni mirë. Në planin financiar asgjë nuk do ecë si duhet. Shpesh do gjendeni përpara udhëkryqeve.

Peshorja

Do kaloni momente fantastike gjatë kësaj dite pranë personit që dashuroni dhe do doni që dita të mos ketë fund. Shpesh do ndiheni si në ëndërr. Beqarët do ëndërrojnë më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket paksa i hidhur. Gjendja e financave do jetë më e mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të kryeni shpenzime të pamenduara të cilat mund t’ua tronditin situatën.

Akrepi

Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Herë pas here do përjetoni kënaqësi aq të mëdha saqë edhe emocione do jenë të fuqishme. Beqareve nuk do ju pëlqejë asnjeri nga personat që do takojnë dhe do vazhdojnë të qëndrojnë me të njëjtin status. Në planin financiar çdo gjë do ecë më së miri. As vetë nuk e kishit menduar se buxheti mund të përmirësohej kaq shumë.

Shigjetari

Do kaloni momente të vështira sot ju të dashuruarit dhe asgjë nuk ka për të ecur si e kishit ëndërruar. Më mirë qëndroni pak larg njëri-tjetrit. Beqaret nuk duhet të hidhen menjëherë në krahët e dikujt që i josh sepse mund të lëndohen dhe mund të zhgënjehen tej mase. Në planin financiar tregohuni sa më të arsyeshëm nëse nuk doni të keni probleme e vështirësi.

Bricjapi

Marrëdhënia në çift do jetë përgjithësisht e mirë gjatë kësaj dite. Do ndiheni të qetë në krahët e partnerit tuaj dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Beqarët do fillojnë të njihen me një person i cili do ketë vlera pa fund. Shumë gjëra kenë për të ndryshuar shumë shpejt për ta. Në planin financiar do keni sukses me shumicë dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Ujori

Ditë mjaft pasionante kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do ndiheni mirë në krahët e partnerit dhe gati për të marrë edhe disa vendime. Beqarët duhet të bëjnë kujdes me mënyrën sesi do i joshin të tjerët sepse mund t’i ulin pikë vetes. Financat nuk do jenë aq të mira sa ju do kishit dëshiruar. Kujdes me çdo lloj shpenzimi që do kryeni.

Peshqit

Çdo gjë do ecë mirë sot në jetën tuaj në çift. Në krahët e partnerit do përjetoni kënaqësi dhe emocione të paimagjinueshme. Beqarët do pranojnë çdo lloj ftese që do ju bëhet vetëm për të njohur sa më shumë persona. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe situata do përmirësohet tej mase. Do kryeni të gjitha shpenzimet e ëndërruara dhe do ndiheni më mirë.

Përplasje në ditën e 89-të të protestës/ Babai i Stresit debat të ashpër me Dritan Goxhajn

Në ditën e 89-të të protestës në Tiranë, ka ndodhur një përplasje e ashpër mes të pranishmëve, ku protagonist ka qenë edhe ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duken momentet e përplasjes, të cilat kanë shkaktuar tension mes të pranishmëve në tubim.Mësohet se përplasja ka nisur pasi Sali Lushaj dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike po bënin foto në protestë me 2 gishtat lartë.Por kjo gjë tërhoqi vëmendjen e protestuesve të tjerë, të cilët kanë tentuar t’i përzënë Sali Lushaj në dhe eksponentët e tjerë të PD-së nga protesta. Kjo ka shkaktuar edhe përplasjet mes tyre.

Ky nuk është episodi i parë i përplasjeve gjatë protestave që po zhvillohen në Tiranë, pasi më herët ka pasur edhe konflikte të tjera mes të pranishmëve. Pak javë më parë, 2 grupe të organizatorëve të protestës u përplasën fizikisht para gjithë të pranishmëve.

Telefona, ora rreth 300 mijë euroshe dhe 4 mijë euro cash në makinë ju sekuestruan koordìnatorit, Ergys Agasi

Disa aparate telefonike “Iphone 17”, një sasi prej 4 mijë euro janë sekuestruar në automjetin tip “Audi”, ku u kap Ergys Agasi dhe ish-drejtori i policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku.

Në sekuestro ka përfunduar dhe makina tip “Audi” dhe një orë ngjyrë e bardhë, e markës “Richard Mille” që besohet se kushton 300 mijë euro.

Agasi në momentin e ndalimit nuk ka bërë asnjë rezistencë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme ndaj Ergys Agasit rëndojnë 7 akuza: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./ Syri

Biznesmeni spanjoll bie nga anija dhe zhdùket në detin Jon, gruaja e tij mbetet vetëm në jaht për 3 ditë

Shërbimet e shpëtimit po kërkojnë biznesmenin 66-vjeçar Juan Jose Mutilbo Obregon nga Spanja, i cili u zhduk të martën e kaluar pasi ra në det nga jahti i tij gjatë një udhëtimi midis Siçilisë dhe Greqisë.

Gruaja e tij Carmen, 67 vjeçe, e cila ishte me të në anije, kaloi tre ditët pasuese vetëm në det, pa sinjal telefoni ose pa mundësinë për të thirrur ndihmë. Vetëm të premten ajo arriti të vendoste kontakt me tokën dhe të njoftonte shërbimet përkatëse.

“Aktualisht jemi në marinë në Pylos, por dimë shumë pak. Na thonë se kërkimi është ende aktiv, por nuk kemi më shumë informacion”, tha për El Mundo Sergio Mutilba, djali i burrit të zhdukur, i cili udhëtoi për në Pylos për të qenë me nënën e tij dhe për të ndjekur kërkimin për të atin.

Bie në det, ndërsa pastronte ton

Juan Jose kishte marrë më parë pension të parakohshëm dhe në muajt e fundit ka kaluar pjesën më të madhe të kohës duke lundruar në Mesdhe me gruan e tij.

Sipas rindërtimit të familjes, çifti u nis nga Sirakuza, Siçili, të hënën për në Pylos në bregdetin grek. Udhëtimi fillimisht shkoi pa probleme.

Të nesërmen në mëngjes, Juan Jose kapi një ton dhe filloi ta pastronte. Në një moment, sipas supozimeve të familjes, ai rrëshqiti, ndoshta për shkak të gjakut të peshkut, dhe ra mbi kangjellat e anijes.

I biri thotë se nëna e tij e dëgjoi të shoqin e saj duke i bërtitur: “Menchu, Menchu, fike motorin”, por në një moment paniku ajo nuk mundi të reagonte.

Anija vazhdoi të lundronte pa të

Carmen kishte kaluar më parë testin e lundrimit rekreativ, por u gjend në një situatë për të cilën nuk ishte e përgatitur.

Ajo mbeti e bllokuar, ndërsa anija vazhdoi të lundronte dhe u largua gjithnjë e më shumë nga burri i saj, i cili mbeti në det.

Situata u ndërlikua më tej nga fakti se Carmen nuk kishte sinjal telefoni. Sipas familjes, ajo ishte rreth 150 milje detare nga bregu.

Ajo kaloi tre ditë në anije, në të cilën kishte ushqim, duke u përpjekur herë pas here të kontrollonte nëse shfaqej ndonjë sinjal në mënyrë që të mund të thërriste për ndihmë.

Miku e kuptoi se diçka nuk shkonte

Ndërkohë, një mik i burrit të zhdukur, me përvojë në lundrim dhe i njohur me rrugët e tij të zakonshme, vuri re se anija po largohej nga kursi i saj i planifikuar.

Ai u përpoq të lidhej me Juan Josen, por mesazhet nuk kaluan për shkak të mungesës së lidhjes.

Vetëm të premten, tre ditë pasi ra në det, Carmen arriti të merrte një sinjal dhe të kontaktonte mikun e tij. Pastaj u thirr ndihma.

Shërbimi detar spanjoll ia përcolli informacionin shërbimeve përkatëse në Itali dhe Greqi. Disa anije u dërguan në vendndodhjen e anijes. Shpëtuesit përfundimisht morën kontrollin e anijes dhe e tërhoqën atë në Pylos.

Familja kërkon që kërkimi të mos pezullohet

Qëllimi kryesor tani është të gjendet Juan José. Kërkimi po përfshin shërbime shpëtimi nga Spanja, Italia dhe Greqia, dhe familja thotë se operacioni është ende në vazhdim.

Djali i tij Sergio po bën thirrje që kërkimi të vazhdojë dhe që burime shtesë të përfshihen në operacion, nëse është e mundur.

“Ne vetëm po kërkojmë që ata të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë kërkimin,” tha Sergio.

Familja beson se autoritetet spanjolle duhet të përfshihen gjithashtu në kërkim dhe se duhet të merret në konsideratë mundësia e vendosjes së burimeve shtesë.

Juan Jose Mutilba është shkencëtar kompjuterash me profesion. Për vite me radhë ai drejtoi kompaninë D’ors Informática.

Pas daljes në pension të parakohshëm, lundrimi me vela u bë një nga aktivitetet e tij kryesore. Ai dhe gruaja e tij udhëtonin shpesh në Mesdhe, duke vizituar Italinë, Francën dhe Greqinë.

Ndërsa Carmen tani është e sigurt në Pylos, familja është ende duke pritur lajme për fatin e spanjollit 66-vjeçar.

SHBA “fal” snajperistin shqiptar, që udhëhoqi grụpin xhihadist të shqiptarëve në Siri

Ebu Katede Albani ose Abdul Jashari, pjesëtar i grupit të snajperistëve shqiptarë në Siri “Xhemati Alban”, nuk është më nën sanksionet amerikane.

Një masë e tillë vjen pasi Departamenti i Shtetit hoqi Sirinë nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin në një hap që ishte paralajmëruar fillimisht në fillim të këtij viti, në pritje të një shqyrtimi nga Kongresi.

Klasifikimi si shtet që mbështet terrorizmin sjell me vete kufizime për ndihmën e jashtme amerikane, eksportet e pajisjeve të mbrojtjes dhe transaksione të caktuara financiare.

Gjatë dekadës së fundit, Abu Qatada Albani, me origjinë nga Shkupi, ka udhëhequr grupin xhihadist “Xhemati Alban”, i përbërë kryesisht nga shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

E PAZAKONTË! Grabiti të moshuarit dhe u arratis, vdes pas disa minutash nga një infarkt hajdụti në Itali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Venecia, ku një hajdut xhepash ka humbur jetën nga një atak kardiak vetëm pak minuta pasi dyshohet se kishte grabitur një çift të moshuarish.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30 të së mërkurës, në zonën e Campo dei Frari. Sipas mediave italiane, burri ishte pjesë e një grupi personash që i vodhën një portofol çiftit të moshuar nga çanta e shpinës.

Mes sendeve të marra ndodheshin edhe ilaçe të rëndësishme për një prej të moshuarve.

Pas grabitjes, grupi u largua me shpejtësi nga zona. Por rreth orës 13:00, disa kalimtarë vunë re një prej grabitësve teksa u rrëzua papritur në tokë pranë Palazzo Cosulich.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat tentuan ta reanimonin përmes defibrilatorit. Pavarësisht përpjekjeve, burri nuk arriti të mbijetonte dhe u shpall i vdekur në vend.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa rasti është raportuar gjerësisht nga mediat italiane për shkak të kronologjisë së pazakontë të ngjarjeve.

“Richard Mille” në dorën e Ergys Agasit, gjatë arrestimit, ora që kushton sa një shtëpi

Në momentin e arrestìmit, Ergys Agasi shfaqet me një orë “Richard Mille” në dorë, një prej markave më ekskluzive dhe më të shtrenjta të orëve luksoze në botë.

Çmimi i një “Richard Mille”, në varësi të modelit, nis nga rreth 150 mijë euro, ndërsa shumë modele të rralla dhe të kërkuara arrijnë në 300-400 mijë euro.

Për modelet më ekskluzive, çmimi mund të shkojë deri në 2-3 milionë euro.

Një orë që kushton sa një shtëpi luksoze, në dorën e një personi në momentin e arrestimit.

Një detaj që, më shumë se çdo fjalë, të bën të mendosh për përmasat e pasurisë dhe luksit të tij.