Po Ιυanin në pishinë, mbγtet dadoja 50-vjeçare, në gjendje të rëndë vogëΙυshja 2 vjeçe

Hera e fundit që ato u panë, ishte teksa po luanin me ujë. Megjithatë, pas disa minutash, të dyja ishin me kokë poshtë brenda pishinës së madhe të shtëpisë.

Kjo ishte panorama para ngjarjes së rëndë të ndodhur në kopshtin e një vile në Bolonja të Italisë, ku humbi jetën një 50-vjeçare me origjinë filipineze që punonte si dado.

Dadoja dhe vajza 2 vjeçe për të cilën kujdesej po qëndronin pranë pishinës për t’u freskuar, por papritur, ndoshta për shkak të një sëmundjeje, gruaja humbi ndjenjat dhe ra në ujë, duke tërhequr edhe vogëlushen pas vetes.

Një hipotezë tjetër është se fëmija ka rrëshqitur duke luajtur dhe dadoja në përpjekje për ta shpëtuar është mbytur.

Gruaja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa fëmija është ende gjallë por në gjendje shumë të rëndë. Ajo kishte kohë që kujdesej për vajzën e vogël dhe atë ditë kishin vendosur të luanin me ujin e pishinës në via dei Sabbioni, në kopshtin e vilës së  gjyshërve të vogëlushes.

Për arsye që ende nuk janë konstatuar të dy ishin me shenja jete nën ujë për disa kohë, derisa 50-vjeçares u ra të fikët. Gruaja u gjet duke pluskuar dhe foshnja me kokë poshtë nga pjesëtarët e tjerë të stafit të brendshëm që ndodheshin në shtëpi dhe thirrën menjëherë policinë.

Personeli shëndetësor ka bërë të pamundurën për t’i reanimuar në vend dhe për t’i dërguar me urgjencë në spital. Kur zemra nisi t’i rrihte sërish, vajza u dërgua në urgjencën pediatrike të Sant’Orsola në Bolonja, ku ndodhet ende e shtruar në terapi intensive, me një prognozë të rezervuar.

Nga ana tjetër, dado mbërriti në rrezik për jetën në spitalin Maggiore dhe pas një shtrimi të shkurtër në terapi intensive ajo ndërroi jetë, si nga pasojat e sëmundjes që e goditi edhe nga mbytja.

I FUNDIT/ Ukraina firmos dekΙαratën për anëtarësimin në BE

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministri Denys Shmyhal dhe kryetari i parlamentit Ruslan Stefanchuk kanë nënshkruar një deklaratë mbi synimin e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, shkruan BBC .

Zelensky tha se deklarata e tyre e përbashkët ishte një “sinjal i unitetit të të gjitha degëve të pushtetit” dhe dëshmi se Ukraina ishte e vendosur për tu anëtarësuar në BE. Presidenti shtoi se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë vite apo dekada.

Më herët, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se anëtarësimi në BE ishte “brenda mundësive” për Ukrainën, por i kërkoi vendit të përmirësojë reformat kundër korrupsionit.

Ukraina aplikoi për anëtarësimin në BE vetëm pesë ditë pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt dhe blloku 27 anëtarësh pranoi kandidaturën më 23 qershor, në një sinjal të fortë mbështetjeje. Por procesi i anëtarësimit mund të zgjasë shumë vite.

E rëndë/ Babai tenton të mbγsë fëmijën në mes të rrugës, e shpëtojnë shqiptarët

Mbarë opinioni publik është tronditur në Greqi nga një video që është publikuar ditën e sotme.

Në video ilustrohet momenti kur një burrë tenton të mbysë fëmijën e tij në mes të rrugës në qendër të Athinës.

Ishin kalimtarët rastësorë dhe nëna e fëmijës ata që shpëtuan beben nga duart e babait mostër, i cili luftoi me mish e me dhëmbë për të mbytur fëmijën e tij.

Sipas dëshmitarëve okularë mes personave që dhanë betejë për të shpëtuar fëmijën nga duart e babait ishin dhe disa qytetarë shqiptarë.

Sipas pamjeve nga video, gruaja që kalon afër babait mostër kupton se fëmija është në rrezik dhe menjëherë tenton ta marrë foshnjën nga babai.

Ndërkohë e ëma e fëmijës ( gruaja ,e bluzë të kuqe) vrapon gjithashtu për të shpëtuar fëmijën, por nuk ia del, pasi burri e shtyn me forcë dhe e rrëzon.

Për fat të mirë falë ndërhyrjes së disa qytetarëve tjerë, babai u neutralizua dhe fëmija shpëtoi nga duart e të atit.

Gαbimi që e bëjmë të gjithë, ja pse nuk duhet ta fυsim shalqirin në frigorifer

Vapa e madhe na detyron që shumicën e ushqimeve t’i fusim në frigorifer, madje edhe shalqinjtë, por në fakt ne bëjmë një gabim të madh.

Në të vërtetë, siç thonë ekspertët, shalqirin duhet mbajtur në temperaturë dhome, në mënyrë që të ruajë të gjithë përbërësit ushqyes me të cilët është i pasur.

Kur është i ftohtë, shalqiri humb shumicën e vitaminave dhe të materieve ushqyese.

Edhe një gjë e kanë zbuluar shkencëtarët. Shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina dhe materie ushqyese edhe pasi që të jetë këputur nga rrënja, mirëpo sërish, vetëm nëse e mbani në temperaturë dhome. Kur e fusin në frigorifer, ai proces ngadalësohet dukshëm.

Prandaj, shalqinjtë duhet blerë aq sa keni llogaritur që do t’i hani dhe duhet konsumuar menjëherë.

Është i pasur me gjëra të shumta ushqyese si p.sh., vitaminat A dhe C, betakaroten, likopen, hekur, zink dhe shumë minerale të tjera.

‘Ρlas’ sherri me thika në vend, ρlagoset rëndë 16-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik mbrëmjen e sotme ku shtetasi N.P, 15 vjeç ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij me inicialet P.M i cili është paraqitur në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka arrestuar menjëherë 15 vjeçarin që kreu plagosjen dhe e kanë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.

Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ηοroskoρi për ditën e sotme, 1 korrik 2022

Dashi

Sot gjatë gjithë ditës do të mendoni vetëm për çështje pune dhe financiare. Duhet të mendoni edhe për çështjet e zemrës ndonjëherë, pasi partneri/ja ndihet i braktisur. Beqarët do jenë mjaft të mbyllur sot në vetvete dhe nuk do kenë dëshirë për të dalë në takime. Financat nuk paraqesin probleme, do vazhdoni t’i mbani nën kontroll.

Demi

Keni rezultate të shkëlqyera në një projekt që vijnë si pasojë e bashkëpunimit dhe mbështetjes shumë të mirë që keni edhe me partnerin/en. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin e tyre, duhet që t’i shfaqin lirisht ndjenjat e tyre pa u ndrydhur në vetvete. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Binjakët

Kujtimet e ëmbla po ju lezetojnë ditën sot ju të dashuruarve. Jeni të përkundur nga një ndjenjë kënaqësie që nuk e kuptoni nga vjen. Për beqarët do nisë një kapitull i ri, do jenë në gjendje që ta bëjnë për vete mjaft lehtë personin që pëlqejnë. Financat do jenë të ekuilibruara, do dini si t’i menaxhoni të ardhurat tuaja.

Gaforrja

Sot ju që jeni në çift dëshironi të qëndroni të qetë në ambientin tuaj që ju pëlqen aq shumë. Një ditë jo me ndonjë ngjarje të veçantë për tu mbajtur mend. Beqarët do realizojnë takime fantastike gjatë kësaj dite dhe jeta mund t’i marrë një tjetër drejtim. Gjendja e financave do varet nga menaxhimi juaj. Gjithsesi bëni kujdes.

Luani

Duhet të mbani nën fre krenarinë tuaj dhe ambicien e tepruar sepse në të shkuarën keni bërë gabime që ju kanë kushtuar shtrenjtë në marrëdhënie me partnerin/en. Beqarët do tregohen mjaft impulsivë sot dhe ka mundësi që të hedhin hapa të gabuar për të cilat do vuajnë pasojat. Probleme parashikohen edhe në planin tuaj financiar.

Virgjëresha

I keni patur çastet tuaja të lavdisë gjatë paradites së sotme dhe për këtë jeni shumë krenar. Mbrëmja paraqitet e qetë në prani të partnerit/es suaj. Beqarët pas shumë përpjekjesh dhe mundimesh më në fund do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë prej kohësh. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Sot një ditë e mirë për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Fati është në anën tuaj dhe çdo gjë do të përfundojë në favorin tuaj. Beqarët do realizojnë takime interesante gjatë kësaj dite dhe ka mundësi që disa prej tyre të nisin edhe lidhje serioze. Në planin financiar bëni mirë të merrni disa masa për të shmangur problemet.

Akrepi

Sot do të vendosni të kaloni një ditë vetëm për vetëm me partnerin/en, mbi të gjitha sepse ju duhet mendimi i tij/saj për një vendim të rëndësishëm që do të merrni. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria, madje do kenë ndryshime të shpeshta të humorit dhe nuk do dinë as vetë çfarë duan. Ditë e vështirë për financat.

Shigjetari

Jeni disi të pakënaqur me disa situata që po ndodhin rreth jush që jeni në marrëdhënie dashurie. Do të kërkoni të gjeni fajtorin por nuk do të mundni dot. Beqarët do kenë një nga ditët e tyre të zakonshme rutinë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, gjendja do përmirësohet goxha.

Bricjapi

Ditë e bukur dhe e mbushur plotë emocione për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Mundohuni të dilni për një darkë romantike me partnerin/en dhe dita do mbyllet më së miri. Beqarët do tregohen të pavëmendshëm gjatë kësaj dite dhe mund të humbin mundësi të shkëlqyera. Në planin financiar gjendja paraqitet e ekuilibruar.

Ujori

Sot ngjyra juaj është blu si deti, si qielli, si çdo gjë qe ju çon larg banales dhe vulgaritetit. Do të ndjeheni shumë të lirë dhe të lumtur në krahët e njeriut tuaj të zemrës. Beqarët depërtojnë emocione të forta pas disa takimesh interesante që do realizojnë. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Peshqit

Po ju kujtohet vera dhe pushimet dhe keni shumë dëshirë ti riktheheni përsëri. Kujtime të bukura që thjesht po ju shoqërojnë gjatë ditës së sotme ju që jeni në çift. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin dhe nuk do jenë të gatshëm as për aventura dhe as lidhje serioze. Në planin financiar situata paraqitet e ekuilibruar dhe pa probleme.

Drejtësia greke ρυblikon fotot e rrjetit kriminal të fajdexhinjυe, mes tyre 2 shqiρtarë

Gjykata e Shkallës së parë në Herakleio në Greqi ka urdhëruar publikimin e fotove dhe identiteteve të pjesëtarëve të një rrejti të madh kriminal fajdexhinjsh në Greqi.

Pjesë e grupit janë edhe dy shqiptarë, Arbër Prenga 32 vjeç dhe Arjan Xhangolli 30 vjeç.

Rrjeti i fajdexhinjve është shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje të qytetarëve, raporton abcnews.al.

Si rrjedhojë autoritetet greke u bëjnë thirrje qytetarëve të kontaktojnë me policinë për çfarë do lloj informacioni që mund të çojë në arrestimin e kriminelëve, si edhe për të mos rënë pre e mashtrimeve të tyre.

“Në këtë kuadër, qytetarët janë të lutur të kontaktojnë Departamentin e Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Kretë, në numrat telefonik 2810-274124 dhe 2810-274150, për të dhënë çdo informacion përkatës. Vërehet se sigurohet anonimiteti dhe konfidencialiteti i komunikimit.  Theksohet se kjo masë ka afat deri më datë 24.12.2022, sipas Urdhrit të Prokurorisë”, raporton protothema,gr.

Arbër Prenga, lindur më  1990-ën në Shqipëri

Arjan Xhangolli, lindur në 1992 në Shqipëri

Michail Karidhi, lindur në 1977 në Herakleio

Panajotis  Vasiliou, lindur në 1998 në Herakleio

Jorgos Samiotakis,  lindur në 1975 në Herakleio

/abcnews.al/

Ρolicia e Elbasanit e gjitha në këmbë, në ndjekje të mjetit ku udhëtojnë ρersona të rrezίkshëm, kap “pa dashje” një …

Policia e Elbasanit është e ngritur e gjitha në këmbë mbrëmjen e së enjtes, për shkak se ëhstë vënë në ndjekje të mjetit me targa B680AB, pasi dyshohet se me të lëvizn disa persona me rrezikshmëri të lartë.

Burime për Abc bënë me dije se mjeti fillimisht nuk i ka ndalur një patrulle në hyrje të qytetit të KLibrazhdit dhe më pas ka injoruar edhe paralajmërimin e dy patrullave në Elbasan.

Por në tentativë për të ndaluar mjetin me targa B680AB, policia e Elbasanit ka ndaluar një “Ferrari” me ngjyrë të verdhë.

SHIKO VIDEON KËTU

/Abcnews.al/

Romeo Veshaj dhe Olsi Bylyku shkëmbejnë ρυthje ‘ραsionαnte’ në bυzë

Ka ndodhur tashmë! Dy aktorë të njohur, Olsi Bylyku dhe Romeo Veshaj janë puthur në buzë. Ka ndodhur te emisioni “Më lër të flas”.

Olsi dhe partnerja e tij Egli Tako, janë dy nga të ftuarit e radhës në emisionin e binjakëve Veshaj që transmetohet të premten, por episodi është regjistuar disa ditë më përpara.

Në promon e emisionit të publikuar ditën e sotme, Romeo dhe Olsi shihen duke u puthur në buzë.

Nuk dihet nëse ata kanë rikrijuar puthjen e Donaldit me Bora Zemanin gjatë “Big Brother VIP” apo ka qenë thjesht një skeç.

Olsi dhe binjakët kanë treguar se njihen prej vitesh dhe kanë raporte shumë të mira shoqërore.

Tirana “dίgjet”, Korça “ρυshtohet” nga breshëri (Video)

Prej disa ditësh Tiranë dhe shumë qytetet të vendit janë përfshirë nga i nxehti afrikan, duke bërë që temperaturat të arrijnë në 39 gradë celcius, në rrethin e Korçës situata paraqitet krejt ndryshe.

Në redaksinë e Abcnews.al, ka mbërritur një video e cila tregon se fshati Rrëmbec i Maliqit është i përfshirë nga një stuhi breshëri.

Siç shihet edhe në vide, breshëri bie në kokrra të mëdha.

SHIKO VIDEON KËTU