Koha që ‘të riedυkojmë’ këtë krγeministër shαrΙatan, që na ka rënë për pjesë!

Nga Ilirjana Kuçana.

Erdhi në pushtet me sloganin e “Rilindjes”, duke shpalosur në fushatë programin e Rilindjes urbane, bujqësisë, ekonomisë, turizmit, drejtësisë etj.

Në fakt slogani “Rilindje” ishte për të rilindur regjimin e qoftëlargut, monizmin. Shumë shpejt rilindën bandat që ishin shkatërruar në vitet 2005-2009. U kanabizua vendi në nivele të frikshme, sidomos në vitin 2016. Riedukoi popullin me format represive të një policie ushtarake që shtyp çdo tubim apo pakënaqësi të shoqërisë.

Bëri ligjin antishpifje që binte ndesh me çdo konventë që Shqipëria ishte pjesë për lirinë e fjalës dhe shtypit.

Reformoi Arsimin duke e kthyer në një arsim klientelist që i shërben vetëm klientëve të qeverisë duke shkatëruar arsimin publik.

Reformoi shëndetësinë duke e shkatërruar atë dhe duke pasuruar klientët e qeverisë me tenderat korruptiv.

Reformoi sistemin e grumbullimit të mbetjeve urbane duke pasuruar klientët e tij me “Incieneratorët”.

Reformoi drejtësinë në shërbim të tij nga gjeneza deri në nivelet më të larta institucionale të tij, ku magjistratët sillen si edukator për të paedukuarit e regjimit, rasti i Vilson Kulemanit, që ju paralajmërua riedukimi nga vetë kryeministri dhe sot pas 3 vitesh sorollatet dyerve të gjykatave.

Rasti më i fundit është riedukimi i gazetarit Klevin Muka, një rast i përsëritur pas rastit të Ambrozia Meta-s.

Është koha që të riedukojmë këtë kryeministër sharlatan që na ka rënë për pjesë. Mos thuaj “Çmë duhet mua?”. Eja në protestë më datë 07 Korrik 2022, ora 19:00.

Ηοroskoρi për ditën e sotme, 4 korrik 2022

Dashi: Këto janë ditë paksa të vështira, por me shpirtin e duhur mund të vazhdoni dhe të përpiqeni të gjeni anën pozitive të gjërave. Në punë përpiquni të nxirrni në pah mendimet tuaja dhe mos e vendosni veten në plan të dytë.

Demi: Dashuria ndonjëherë është e pakuptueshme. Ka raste kur gjërat thjesht nuk janë plotësisht të qarta dhe do të ishte më mirë të flisnim për to menjëherë. Puna po lulëzon, vazhdoni kështu.

Binjakët: Kjo periudhë po ju vë në provë. Mundohuni t’i besoni partnerit/es tuaj dhe të mbështeteni tek ata që ju duan. Ndërkohë kini dhe diçka parasysh: Ndonjëherë të mos mendosh për punën nuk është gabim.

Gaforrja: Ju duhet të vendosni se çfarë duhet të bëni me një pjesë të së kaluarës suaj që nuk po bën gjë tjetër veçse po kthehet hera herës. Përballuni me situatat më të pakëndshme dhe përpiquni t’i hiqni qafe sa më shpejt që të jetë e mundur.

Luani: Karakteri juaj i fortë dhe i vendosur po ju vë në provë. Ankthi dhe stresi janë kthyer në shoqëruesit tuaj të udhëtimit. Mundohuni të ndryshoni javën duke filluar me një projekt të mirë.

Virgjëresha: Dita juaj përfshin shumë surpriza. Mbështetuni te rastësia dhe lëreni veten të gëzoni sado pak. Hëna duket se dëshiron që këtë të hënë, ti të marrë një mesazh.

Peshorja: Janë kohë të trazuara ndaj përdorni qetësinë mendore që ju karakterizon, ashtu siç e shihni të arsyeshme në situatën që jeni. Mos e humbni energjinë tuaj duke ndjekur njerëz që nuk duan të vazhdojnë me ju. Në punë, dëgjojeni shefin, ai mund t’ju mësojë një ‘perlë’ që do t’ju ndihmojë.

Akrepi: Duket se keni gjetur qetësi edhe nëse periudha aktuale është paksa e tensionuar. Shijojeni këtë moment. Puna do të ketë disa surpriza.

Shigjetari: Gjithmonë ndiheni të mbingarkuar nga gjërat dhe nuk po e shijoni verën si zakonisht. Por mbani mend se ju mund t’i ndryshoni gjërat çdo ditë. Lëreni punën nëse nuk ju pëlqen.

Bricjapi: Vendosmëria që ju karakterizon po ju vë në krizë. Ju duhet të bëni një zgjedhje, por nuk dini çfarë dhe kë të ndiqni. Mundohuni të dëgjoni vetëm veten. Dhe shkoni pas instiktit tuaj.

Ujori: Jeni të mbytur nga puna dhe nuk e dini nëse kjo është e mirë apo e keqe. Vazhdoni të ecni përpara sepse do të keni shumë surpriza.

Peshqit: Duket se takimi që patët ishte vërtet magjik. Mos lejoni që frika të shkatërrojë gjithçka. Së shpejti do të filloni një përvojë pune vërtet të vlefshme dhe të dobishme. 

Fotot e dy shqiptarëve që u υranë në Athinë, njëri u ekzekυtua nga ρolicia

Mediat greke kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve të cilët mbetën të vrarë mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Bëhet fjalë për Andon Dhimitraq Tefi dhe Armando Lamaj, 48 dhe 46 vjeç.

Tefi me origjinë nga Korça sipas asaj që raportohet nga mediat vendase është identifikuar edhe si Adil Tefa ndërsa Armando Lamaj, si Gëzim. A, identitet të cilat i përdornin në Greqi.

Tefa është vrarë nga efektivi i policisë, i cili iu kundërpërgjigj pasi shqiptari nisi të qëllonte me armë zjarri.

Ngjarja nisi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, disa persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përplasën me drejtuesin e një motoçiklete,

i cili mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua nga drejtuesi i mjetit “Mercedes” Adil Tefa, por gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ndërroi jetë në spital.

E rëndë, autobυsi ρΙot me ρasagjerë bie në greminë, të ραktën 19 kanë hυmbur jetën

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë lënduar, pasi një autobus plot me pasagjerë ra në një greminë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pakistanin Perëndimor.

Sipas mediave vendase, autobusi u përmbys në një rrugë të rrëshqitshme pranë Dhanisar në provincën Khyber Pakhtunkhwa, ndërsa po shkonte për në Quetta nga Rawalpindi.

Ngjarje të tilla fatale janë të zakonshme në Pakistan, për shkak të infrastrukturës së keqe në vend, automjeteve të vjetra dhe shoferëve të pakujdesshëm./Abcnews

Arjan Konomi flet për aksidentίn në Jordani: Falenderoj një djalë nga Londra që bëri pagesën, nυk më operonin

Gazetari Arjan Konomi ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që i ndodhi gjatë pushimeve në Jordani, ku rrezikoi të humbte krahun.

Ai kreu një operacion shumë të vështirë, të cilin fatmirësisht ia doli me sukses. Përmes një video në Instagram, Arjani ka falenderuar të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë.

Kam nje mezash te rendesishem per te gjithe ju!
Gjate atyre diteve te qendrimit ne spital, ne Amman te Jordanise, pas aksidentit ku rrezikova fillimisht te humbja jeten e me pas krahun e djathte, me kane ardhur mijera e mijera mesazhe ne inboks, si ne Instagram dhe ne TikTok, mijera komente gjithashtu, qindra sms ne telefon.

Ne pamundesi fizike per t’ju pergjigjur do te doja t’ju falenderoja nga thellesia e zemres sime, duke j’u perkulur me mirenjohje per perzemersine, ndjeshmerine, miresine dhe shqetesimin tuaj mbi gjendjen time shendetësore.

Ne ato dite, kur me dukej sikur koha te kishte ndaluar per mua dhe qe nuk do te mbaronin kurre, FJALET TUAJA me kane dhene fuqi e force, me kane mbushur me shprese, me dhane gjak e jete, duke me bere te ndihesha jo nje vend te panjohur e te larget,

por si ne vendin tim te dashur, i rrethuar nga njerez te admirueshem qe me ngazellyhen me fjalet mbeshtetese, me urimet, me kurajen, me forcen per te luftuar. Aty e gjeta motivin per t’i thene vetes: do behem mire e nje dite do te jem ne Tirane.

Fjalet e mesazheve tuaja ishin per mua jetesore dhe me mbushen dejet, po ashtu si qeskat me gjak e me plazme qe spitali derdhnin ne venat e mia.

Ju uroj me gjithe shpirt (edhe atyre qe nuk kane shkruar) te keni sa me shume shendet ne jete, ju dhe familjet tuaja. Zoti ju bekofte e ju ndihmofte ne çdo dite te ketij kalvari, qe e quajme JETE”, ka shkruar ai krahas videos.

Më herët, Arjani zbuloi se u përball me një situatë të vështirë, pasi sipas tij doktorët nuk pranonin ta fusnin në operacion pa bërë fillimisht pagesën. Gazetari tregoi se e ka ndihmuar një mik i tij në Londër i cili ka

Denόncimi i mësueses/ Po tentojnë të na mbαjnë në pυnë më 7 korrik

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka publikuar mesazhin e një mësuese nga qyteti i Fierit e cila shprehet se po tentojnë t’i mbajnë në punë në datë 7 Korrik në mënyrë që të mos marrin pjesë në protestë.

Boçi thekson se Rama e di mirë se çfarë domethënë protesta e 7 Korrikut pasi tmerri dhe paniku i saj janë të prekshëm.

Ai shton se joshja ndaj qytetarëve nuk mjafton dhe për penguar pjesëmarrjen e tyre në protestë tashmë ka nisur me bllokime dhe kërcënime.

Rrezίkojnë mbγtjen 4 të mitur, dërgohen me υrgjencë drejt sρitalit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë ku 4 të mitur kanë rrezikuar të mbyten.

Uniformat blu bëjnë me dije se 4 të mitur, të moshave 11,12 dhe dy nga 13 vjeç, teksa kanë qenë duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten.

Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 03.07.2022, janë paraqitur në urgjencën e Kavajës, 4 shtetas të mitur, të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç, të cilët duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten.

Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Sot një ëndërr e madhe mu bë reaΙitet”, Kreshnik Spahiu jep Ιajmin e madh: FaΙeminderit Zot

Shqipëria dhe Kosova nuk do të kenë më kontrolle në kufi. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se kjo marrëveshje mes dy vendeve do të zbatohet për gjatë gjithë vitit, jo vetëm në periudhën e sezonit turistik.

Analisti Kreshnik Spahiu ka reaguar në rrjetet sociale ku shkruan se sot i është bërë një ëndërr realitet.

Postimi i plotë:

Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet:

Kosovë-Shqipëri pa kufi

Faleminderit Zot

PërρΙαsja e ρërgjakshme mes shqiptarëve në Athinë, bαndat rivaΙe caktuan orarin për takim! Gruaja në timon mori para me makinë ish-partnerin

Adil Tefa nga Korça është një prej tre viktimave në përplasjen e përgjakshme mes bandave rivale të drogës, me origjinë shqiptare, mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Mediat kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku ka nisur përmbysja e fakteve në raport me atë që u raportua në fillim. Ajo që u duk se nisi më mënyrë aksidentale pas përplasjes së automjetit me motorin, në fakt ishte një sherr mes bandave që kishte nisur përpara episodit të djeshëm.

Palët kishin rënë dakord për një takim për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre. Grupi i shqiptarit që hapi zjarr i pari udhëtonte me automjetin që drejtohej nga një grua ndërsa motoçiklisti shoqërohej edhe nga dy automjete të tjera mbrapa tij.

Ata kishin qenë pjesë e të njëjtit grup për trafikun e drogës por mes tyre kishin nisur mosmarrëveshjet për pazare. Të dy palët kanë nisur të debatojnë në rrugë. Sapo ka zbritur nga automjeti shqiptari ka nxjerrë armën duke qëlluar të riun që ndodhej në motor.

Menjëherë babai i këtij të fundit i cili ndodhej në automjet ka zbritur duke ecur drejt shqiptarit por ai e ka ekzekutuar nga afër pa u menduar.

Makina tjetër që shoqëronte të riun ka tentuar të largohej ndërsa personi që ndodhej brenda makinës së babait të tij ka vrapuar për të shpëtuar.

Por në atë çast gruaja që ndodhej në makinë me banditin shqiptar ka shkelur gazin duke e përplasur atë ndërsa në drejtim të tij është qëlluar edhe me armë zjarri.

Sipas mediave greke gruaja që ndodhej në timon është ish partnerja e personit që ajo goditi me automjet. Si pasojë e plagëve ky i fundit ndërroi jetë në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pas të shtënave, shqiptari që qëlloi motoçiklistin vodhi një automjet nën kërcënimin e armës dhe tentoi të grabiste një pikë karburanti.

Pas ndjekjes nga policia ai mbeti i vrarë në shkëmbim zjarri. Si pasojë e të shtënave u plagosën edhe dy efektivë policie.

Ρërgjαkja e Athinës/ Ja kυsh është 46-vjeçari shqiρtar që mbeti i υdekur, media greke: Më i rrezikshmi, korçari që e qëΙΙoi nga “Benzi” i kërkoi takim (FOTO)

Masakra e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Athinë, me tre të vdekur dhe dy policë të plagosur, shkaktoi terror dhe panik si në Kato Patisia ku nisi ashtu edhe në Agioi Anargyros ku përfundoi.

Tre shqiptarët që mbetën të vdekur pas përplasjes me armë për pazare droge janë një 48-vjeçar, një 46-vjeçar për të cilin mediat greke raportojnë se quhet Gëzim A. dhe një 23-vjeçar.

Media greke newsit.gr ka publikuar foto të 46-vjeçarit (i dyti prej viktimave) me të cilin ka folur më herët Andon Tefi, shqiptari që ishte në “Mercedes-Benz” dhe hapi zjarr ndaj motorit mbrëmjen e kaluar në Athinë.

Yjyt

Besohet se Tefi me origjinë nga qyteti i Korçës, njëherësh pronari i një servisi dhe babai i një vazje 25-vjeçare,

e cila sipas mediave greke mund të jetë femra që ndodhej në mjetin tip “Benz” kur nisi përplasja me armë, ka negociuar për të bërë takimin me viktimën 46-vjeçare që çoi në përgjakjen e Athinës.

Të dy duket se kanë qenë duke shpërndarë drogë, me 46-vjeçarin që besohet të jetë më i ashpri nga të tre ata që ndërruan jetë.

Sipas medias greke ai kishte precedentin më të rëndë penal nga të gjithë personazhet e tjerë që terrorizuan kryeqytetin grek