Horoskopi për ditën e sotme, e premte 31 korrik 2026

Dashi: Energjia juaj do të jetë e lartë dhe do të arrini të përfundoni disa detyra të rëndësishme. Në punë mund të merrni një lajm pozitiv që do t’ju motivojë. Në dashuri, sinqeriteti do të forcojë marrëdhënien me partnerin. Kujdesuni për pushimin dhe mos e teproni me angazhimet.

Demi: Kjo është një ditë e mirë për të marrë vendime financiare me qetësi. Një bisedë me një person të afërt do t’ju ndihmojë të shihni gjërat ndryshe. Beqarët mund të kenë një njohje interesante. Shëndeti paraqitet i qëndrueshëm.

Binjakët: Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë gjatë kësaj dite. Mund të zgjidhni një keqkuptim që ju ka shqetësuar prej kohësh. Në punë do të vlerësoheni për idetë tuaja. Në mbrëmje gjeni kohë për t’u çlodhur.

Gaforrja: Emocionet do të jenë më të forta se zakonisht, ndaj shmangni reagimet e nxituara. Një lajm i mirë nga familja do t’ju gëzojë. Në aspektin sentimental priten momente të ngrohta. Kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Luani: Do të ndiheni më të sigurt në veten tuaj dhe kjo do të reflektohet në çdo takim. Një mundësi e re profesionale mund të shfaqet papritur. Në dashuri, surprizat do të jenë të këndshme. Ruani ekuilibrin mes punës dhe jetës personale.

Virgjëresha: Organizimi do t’ju ndihmojë të arrini rezultatet që prisni. Një çështje që dukej e ndërlikuar do të marrë zgjidhje. Partneri do të vlerësojë mbështetjen tuaj. Mos lini pas dore aktivitetin fizik.

Peshorja: Dita favorizon bashkëpunimet dhe marrëveshjet e reja. Një mik mund t’ju japë një këshillë të vlefshme. Në dashuri do të mbizotërojë harmonia. Financat kërkojnë pak më shumë kujdes.

Akrepi: Vendosmëria juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni çdo pengesë. Në punë mund të merrni një përgjegjësi të re. Në jetën personale shmangni debatet për çështje të vogla. Një shëtitje ose aktivitet relaksues do t’ju bëjë mirë.

Shigjetari: Optimizmi do të jetë aleati juaj më i madh gjatë kësaj dite. Mund të lindë një mundësi për udhëtim ose për një projekt të ri. Në dashuri do të ndiheni më pranë personit që pëlqeni. Kujdesuni të mos merrni vendime të nxituara.

Bricjapi: Puna dhe përkushtimi do të japin rezultatet e pritura. Një çështje financiare mund të zgjidhet në favorin tuaj. Në familje do të mbizotërojë qetësia. Gjeni pak kohë edhe për veten.

Ujori: Kreativiteti juaj do të tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Një takim i papritur mund të sjellë një mundësi interesante. Në dashuri priten emocione pozitive. Kujdesuni për ritmin e përditshëm dhe mos e teproni me lodhjen.

Peshqit: Intuita do t’ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur. Një lajm i mirë mund të lidhet me punën ose financat. Në marrëdhëniet personale do të ndiheni më të kuptuar. Mbrëmja është ideale për relaks dhe reflektim.

“Babai më veshi si djaIë për 10 vite që të më mbronte”/ Historia e jashtëzakonshme e vajzës që sfidoi rregullat

“Babai im më veshi si djalë për 10 vjet për të më mbrojtur.” Kjo është historia e rrallë e Nilofar Ayoubi, aktivistes afgane për të drejtat e grave, e cila sot jeton si refugjate në Poloni, pasi u detyrua të largohej nga Afganistani pas rikthimit të talebanëve në pushtet. Nilofar lindi në vitin 1996 në qytetin e Kunduzit, në veri të Afganistanit, në periudhën kur vendi drejtohej nga regjimi i parë taleban. Ajo ishte vetëm 4 vjeçe kur përjetoi një ngjarje që do të ndryshonte rrjedhën e jetës së saj.Sipas rrëfimit të saj për BBC, një burrë e goditi me shuplakë në rrugë sepse nuk mbante hixhab dhe më pas e kontrolloi për t’u siguruar nëse ishte vajzë. Babai i saj reagoi menjëherë. Ai i preu flokët, e veshi me rrobat e vëllezërve dhe mori vendimin që për vite me radhë ajo të rritej si djalë. Kjo praktikë njihet në Afganistan si “bacha posh”, një traditë ku disa familje i rrisin vajzat përkohësisht si djem, në mënyrë që ato të kenë më shumë liri lëvizjeje, të shkojnë në shkollë, të punojnë apo të ndihmojnë familjen.

Në rastin e Nilofarit, vendimi i babait të saj nuk erdhi nga dëshira për të pasur një djalë, por nga bindja se vajza e tij duhej të kishte të njëjtat mundësi si vëllezërit e saj. “Të ishe djalë do të thoshte të kishe fuqi. Edhe një djalë dyvjeçar kishte më shumë të drejta se nëna e tij”, kujton ajo. Për rreth dhjetë vite, nga mosha 4 deri në 14 vjeç, Nilofar jetoi si djalë. Ajo mund të shoqëronte të atin në treg, të udhëtonte me autobus, të ndiqte aktivitete sportive dhe të luante jashtë me fëmijët e tjerë, gjëra që për shumë vajza afgane ishin të pamundura.

Ajo tregon se fitoi shumë vetëbesim dhe se shumica e njerëzve nuk e kuptonin se ishte vajzë. Madje, edhe shoqja e saj më e afërt jetonte në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, kjo jetë e dyfishtë kishte edhe vështirësitë e saj. Askush nuk i kishte shpjeguar ndryshimet që pësonte trupi i një vajze gjatë pubertetit. Kur i erdhën menstruacionet për herë të parë në moshën 13-vjeçare, ajo nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte. Me ardhjen e pubertetit, familja u detyrua t’i jepte fund jetës së saj si djalë. Nëna e saj e përjetoi me dhimbje këtë moment, pasi e dinte se vajza e saj do të humbiste liritë që kishte fituar dhe do të përballej me kufizimet e zakonshme për gratë afgane.

Nilofar rrëfen se e kishte shumë të vështirë ta pranonte ndryshimin. “Qaja natën dhe lutesha që të mund të ndryshoja gjininë time”, ka treguar ajo. Por përvoja e saj e formoi dhe e shtyu drejt aktivizmit. Gjatë studimeve ajo krijoi grupe ndërgjegjësimi për vajzat dhe më vonë shkoi në Indi për të studiuar, gjithmonë me mbështetjen e babait të saj, i cili i kërkoi të vendoste vetë për të ardhmen dhe martesën e saj. Më vonë familja u vendos në Kabul, ku ngriti një biznes të suksesshëm mobiljesh që punësonte qindra persona, përfshirë shumë gra.Në vitin 2021, kur talebanët morën sërish kontrollin e Afganistanit, Nilofar dhe familja e saj u detyruan të largoheshin nga vendi. Me ndihmën e gazetarëve polakë, ata u përfshinë në një operacion evakuimi dhe u larguan nga Kabuli vetëm me dy çanta shpine. Sot ajo jeton në Poloni dhe është një zë i njohur ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave afgane. Duke kujtuar vitet kur jetoi si djalë, Nilofar thotë se ajo periudhë ishte njëkohësisht dhuratë dhe dhimbje. “Ishte një bekim dhe një mallkim. Mallkim sepse ndihesha sikur nuk i përkisja askund, por bekim sepse munda të shihja të dyja anët e shoqërisë. Kjo më bëri gruan që jam sot.”

Irani pubIikon videon trnditëse për eIiminimin e Zonjës së Parë të SHBA-së dhe djaIit të saj, ndjekje hap pas hapi

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump dhe djali i saj Barron, janë vënë në shënjestër të propagandës iraniane.

Një video propagandistike që qarkullon në rrjetet sociale dhe është raportuar nga New York Post përmban kërcënime ndaj tyre, përfshirë ndjekje hap pas hapi.

Materiali, i cili nxit mbështetësit e regjimit të Ajatollahëve, përfshin referenca ndaj lëvizjeve të Melania Trump dhe vrasjen e saj. (Klikoni për të parë videon)

Sipas raportimit, videoja mban titullin “Si ta vrasësh Melania Trump” dhe shfaq pamje të Zonjës së Parë gjatë lëvizjeve me autokolonën presidenciale, si edhe në zona të ndryshme të qytetit të New Jorkut.

Në fund të videos përmendet edhe Barron Trump, i cili gjithashtu paraqitet si objektiv i kërcënimeve.

Udhëtimet e saj për blerje mund të jenë “të përshtatshme për operacione globale të luftëtarëve të lirisë”, thuhet në video, e cila gjithashtu sugjeron përdorimin e një agjenti për të helmuar çdo veshje që Zonja e Parë mund të blejë.

“Baza e Iranit në Shqipëri e ka emrin Sali Berisha”, Avokati: Agron Shehaj rrezikon 35 vite burg!

Avokati Idajet Beqiri ka dekIaruar se Shqipëria po përballet me një formë lufte hibride, e cila sipas tij ka nisur në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit europian.Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se sulmet ndaj vendit lidhen me përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit … Continue reading ““Baza e Iranit në Shqipëri e ka emrin Sali Berisha”, Avokati: Agron Shehaj rrezikon 35 vite burg!”

Avokati Idajet Beqiri ka dekIaruar se Shqipëria po përballet me një formë lufte hibride, e cila sipas tij ka nisur në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit europian.
Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se suImet ndaj vendit lidhen me përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe me rritjen e investimeve të huaja.

“Jemi në luftë dhe këtë luftë na e hapën pasi i hapëm të gjithë kapitujt në BE dhe nisën mbylljet e tyre. Dhe po ashtu nisi kur investime të mëdha filluan të vërshonin në Shqipëri. Në momentin që u caktuan datat kur do të mbylleshin 3 kapitujt e parë, pamë që u sajua i ashtuquajturi incidenti i rëndë në Zvërnec dhe u mbushën rrugët e Tiranës, gjë që kurrë nuk kishte ndodhur më parë. Sepse, me thënë të drejtën, ne e dimë se çfarë shoqërie kemi. Po ashtu, ne e dimë lidhjen që ka ndërtuar Berisha me Beogradin, Hamasin dhe Bin Ladenin.

Se si i stërviste kundër SHBA-ve… Por tashmë kanë rekrutuar edhe të rinj si Agron Shehaj me shokë, që edhe bizneset i kanë të dyshimta. Edhe të tjerë që fshihen pas protestës. E kanë ngrënë çorbën e prishur që është serbofile, grekofile, rusofile dhe e Iranit. Janë bërë armiku më i betuar i Shqipërisë dhe kanë vënë në shërbim gjithë agjenturën që kanë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri”, tha avokati.

Gjithashtu, gjatë intervistës, avokati komentoi edhe aktin e kryetarit të Partisë Mundësia dhe deputetit Agron Shehaj, i cili mori në sekretariatin e Kuvendit dokumentin e marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh, duke u larguar me vrap.
Duke komentuar ngjarjen dhe marrjen e dokumentit të marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së, Beqiri e cilësoi një akt shumë të rëndë dhe kërkoi hetim penal.
Sipas tij, Shehaj duhet të përballet me drejtësinë për disa vepra penale, ndërsa SPAK duhet të kërkojë heqjen e imunitetit të deputetit për nisjen e hetimeve.
“Ky është një akt i rëndë. Një akt tradhtie kombëtare dhe tregon që agjenturat e huaja nuk të kursejnë, por të hedhin në veprim. Kur të paralajmërohesh që dokumenti vetëm do të lexohet, është një marrëveshje nga më historiket. Këtë dokument Irani e donte fizikisht dhe që ta kishte fizikisht, ata futën atje Agron Shehajn. Sikur të bëhet kallëzim penal, ai dënohet për grabitje dhe grabitja e ka deri në 15 vite burg. Ai duhet çuar për ndjekje penale sepse ka siguruar një dokument sekret, dhe sigurimi i një dokumenti të tillë, ai e mori për ta dhënë diku dhe kjo dënohet me 20 vite burg sipas nenit 213 të Kodit Penal të Shqipërisë. Për të paktën pesë vepra penale ai i ka kryer dhe rrezikon 35 vite burg. Puna e parë që duhet të bëjë SPAK është t’i kërkojë Parlamentit heqjen e imunitetit dhe nënshtrimin e hetimit”, tha mes të tjerash ai.

Gjendet trupi i pajetë i një 38-vjeçareje brenda një valixheje në Greqi/ Viktima u zbuIua disa ditë pas vdekjes nga një i pastrehë, dyshohet se…

Trupi i një gruaje skoceze është gjetur brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në lagjen Kypseli të Athinës, duke nxitur një hetim nga autoritetet greke në bashkëpunim me ato britanike.

Policia e Skocisë konfirmoi se po bashkëpunon me autoritetet greke, pasi trupi i gruas u zbulua muajin e kaluar nga një burrë i pastrehë.

Sipas transmetuesit shtetëror grek ERT, viktima dyshohet të jetë Elisabeth-Jane Ross, 38 vjeçe, e cila besohet se kishte udhëtuar nga Qipro drejt Greqisë muajin e kaluar. Hetuesit vlerësojnë se ajo kishte ndërruar jetë pesë deri në shtatë ditë përpara se të gjendej.

Policia greke deklaroi se trupi i një shtetaseje britanike u identifikua pasi gjurmët e gishtërinjve përputheshin me të dhënat e Interpolit për një grua të lindur në vitin 1988. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Autoritetet greke bënë të ditur se shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar, ndërsa priten rezultatet e analizave mjeko-ligjore. Gjithashtu, policia është në pritje të informacioneve shtesë nga autoritetet britanike për identifikimin dhe lëvizjet e viktimës.

“Nga autoritetet britanike janë kërkuar detaje të mëtejshme në lidhje me kohën kur ajo mbërriti në Greqi dhe me kë udhëtoi. Nuk mund të japim më shumë informacion në këtë fazë, pasi hetimet janë ende në zhvillim”, deklaroi një zëdhënës i policisë greke.

SkandaIi/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi në Greqi, të papërshtatshme për konsum

GREQI- Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese të Rajonit të Atikës ka çuar në sekuestrimin e 6.2 tonëve produkte ushqimore me origjinë shtazore, të cilat janë cilësuar të papërshtatshme për konsum dhe shpërndarje.

Inspektimet nisën në një strukturë prodhimi dhe përpunimi mishi në zonën e Ilionit, ku autoritetet zbuluan se subjekti i regjistruar në dokumentacion kishte ndërprerë aktivitetin, ndërsa në të njëjtin ambient operonte një kompani tjetër pa autorizimet e nevojshme për përpunimin, prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të mishit.

Sipas autoriteteve, kjo kompani nuk figuronte as në listën e objekteve të miratuara nga EFET, organizata kompetente për kontrollin e ushqimeve në Greqi.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Gjatë kontrollit, inspektorët sekuestruan 6,047 kilogramë produkte mishi nga dhomat frigoriferike, pasi ato nuk kishin shenja të ligjshme identifikimi ose kishin kode të pavlefshme.

Pas zbulimit, u krye gjurmimi i menjëhershëm i zinxhirit të shpërndarjes, duke evidentuar se produktet ishin dërguar në 20 biznese ushqimore në zona të ndryshme të Atikës. Kontrollet shtesë çuan në sekuestrimin edhe të 151 kilogramëve të tjerë produkte, duke e çuar sasinë totale në rreth 6.2 ton.

Autoritetet bënë të ditur se procedurat ligjore për sekuestrimin janë përfunduar dhe janë ngritur komisione për shqyrtimin e masave administrative ndaj subjekteve përgjegjëse.

Guvernatori i Atikës, Nikos Hardalias, deklaroi se kontrollet do të vijojnë dhe se nuk do të ketë tolerancë ndaj shkeljeve që rrezikojnë sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.

Sipas tij, kontrollet sistematike dhe vendosja e sanksioneve janë të domosdoshme për garantimin e një tregu të sigurt dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Shqiptari në Itali la trafikun e d rogës për të punuar në ndërtim/ Ish-anëtarët e grupit kriminal i bëjnë atentat, 25-vjeçari tentoi të Iargohej me vrap, por…

Një zgjedhje për të ndryshuar jetën u shndërrua në një makth për një 25-vjeçar shqiptar në Itali.

Pasi vendosi t’i jepte fund përfshirjes në trafikun e drogës dhe të punonte në sektorin e ndërtimit, ai u bë objekt i një atentati, që sipas hetuesve u organizua nga ish-anëtarët e grupit kriminal me të cilin bashkëpunonte.

Autoritetet italiane kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë, Luigj Makaj, 44 vjeç, dhe Armiol Gjoka, 40 vjeç, të njohur si autorët e dyshuar të sulmit. Sipas Prokurorisë, Makaj dyshohet se organizoi atentatin, ndërsa Gjoka, i njohur me nofkën “Molli”, është personi që hapi zjarr ndaj të riut.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 1 korrikut në Mirano, pranë Venecias. Hetimet tregojnë se viktima kishte refuzuar të vazhdonte aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pasi kishte siguruar një vend pune në ndërtim. Vendimi për t’u larguar nga grupi kriminal, sipas hetuesve, u pasua fillimisht me kërcënime dhe më vonë me një sulm të armatosur.

Nga hetimet ka rezultuar se ky nuk ishte episodi i parë. Disa muaj më parë, në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit, persona të armatosur kishin qëlluar edhe ndaj tij dhe partneres së tij. Për t’i shpëtuar sulmit, të dy ishin strehuar në një rulotë në pronën e babait të vajzës.

Mbrëmjen e atentatit, 25-vjeçari u përball me dy të dyshuarit, të cilët i kërkuan të ndalonte. Ai tentoi të largohej me vrap, por u ndoq dhe u qëllua nga një distancë e afërt. Plumbi e goditi në pjesën mes qafës dhe shpatullës. Sipas dosjes hetimore, edhe pasi ai ra i plagosur në tokë, njëri prej agresorëve i drejtoi armën në kokë, ndërsa të dy u larguan vetëm kur në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës.

Pas një muaji hetimesh intensive, të mbështetura në përgjime, ndjekje dhe analizën e komunikimeve telefonike e të rrjeteve sociale, karabinierët arritën të lokalizonin dhe arrestonin dy shqiptarët.

Ata tashmë përballen me akuzën e tentativës së vrasjes dhe janë transferuar në dy institucione të ndryshme të vuajtjes së dënimit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e atentatit./Top Channel

KONFLIKTI 20-VJEÇAR PËR PRONËN NË PUKË/ Flet familja Shkreli pas sherrit në Dedaj: Na kanë ardhur te shtëpia, sulm i paramenduar

Një konflikt i hershëm mes dy familjeve në Dedaj të Pukës ka përfunduar me përplasje fizike, plagosje dhe arrestime. Shkak dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për motive pronësie, ndërsa përplasja ka përfshirë përdorimin e sendeve të forta dhe mjeteve prerëse.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, ku në konflikt u përfshinë familja Shkreli dhe familja Istrefi. Nga njëra anë ishin 67-vjeçari Isa Shkreli dhe djali i tij Fatjon Shkreli, ndërsa nga ana tjetër 34-vjeçari Gramoz Istrefi dhe tre familjarë të tij.

Sipas dëshmisë së familjes Shkreli në polici, anëtarë të familjes Istrefi kanë shkuar në banesën e tyre dhe i kanë sulmuar, duke e cilësuar ngjarjen si një përplasje të organizuar.

Ndërkohë, pala tjetër ka dhënë një version të ndryshëm. Familjarët Istrefi dhe dhëndri i tyre kanë pretenduar se konflikti nisi pasi Isa Shkreli i ka ofenduar ndërsa kalonin në rrugë, çka solli përshkallëzimin e situatës.

Përplasja fizike la të plagosur disa persona nga të dyja familjet.

34-vjeçari Gramoz Istrefi pësoi frakturë në dorë, ndërsa motra e tij, Fiqirete Istrefi, mori plagë në kokë. Edhe Isa Shkreli dhe djali i tij Fatjon Shkreli kanë pësuar dëmtime në kokë.

Të gjithë personat e përfshirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, Komisariati i Policisë Pukë vendosi arrestimin e Isa dhe Fatjon Shkrelit, si dhe të Gramoz Istrefit. Dy persona të tjerë nga familja Istrefi janë proceduar penalisht.

Policia ka sekuestruar sende dhe mjete që dyshohet se janë përdorur gjatë konfliktit, ndërsa hetimet do të vijojnë nga Prokuroria e Shkodrës.

Sipas burimeve policore, dy familjet kanë pasur konflikte të vazhdueshme prej rreth 20 vitesh. Pas përplasjes së fundit, të dyja palët kanë shprehur qëndrime hakmarrëse ndaj njëra-tjetrës, duke shtuar shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

SKANDAL/ Për të mbrojtur veten, Spitali i Durrësit ekspozon pacientin. Publikon se është me HlV dhe përdorues heroine

Një denoncim publik për trajtimin e një pacienti në Spitalin Rajonal të Durrësit është shndërruar në një skandal me përmasa të mëdha, pasi përveç akuzave për braktisje të një qytetari në gjendje të rëndë, institucioni shëndetësor është vënë në qendër të kritikave edhe për publikimin e të dhënave konfidenciale mjekësore të pacientit.

Rasti ka nxitur reagime të forta, ndërsa ngre pikëpyetje jo vetëm mbi mënyrën e trajtimit të pacientëve, por edhe mbi respektimin e të drejtave themelore dhe etikës profesionale nga institucionet publike.

Denoncimi: Pacienti u la në Portin e Peshkimit
Gazetari Osman Stafa publikoi një video në rrjetet sociale, ku akuzon Spitalin Rajonal të Durrësit dhe Ministrinë e Shëndetësisë se kanë gënjyer opinionin publik lidhur me rastin e një 52-vjeçari, të identifikuar me inicialet A.A., i njohur si “Tani”.

Sipas Stafës, pacienti u transportua me ambulancë dhe u la në ambientet e Portit të Peshkimit në Durrës, ku qëndroi për një natë dhe një ditë, pa iu dorëzuar familjarëve, ndryshe nga sa pretendohej në deklaratat zyrtare.

“Spitali i Durrësit dhe Ministria e Shëndetësisë gënjejnë kur thonë se e lanë te një familjar. E lanë brenda portit, ku nuk ka familjarë, shtëpi apo njerëz që jetojnë”, deklaroi gazetari.

Sipas tij, pacienti kishte qenë më parë i shtruar në një spital në Tiranë, ku pritej t’i vendosej një protezë, përpara se të transferohej në Durrës. Dy ditë më parë, pretendon Stafa, ai u dërgua me ambulancë në Portin e Durrësit, ku dyshohet se u braktis.

Gazetari shtoi se fillimisht kishte qarkulluar informacioni se qytetari kishte humbur jetën, por dëshmitarë të pranishëm pohuan se ai ishte ende gjallë. Sipas tij, gjatë ditës së sotme pacientit iu amputua një këmbë.

Reagimi i spitalit
Pas publikimit të denoncimit, Spitali Rajonal i Durrësit reagoi duke mohuar lajmin se pacienti kishte ndërruar jetë.

Në reagimin e tyre zyrtar të bërë ditën e sotme, spitali i qytetit bregdetar hedh poshtë pretendimet se pacientit nuk i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore.

Madje, nxirret në pah se pas një ndërhyrjeje të bërë në QSUT, Spitali i Durrësit ka trajtuar për disa javë pacientin e tij.

Reagimi i plotë i Spitalit Rajonal të Durrësit:

Në lidhje me lajmin e publikuar në media, sipas të cilit një pacient i trajtuar më parë në Spitalin Rajonal Durrës ka ndërruar jetë, sqarojmë se ky informacion nuk është i vërtetë.

Pacienti është paraqitur sërish ditën e djeshme në Shërbimin e Urgjencës të Spitalit Rajonal Durrës, ku vijon të qëndrojë nën kujdesin dhe vlerësimin e personelit mjekësor.

Për informimin e plotë të opinionit publik bëjmë me dije se pacienti ishte trajtuar më parë në QSUT, ku i ishte kryer një ndërhyrje nga mjekët kirurgë vaskularë në enët e gjakut të këmbës së majtë. Pas komunikimit ndërmjet mjekëve, ai u shtrua në Spitalin Rajonal Durrës, ku qëndroi dhe u trajtua për disa javë, duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në përputhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Pas stabilizimit të parametrave klinikë dhe përfundimit të trajtimit spitalor, pacientit iu përgatit epikriza dhe iu komunikua dalja nga spitali. Duke qenë se ai deklaroi se nuk kishte një vend ku të qëndronte, strukturat e spitalit njoftuan shërbimin social dhe organet e Policisë së Shtetit, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të sigurt sociale dhe familjare.

Pas komunikimeve të kryera nga strukturat përkatëse, një familjar deklaroi se do ta merrte pranë banesës së tij. Pacienti u transportua me autoambulancë deri në destinacion, i shoqëruar nga punonjës të Policisë së Shtetit, dhe iu dorëzua familjarit.

Për rrjedhojë, sqarojmë se pacienti nuk është nxjerrë apo braktisur në rrugë nga Spitali Rajonal Durrës, siç pretendohet në publikim. Dalja e tij nga spitali është kryer pas përfundimit të trajtimit, me dokumentacionin përkatës mjekësor dhe pas koordinimit me strukturat sociale, policore dhe familjare.

Spitali Rajonal Durrës u bën thirrje mediave që, veçanërisht në raste kaq të ndjeshme, informacioni të verifikohet pranë institucioneve përkatëse përpara publikimit.

Institucioni ynë mbetet i angazhuar për ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe për bashkëpunimin me çdo autoritet kompetent, duke respektuar konfidencialitetin e të dhënave shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit.

Skandali i dytë: Publikohen të dhënat konfidenciale të pacientit
Pikërisht në përpjekje për të kundërshtuar raportimet mediatike, Spitali Rajonal i Durrësit bëri publike informacione tepër sensitive mbi gjendjen shëndetësore të pacientit.

Në deklaratën zyrtare u zbulua se 52-vjeçari është mbartës i virusit HIV, përdorues heroine, pjesë e programit të metadonit, si dhe u ngritën dyshime se kishte konsumuar lëndë narkotike përpara rikthimit në spital.

Bëhet fjalë për të dhëna që mbrohen nga legjislacioni mbi sekretin mjekësor dhe marrëdhënien mjek-pacient, të cilat nuk ishin të domosdoshme për të sqaruar faktin e vetëm që pacienti ishte gjallë.

Fjala e mjekut:

Gjendja e pacientit është shumë e mirë, pas interventit që ka bërë sot rreth orës 2 të pasdites deri nga ora katër. Pavarësisht llojit të operacionit, ka pasur një dekurs të mirë post operator. Gjendja e të sëmurit, jo vetëm që është gjallë po është në parametra të mirë. Momentalisht është zgjuar. Po qëndron në dhomën e terapisë intensive, aty ku rrinë gjithë të sëmurët që kryejnë një operacion.

Ai është operuar për një defasirizim të anësisë së majtë. Indikacionet për intervent përcaktohen nga QSUT sepse është detyrë e tyre. Është operuar për herë të parë në QSUT. e kemi dërguar për një kontroll për të treguat taktikën operatore sepse është detyra e tyre. dhe e drejta e tyre. Sipas këshillës së tyre është operuar këtu te ne.

Operacioni nuk ishte i lehtë. Mendoj se operacioni u realizua shumë mirë sepse u realizua nga një staf me eksperiencë për më shumë se 30 vite. I sëmuri do të qëndrojë nën observim për një periudhë më të gjatë kohore, për shkak të sëmundjes që e ka prekur.

Pikëpyetje mbi etikën dhe ligjin
Publikimi i diagnozave dhe historikut shëndetësor të një pacienti ka ngritur shqetësime serioze mbi respektimin e etikës profesionale dhe të drejtës për privatësi.

Edhe nëse raportimet mediatike rezultojnë të pasakta apo të paplota, kjo nuk e përjashton detyrimin e institucioneve shëndetësore për të ruajtur konfidencialitetin e pacientëve.

Një pacient, pavarësisht gjendjes shëndetësore, varësive apo statusit social, gëzon të drejtën që të dhënat e tij mjekësore të mos ekspozohen publikisht për t’iu përgjigjur kritikave apo debateve mediatike.

Ngjarja tashmë ngre pyetje serioze mbi përgjegjësinë profesionale dhe ligjore të personave që autorizuan publikimin e këtyre informacioneve, ndërsa pritet nëse organet kompetente dhe autoritetet përgjegjëse do të shqyrtojnë jo vetëm trajtimin e pacientit, por edhe shkeljen e mundshme të sekretit mjekësor.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 30 Korrik 2026

Dashi
Do të jesh i angazhuar në një punë të vështirë me dikë. Po pret që dikush tjetër të vendosë, ndërsa ky person tjetër pret që ti të bësh të njëjtën gjë. Kjo do tëçojë në një bllokim. Është më mirë t’i shtysh të gjitha vendimet.
Demi
Do të hasni një situatë të vështirë në vendin e punës dhe e vetmja mënyrë për ta anashkaluar do të jetë kompromisi. Edhe pse jeni gati të hyni në betejë, të gjithë përreth jush duan paqe. Harmonia dhe bashkëpunimi duhet të jenë qëllimet tuaja kryesore në këtë kohë.
Binjakët
Në vend që të përpiqesh t’u shpjegosh njerëzve pse je një aset i rëndësishëm në vendin e punës, tregoja. Do të zbulosh se komunikimi me të tjerët është paksa i vështirë për ty, por njerëzit e tjerë do të jenë në gjendje ta kuptojnë mjaft mirë punën tënde. Kreativiteti është çelësi.
Gaforrja
Merrni kohë për të përmirësuar pamjen tuaj. Njerëzit i vlerësojnë dhe i respektojnë ata që janë të rregullt, të pastër dhe të veshur mirë. Për më tepër, do të ndiheni më të sigurt vetëm duke e ditur se dukeni bukur. Do të shkoni më tej nga sa mendoni se është e mundur.
Luani
Dikush nuk është aq intuitiv sa ti dhe kjo po të frustron disi. Fatkeqësisht, duhet ta dëgjosh këtë person. Edhe pse do të preferoje të vazhdoje vetëm, në fund të fundit do të përfitosh më shumë kur të qëndrosh në grup.
Virgjëresha
Të bashkosh njerëzit është një nga pikat e tua të forta. Shfrytëzoje këtë aftësi. Puna në grup është një temë e rëndësishme e ditës, kështu që për sa kohë që mund të gjesh një vend në të njëjtin nivel me këtë qëllim, do të fitosh favorin e të gjithëve përreth teje. Suksesi është i yti.
Peshorja
Dikush me të cilin punon po ndjek rrugë të shkurtra dhe në përgjithësi është mjaft dembel. Ndërkohë, ti po punon shumë dhe po bën dyfishin e punës që bën ai ose ajo. Mos u shqetëso. Personi tjetër do të marrë atë që meriton.
Akrepi
Njerëzit do t’ju lavdërojnë sot dhe me të drejtë. Jeni një aset i mrekullueshëm për t’u pasur në vendin e punës. Edhe pse mund të mos jeni punëtori më i madh, jeni krijues, artistik dhe jeni jashtëzakonisht të mirë në komunikimin me të tjerët.
Shigjetari
Mos u mërzit me veten sot sepse thjesht nuk ndjen vrullin dhe vendosmërinë normale që ndjen zakonisht. Përpiqu të relaksohesh. Kjo është një kohë për t’u çlodhur. Lejo dikë tjetër të bëjë punën e vështirë.
Bricjapi
Bashkohuni me dikë me të cilin punoni, në vend që të përpiqeni të bëni gjithçka vetë. Të kesh dikë në krah do ta bëjë ditën të kalojë shumë më shpejt dhe më mirë. Për më tepër, do të jeni dy herë më efikas sesa do të ishit duke punuar vetëm.
Ujori
Marrja e vendimeve do të jetë e vështirë për ty. Reagimi yt i parë do të jetë të frustrohesh jashtëzakonisht me veten. Mos e kritiko veten vetëm sepse nuk mund të vendosësh. Është plotësisht në rregull të peshosh të gjitha mundësitë e tua në këtë kohë.
Peshqit
Ka gjasa të bëni përparime të jashtëzakonshme sot në të gjitha aspektet e karrierës suaj. Pjesa më e madhe e kësaj ka të bëjë me lidhjet tuaja me njerëz të tjerë. Telefonatat, email-et dhe bisedat virtuale ose ballë për ballë me të tjerët do të shkojnë jashtëzakonisht mirë.