PROTESTAT/ PoΙicia del me urdhër urgjent: Të identifikohen efektivët me numër, jo kontroll telefoni pa autorizim gjykate

Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë masash për respektimin e të drejtave të të miturve, në kuadër të protestave të fundit të studentëve.

Në dokumentin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, drejtuar komisariateve nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7, si dhe strukturave të Policisë në Krujë, kërkohet zbatimi korrekt i detyrimeve të përcaktuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe aktet ligjore në fuqi.

Po ashtu është kërkuar identifikimi i lehtë i çdo punonjësi policie gjatë detyrës, përmes numrit identifikues, si dhe identifikimi i automjeteve policore në çdo operacion.

Kërkesë tjetër është bashkëpunimi me strukturat përkatëse për menaxhimin e rasteve me të mitur, me qëllim shmangien e mbajtjes së tyre për periudha të panevojshme dhe transferimin në ambientet e tjera brenda kapaciteteve ligjore.

Policisë i ndalohet kontrolli i telefonave pa urdhër gjyqësor, ndërsa dokumenti thekson se nuk duhet të ketë asnjë kërkesë për përgjime jashtë bazës ligjore.

Gjithashtu, për çdo të mitur duhet të garantohet prania e prindit ose kujdestarit ligjor dhe e psikologut. Kërkohet edhe plotësimi i formularit për të drejtat e të miturit, përpara çdo pyetjeje, si dhe mbajtja e një regjistri të veçantë për këto raste.

Në shkresë kërkohet gjithashtu që strukturat policore të njihen me aktet ligjore për përdorimin proporcional të forcës dhe të gazit lotsjellës, si dhe të plotësojnë me të gjitha të dhënat e nevojshme regjistrat e shoqërimit.

Në përfundim, drejtuesit e policisë kërkojnë marrjen e masave të përcaktuara në shkresë dhe zbatimin korrekt të detyrimeve ligjore për të miturit.

ZbuIohet kush është vajza bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar (EMRAT/Video)

Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i cili u denoncua në publik nga deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Rasti i hyrje-daljeve të vajzave në burgun e Peqinit, tashmë prej 1 viti po ndiqet nga prokuroria e Elbasanit, e cila ka marrë rregjistrat dhe sekuestruar pamjet filmike dhe një sërë dokumentash të tjera.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar përmes burimeve në burg dhe prokurorisë së Elbasanit se vajza bjonde që ka hyrë në burgun e Peqinit, është A.M.

Ajo mësohet të ketë hyrë në burgun e Peqinit në muajin Prill 2025, në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Drejtoria e Inspektimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka arritur të evidentojë rastin në fjalë dhe t’ia referojë çështjen prokurorisë së Elbasanit.

Njëherësh është zbuluar dhe personi që ka bërë videon në ambjentet e brendshme të Burgut, teksa shihet A.M, e veshur me një fustan të zi, duke u shoqëruar nga një punonjëse policie.

Personi që ka realizuar videon dhe më pas e ka shpërndarë, është një punonjëse edukatore sociale në burgun e Peqinit, ndaj të cilës kanë nisur procedurat e masës disiplinore.

Hetimet për këtë rast vijojnë, pasi ka dyshime dhe indicia se A.M në ditë të ndryshme ka marë takim me të dënuarit me inicialet L.D dhe R.Rr., që ndodhen të izoluar në burgun e Peqinit.

Depërtimi në ambjentet e brendshme të burgut të sigurisë së lartë në Peqin, i vajzave të shoëbiz dhe pa asnjë lidhje familjare me të dënuarit, u kthye në një shqetësim serioz gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025.

Fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare u përhap në masë gjatë kohës së zgjedhjeve, ku vajza të Shoë Bizzit Shqiptar dhe ato me kombësi të huaj, kanë thyer sigurinë e burgjeve duke hyrë në dhomat speciale të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në Korçë, Elbasan dhe prokuroritë e tjera të mësipërme, kanë nisur hetimet që prej muajit Korrik 2025, kohë kur u zbulua në media dhe rasti flagrant i hyrjes për takim special mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu dhe modeles nga Kosova, Z.P.

Sipas verifikimeve të kryera nga gazetari Elton Qyno, i cili zbuloi dhe rastin e Z.P, në total janë 17 procedura hyrje-dalje që janë marë nën hetim nga prokuroritë e ndryshme.

Prokuroritë që kanë për juridiksion disa burgje, ku është realizuar ky fenomen, rezulton të kenë dokumentacionin dhe pyetur persona konkretë për këtë situatë.

Juristë burgjesh dhe krerët e policisë së burgjeve janë marë në pyetje duke dhënë sqarime mbi rastet konkrete se si kanë arritur vajzat të çajnë sigurinë e burgut dhe marin takime speciale me të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kujtojmë se fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare, është konstatuar nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka referuar materialet hetimore pranë prokurorive përkatëse, të cilat tashmë po kryejnë hetime mbi disa zyrtarë.

Forma më e shpeshtë se si këto vajza kanë hyrë në burgje për takime speciale, është ajo e përdorimit të deklaratave noteriale të bashkëjetesës me të dënuar të ndryshëm, kanë hyrë si avokate ligjore të zgjedhura nga vetë të dënuarit, deri tek formatizimi i dokumentave si sociologe dhe psikologe.

Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në bugjet Shqiptare u përsërit në shumë raste, gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025, kohë kjo kur vendi ishte në ethet e fushatës elektorale.

VIDEO

U gjet e ρa’jetë nga pastruesja e hoteIit / Historia e 25-vjeçares që erdhi për pushime në Durrës

Një nënë e re u gjet e vdekur në dhomën e saj në Airbnb nga pastruesja e hotelit, pasi kishte mbërritur për pushime në Shqipëri me vajzën e saj të vogël.

Ferne Rezi King, nga Fife, Skoci, vdiq gjatë pushimeve të saj në Durrës në fillim të këtij muaji. 25-vjeçarja mbërriti disa ditë më parë për një periudhë të shkurtër pushimesh me fëmijën e saj dyvjeçar. Ajo u zbulua nga pastruesja e hotelit në dhomë.Është raportuar se ajo pësoi një atak kardiak ndërsa ndodhej në dhomën e saj të marrë me qira. Familja e saj tani po përballet me vështirësi në mbledhjen e parave për ta rikthyer atë në shtëpi. Ndërkohë funerali është planifikuar të mbahet më 6 nëntor.

Një deklaratë familjare thoshte: “Me shumë keqardhje, ndërsa ishte me pushime në Shqipëri, Ferne King, 25 vjeç, nga Cardenden.

Nënë e dashur dhe e çmuar e Sihanës, vajzë e dashur e Heather dhe e të ndjerit Alan, motër plot gjallëri e Saffron, Alistair dhe Oscar, mbesë e dashur e Jo, teze dhe një mikeshë shumë e mirë për shumë të tjerë. Do të na mungosh shumë, Ferne.”

Sipas raporteve të para, vdekja e saj po i atribuohet një ataku në zemër. Forcat e policisë së Durrësit përjashtuan çdo mundësi kriminale. 25-vjeçarja kishte ndërmend të qëndronte në Shqipëri për tre ditë, raportoi Daily Record.

GoFundMe deri më tani ka mbledhur mbi 900 paund, ndërsa motra e Ferne-s, Saffron, po përpiqet ta kthejë Ferne-n në Mbretërinë e Bashkuar, por i është kërkuar të paguajë një shumë prej 10,000 paundësh.

Homazhet kanë vërshuar në rrjetet sociale duke e përshkruar të renë që humbi jetën në Durrës, si “nënë e dashur”.

Pas Iajmit se do të bëhen prindër/ Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj nuk fshihen më (FOTO)

Pas zërave për një romancë, Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj janë shfaqur së bashku në një fotografi nga Londra. Ka qenë vetë Elsoni që ka publikuar në Instastory imazhin krah këngëtares, teksa ndodheshin në O2 Arena.

Të buzëqeshur dhe pranë njëri-tjetrit, ata shfaqen në një moment afërsie. Elvana, e veshur me një këmishë të bardhë dhe me beretë të kuqe, mban dorën pranë jakës së tij, ndërsa pozojnë për fotografinë.

Publikimi duket si një hap drejt bërjes publike të marrëdhënies së tyre dhe vjen në një kohë kur në media po qarkullojnë edhe zëra për një shtatzëni të mundshme të artistes.

Megjithatë, Elvana nuk i ka konfirmuar publikisht aludimet se është në pritje të një fëmije.

Nga diskutìmi me Ramiz Alinë te refuzimi ndaj Ramës, Shakohoxha: Nuk e di pse s’pranohet ky dialog

Në dhjetor të vitit 1990, ata dolën në rrugë për të kërkuar lirinë, demokracinë dhe fundin e një regjimi që për 45 vjet kishte shtypur të drejtat e shqiptarëve.

Demokracia u shkrua nga të rinjtë e asaj kohe, ku një rol të rëndësishëm mes të gjithëve pati studenti i Drejtësisë Azem Hajdari, i njohur ndryshe si lideri i Dhjetorit.Pas pamjeve të dhunës, vajza e tij, Rudina Hajdari, u kërkoi protestuesve të pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog.

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka ndarë foton e të atit, Azem Hajdarit, me të rinj të tjerë në dhjetor të vitit 1990, në një takim me Ramiz Alinë. Ajo shprehet se, në një rast të tillë, do të ishte e para që do ta pranonte ftesën për dialog.

Sot, 36 vite më vonë, një tjetër brez ngre zërin në rrugë, këtë herë përballë një realiteti tjetër politik, por me të njëjtën kërkesë për ndryshim. Por ndryshe nga të rinjtë e së shkuarës, studentët sot refuzojnë të dialogojnë. Ndërkohë, nëse kthehemi pas në kohë, studentët e diktaturës ftesën për t’u dëgjuar nga presidenti i regjimit komunist, Ramiz Alia, e pranuan menjëherë, duke e parë edhe si të vetmen rrugë për të arritur qëllimin e tyre, demokracinë.Një nga studentët e Dhjetorit 1990, Dritan Shakohoxha, thotë për “Exclusive”, me Rudina Muçën, se nuk e kupton arsyen e refuzimit të dialogut nga studentët e sotëm, duke theksuar se përballja me ta është gjithmonë e humbur.

Ai u bën thirrje të rinjve të ruajnë qëllimet e tyre dhe të mos lejojnë që protesta të përfshihet nga interesa të tjera, pasi, sipas tij, sinqeriteti dhe ëndrrat janë forca më e madhe e një lëvizjeje studentore.

“Të gjithë e dinin se kushdo që do të luftonte me studentët ishte i humbur, sepse studentët nuk ishin thjesht individë, por përfaqësonin të gjithë Shqipërinë. U deshëm ne që ta përshpejtonim atë proces, të bënim hapin e fundit drejt ndryshimit të sistemit. Dhe duhej rinia e tyre, energjia e tyre, sinqeriteti i tyre dhe guximi i tyre.

Gjërat rrodhën shumë shpejt. Kam marrë pjesë në grevën e urisë dhe më pas u formua PD-ja.U tha se do të kishim një takim me Ramiz Alinë dhe na bënë të ditur se çdo shkollë do të kishte katër përfaqësues, por më pas u zgjodhën dy, pasi salla ishte e vogël. Unë isha përfaqësues i Institutit të Fizkulturës.

Dëshira e madhe e njerëzve ishte të kërkonin pluralizmin, të krijonin parti të tjera dhe të shkarkohej ministri i Brendshëm. Por, në fund, mësuam se pluralizmi ishte vendosur, ndërsa Ramizi nuk e lëshoi ministrin e Brendshëm.

Unë nuk e di pse refuzohet ky dialog. Ajo që di të them është se lufta kundër studentëve është gjithmonë e humbur.

Uroj që studentët të mos i ndryshojnë qëllimet e tyre për interesa të tjera. Pra, të mos përfshijnë njerëz të tjerë, sepse studentët janë më të sinqertët dhe nuk kanë interesa, por ëndrra”, tha Shakohoxha.

Rama paraIajmëron kufizime në kufi dhe shton fantazinë për “duar të huaja”: Do të gjeni belanë edhe në Europë! Dje erdhën ca nga Spanja si mercenarë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja ndaj personave të dyshuar për përfshirje në akte dhune gjatë protestave, duke përfshirë krijimin e një regjistri elektronik dhe kontrolle të shtuara në kufi.

Sipas idesë së Ramës, regjistri do të përmbajë të dhënat e personave të referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit dhe rendit publik. Rama paralajmëroi se personat që synojnë t’u shmangen dënimeve apo masave ligjore mund të përballen me kufizime në dalje nga Shqipëria.

Ai shkoi edhe më tej, duke deklaruar se autoritetet shqiptare do të informojnë strukturat e vendeve pritëse dhe kompanitë e transportit për personat që i konsiderojnë të rrezikshëm.

Propozimi ngre pikëpyetje për respektimin e prezumimit të pafajësisë, mbrojtjen e të dhënave personale dhe kriteret ligjore për kufizimin e lëvizjes, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona që janë vetëm nën hetim.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama:

“Regjistri i posaçëm elektronik do të krijohet për personat e referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit dhe rendit publik.

Do të administrohet nga policia dhe do të mbajë të dhënat e këtyre personave.

Policia Kufitare dhe e Emigracionit, për çdo dhunues, do të ushtrojë të drejtën që i jep ligji për kontrollin e kufirit shtetëror, për t’u refuzuar daljen nga vendi personave që synojnë t’u shmangen dënimeve apo masave për këto vepra.

Do të njoftohen edhe strukturat e vendeve pritëse për rrezikun e këtyre personave, përfshirë edhe kompanitë e transportit ajror, detar apo me tren.

Çdo dhunues të jetë i bindur, qoftë me banim në Tiranë apo ata që erdhën dje nga Spanja si mercenarë për të ushtruar dhunë, se kush do të dhunojë në Shqipëri do të gjejë belanë për të rihyrë apo për të qëndruar i qetë në Europë pa mbaruar punë me ligjin këtu në Tiranë.

Thirrjet për dhunë në rrjetet sociale, kur identifikohen nga policia, do të pasohen nga një njoftim për fshirjen e postimit dhe mospërsëritjen e tij, duke ofruar edhe mbështetje psikologjike nëse ka nevojë.

Nëse postimi nuk fshihet, policia vepron sipas ligjit, përfshirë ndjekjen penale.

Identifikimi i personave të maskuar, fshehja e identitetit të personave në protestë është e ndaluar bazuar në ligjin ekzistues. Do ta përfshijmë në Kodin Penal, duke ndjekur modelin francez.

Kush kapet me sende të rrezikshme dënohet deri në dy vite burg. Mbajtja e maskës për të dhunuar, fshehja e fytyrës ndëshkohet me gjobë ose deri në gjashtë muaj burg.

Nuk ndëshkohet kush e mbulon fytyrën për arsye fetare apo shëndetësore.

Nxitja për dhunë edhe në rrjetet sociale ndëshkohet kur thirrja krijon rrezik real dhe të afërt. Dënimi është më i rëndë kur thirrja u drejtohet fëmijëve ose pas saj ndodh dhuna.

Gazetaria dhe thirrjet politike nuk ndëshkohen kurrsesi.

Kanosja online ose publike dënohet si vepër më e gjerë. Videot e falsifikuara me inteligjencë artificiale, me fytyrën e një personi, bëhen vepër penale. Satira nuk ndëshkohet kur është e shënuar si e tillë.”

Trishtim në muzikën shqiptare/ Ndahet nga jeta këngëtari dhe producenti i njohur

Ka ndërruar jetë këngëtari dhe producenti i njohur kosovar, Eroll Jakupi, i cili la gjurmë në muzikën shqiptare si autor i shumë hiteve.

Lajmi për v dekjen e tij është bërë i ditur nga miqtë e tij, ndërsa lajmin e ka shoqëruar me një mesazh prekës edhe dirigjenti Emrush Thaçi.

“Maestro ishte në tokë, e maestro mbetesh edhe në qiell! U takofshim në xhenet”, ka shkruar Thaçi në një postim kushtuar mikut të tij.

Vdekja e Eroll Jakupit është një humbje për skenën muzikore shqiptare, ku ai kontribuoi përmes këngës dhe produksionit muzikor.

U ρΙagos rëndë në ρrotestë/ Duka zbulon vendìmin e FSHF-së për 28-vjeçarin Erjon Vishkulli

Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama që u plagos rëndë teksa u godit në sy nga plumbat e gomës së policisë.

28 vjeçari është pjesë e grupimit ‘Tifozët Kuqezi’ në mbështetje të Kombëtares shqiptare dhe një ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ndaj asaj që ndodhi dhe mori vendimin për të dhënë ndihmën e saj për trajtimin e tij, një vendim që e konfirmon vetë presidenti Armand Duka përmes një postimi në rrjetet sociale

Postimi i presidentit të FSHF, Armand Duka

‘Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit. Po kështu, tifozët kuq e zi dhe mbështetësit e përkushtuar të kombëtares sonë. Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen. Erjoni ka qenë pranë kombëtares me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij.Nga zemra, shërim sa më të shpejtë, Erjon! Armand Duka’-shkruante presidentit i FSHF në postimin e tij.

Flet vëllai i 28-vjeçarit që u ρΙagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Emiljan Vishkulli, vëllai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në protestën e djeshme, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të riut, i cili u dërgua për trajtim mjekësor të specializuar në Itali.

Në një intervistë për Klan News, Emiljan Vishkulli u shpreh se gjendja e të vëllait është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit.

Emiljan Vishkulli falënderoi strukturat shtetërore për mbështetjen e ofruar në transportimin e të vëllait drejt Italisë, duke bërë të ditur se për këtë qëllim ishte vënë në dispozicion një avion i posaçëm me ekip mjekësor.

Ai bëri të ditur se Erjoni pritet t’i nënshtrohet operacionit të dytë ditën e nesërme, me shpresën që ndërhyrja të ketë rezultate pozitive.

“Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm. Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin, të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente. Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë, që shpresojmë që të jetë me lajme të mira“, tha ai.

Horoskopi javor 25–31 tetor 2026

Dashi

Çfarë duhet të bëni:

Kjo javë ju shtyn të mendoni më seriozisht për atë që ju jep siguri, si në financa ashtu edhe në marrëdhënie. Është koha të shihni se çfarë duhet ndryshuar dhe të mos mbani më gjallë situata që nuk ju plotësojnë.

Në dashuri, nëse jeni vetëm, mund të ketë njohje të reja. Kujdes vetëm të mos ngatërroni nostalgjinë me interesin e vërtetë.

Çfarë duhet të shmangni:

Durimi mund t’ju vihet në provë dhe mund të flisni para se të mendoni.

Mos reagoni me agresivitet dhe mos i lëndoni të tjerët vetëm për të imponuar mendimin tuaj.

Mos u riktheni te një ish vetëm sepse ju ka kapur nostalgjia. Në çift, posesiviteti nuk është provë dashurie.

Demi

Çfarë duhet të bëni:

Rishikoni atë që ju duhet realisht dhe mënyrën si e shihni veten dhe njerëzit përreth.

Disa situata të përditshme mund t’ju lodhin, por mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë duhet menaxhuar ndryshe.

Në çift, problemet duhen trajtuar në rrënjë dhe jo vetëm shtyrë.

Çfarë duhet të shmangni:

Ju pëlqen stabiliteti, por mos e përjetoni si katastrofë çdo ndryshim të papritur.

Kokëfortësia nuk ju ndihmon këtë javë.

Nëse jeni vetëm dhe një ish rikthehet, mos u nxitoni të hapni sërish derën nëse ende nuk e dini çfarë dëshironi.

Binjakët

Çfarë duhet të bëni:

Ngadalësoni ritmin dhe dëgjoni më shumë trupin dhe mendjen.

Ankthi, pasiguritë dhe situatat që zhvillohen në prapaskenë mund t’ju kenë konsumuar më shumë energji nga sa mendoni.

Në dashuri, nëse jeni në çift, shihni se çfarë duhet përmirësuar para se tensionet të grumbullohen.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos u nxitoni në lëvizje, komunikim apo vendime.

Një pakujdesi e vogël mund t’ju prishë gjithë ditën.

Nëse jeni beqarë, mos kërkoni një lidhje të re vetëm për të shkarkuar nervozizmin. Dashuria nuk është mënyrë për të menaxhuar stresin.

Gaforrja

Çfarë duhet të bëni:

Paratë, objektivat dhe miqësitë dalin në plan të parë.

Shihni çfarë ia vlen të mbani dhe nga cilat marrëdhënie duhet të distancoheni.

Nëse një person ju rëndon vazhdimisht, pyeteni veten nëse ka ende vend në jetën tuaj.

Në dashuri, beqarët mund të kenë flirt dhe njohje të reja.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos lejoni pasiguritë të marrin kontrollin.

Asgjë nga ajo që keni ndërtuar nuk mbetet e fortë vetvetiu pa kujdes.

Në çift, mos kërkoni përgjigje të qarta nëse edhe ju vetë po jepni sinjale të përziera.

Luani

Çfarë duhet të bëni:

Keni shumë energji, por duhet ta përdorni në mënyrë krijuese dhe jo ta ktheni në nervozizëm.

Në punë, vëzhgoni ndryshimet dhe lëvizni në mënyrë që të forconi pozicionin dhe imazhin tuaj.

Në dashuri jeni tërheqës dhe vini re.

Ekuilibri mes punës dhe marrëdhënies do të jetë vendimtar.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos e ktheni çdo kundërshtim në konflikt personal.

Egoja nuk duhet të ketë gjithmonë fjalën e fundit.

Nëse jeni vetëm dhe një ish ju shkruan, mendohuni mirë para se të hapni sërish një histori të mbyllur.

Në çift, mos u zhytni aq shumë në punë sa të harroni partnerin.

Virgjëresha

Çfarë duhet të bëni:

Zgjeroni horizontet dhe rivlerësoni disa bindje që i kishit marrë si të mirëqena.

Nëse keni çështje me studimet, ligjin ose jashtë vendit, organizoni me kujdes hapat e ardhshëm.

Në dashuri, flisni për atë që ju shqetëson përpara se gjithçka të grumbullohet.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos kërkoni të zgjidhni gjithçka menjëherë.

Mos e lodhni mendjen pa fund me të njëjtën çështje.

Nëse jeni vetëm, mos u bindni vetëm nga fjalët e bukura. Shikoni nëse shoqërohen me vepra.

Peshorja

Çfarë duhet të bëni:

Kërkoni më thellë se çfarë ju jep siguri dhe stabilitet.

Pasiguritë që dalin në sipërfaqe mund të kenë diçka për t’ju treguar, ndaj mos i fshihni.

Në dashuri, miqtë mund të luajnë rol në një njohje të re nëse jeni vetëm.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos e merrni gjithçka personale dhe mos e ktheni çdo çështje të vogël në dramë.

Në çift, shmangni lojërat e kontrollit.

Nëse një ish rikthehet, mos e ringjallni një histori vetëm sepse ju duket e njohur dhe e sigurt.

Akrepi

Çfarë duhet të bëni:

Hëna e plotë sjell intensitet dhe ju shtyn të bëni një pastrim emocional.

Merrni distancë nga ajo që ju rëndon dhe vendosni se çfarë duhet lënë pas.

Në dashuri, përqendrohuni te marrëdhëniet që kanë vërtet kuptim.

Shiheni partnerin si aleat, jo si kundërshtar.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos lejoni kokëfortësinë dhe nervozizmin të drejtojnë çdo reagim.

Nuk është e nevojshme t’i përgjigjeni çdo provokimi.

Nëse jeni vetëm, mos jepni mundësi të pafundme vetëm sepse nuk doni të shkëputeni nga e kaluara.

Në çift, lufta për pushtet vetëm e lodh marrëdhënien.

Shigjetari

Çfarë duhet të bëni:

Mund të mos jetë java për të realizuar çdo ide të madhe, por është shumë e mirë për të sistemuar përditshmërinë.

Vendosni rregull te çështjet e mbetura pezull dhe kushtojini vëmendje asaj që po zhvillohet në prapaskenë.

Dëgjoni edhe mendimin e palës tjetër.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos lini detyrimet të grumbullohen.

Kujdes në lëvizje dhe komunikim.

Mos insistoni se keni gjithmonë të drejtë.

Në dashuri, beqarët nuk duhet të rikthehen te ish-partnerët vetëm nga nostalgjia, ndërsa çiftet duhet të shmangin kthimin e çështjeve të vogla në tension të vazhdueshëm.

Bricjapi

Çfarë duhet të bëni:

Miqtë, objektivat dhe financat kërkojnë më shumë vëmendje.

Shihni ku ia vlen të investoni energji dhe cilat ndryshime ju afrojnë me qëllimet afatgjata.

Në dashuri mund të ketë flirt, por para së gjithash duhet të kuptoni çfarë kërkoni realisht.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos lejoni pasiguritë t’ju çojnë drejt shpërthimeve.

Mos insistoni në një mënyrë veprimi që qartazi nuk po funksionon.

Nëse jeni vetëm dhe të irrituar, ndoshta nuk është momenti më i mirë për një histori të re.

Në çift, shmangni posesivitetin.

Ujori

Çfarë duhet të bëni:

Po hyni në një fazë ku dëshironi të rishikoni shumë gjëra, nga puna deri te marrëdhëniet.

Nëse ndjeni se diçka duhet ndryshuar, mendoni si mund ta bëni pa reaguar impulsivisht.

Në dashuri, nëse jeni vetëm, tregoni interes dhe bëni hapin tuaj, por vetëm nëse e dini çfarë kërkoni.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos reagoni ndaj çdo provokimi dhe mos e lini krenarinë të marrë drejtimin.

Durimi mund të vihet në provë.

Në çift, mos e shkarkoni stresin e punës te partneri.

Duhet më shumë ekuilibër mes detyrimeve dhe jetës personale.

Peshqit

Çfarë duhet të bëni:

Ndryshoni mënyrën se si po i shihni disa situata dhe bëjeni përditshmërinë më funksionale.

Nëse keni çështje të hapura me studime, ligjin apo jashtë vendit, organizoni më mirë hapat që duhet të ndiqni.

Pushoni dhe ruani qetësinë, sepse lodhja mund të bëhet e ndjeshme.

Çfarë duhet të shmangni:

Mos lejoni mendimet të përsëriten pa fund dhe t’ju lodhin.

Nëse jeni vetëm, mos u riktheni te një ish thjesht nga zakonisht ose nostalgjia.

Në çift, mos mbani gjëra të fshehta, sepse mungesa e komunikimit të qartë mund të krijojë keqkuptime të panevojshme.