G. rυαja në haII të madh: Fqinjët e b ëjηë para sγυe të mi, nuk di çfαrë të bëj!

Cfarë do të bënit sikur të hapnit perden e dritares dhe përballë të shihnit fqinjët tuaj që dëfrehen në një marrëdhënie intime?

Këtë pyetje ka shtruar një grua dhe një nënë në rrjetin social “Mumsnet”. 

Ajo ka treguar se nga dritarja e xhamit të saj ka parë një çift të ri teksa kryenin marrëdhënie në banjon e banesës së tyre përballë.

Gruaja, tregon se ka një fëmijë 8 vjeç dhe ka frikë se edhe ai do shikojë skenën e papërshtatshme.

Kështu, ajo shtroi pyetjen ne rrjetin social duke kërkuar një mendim.

Sugjerimet në fakt kanë qenë të ndryshme.

Disa i thoshin që ti linte të qetë fqinjët. Të tjerë sugjeruan që ti takonte e t’ua thoshte shqetësimin,

ndërsa të tjerë shkruan se duhet ti fuste një letër anonime nën derën e fqinje, ku ti shpjegonte situatën

“Nuk gjej dot b ύrrë se jam shuυm…”, 44-υj eçarja çυdit rrjetίn me dekΙaratën e saj

44-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve është duke bërë xhiron e rrjetit me deklaratën e saj, thotë se ka një jetë të përsosur por bukuria e saj nuk e ka lejuar atë të gjejë dashurinë e vërtetë.

Jemi duke folur për një grua që duket sa gjysma e moshës së saj dhe fare lehtë mund të duket si motra e vajzave të saj

Ajo quhet Dawn Counsis dhe jeton në Londër bashkë me fëmijët e saj, binjakët 17-vjeçarë dhe dy vajza të moshës 20 dhe 22 vjeçe.

Dawn thotë se bukuria e saj është edhe mallkimi i saj teksa shprehet:

Ajo që ndodh është se unë u dukem njerëzve sikur jam sa gjysma e moshës sime.

Prandaj, të gjithë burrat që flirtojnë me mua janë shumë më të rinj në moshë se unë.

Ndonjëherë do të doja të isha më pak tërheqëse, sepse s’mund të krijoj një marrëdhënie me një 18-vjeçar”.

Dawn tregon se është vetëm që prej vitit 2003 kur u nda nga bashkëshorti i saj.

V. αjza nga Shkodra e tregon haρur fare: Β. ύrri im itaΙian q αu kur kυptoi se nuk e k isha b. ërë me asηjë b. ύrrë

Sa herë preket tema e virg jërisë, ndjeshmëria është e lartë. Ka lexues për të cilët është diçka e tejkaluar, e të tjerë që e shohin ende sot si metër matës të moralit.

Përshtypje madje u bën dhe të huajve. Një vajzë shkodrane ka rrëfyer historinë e saj.

“Nuk jam e shëmtuar. As nuk jam prapanike. As nuk jam qe pur. Por më kanë zhgënjyer edhe mua në dashuri. Jam 27 vjeçe sot.

E kam qenë në një lidhje 3-vjeçare me një djalë po nga Shkodra. U ndamë, më la më saktë se nuk më priste ma. Donte të konsumonin aktin, unë doja që ta ruaja për natën e parë të martesës.

Jo se jam fanatike, por sepse besoj në shenjtërinë e familjes. As unë s’jam gabim, por as ai e këtu mendoj se ndikon mënyra si jemi rritur e formuar të dy. Qava shumë. Aq sa u dobësova dhe u bana 48 kg.

Pas disa muajsh një komshie imja më bën një fejesë me shkuesi me një të njohurin e saj italian. Alamet djali me e pa, e më thënë të drejtën kjo më shty ta njihja e të pranoja me dal me të.

Dolëm, më ngjiti. Edhe ai maroi pas meje. Vendosëm me u feju. Normal ma kërkoi me xhentilesë me kalu natën me të.

Por kur refu zova duke i thënë ‘unë jam femra e një personi vetëm’ nuk e zgjati më. Aty mendova se iku e s’ka me u kthy më. Por jo ne u fejuam, brenda 2 muajsh u martuam dhe isha e tija natën e parë të martesës.

Ai s’më kishte besuar. Kishte menduar se po them që jam e paprekur sepse kështu ‘jeni ju shqiptaret’.

Unë prap, tha ai, nuk e kisha problem nëse s’do ishe ndaj s’kam reaguar. Ka qarë me dënese dhe aty më tha për herë të parë që më dashuronte deri në kockë dhe prej asaj nate ai çdo ditë më do më shumë e më shumë.

Sot jam në pritje të një fëmije dhe jemi shumë të lumtur. Nuk them që të gjitha vajzat duhet me prit se kjo të ban më të mirë. Por them që djemtë që të duan duhet të venë përsonin para aktit”, shkruan e reja.

Ρrindërit nuk e Iinin të dilte natën, υ. αjza nga Tirana iu bën veρrimin TR0NDlTËS

Një vajzë nga Tirana ka bërë veprimin e tme/rrshëm pasi prindërit nuk e linin të dilte natën për t’u argetuar me shoqerine.

Në “Aldo Morning show”, gazetarja ka treguar sot se vajza i ka vënë prindërit në gjumë me valium që të dilte. 

“Një vajzë donte të dilte në club, por familja nuk e ka lënë. Vajza ka përgatitur darkën dhe në supë ka hedhur valium.

Valiumi ka bërë punën e tij, familjarët kanë fjetur dhe vajza ka dalë”, tregoi gazetarja.

“Ditën tjetër mamaja u mburrej grave të lagjeve që vajza donte të dilte, por nuk e la.

Ta dinte ajo që vajzën e kishte gjithë natën jashtë”, u shpreh gazetarja e “Aldo Morning show”. 

Lezhianja: Β inte shi, ishim pa drita kυr ra dera dhe pashë KUNATlN me…

Një vajzë ka rrëfyer momentet e vështira në çfit që po kalon motra e saj.Vajza thotë se e motra pasi ka zbuluar tradhëtinë e të fejuarit, është ndarë prej tij.

Por sot…Kjo është historia e trishtë e rrëfyer.“Sa keq jam tani. Edhe pse nuk më ka ndodhur mua, por motrës, unë e vuaj barabar dhimbjen e saj.

Ne jemi dy motra nga Lezha. Motra më e madhe është e fejuar prej 3 vitesh me një djalë që janë marrë vete. 


Ata janë shumë të dashuruar, motra e adhuronte deri dje, kur zbuloi se ai e tradhëtonte.

Unë nuk e besoja dot, sepse ai bënte shumë për motren time. Por është e vërtetë. Ai e tradhëtoi motrën me njërën që e ka tek puna.

Motra u lëndua shumë, sa sinqerisht ishte gati të vriste edhe veten. Këtë verë kishin në mend të martoheshin.Vetëm qan dhe nuk ha, e unë nuk di si ta nxjerr motrën nga kjo gjendje.

Kunati ka tentuar rikthimin, por motra edhe pse e do me shpirt nuk mund ta falë.Madje një natë binte shumë shi e nuk kishim as drita nuk vjen kunati në derë dhe qante.

Ma ka këputur shpirtin ajo skenë, por motra nuk pranoi prapë të fliste me të.Unë dua të gjej një mënyrë që t’i ul të bisedojnë sepse e kuptoj që dashuria e tyre është e madhe.

E di që tra’dhëtia është diçka e rëndë, por dashuria kalon çdo gjë. Kështu i them motrës, por ajo nuk më kthen përgjigje.Ju lutem më tregoni çfarë duhet të bëj sepse nuk e shoh dot motrën në atë gjendje…Zoti ju ndihmoftë të gjithëve”, shkruan ajo.

ChatGPT do të ofrojë edhe përmbajtje e▪︎otike, si do funksionojë

OpenAI planifikon të zgjerojë gamën e përmbajtjeve në chatbot-in e saj të njohur ChatGPT, duke përfshirë edhe materialet erotike, si pjesë e përpjekjes për të “trajtuar përdoruesit e rritur si të rritur”, tha shefi i kompanisë, Sam Altman.

Në një postim në X të martën, Altman deklaroi se versionet e ardhshme të ChatGPT do të mund të sileshin në mënyrë më njerëzore – “por vetëm nëse e dëshironi, jo sepse po e maksimizojmë përdorimin”.

Ky lëvizje, e ngjashme me prezantimin e fundit të Elon Musk në xAI të dy chatbot-eve me përmbajtje seksuale eksplicite në Grok, mund të ndihmojë OpenAI të tërheqë më shumë abonentë që paguajnë.

Sipas ekspertëve, kjo gjithashtu mund të shtojë presionin mbi ligjvënësit për të vendosur kufizime më të rrepta për përdoruesit e chatbot-eve.

Ndryshimet e njoftuara nga kompania vijnë pas një padie të ngritur në fillim të këtij viti nga prindërit e një adoleshenti amerikan që i mori jetën vetes. Matt dhe Maria Raine, prindërit e 16-vjeçarit Adam Raine, ishin të parët që akuzuan OpenAI për vdekje të padrejtë, duke kritikuar kontrollet prindërore të kompanisë si të pamjaftueshme.

Familja përfshiu regjistra bisedash midis Adam dhe ChatGPT-së, të cilat tregojnë se ai kishte mendime vetëvrasëse.

Altman tha se më parë ChatGPT ishte “mjaft kufizues për t’u siguruar që po tregoheshim të kujdesshëm me problemet e shëndetit mendor”.

“E kuptojmë që kjo e bëri më pak të dobishëm/të këndshëm për shumë përdorues që nuk kishin probleme të shëndetit mendor, por duke pasur parasysh seriozitetin e çështjes, donim ta bënim këtë siç duhet”, shtoi ai.

Ai theksoi se kompania tani ka mjete të reja për të “zbutur në mënyrë të sigurt kufizimet në shumicën e rasteve”.

“Në dhjetor, ndërsa zbatojmë më plotësisht përcaktimin e moshës dhe si pjesë e parimit tonë ‘trajtoni përdoruesit e rritur si të rritur’, do të lejojmë edhe më shumë përmbajtje, përfshirë erotikën për të rriturit e verifikuar”, tha Altman.

Kritikët thonë se vendimi i OpenAI për të lejuar materialet erotike tregon nevojën për rregullore më të forta në nivel federal dhe shtetëror.

Izraeli, a ka një shuplakë turke për Tiranën

Në dy raportime brenda pak ditëve, Radio Televizioni i Turqisë (TRT) ka qortuar Shqipërinë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Izraelin gjatë dy viteve të luftës në Gaza. Për korporatën gjigande të medias turke, që përfaqëson dhe përhap linjën zyrtare të Ankarasë në politikën e jashtme, Shqipëria ka avancuar ndjeshëm në marrëdhëniet me Tel-Avivin, teksa në Gaza zhvillohej një ofensivë brutale dhe genocidale.

Raportimi i medias publike turke, e cilësuar edhe si “Zëri i Turqisë”, shkonte edhe më tej, duke bërë edhe një renditje të të gjithë marrëveshjeve Shqipëri-Izrael në fushat e sigurisë, shëndetësisë e turizmit, krahas shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë dhe nderimeve reciproke mes shtetarëve shqiptarë e hebrenj. Pra dukshëm, ai që në pamje të parë shfaqej si një raportim mediatik, paketohej me një qëndrim editorial të mirëfilltë. Një stil shumë i ngjashëm me disa raportime të dikurshme të “Zërit të Amerikës”, që mbylleshin me shënimin klasik se komenti përfaqësonte pikëpamjet e qeverisë amerikane.

Në serinë e publikimeve turke ndaj Tiranës zyrtare, natyrshëm lind pyetja: A ka një kritikë, qortim a qejfmbetje të Turqisë ndaj Shqipërisë për qasjen e politikës së jashtme ndaj konfliktit në Gaza? A është “goditja e përqendruar” nga TRT-ja një paralajmërim apo një kujtesë për një paralajmërim të mëparshëm mbi Izraelin?

Historia e afërt e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare na rrëfen se Turqia ka tentuar vazhdimisht ta ndikojë politikën e jashtme të Tiranës lidhur me Lindjen e Mesme. Kryesisht kjo përpjekje është shfaqur në lobime të ndryshme për rezolutat e diskutuara në Pallatin e Qelqtë në Nju-Jork, por Ankaraja nuk i ka fshehur synimet e saj edhe në tema të tjera të nxehta.

Sali Berisha ende e kujton telefonatën e tensionuar me Erdoganin në vjeshtën e 2012-s përpara një votimi në OKB për t’i dhënë Palestinës statusin e vëzhguesit në Asamblenë e Përgjithshme. Ish-kryeministri ka pretenduar se pasojat e refuzimit të tij nuk kanë qenë të vogla.

Megjithatë, prej largimit të Berishës nga pushteti, Tirana zyrtare e ka konsideruar Ankaranë si një aleat strategjik dhe mes aleatëve duket krejt normale që të ketë kërkesa për unifikim apo zbutje qëndrimesh në politikën e jashtme. Krahas kësaj, ndihma turke pas tërmetit të 2019-s dhe gjatë pandemisë mbetet ndër aktet më të rëndësishme të miqësisë mes dy vendeve.

Deri më tani, pavarësisht qëndrimit turk, lëvizjet publike të diplomacisë shqiptare nuk kanë reflektuar se kanë pësuar ndonjë ndryshim apo ndikim. Për më tepër, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, paralajmëroi një vizitë në Izrael gjatë këtyre ditëve, duke rikonfirmuar marrëdhëniet intensive mes dy vendeve në një komunikim telefonik me homologun e saj, Gideon Sar. Shqipëria ka qenë e qartë në qasjen e saj ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ku nuk duhet harruar edhe implikimi në marrëdhëniet jomiqësore me Iranin.

Sidoqoftë korniza e zhvillimeve pas armëpushimit në Gaza nuk është e njëjtë. Me teprimin ushtarak dhe vrasjet e civilëve në dy vitet e fundit, Izraeli e humbi avantazhin që u krijua pas sulmit terrorist ndaj tij më 7 tetor 2023. Mbështetja europiane e perëndimore për qeverinë “Netanjahu” u zbeh ndjeshëm, ndërsa kritika jopublike kanë mbërritur edhe nga Uashingtoni. Izraeli ka tashmë përballë, thuajse në një mendje për veprimet e tij ushtarake, si vendet arabo-myslimane, ashtu edhe Europën Perëndimore e shtete të mëdha e të fuqishme, si Kanadaja e Australia. Armëpushimi dhe plani i paqes për Gazën nuk e ka zbehur mërinë turke dhe të një pjese të Europës për Netanjahun.

Pikërisht qasja turke po merr terren në politikën ndërkombëtare, me një mbështetje të hapur amerikane. Nga avioni që xhironte në ajër në qiellin e Sharm El Sheikut, Erdogan vendosi rregullat e tij në tokë, duke e lënë Netanjahun në Izrael dhe duke marrë vlerësimet maksimale nga Donald J. Trump. Siria më parë dhe Gaza tashmë ishin arena ku politika turke shkëlqeu dhe Uashingtonit zyrtar po i volit gjithnjë e më shumë një rol i fuqishëm i Turqisë. Aq më tepër kur prozhektorët po kthehen nga zgjidhja e krizës së Ukrainës.

Panorama e re në Lindjen e Mesme e më gjerë kërkon padyshim vlerësim realist e të kujdesshëm edhe nga politika e jashtme e Tiranës. E detyruar të manovrojë anijen e vogël me flamur kuqezi në trekëndëshin SHBA-BE-Turqi, Shqipëria duhet të deshifrojë e kuptojë sa më parë rregullat e reja që po shkruhen në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ato rregulla që na garantojnë lundrim sa më të qetë edhe në detëra të trazuar.

Grenell revoltohet me Von der Leyen: Gjykata juaj po e mban Hashim Thaçin prej 5 vitesh në burg, ju heshtët

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për kriza globale, ka kritikuar ashpër shefen e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen pas vizitës së saj në Kosovë.

Përmes një postimi në platformën X, Grenell akuzon Von der Leyen si drejtuese e institucionit më të lartë evropian, se ka heshtur ndërsa Gjykata e Hagës po e mban ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi prej 5 vjetësh në burg.

“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore ndonjë vendi? Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike”, shprehet Grenell.

Vjen vala e acarit! Stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin, paralajmërimi u▪︎gjent i IGJEUM

Dielli pritet t’ia lërë vendin shiut. Nga enjtja meteorologët parashikojnë kthim të reshjeve në disa qytete për tu shtrirë në të gjithë territorin të premten.

Në jug dhe veri të vendit sipas Institutit të Gjeoshkencave reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

“Presim të kemi një ndryshim sa i përket kushteve atmosferike duke nisur nga e enjtja në drekë. Reshjet do të fillojnë të dobëta kryesisht në jug të vendit më pas të premten do të prekin të gjithë territorin.

Do të jenë Qarqet e veriut si Shkodra, Lezha, Kukësi të cilat presim reshje mesatare dhe me shtrëngata gjithashtu dhe Qarqet e jugut si Gjirokastër dhe Vlora presim reshje mesatare të shoqëruar me shtrëngata, pjesa tjetër e territorit presim reshje të dobëta.”

Po Tirana?

“Përgjatë mëngjesit të premtes deri në orën 14 reshjet në Tiranë do të jene te dobëta dhe te vazhdueshme ndërsa pas drekës presim reshje lokale.”

Reshjet parashikohet të largohen nga një pjesë e territorit duke filluar nga e shtuna ndërsa të dielën pritet rikthim i ditëve me diell.

“Do të jetë e shtuna që sjell ndërprerje të reshjeve në disa prej Qarqeve ku përfshihet dhe kryeqyteti ndërsa në jug do të vijojnë dhe për të shtunën, por me intensitet të dobët dhe lokale. Ditën e diel presim ndërprerje të reshjeve thuajse në të gjithë vendin.”

Sa i përket vlerave të termometrit parashikohet një rritje me rreth dy gradë celsius deri të diele kur pritet kthim në temperaturat deri në 10 gradë celsius në Tiranë e zonat e ulëta dhe 6 gradë celsius në zonat malore.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 16 Tetor 2025

Dashi

Ka rrezik qe marrëdhënia ne çift te jete paksa delikate gjate kësaj dite. Do keni debate te forta ne disa momente dhe gjerat nuk do ecin ashtu si i kishit menduar. Beqaret do kenë takimet e ëndërruara dhe shume shpejt do mund te fillojnë një histori dashurie serioze. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura, prandaj nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Demi

Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për planin sentimental. Do kaloni çaste fantastike pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni për mrekulli pranë njeri-tjetrit. Beqaret ka gjasa te realizojnë disa takime, por nuk do mund te shkojnë me tej sesa një aventure momentale. Ne planin financiar do tregoheni shume te kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë çmenduri.

Binjaket

Gjerat do ecin me se miri sot ne planin sentimental. Nuk do prekni ne asnjë moment temat delikate përkundrazi do preferoni vetëm te flisni për gjera pozitive dhe te dashuroheni me pasion. Beqaret ende do e kenë te vështirë te fillojnë një lidhje te qëndrueshme, megjithatë nuk duhet te refuzojnë ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar duhet shtrënguar paksa rripi i shpenzimeve.

Gaforrja

Ka shume mundësi qe te bëni çmenduri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te dashuroheni plot pasion me personin qe keni ne krah. Beqaret do afrohen mjaft me një person qe ka kohe qe i josh, por qe atyre nuk ua kishte mbushur mendjen sa duhet. Financiarisht situata do jete delikate dhe do jeni gjithë kohës ne ankth.

Luani

Do jeni shume te arsyeshëm sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi ne komunikimin me partnerin. Pritet qe dita te jete e qëndrueshme. Beqaret do jene te parrezistueshëm dhe nuk do mund t’iu shpëtojnë propozimeve te veçanta. Me pas çdo gjë do jete ne dorën e tyre. Financat do jene te mira dhe nuk pritet as problemi me i vogël.

Virgjeresha

Dite e përshtatshme për te folur gjere e gjate mbi lidhjen tuaj dhe për te marre vendime te rëndësishme kjo e sotmja. Yjet do krijojnë ambientin e duhur. Beqaret do jene gati te fillojnë histori dashurie me ata persona qe kane kohe qe ua kërkojnë këtë gjë. Financat nuk do kenë ndryshime te mëdha, megjithatë situata pritet te mos jete tejet problematike.

Peshorja

Do kërkoni te jeni gjate gjithë kohës dominues gjate kësaj dite ne jetën sentimentale dhe kjo gjë nuk do i pëlqejë aspak personit qe keni ne krah. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar do keni edhe ndonjë ulje dhe ngritje. Ne asnjë mënyrë nuk duhet te merrni para hua nga persona qe nuk ia keni besën.

Akrepi

Nëse doni qe lidhja juaj te jete sa me e bukur dhe me emocionuese duhet qe here pas here te toleroni dhe te bëni ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa propozime. Nuk ka ardhur ende momenti qe ata te ndryshojnë status. Financat do jene goxha me te mira se disa dite me pare fale mbështetjes se te afërmve dhe menaxhimit tuaj te mire.

Shigjetari

Komunikimi ne çift do jete me i mire gjate kësaj dite dhe do kuptoheni për mrekulli me atë qe keni ne krah. Ne këtë mënyrë do mund te zgjidhni edhe ndonjë problem te vogël qe keni pasur. Beqaret do kenë takime emocionuese, por kur te njihen me mire me personat do zhgënjehen. Ne planin financiar do gjeni një mënyrë shume te mire për te rritur te ardhurat.

Bricjapi

Çiftet do i japin edhe me shume rëndësi jetës intime dhe do mundohen ta surprizojnë partnerin. Gjithçka do behet me emocionuese tashme. Beqaret duan apo jo do e ndryshojnë statusin. Kjo gjë është vendosur tashme nga planetët. Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini ta përmirësoni gjendjen. Kjo do krijoje mundësi për te kryer edhe ndonjë investim.

Ujori

Nuk do mund ta duroni dot me rutinën e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe ka rrezik te bëni ndonjë gabim te pafalshëm. Mos përfitoni nga liria qe ju ka dhënë partneri. Beqaret do realizojnë takime pa fund, por nuk do arrijnë dit te vendosin me ke do vazhdojnë me tej. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni me metoda te jashtëligjshme sepse keni për te humbur akoma me shume.

Peshqit

Sot do i shihni gjerat me një sy tjetër ne planin sentimental. Partneri do ua shprehe pa fund ndjenjat dhe ju do e lini veten te lire duke përfituar kështu nga çdo sekonde. Beqaret nuk do e kenë shume mendjen tek dashuria duke qene se do kenë te tjera çështje me te rëndësishme. Financat do jene te stabilizuara dhe nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni.