Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’i dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burg

Një emigrant nga Kosova u shtir si babai i 13 foshnjave shqiptare për t’u siguruar atyre pasaporta të paligjshme britanike në këmbim të shumave të mëdha monetare.

Petrit Musa, 38 vjeç, krijoi aplikimet mashtruese për pasaporta në emër të një bande kriminale për të siguruar shtetësinë britanike për fëmijët në këmbim të shumave të konsiderueshme parash, duke u lënë në burg për pesë vjet në Gjykatën Penale në Londër.

Musait, të cilit iu dha leje e pacaktuar qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021, iu lëshuan me sukses gjashtë pasaporta për fëmijët përpara se mashtrimi i tij të zbulohej nga Ministria e Brendshme.

Sipas Daily Mail shqiptari u rekrutua nga banda pasi ra në borxhe të thella për shkak të problemeve me kokainën dhe lojërat e fatit. Meqenëse ai kishte leje qëndrimi të pacaktuar, fëmijët e tij do të ishin të kualifikuar për shtetësi britanike.

Musa e përdori këtë status për të siguruar pasaporta britanike për 13 foshnjat shqiptare – me asnjërën prej të cilave nuk kishte lidhje farefisnore. Foshnjat ishin fëmijë të nënave shqiptare që kishin udhëtuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe i kishin paguar shuma të mëdha parash bandës për shërbimin.

Musa arriti të shlyente një borxh prej më shumë se 40 mijë paundësh përmes të ardhurave, por vazhdoi të përfitonte nga mashtrimi edhe pasi kjo çështje u zgjidh, thanë prokurorët.

Prokurori Oliver Pateman tha se në telefonin e Musës u gjetën selfie që e tregonin atë duke mbajtur sasi të mëdha parash dhe se ai kishte bërë disa depozita të mëdha parash në një bankë pranë Qendrës Tregtare Westfield.

“Ne do të sugjeronim që këto ishin pagesat që Musa mori nga skema”, tha prokurori.
Musa bëri aplikimet e rreme midis qershorit 2022 dhe tetorit 2024, pas të cilave Ministria e Brendshme vuri re se ai kishte pretenduar të ishte babai i disa foshnjave me data lindjeje të dyshimta të afërta.

“Kjo është një skemë relativisht e sofistikuar dhe ekziston një model i qartë që ndiqet në secilin prej 13 rasteve. Roli i tij, megjithëse i kufizuar në aplikimin për pasaporta, është thelbësor që skema të ketë sukses në përgjithësi”, deklaroi prokurori.
Patrick Maggs, duke mbrojtur Musën, tha se klienti i tij nuk po nxirrte pjesën më të madhe të fitimeve nga mashtrimi, i cili do t’u kishte shkuar atyre që ishin më të lartë në bandë.

“Roli i tij ishte të ishte personi që ia vuri fytyrën dhe emrin e tij ekskluzivitetit, i cili ishte gjithmonë i destinuar të dështonte.Pra, ai ishte gjithmonë personi për të cilin autoritetet do të vinin, jo ata që fitonin pjesën më të madhe të të ardhurave. Ai ishte kukulla”, tha avokati.
Regjistruesi i gjykatës James Thomas tha se pranoi që Musa nuk ishte truri i organizatës, por ai fitoi shuma të konsiderueshme parash nga mashtrimi.

“Rritje të SËMUNDJEVE mendore, sistem kardiak i dobësuar…”/Frutat dhe perimet me TOKSINA, mjekja: Ja çfarë duhet të bëni…

Eftuar në këtë episod të “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin, ka qenë mjekja toksikologe Suela Xhufi. Ajo ka folur më shumë për intoksikimin dhe substancat e dëmshme që janë konstatuar kohët e fundit në frutat dhe perimet që konsumojmë. Çfarë i shkaktojnë ato shëndetit të njeriut?

Pjesë nga intervista:

Çfarë janë këto substanca dhe a janë të dëmshme për shëndetin?

Bëhet fjalë për një substancë që është e ndaluar në vendet evropiane dhe që është fosmati. Fosmati ka një efekt toksik shumë të rëndë. Ky efekt nuk është akut dhe mjeku nuk mund ta kuptojë menjëherë. E shohim tek një pacient me imunitet shumë të ulët. Kur përdorim këto substanca në kohë të gjatë, do të ndikojë dhe në rritjen e sëmundjeve psikike, që tashmë i kemi në rritje. Fosmati nuk duhet përdorur sepse ka efektin toksik të lartë dhe është afatgjatë.

Cilat janë shenjat që ka një person që konsumon fruta apo perime me toksina?

Një person nuk ka shenjë direkte përveç një fryrje barku, që është normale. Nuk ndodh menjëherë kur ha një apo dy mandarina, por kur i konsumon në kohë të gjatë. Një pacient do të ketë sindromë të zorrës së irrituar, do të ketë depresion, obezitet, sistem kardiak të dobësuar. Përdorimi në kohë të gjatë do të çojë në probleme të tilla.

A ka rrezik vdekshmërie nga konsumimi i këtyre substancave?

Risku është kronik. Të gjitha patologjitë që kemi sot në botë, vijnë nga konsumimi i këtyre substancave në kohë të gjatë. Por çfarë të bëjmë? Kur marrim perimet ose frutat, të marrim kripë ose sodë buke për të hequr një pjesë të këtyre substancave.

Një jetë mes Monte Carlo dhe Dubait, kush është modelja 29-vjeçare që u m▪︎ sakrua në ballkon nga i dashuri i saj 52-vjeçar, me të cilin kishte lidhje jashtëmartesore

Pamela Genini, një modele 29-vjeçare dhe sipërmarrëse e re nga Strozza, u vra rreth orës 22:00 të së martës, më 14 tetor, në Milano.

Ajo u godit me thikë për vdekje në ballkonin e një apartamenti në katin e tretë në lagjen Gorla nga 52-vjeçari Gianluca Soncin, me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin Niguarda të Milanos, pasi u përpoq t’i jepte fund jetës duke goditur veten dy herë me thikë në fyt, pasi masakroi 29-vjeçaren.

Fqinjët e viktimës ishin dëshmitarë të vrasjes brutale.
Pamela Genini e ka kaluar jetën e saj mes Monte Karlos, Milanos dhe Dubait. Në internet, viktima e përshkroi veten si një “modele dhe sipërmarrëse e re”.

Së bashku me shoqen e saj Elisa Bortolotti, ajo kishte krijuar një linjë me bikini: “EP SheLux” shkruhet në faqen e internetit të markës.

Armando Broja shkëlqeu me gol dhe asist në 15 minuta, klubi i Premier Ligë reagon me postim të veçantë

Armando Broja shkëlqeu dje me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa u luajt miqësorja ndaj Jordanisë. Silvinjo e aktivizoi në qendër të sulmit dhe Broja ia shpërbleu besimin gjatë pjesës së dytë.

Në harkun e 15 minuta, Broja fillimisht shënoi dhe më pas asistoi për Nedim Bajramin. Kështu edhe u vulos fitorja, ndërsa rezultatin përfundimtar ishte 4 me 2.

Bërnli ka reaguar me një postim të veçantë, që ia dedikon vetëm Brojës. “Një gol dhe asist për Armando Brojën në fitoren 4 me 2 të Shqipërisë kundër Jordanisë”, shkruan klubi i Premier Ligë.

Broja është në kërkim të golit në kampionatin anglez. Sfida e radhës për Bërnlin është në shtëpi ndaj Lids Junajtid.

TRONDITËSE, dy persona gjenden të vdekur në një furgon…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku dy persona janë gjetur të vdekur brenda një furgoni kampingu, pas pjesëmarrjes në një festival në parkun kombëtar, New Forest.

Mediat britanike shkruajnë se shërbimet e emergjencës dhe policia kanë njoftuar të dielën për një incident në rrugën Pound Lane në zonën Burley, ku u zbuluan trupat e pajetë të një gruaje 38-vjeçare dhe një burri 45-vjeçar, të dy me origjinë nga Blandford Forum, në Dorset.

Lidhur me ngjarjen tronditëse ka reaguar policia e Hampshire Constabulary, duke thënë:

“Rreth mesditës të së dielës, më 12 tetor, morëm njoftim nga Shërbimi i Ambulancës së Qendrës Jugore për vdekjen e papritur të dy personave brenda një furgoni të parkuar në Pound Lane, Burley. Oficerët mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku të dy u shpallën të vdekur”.

Autoritetet kanë njoftuar familjarët e viktimave, ndërsa po përgatitet dosja për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga ana tjetër, një përfaqësues i kompanisë New Forest Cider konfirmoi se të ndjerët kishin marrë pjesë në festivalin e cidres artizanale që u mbajt gjatë fundjavës.

“Jemi thellësisht të tronditur nga kjo tragjedi. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen dhe miqtë e tyre në këtë moment të vështirë”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa deri tani nuk ka dyshime për rrethana kriminale.

E rëndë/ Va ksina anti-C▪︎vid i shkaktoi ρ▪︎raIizë italianes, Gjykata njeh rastin e parë

Gjykata Civile e Astit në Itali ka njohur në një vendim të shkallës së parë që lidhte vaksinimin kundër COVID-19 me dëmtimin serioz neurologjik që e pengoi një grua 52-vjeçare të ecte.

Mediat italiane raportojnë se gruaja një javë pasi mori dozën e dytë të vaksinës kundër Covid, kishte patur “simptoma të rënda neurologjike’. Sot 52-vjeçarja nuk është më në gjendje të ecë dhe filloi të përjetojë simptomat e para pasi mori dy doza të vaksinës Pfizer-Biontech: e para më 4 prill 2021 dhe e dyta më 28.

Dhjetë muaj pas shtrimit të saj në spital, letra e saj e daljes përfshinte këtë fjali: “Një rol shkaktar i vaksinës nuk mund të përjashtohet”.

Gjykata emëroi dy konsulentë teknikë, Agostino Maiello dhe Stefano Zacà, të cilët përjashtuan sëmundjen e 52-vjeçarit si shkaktar dhe deklaruan se ” në terma probabilistikë , duke marrë parasysh të gjithë elementët e përshkruar në raportin e ekspertit, seria e vaksinimit në fjalë shkaktoi gjendjen e mielitit/poliradikuloneuritit”.

Sipas Gjykatës, intervali i shkurtër kohor nga vaksinimi deri në fillimin e simptomave ishte një faktor vendimtar në vendim. Vendimi, i lëshuar më 26 shtator, citon gjithashtu bazën e të dhënave të AIFA-s, e cila liston 593 raste të mielitit transversal të regjistruara pas vaksinimit deri në vitin 2022, 280 prej të cilave ishin të lidhura me vaksinat mRNA.

Asnjë si Elseid Hysaj! Mbrojtësi shkruan historinë në futbollin shqiptar

Elseid Hysaj shkruan historinë në futbollin shqiptar. Mbrojtësi 31-vjeçar është bërë zyrtarisht lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh me fanellën kuqezi.

Hysaj u fut në fushë në minutën e 77-të të miqësores ndaj Jordanisë, në “Air Albania”, duke kaluar në librin e artë të rekordeve dhe duke lënë pas Lorik Canën, i cili mbante rekordin me 93 ndeshje.

Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj ka qenë sinonim i stabilitetit dhe profesionalizmit në Kombëtare, pjesë e skuadrës që ka bërë histori në Euro 2016 dhe Euro 2024. Me përvojën, karakterin dhe përkushtimin e tij, ai është kthyer në një figurë simbol të brezit të artë të futbollit shqiptar.

Mbrëmja e rekordit u shoqërua edhe me një fitore spektakolare: Shqipëria 4-2 Jordania, në një miqësore që do të mbetet në kujtesën e tifozëve jo vetëm për golat, por për momentin historik të një lideri që nuk ndalet.

“Ma puth Luizin…”/ Çfarë ndodhi mbrëmë live mes Kiarës dhe Oltës?

Mbrëmjen e djeshme ishte bashkë moderatore në “Goca dhe Gra”, Kiara Tito, e cila foli për sezonin e ri të “Portokallisë”, për bashkëshortin Luiz Ejlli dhe vajzën e tyre, Luna Mari.

Por jo vetëm kaq, pasi ndodhi edhe një moment i papritur, ku Kiara foli live me aktoren e njohur, Olta Gixhari.

Gjatë transmetimit, Olta u përfshi përmes një telefonate, dhe sapo dëgjoi zërin e Kiarës, ajo reagoi me ngrohtësi dhe sinqeritet.

“Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Unë po kaloj një periudhë të pakëndshme, por mirë jam”, u shpreh Gixhari, duke treguar se, pavarësisht vështirësive, ruan pozitivitetin dhe forcën e saj.

Ndërkohë, Kiara e pyeti me kujdes se si po ndihej, pasi një ditë më parë u bë e ditur se Olta nuk ishte mirë me shëndet, pasi kishte kaluar një problem me syrin.

Nga ana tjetër, Olta nuk harroi të dërgonte edhe një përshëndetje për Lunën dhe për Luizin.

“Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunën. Meqë je, ma puth edhe Luizin”, tha ajo me humor, duke bërë që studioja të shpërthente në të qeshura. Kiara e priti mire këtë koment, duke e shoqëruar me të qeshur.

Kujtojmë se Kiara, Luizi dhe Olta kanë qenë së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”.

Kastro Zizo rrëfen me dhimbje: Vajza ime është në spektrin autik, nuk më lejuan ta shihja për 10 vite

Këngëtari dhe artisti Kastro Zizo ka ndarë një rrëfim tronditës mbi marrëdhënien me vajzën e tij dhe betejën ligjore për të qenë pranë saj, pasi i është mohuar kontakti për më shumë se një dekadë. Në një deklaratë televizive, Zizo zbulon se vajza e tij, tashmë 13 vjeçe, është në spektrin autik, një fakt që ai e ka mësuar vetëm pas shumë vitesh shkëputjeje të detyruar. Artisti pohon se për rreth 10 vite nuk i është lejuar të ketë asnjë kontakt me të bijën, e cila është rritur në kushte që ai i cilëson “të tmerrshme”.

“Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik, vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te nëna e saj,” – shprehet Kastro.

Ai shton se është në një proces ligjor për të rregulluar marrëdhënien me vajzën, dhe se kjo betejë është më shumë sesa një çështje prindërore, është një përballje me padrejtësinë.

“Unë mund të flas me orë të tëra për të… Në një moment kur nuk të është lejuar të shohësh vajzën për 10 vite, mëson se është autike. Mua më është ndërprerë çdo kontakt. Mesa duket kanë menduar se nuk isha i denjë, kanë tentuar të rrisin jo një qenie njerëzore, nuk kanë ditur të rrisin një fëmijë.”

Ai rrëfen gjithashtu se ka udhëtuar vetë drejt Prishtinës për të mësuar mbi situatën e vajzës, pas informacioneve nga shërbimet sociale.

“Vajza është marrë nga unë në kushte të tmerrshme. Shkova në Prishtinë, u lajmërova nga shërbimet sociale, jetonte me të ëmën”.

U arratis nga burgu grek! Kapet pas gati 1 muaji 27-vjeçari shqiptar Ylli Shkalla, u gjet me makinë të vjedhur në…

Ylli Shkalla, shqiptari 27-vjeçar i arratisur nga burgu grek është arrestuar nga Policia e vendit fqinj.

Ai u vendos në pranga në Beoti, teksa policia gjeti një makinë të parkuar në autostradën PATHE (drejtimi drejt Selanikut).

Shoferi i mjetit, rezultoi të ishte 27-vjeçari shqiptar, i cili mëngjesin e 18 shtatorit u arratis nga burgu hapur i Kasandrës, Halkidiki.

Gjatë kontrollit të riut shqiptar iu gjet një pistoletë replika dhe një telefon celular. Nga hetimet rezultoi se makina që posedonte ishte e vjedhur.

Ylli Shkalla 27-vjeç, nga Tirana, ishte dënuar për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe i kishte mbetur vetëm një muaj burg.

Ai po vuante dënim në gjysmë liri në këtë burg bujqësor ku edhe punonte. Shkalla rezulton i arrestuar në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë.