“Mos i jepni karkaleca këtij” / Petrit Qoli: Jam duke υdekur nga turpi, se na plasët. Po na vrisni për së gjalli, po më shkatërroni

Dhjetë ditë pas u dërgua me urgjencë në QSUT, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u shfaq në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës të dosjes “Plumbi i artë”.

Në dukje Dumani nuk përcillte asnjë shqetësim, ndërsa u përshëndet mes buzëqeshjes dhe batutave me avokatët para nisjes së seancës.

Seanca nuk u zhvillua normalisht për shkak të mungesës së disa prej avokatëve në proces. Situata u tensionua kur palët diskutuan mbi zhvillimin ose jo 2 herë në javë të seancës. I pandehuri Petrit Qoli shpërtheu ndaj gjykatës, duke kërkuar ritëm të procesit.

“Po kryeni gjenocid individual nga padrejtësia e drejtësisë unë kam vetëm një hall zonja kryetare, infarktin. Ai nuk të pyet. Nuk vjen me zhurmë. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi, se na plasët.

O prokuror po na vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatërroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni”, tha Qoli.

Në përfundim, duke ju referuar Dumanit, Qoli shtoi:

“O prokuror mos i jep karkaleca këtij se ky maksimumi makarona ha”.

Seanca e radhës u shty për me 18 shtator.

E TRISHTË/ Ndërron jetë operatori i njohur i RTSH-së!

Pas një sëmundje të rëndë dhe të shpejtë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pushoi së rrahuri zemra e një prej kameramanëve më të mirë të medias.

Ervin Hoti prej 22 vitesh kontribuoi në realizimin e qindra programeve televizive, duke nisur nga programet e thjeshta e deri te spektaklet.

Ai ishte një nga “sytë” më cilësor me anë të të cilit publiku ka parë dhe shijuar prodhimet e RTSH-së për më shume se dy dekada.

Ervini karakterizohej nga korrektësia dhe intuita krijuese në çdo aspekt të punës.

Dikur e lidhur me djalin e Jozefina Topallit, Eva Murati për dasmën e ish-partnerit: Me paratë e…

Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e zhvilluar në Romë, është kthyer në një nga temat më të komentuara të ditëve të fundit.

Ceremonia përrallore me luks dhe të ftuar VIP bëri bujë në rrjetet sociale, duke sjellë qindra reagime nga publiku.

Por vëmendjen e mori edhe moderatorja sportive Eva Murati, ish-partnerja e Genar Topallit, e cila u përfshi në një debat të zjarrtë pas një videoje të saj që u bë virale në TikTok.

Ndjekësit komentuan duke aluduar për xhelozi, madje njëri sugjeroi se Murati do të kishte dashur një dasmë të tillë luksoze. Moderatorja reagoi pa dorashka, duke lëshuar një deklaratë të fortë:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”.

Menjëherë pas kësaj, ka ardhur një deklaratë tjetër e Eva Muratit, ekskluzivisht për “Live From Tirana”. Eva shkruan:

“Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth.

Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme.

E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”.

“Unë i di me emra të gjithë”/ Deklarata e bujshme e gazetarit Milaim Zeka: Kam përgjime të gazetarëve shqiptarë në…

Gazetari Milaim Zeka ka bërë një deklaratë të bujshme në një emision televiziv, duke pohuar se disponon përgjime të gazetarëve shqiptarë të përfshirë në skema bashkëpunimi me ambasadën serbe në Tiranë.

“Unë njoh me emër dhe mbiemër çdo gazetar shqiptar që ka shkruar kundër UÇK-së dhe luftës së Kosovës, të paguar nga shërbimi sekret serb. Ka qenë një armatë e tërë gazetarësh në Shqipëri që merrnin lekë nga ambasada serbe. Ata janë superaktivë edhe sot, i ke nëpër studio televizive,” – u shpreh Zeka.

Ai theksoi se disponon dokumente komprometuese: “I kam në dorë edhe përgjimet e ambasadës serbe. Njërit, për shembull, botuesit të gazetës Bota Sot ia kam publikuar dosjen. Ai ka qenë me mision në Tiranë. Unë i di me emra të gjithë gazetarët shqiptarë, në çfarë ore kanë hyrë në ambasadën serbe, çfarë instruksionesh kanë marrë, madje edhe përgjimet telefonike.”

Sipas tij, disa prej këtyre gazetarëve vazhdojnë të jenë aktivë edhe sot në media, duke vijuar retorikën kundër UÇK-së dhe duke mos e ndarë atë nga figura e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Unë i di me emrat të gjithë gazetarët shqiptarë, në çfarë ore kanë hyrë në ambasadën serbe, çfarë instruksionesh kanë marrë, përgjimet telefonike. Sot, i ke të njëjtit në studio që shajnë UÇK-në. Nuk e ndajnë Hashim Thaçin, duke thënë se ai gjatë luftës ka qenë hero dhe më tej ka qenë krejt tjetër”, tha Zeka.

“Udhëheqësi i fundit i Hamasit”/Ja kush është shënjestra e Izraelit në operacionin tokësor, i ka mbijetuar 6 atentateve

Me fillimin e operacionit tokësor “Qerret II të Gideonit” në Gaza, vëmendja izraelite është përqendruar te një emër që Tel Avivi e përshkruan si “komandanti i fundit i madh i Hamasit në Gaza”.

Ai është Az al-Din al-Haddad, i cili aktualisht drejton krahun ushtarak të lëvizjes pas vdekjes së Muhammad Shinwar.

Sipas informacioneve që janë bërë të njohura nga mediat, al-Haddad arriti t’i mbijetojë gjashtë atentateve, përfshirë tre gjatë luftës aktuale, që nga tetori i vitit 2023. Të njëjtat burime raportuan se një njësi izraelite u dërgua për ta arrestuar atë në një shtëpi ku ai ishte fshehur, por nuk ishte në gjendje ta gjente.

Siç thuhet, udhëheqësi ushtarak i Hamasit është vazhdimisht në lëvizje dhe u beson shumë pak njerëzve jashtë rrethit të tij të ngushtë. Burime nga pala palestineze raportojnë gjithashtu se dy nga djemtë e tij, të cilët ishin aktivë në lëvizje, u vranë në luftën në Gaza.

Në një intervistë që dha në janar 2024, Haddad mohoi që Irani dhe Hezbollahu kishin dijeni paraprake për sulmin e 7 tetorit, por vuri në dukje se ata që ai i quajti “vëllezër në Boshtin e Rezistencës” dinin skicat e përgjithshme të operacionit, ndërsa informacioni në lidhje me kohën e sulmit ishte i kufizuar në një rreth të ngushtë kontaktesh për të siguruar suksesin e tij.

Kontaktet me pengjet

Sipas Wall Street Journal, një nga pengjet izraelite u takua me Haddadin pesë herë gjatë ndalimit të tij, dhe ata madje ndanë përkohësisht të njëjtën shtëpi të sigurt. Gjatë takimit të parë, në mars 2024, Haddad u ul pranë pengjeve, i pyeti në hebraisht:

“Si jeni?” , u tha atyre se ishte përgjegjës për të gjithë pengjet në Gaza dhe u tregoi atyre foto të pengjeve të tjera në telefonin e tij.

Në korrik, ushtria izraelite shpërndau fletë-palosje satirike në Rripin e Gazës me titull “Realiteti”, të cilat përfshinin një fotografi të “pamjes së re” të Az al-Din al-Haddadit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichai Adrai, konfirmoi se fotografia e përshkruan Haddadin dhe se ai ndodhet në një nga tunelet në zonën e Khan Yunis.

‘Më nxorën me shqelma nga PD’, Sula jep detaje si u përjashtua nga Berisha, paralajmëron lëvizjen e re politike

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula u ndal gjerësisht te situata e PD-së, por edhe pozita e tij në parti.

Në një dalje televizive, Sula u shpreh se është përzënë me shkelma nga partia, edhe pse fitoi në primare.

Sula shtoi se është duke punuar për një projekt politik, pasi sipas tij është ende herët për të që të mbyllë karrierën politike.

“Në politikë kam 20 vjet. As nga media dhe as nga mazhoranca nuk jam atakuar për një aferë. Më nxorrën me shqelma nga partia. Fitova me primare dhe më thanë nuk duam, më përzunë. Tani unë nuk mund ta mbyllë karrierën se do Berisha, Noka dhe Albana Vokshi. Unë do të vazhdoj përpara në politikë. Nuk është shteti as i Ramës, as Berishës, as i PS dhe as i PD. Për shtetin kryen detyrë. Unë do të vijojë një projekt politik. Të jemi seriozë. Ose në politikë duke u marrë me aktivitetin politik dhe dëshira është aty. Ose nuk është turp të punosh. Secili ka integritetin e vet”,-tha Sula.

‘Diella’ ministër/ Ditmir Bushati kundër Ramës

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka dal kundër nismës së kryeministrit Edi Rama për një ministër AI si Diella. Bushati shkruan se, IA për tu implementuar në shoqëritë demokratike, siç është ngritja e një ministrie AI, duhet që së paku të vijë përmes politikave të bazuara në studime të mirë-vërtetuara.

Sipas Bushatit, Inteligjenca Artificiale kërkon përgatitjen e burimeve njerëzore dhe një kulturë të lartë institucionale. Ndër të tjera, ish-diplomati thekson se në asnjë rast nuk mund të kontraktohet përgjegjësia njerëzore, pasi ajo mbetet një vlerë e pazëvendësueshme për shoqërinë.

Postimi i Plotë:

Njeriu apo inteligjenca artificiale?

Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional vetëm në Shqipëri. Tema është aktuale por përgjigjja në shoqëritë demokratike vjen përmes politikave që bazohen në studime të mirë-vërtetuara.

Puna krijuese vjen gjithnjë përmes përpjekjesh të mundimshme. Orë të tëra të kaluara duke parë faqen bosh, projekte të hedhura tutje e të rinisura nga fillimi. Shkurt, çdo punë krijuese e çdo projekt kërkon kohë e përkushtim. A mund ta ndryshojë Inteligjenca Artificiale këtë gjë? A mund të kemi produkt pa punë dhe pa përpjekje? A mund ta zëvendësojë Inteligjenca Artificiale njeriun?

Një studim i fundit i Universitetit të Harvardit arrin në përfundimin se, Inteligjenca Artificiale, edhe pse ka lehtësuar ndjeshëm jetën tonë, nuk mund ta zëvendësojë njeriun, dhe as nuk mund të shërbejë si ilaç ndaj vesit njerëzor.

Elementë të caktuar të procesit të punës së njeriut mund t’i besohen Inteligjencës Artificale. Por në ato raste ku puna ka lidhje të drejtpërdrejtë me përgjegjësinë individuale, ligjore apo pronësinë intelektuale, Inteligjenca Artificiale nuk e zëvendëson dot njeriun.

Inteligjenca Artificiale kërkon përgatitjen e burimeve njerëzore dhe një kulturë të lartë institucionale, çka shpesh na mungon. Përdorimi i saj, pa krijuar një sistem që bazohet mbi dijen dhe meritën, nuk na i lan hesapet as me korrupsionin dhe as me keqqeverisjen. Është mirë të fokusohemi se si Inteligjenca Artificiale mund të përmirësojë punën tonë në një aspekt apo fushë specifike. Bota njeh plot të tilla si: zbulimet në fushën e ilaçeve, proteinave apo mjekësisë.

Falë zhvillimeve teknologjike, kushdo që përgatit një ligj, dokumentacion specifik për një garë, shkruan një artikull apo një libër mund ta bëjë atë më shpejt me një bashkë-autor të inteligjencës artificiale. Për shembull, më ka ndodhur që ta thërras në ndihmë Inteligjencën Artificiale për të përmirësuar një punë që mund të më ketë marrë ditë apo javë të tëra. Ndërkohë që Inteligjenca Artificiale e ka përmirësuar në vetëm pak sekonda. Qëllimisht e konsiderova “bashkë-autor” pasi nuk është vetëm shkrimi. Gjithçka fillon prej të menduarit. Pra, në asnjë rast nuk mund të kontraktohet përgjegjësia njerëzore, sepse gjykimi njerëzor mbetet i pazëvendësueshëm për shoqërinë.

Ndaj, duhet të nxisim edukimin që zhvillon kapacitetin njerëzor duke lexuar vetë, bie fjala një tekst të caktuar, dhe jo ta marrim të gatshëm nga Inteligjenca Artificiale. Duhet ta luftojmë dembelizmin dhe politikat që ofrohen si përftuese të aftësive për hir të aftësive.

Të rinjtë duhen motivuar për të ruajtur nivelin e përsosmërisë njerëzore që brezat e mëparshëm e kanë bërë të mundur, edhe pse është tunduese ta kontraktojnë atë. Duhet të gjejmë mënyra për t’u përqendruar në të jetuarit e një jete njerëzore, pa e cenuar atë, duke përmirësuar standardet përmes vlerësimit të dijes dhe përpjekjeve njerëzore, dhe jo duke rendur pas eksperimenteve të dëmshme.

VIDEO

Këmbimi valutor 16 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me 83.1 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.4 lekë dhe do shitet me 97.3 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.6 lekë dhe do shitet me 103.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.1 lekë dhe do shitet me 112.3 lekë.

“Kemi në krah vikingët”/ Rama në Bruksel: Askush të mos guxojë të na bllokojë rrugë drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku u hapën edhe 4 kapituj të rinj, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur në procesin e negociatave.

Edi Rama: Na erdhi shumë mirë kur pamë barometrin që përmendi Marta dhe kuptuam që populli danez është mes popujve më mbështetës për integrimin. Të kemi në krahun tonë Vikingët na jep siguri. Duhet ta përhapim këtë në mbarë europën që askush të mos guxojë të na bllokojë rrugën sepse mes nesh dhe vikingëve është një sipërmarrje e frikshme.

Euro prek fundin, me sa këmbehet monedha evropiane

Monedha europiane ka prekur minimume te reja historike në tregun valutor shqiptar. Banka e Shqipërisë konfirmon se tendenca rënëse e euros është vërejtur këtë fillim jave ku 1 euro është këmbyer për 96.91 lekë. Një rënie më rreth 3% krahasuar me fillimin e vitit.

Sipas ekspertëve janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në shtimin e ofertës monetare të euros në treg, pro ë kryesorja është turizmi.

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici: “Jemi në fund të një periudhe turistike intensive qershor-korrik-gusht ku disponiliteti i euros ka qenë i madh. Kjo masë monetare në euro vazhdon ta shtojë presionin karshi kursit të këmbimit dhe forcimit të lekut. Kështu që është normale që të mësohemi tashmë kemi hyrë në një ekuilibër të ri. Nuk duhet që të bëjmë llogaritë ose të presim që euro të rikthehet në ato nivele që ka qenë para 3 ose 4 vitesh.”

Vetëm në 6 muajt e parë të vitit sipas statistikave të Bankës Qendrore kanë hyrë në tregun shqiptare në formën e remitancave mbi 500 milionë euro ndërsa turistët shpenzuar për të njëjtën periudhë kohore 2.1 miliardë euro. Edhe investimet e huaja por dhe paraja informale kanë ndikuar në zhvlerësimin euros. Të cilat kanë shkaktuar humbësit dhe përfituesit nga kjo situatë.

Por çfarë instrumenti mund të stabilizojë euron në treg?

“Natyrisht përfituesit janë importuesit që i blejnë më të lira mallrat, edhe ata që kanë kredi në euro duke patur parasysh që një masë është ne euro dhe të ardhurat në lekë kredia bëhet më e lehtë për t’u shlyer”, thotë Civici.

Banka e Shqipërisë ndërhyn në mënyrë indirekte për stabilizim. Banka e Shqipërisë konfirmon se deri në muajin gusht janë tërhequr mbi 500 milionë euro nga tregu. Nëse euro do të ulet më tej apo qëndron në situatën aktuale, sipas ekspertëve do të varet nga hyrjet valutore gjatë muajve të ardhshëm dhe ekuilibrat e tregtisë së jashtme.