Krim ma kabër në Greqi/ “Mos u ul kokën fëmijëve”, thirrja e dajës për autorin e ma sakrës familjare: Atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq

Daja i autorit të krimit të rëndë në Volos të Greqisë, ka dhënë një intervistë për gazetaren Dhorjela Çule, ku i bën thirrje nipit të tij Pandeli Nakoleci që të dorëzohet në polici.

Ai shprehet se nuk e dinë arsyen se përse e ka kryer këtë krim, ndërsa shton se në Shqipëri ka pasur kartelë dhe ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, madje trajtohej me kemp.

“Të dorëzohet, atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptovi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë.

Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije. Kanë patur apo jo probleme nuk e di.

Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për çfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve. Po është e vërtet ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu ne Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar”, tha ai.

“Askush të mos hyjë në det!”/ Mbyllet plazhi në Spanjë: Krijesa e çuditshme detare mund t’iu vrasë

Turistët në një hapësirë prej shtatë miljesh të bregdetit Costa Blanca në Spanjë janë ndaluar të hyjnë në det pas shfaqjes së një krijese të rrallë detare me helm potencialisht fatal.

Bëhet fjalë për “Dragojt Blu” ose Glaucus atlanticus, që ruan helm të fuqishëm. Kontaktet me këtë krijesë mund të shkaktojnë dhimbje, të vjella dhe reaksione alergjike të rrezikshme.

Kryetari i komunës Guardamar del Segura, Jose Luis Saez, njoftoi vendosjen e flamurit të kuq në plazhet e zonës, duke ndaluar notin deri në urdhër të dytë.

Ai theksoi se pavarësisht ngjyrës së ndritshme dhe madhësisë së vogël 3-4 cm, njerëzit duhet të qëndrojnë larg. Komuna nisi një operacion parandalues për të monitoruar qelizat e mundshme të rrjedhura nga rrymat detare dhe i kërkoi publikut të mos i prekë, madje as me doreza, dhe të njoftojë rojtarët ose autoritetet.

https://x.com/JoseLSaezPastor/status/1958223961176543601?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1958223961176543601%7Ctwgr%5E1374ef2e78646e48be7660c6d052728231808b55%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2F2025%2F08%2F21%2Faskush-te-mos-hyje-ne-det-mbyllet-plazhi-ne-spanje-krijesa-e-cuditshme-detare-mund-tiu-vrase%2F

Vivers Beach, një zonë natyrore midis lumit Segura dhe La Babilonia Beach, ishte e mbushur me njerëz, por pak guxuan të hyjnë në det, duke rrezikuar gjoba të rënda.

Flamuri i verdhë u vendos më vonë, duke lejuar notin me kujdes pranë zonave të rojtarëve.

“Blindohet” Shqipëria, këto janë makinat e reja të avancuara që do të bëhen pjesë e arsenalit ushtarak

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles.

Së shpejti, Forcat e Armatosura do të marrin mjetet e para të blinduara LMV2, një program i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Mekanizmit Evropian të Paqes dhe i zbatuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim (AID).

Kjo nismë thekson militarizimin në rritje të Ballkanit dhe forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes Itali-Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm në sigurinë rajonale.

Dorëzimi nënvizon rolin e BE-së në konsolidimin e krahut jugor të NATO-s dhe në pajisjen e Shqipërisë me mjete të avancuara të lëvizshmërisë ushtarake.

Çfarë është LMV2?

1- Version i përmirësuar i LMV – LMV2 është gjenerata e dytë e automjeteve të blinduara shumërolëshe 4×4, e zhvilluar nga Iveco Defence Vehicles, me mbrojtje dhe performancë të rritur krahasuar me modelin origjinal LMV.

2- Mbrojtje e avancuar – Automjeti ka strukturë të përforcuar kundër IED-ve, minave dhe zjarrit balistik, duke ofruar standarde të larta sigurie për ekuipazhin.

3- Kapacitet dhe funksionalitet – Mund të transportojë 5 deri në 7 trupa të pajisur (sipas konfigurimit), duke mbetur i përshtatshëm për operacione të ndryshme taktike dhe misione paqeruajtëse.

4- Performancë dhe mobilitet – Pajiset me një motor 200 kW (280 kf), me transmetim të avancuar dhe pezullim të përmirësuar, që i lejon të përballojë terrene të vështira dhe kushte ekstreme.

5- Përdorimi ndërkombëtar – LMV2 është zgjedhur nga disa ushtri evropiane dhe të NATO-s (p.sh. Italia, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia), duke u bërë një nga automjetet e blinduara më të përhapura në Evropë.

6- Automjeti LMV2 nuk ka një konfigurim unik të armatimit, pasi ai është projektuar si platformë shumërolëshe. Armatimi i tij ndryshon sipas nevojave të ushtrive që i përdorin.

-Kulla e kontrolluar nga larg (RCWS – Remote Controlled Weapon Station) ku mund të montohet mitraloz i kalibrit 7.62 mm ose 12.7 mm.

-Granatahedhës automatik 40 mm, për mbështetje zjarri në distancë të afërt dhe të mesme.

-Sisteme kundërajrore ose antitank (mund të integrohen sipas kërkesave të klientit, p.sh. raketa ATGM).

-Version pa armatim – shpesh përdoret vetëm si mjet transporti i blinduar për trupa ose logjistikë.

Revokim të menjëhershëm për pushtimin e Gazës/ 20 shtete firmosin deklaratën e përbashkët kundër Izraelit: Shkelet…

Njëzet e një vende, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Australinë, Kanadanë dhe Italinë, nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke e quajtur miratimin e Izraelit për projektin e vendbanimeve E1 në Bregun Perëndimor “të papranueshëm dhe një shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

“Ne e dënojmë këtë vendim dhe kërkojmë revokimin e tij të menjëhershëm në termat më të forta”, thuhet në deklaratë, në lidhje me planet për të ashtuquajturën zonë E1 pranë Jerusalemit.

“Italia dënon vendimin e Izraelit për të autorizuar vendbanime të reja në Bregun Perëndimor. Ky vendim është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe rrezikon të kompromentojë përfundimisht zgjidhjen me dy shtete dhe, në përgjithësi, perspektivat politike për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha kryeministrja Giorgia Meloni vecmas kwsaj deklarate.

“Do mësoj të jetoj me dhimbjen”/ Aksidenti fatal i merr jetën bashkëshortit, reagimi prekës i gazetares shqiptare

Gazetarja Sindi Salaj që humbi bashkëshortin në një aksident të rëndë që ndodhi natën e të dielës në Berat, ka bërë një postim prekës për ikjen e 29 vjeçarit.

Ajo thotë se plaga në shpirt nuk do t’i shërohet kurrë, por do të jetojë për vajzën e tyre.

“Zoti ishte xheloz sa shumë të doja unë, ndaj të mori pranë vetes. Thonë se koha shëron plagët, por s’besoj se ka kohë që mund të shërojë plagën e shpirtit tim. Do takohemi sërish një ditë drita ime. Deri atëherë, na mbro nga lart.

Unë do mësoj të jetoj me dhimbjen, por mbi të gjitha do të jetoj me kujtimet e bukura që më le ti. Për ty. Për Aivin” shkruan Sindi Salaj, teksa ndan një fotografi të veçantë me bashkëshortin dhe vajzën e tyre të mitur.

Aksidenti i rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Moravë të Beratit.

Ornel Caushaj dhe bashkëshortja e tij Sindi Salaj udhëtonin me makinë, kur janë përfshirë në një aksident të rëndë, që fatkeqësisht i ka marrë jetën drejtuesit të mjetit. Partnerja e tij mori lëndime të lehta dhe fatmirësisht shpëtoi.

Aty ku nuk e pret/ Shkon në varreza të vizitojë të afërmit, e plaçkisin duke i marrë gjithçka kishte me vete

Të shkosh në varreza për të vizituar të afërmit që prehen në banesën e fundit dhe të të grabisin me dhunë duke të shkaktuar traumë psikike.

Kjo ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Korinth të Greqisë, në varrezat e Examilia, raporton noa.al.

Një grua 77-vjeçare shkoi në Departamentin e Hetimit të Krimeve në Korinth, ku dëshmoi se pasditen e së mërkurës, më 20/8, ndërsa ndodhej në varrezat e Examilias, iu afruan persona të panjohur, të cilët, me tiparet e mbuluara të fytyrës dhe duke përdorur dhunë fizike, i rrëmbyen bizhuteritë, shumën prej 600 €, telefonin celular, çelësat, dokumentet personale dhe syzet.

Autorët më pas u larguan, ndërsa policia ka nisur një kërkim për t’i gjetur dhe arrestuar ata. /noa.al

“Destabilizimi do të ndikojë në Shqipëri dhe Kosovë”/ Paralajmëron eskperti: Serbia në prag të luftës civile

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka komentuar zhvillimet e fundit dramatike në Serbi, ku protesta masive kundër presidentit Aleksandar Vuçiç po përshkallëzohen çdo ditë.

I ftuar në një studio televizive, Bytyçi e cilësoi situatën si të jashtëzakonshme dhe në prag të një konflikti të brendshëm.

“Mbështetësit e Vuçiçit po përleshen me studentët protestues në rrugë. Këto skena nuk janë parë as në Shqipëri në momentet më të tensionuara të historisë së saj. Në Serbi, mbrohet një diktator përmes dhunës. Mjafton një shkëndijë dhe askush nuk e di se si mund të përfundojë,” paralajmëroi ai.

Bytyçi theksoi se një destabilizim i mundshëm në Serbi do të kishte pasoja të menjëhershme për rajonin, veçanërisht për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Çdo zhvillim negativ në Serbi reflektohet automatikisht në fqinjësi. Ai ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin e Shqipërisë, Kosovës dhe më gjerë, duke dëmtuar procesin e integrimit evropian për të gjithë rajonin,” u shpreh ai.

Sipas tij, tensionet aktuale nuk janë vetëm çështje të brendshme, por lidhen edhe me lojërat gjeopolitike të Rusisë në Ballkan.

Aksident i fortë në vend, momenti kur makina ‘fluturon’ në ajër nga përplasja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Bushatit, në qytetin e Shkodrës.

Sipas pamjeve të siguruara nga redaksia jonë, makina përfshirë në incident ka fluturuar disa metra mbi tokë nga forca e përplasjes.

Pamjet tregojnë dëmtime të konsiderueshme të automjetit dhe rrezikun e madh që përballen përdoruesit e rrugës në momentin e aksidentit.

Kjo ngjarje ka krijuar panik për të gjithë drejtuesit e tjerë.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, teksa policia nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 22 Gusht 2025

Dashi

E premtja sjell sfida në trafik, prandaj ngisni me kujdes dhe shmangni situatat e rrezikshme. Shëndeti kërkon që t’i kushtoni vëmendje stresit dhe të bëni një përpjekje për të pushuar. Në punë mund të lindin situata të papritura, jini gati për reagime të shpejta, ndërsa në dashuri këshilloj ndershmëri dhe durim.

Demi

Rrugët mund të jenë më pak të mbushura me njerëz këtë të premte, por është e rëndësishme të merrni kohën tuaj dhe të planifikoni kohën tuaj. Shëndeti juaj do të jetë i qëndrueshëm nëse nuk neglizhoni marrjen e mjaftueshme të lëngjeve dhe ecjen e lehtë. Mundësi të mira ju presin në mjedisin e biznesit, dhe në dashuri është e rëndësishme të jeni të hapur për kompromis.

Binjakët

Përqendrohuni në trafik pasi është e mundur të shpërqendroheni më shumë, veçanërisht nëse përdorni telefonin. Nga pikëpamja shëndetësore, është mirë të merrni më shumë ajër të pastër dhe të shmangni lodhjen e tepërt. Në punë, komunikimi do të luajë një rol kyç, dhe në dashuri, bisedat e hapura do të sjellin afërsi.

Gaforrja

Shmangni bllokimet e trafikut dhe zgjidhni rrugë alternative. Kushtojini vëmendje gjendjes suaj emocionale sepse stresi mund të ndikojë në imunitet. Detyrimet e biznesit kërkojnë organizim shtesë, ndërsa në dashuri momentet e ngrohtësisë dhe mbështetjes janë të mundshme.

Luani

Jini të duruar në trafik, shmangni lëvizjet dhe konfliktet e papritura. Shëndeti juaj është i qëndrueshëm nëse kujdeseni për ushqyerjen dhe pushimin e duhur. Në punë, energjia juaj do të vihet re, dhe në dashuri, është koha e duhur për t’i treguar ndjenjat dhe vëmendjen tuaj partnerit tuaj.

Virgjëresha

Planifikoni udhëtimin tuaj paraprakisht dhe kontrolloni kushtet e rrugës. Shëndeti varet nga disiplina, prandaj përpiquni të mbani një rutinë të rregullt gjumi dhe ushtrimesh. Biznesi është koha për të zgjidhur detaje të rëndësishme, ndërsa në dashuri duhet të tregoni më shumë mirëkuptim.

Peshorja

Energjia juaj mund të jetë e paqëndrueshme, prandaj kushtojini vëmendje pushimit dhe relaksimit. Në punë, përqendrohuni në punën në grup dhe në dashuri priten momente harmonike dhe të buta. Shëndeti është i shkëlqyer.

Akrepi

Rregulloni shpejtësinë dhe kini kujdes në trafik, veçanërisht nëse dukshmëria është e dobët. Është e rëndësishme të kontrolloni nivelin e stresit pasi ai mund të ndikojë në shëndetin tuaj. Në biznes, do të keni mundësinë të tregoni vendosmëri, dhe në dashuri, hapet hapësira për një lidhje më të thellë.

Shigjetari

Shëndeti juaj kërkon vëmendje ndaj të ushqyerit dhe lëngje të mjaftueshme. Optimizmi dhe energjia do t’ju shoqërojnë në punë, dhe në dashuri, jini të hapur ndaj fillimeve të reja. Situata dashurore do të jetë shumë e pasigurt për shkak të xhelozisë suaj.

Bricjapi

Emocionet janë në rritje sot për shkak të marrëdhënieve të caktuara brenda familjes. Shëndeti juaj do të përfitojë nga ushtrimet e relaksimit dhe frymëmarrja e duhur. Në frontin e biznesit, duhet të jeni të duruar, ndërsa në dashuri është koha për ndershmëri dhe stabilitet.

Ujori

Ndiqni rregullat e trafikut dhe kini kujdes në çdo kohë. Shëndeti mund të jetë më i ndjeshëm, prandaj angazhohuni për masa parandaluese dhe relaksim. Puna sjell ide dhe mundësi të reja për të fituar, dhe në dashuri, tregoni mirëkuptim dhe durim.

Peshqit

Shmangni vendimet e papritura në biznes dhe qëndroni të përqendruar. Gjendja juaj emocionale mund të ndikojë në energjinë tuaj të përgjithshme, prandaj kujdesuni për veten dhe pushoni. Jini fleksibël në biznes, ndërsa në dashuri është e rëndësishme të shprehni nevojat tuaja.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 21 Gusht 2025

Dashi

Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni për më vonë. Mund të përballeni me çdo gjë. Udhëtimet janë gjithashtu mjaft të favorshme.

Demi

Do të ketë një rritje ekonomike, por kujdes me shpenzimet. Nëse duhet të bëni një blerje të rëndësishme, bëni mirë që ta shtyni për pak më vonë. Në dashuri do të përjetoni emocione të bukura. Mund të gjeni një marrëveshje edhe për personin që ju intereson. Atmosfera mund të jetë mjaft harmonike për raportet në çift.

Binjakët

Nëse jeni më të qetë në dashuri, kjo ndodh për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Këshillohet që të bëni kujdes ndaj impulsivitetit. Shmangni largimin ndaj një personi që tashmë bën pjesë në jetën tuaj. Një punë e re ose një transferim është shumë i mundshëm.

Gaforrja

Dita parashikohet mjaft premtuese dhe gjatë fundjavës Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Kjo gjë do të çojë në ngjalljen e interesave të reja. Gjithashtu jeni me shumë fat në dashuri. Në familje, vështirësitë do të zvogëlohen.

Luani

Mund të ndodhë diçka e papritur gjatë kësaj dite. Brenda fundit të muajit parashikohet që të kthehet në një dashuri të madhe. Janë ditë pasionante në maksimum, ku mundësia e takimeve dhe krijimit të çifteve të reja nuk do të mungojë. Në punë situata do të përmirësohet, por ndoshta do të jetë e nevojshme që të ndryshohet rrugë.

Virgjëresha

Tregohuni të kujdesshëm ndaj një situate të pasigurtë, sidomos lidhur me ndjenjat. Kjo e enjte parashikon rikuperim terreni. Në dashuri do të përballeni me dyshime, ndaj bëni mirë që të mos i mbani brenda vetes gjërat që nuk shkojnë.

Peshorja

Disa tensione që keni përjetuar së fundmi, mund të kenë shkaktuar tensione dhe pasiguri. Jeni duke dalë nga një periudhë kaotike, por dashuria do ju dhurojë emocione të reja. Në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, përmirësimi do të jetë i ndjeshëm, sa i takon punës.

Akrepi

Ju pret një situatë shumë e rëndësishme sa i takon dashurisë. Hëna do të ketë ndikim mjaft pozitiv. Ndonjëherë i shihni gjërat gri, ndërsa realisht do të ndiheni më të stimuluar. Edhe sa i takon dashurisë, do të ketë një rikuperim të ndjeshëm. Intensiteti do të jetë më i mirë me të lindurit e shenjës së peshqve, bricjapit dhe demit.

Shigjetari

Do ju duhet ti bëni llogarinë me ndikimin e kundërt të Hënës. Ju presin orë me luhatje lidhur me raportet ndërpresonale. Një mik ose partner, mund t’iu dalë nga fjala që iu ka dhënë. Gjatë pasdites, do të keni një shpërqendrim i cili mund t’iu acarojë.

Bricjapi

Do të jeni të karikuar me energji dhe kjo periudhë do ua shpërblejë. Dashuria mbetet pozitive, por vetëm pas datës 26, situata do të marrë një kthesë të ndjeshme pozitive. Nëse jeni të përfshirë në një histori të turbullt, duhet të tregoheni më të qartë. Në punë, do të keni mundësi që të bëni hapa përpara.

Ujori

Hëna do të ketë ndikim mjaft pozitiv në shenjën tuaj. Do të ketë përmirësim të ndjeshëm, pas një lodhje të madhe që keni kaluar. Situatat që do të lindin në këtë moment, do të sjellin një sërë përfitimesh. Mos reagoni gjithmonë me nervozizëm dhe mundohuni që të mos jeni shumë konfliktual, shkruan noa.al. Kërkoni brenda vetes, dimensionin që keni ende pa zbuluar.

Peshqit

Do të merrni jo pak kënaqësi gjatë kësaj periudhe. Dashuria do të sjellë harmoni, por mbani parasysh se ditët më të mira do të jenë mes të shtunës dhe të dielës. Bëni mirë që ta programoni fundjavën në mënyrë sa më pozitive. Ndikimi i Hënës do të sjellë jo pak probleme, ndaj bëni kujdes me paratë.