Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 23 Gusht 2025

Dashi

Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të ndiheni të demotivuar nga sjelljet tuaja, kështu që mundohuni që të rigjeni entuziazmin. Po ashtu mundohuni që të rrini me miq që i keni përzemër dhe mos u pushtoni nga nervozizmi.

Demi

Ju pret një ditë pozitive, ku do të ketë shtysa të rëndësishme lidhur me çështje që i keni përzemër. Mund ta përballoni situatën me më shumë qetësi. Vetëm gjendja fizike nuk do të jetë shumë e mirë. Me afrimin e mbrëmjes dhe me kontaktet që do të keni me njerëz që i doni, situata do të përmirësohet.

Binjakët

Do të keni mundësi për të pasur kontakte të reja, edhe pse në dashuri do të ketë jo pak tensione. Jeni jo pak të lodhur, por pavarësisht kësaj ky është një moment i mirë për të bërë atë që doni. Do të jeni më të hapur me të tjerët në sferën sentimentale, veç nuk duhet ta teproni me ankesat, sidomos ndaj njerëzve të cilët tashmë i keni larg.

Gaforrja

Ju pret një e shtunë shumë interesante në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Jeni shumë të pasionuar ndaj të tjerëve dhe fati do ju prijë. Edhe sfera sentimentale do të jetë tejet e favorshme. Gjithashtu mundohuni që të gjeni stimujt e duhur brenda vetes pasi keni nevojë për emocione të vërteta.

Luani

Në dashuri do të merrni konfirmime të rëndësishme, ndonëse sfidat nuk do të mungojnë. E shtuna do të jetë mjaft e veçantë, ndaj mundohuni që të mos debatoni sidomos me të lindurit e shenjës së Dashit dhe Demit. Lëreni veten të rrëmbeheni nga ndjenjat, pa menduar për pasojat. Humbja e kontrollit ndonjëherë mund të dhurojë kënaqësi.

Virgjëresha

E shtuna do të jetë më e mirë, pasi do ju lejojë që të ktheni në plan të parë raportet me të tjerët. Në dashuri gjërat do të përkeqësohen, për shkak të keqkuptimeve me të cilat do të përballeni. Ndikimi i kundërt i Venusit, do të shkaktojë mjaft konfuzion dhe ende nuk do arrini që t’iu besoni njerëzve që keni përreth. Përmirësimi do të nisë vetëm pas tre ditëve.

Peshorja

Mundohuni që të mos humbni qetësinë. Pavarësisht ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, lodhja do të ndihet. Ndoshta jeni të zhgënjyer nga sjellja e një personi të cilin e ndjeni të largët. Nëse do ju bëhet një ftesë pranojeni dhe mundohuni që të rigjeni qetësinë.

Akrepi

Kjo fundjavë do të jetë shumë pozitive sidomos në sferën sentimentale. Ndikimi i Hënës do të ngjallë erosin dhe pasionin, duke përjetuar emocione të bukura. Me njeriun e zemrës jini vetvetja dhe mos krijoni probleme aty ku nuk ka.

Shigjetari

Lidhjet e dashurisë duhen jetuar me kujdes. Momentalisht asgjë nuk iu bën që të ndiheni mirë. Një moment reflektimi mund t’iu bëjë shumë mirë.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj. Të lindurit e shenjës së dashit dhe gaforres, nuk do të jenë në harmoni. Do të ndiheni disi dembelë, por bëni mirë që të mos përhumbeni nga rrjedha juaj normale.

Ujori

Duhet të rikuperoni energjinë, pasi kjo fundjavë është ideale sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të përgatiteni ndaj të papriturave. Nëse dashuria nuk shkon ashtu siç duhet, kjo ndodh edhe për fajin tuaj, shkruan noa.al. Mundohuni që të bëni diçka më shumë dhe rezultatet nuk do të mungojnë.

Peshqit

Do të jeni mjaft tërheqës dhe gjithashtu edhe më sensual. Në dashuri do të keni rikuperim terreni. Fundjava është shumë interesante ku ndikimi i favorshëm i Hënës do të sjellë një sërë dobish si dhe mundësinë për të jetuar një histori të re dashurie.

Momenti prekëse/ Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje e mediave gjermane. Shqiptari Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979, por kur vajza e tij Hamide ishte vetëm dy vjeç, nëna e saj vendosi të shpërngulej në Portugali dhe nga ky moment babi nuk e takoi më të bijën.

Por falë një emisioni gjerman dhe i njohur si “Bitte melde dich” të Julia Leischik Kadri Mahmuti ia doli të bashkohej me vajzën e tij.

Emisioni “Bitte melde dich” të Julia Leischik, prej vitesh ndihmon njerëzit të ribashkohen me familjarë të humbur.

Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur edhe me emrin Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara.

Arrestimi është bërë ditën e djeshme pas një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, ku iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

Ndërron jetë djali i reperit të njohur shqiptar

Dhimbje e madhe për familjen e reperit shqiptar Marin, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur djalin e tij të porsalindur.

Artisti ka bërë me dije përmes një postimi prekës në rrjete sociale se djali i tij i porsalindur ka ndërruar jetë.

Në statusin e tij, Marin shprehet se kjo ishte menduar të ishte një lajm i gëzueshëm për ardhjen në jetë të vogëlushit, por fatkeqësisht jeta ka marrë një kthesë të dhimbshme për familjen e tij.

“Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë,” shkruan ai, duke shprehur tronditjen dhe pikëllimin e madh që po përjetojnë.

Reperi thekson se këto ditë kanë qenë tepër të vështira për të dhe partneren e tij Alba, por megjithatë po përpiqen të gjejnë forcë duke u mbështetur tek dashuria e ndërsjellë dhe tek përkrahja e miqve e familjarëve. Ai falënderoi të gjithë ata që u janë gjendur pranë në këtë periudhë të errët të jetës së tyre.

Marin dhe Alba janë prindër të tri vajzave: Milana, Melody dhe Marina, të cilat janë gëzimi dhe forca e tyre e përditshme.

Humbja e djalit ka lënë një plagë të madhe në zemrat e tyre, por çifti shprehet se do të vazhdojnë të ecin përpara me besimin se një ditë do ta takojnë sërish engjëllin e tyre në parajsë.

“Deri sa të shihemi përsëri, engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë,” përfundon mesazhi i reperit, i shoqëruar me fjalë ngushëllimi për bashkëshorten e tij, të cilën e quan “njeriu më i fortë dhe gruaja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.”

Ngushëllime të sinqerta për familjen e Marin dhe Albës në këtë periudhë të rëndë dhimbjeje. /Prive By Liberta Spahiu

Shoku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, Van Damme shpreh ngushëllimet dhe bën simbolin e shqiponjës (Video)

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë më parë në Belgjikë.

Në një postim prekës nga një spital në Francë, ku tha se ndodhej pas një operacioni në shpinë, Van Damme, ngushëlloi familjen e mikut të tij Ndue Mylyshi, i njohur edhe si Noel. Madje u çua edhe në këmbë e bëri simbolin e shqiponjës.

“Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi, nga Shqipëria. Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia familjes së tij”, thotë Van Damme në video.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FJCVDworld%2Fvideos%2F4185404045073744%2F&show_text=0&width=269

Të dielën në mbrëmje, në lagjen Itterbeek të Anderleht në Belgjikë, u vra 61-vjeçari shqiptar Ndue Mylyshi, i njohur si “Noel”. Ai ishte pronar i kafenesë “Maison Haute” dhe një apartamenti sipër saj që e kishte dhënë me qira.

Konflikti nisi mes tij dhe qiramarrësit, i cili jetonte në katin e tretë dhe që më herët atë ditë ishte dëbuar nga apartamenti. Qiramarrësi e kishte kërcënuar se do të kthehej atë mbrëmje pas grindjes. Rreth orës 20:30 u dëgjuan katër të shtëna në kafene. Noeli u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Policia arrestoi autorin e dyshuar dhe përjashtoi pistën e trafikut të drogës, duke dyshuar për konflikt personal.

Miq dhe banorë të zonës e përshkruajnë viktimën si një njeri të mirë dhe të gatshëm për të ndihmuar. Shumë prej tyre shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen në rrjetet sociale.

VIDEO

Arrestimi i Ramadan Zotos në Korçë, policia jep detaje: Iu gjetën 4 pistoleta, dron dhe 600 fishekë luftarakë

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e shtetasit Ramadan Zoto sot në Korçë.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë arrestimit, Zotos iu gjetën dhe sekuestruan 4 pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, dhe 1 automatik), një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Po ashtu uniformat blu bëjnë me dije se u vu në pranga edhe shtetasi me iniciale A. I., 50 vjeç, banues në Fier, i cili e fshihte dhe e strehonte.Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stuhia”, nga strukturat e hetimit të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Vihet në pranga 43-vjeçari i shpallur në kërkim, pas lokalizimit në Korçë, i cili, në muajin korrik, në Sarandë, tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetas, në një lokal.

43-vjeçari, në momentin e ndalimit, ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje.
Në pranga edhe një shtetas që e strehonte në qytetin e Fierit dhe e ndihmonte t’i shmangej Policisë, i shpallur më herët për armëmbajtje pa leje, po në kuadër të këtij operacioni.

Sekuestrohen gjatë operacionit gjithsej 5 armë zjarri (4 pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, dhe 1 automatik), një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Në vijim të veprimeve operacionale bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbetën të plagosur me armë zjarri 2 shtetas, shërbimet e DVP Vlorë, konkretisht strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

•R. Z., alias R. C., 43 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit, me vendimin e datës 24.07.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit, në qytetin e Korçës, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga edhe shtetasi A. I., 50 vjeç, banues në Fier, i cili fshihte dhe strehonte shtetasin R. Z.

50-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, pasi falë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe punës së strukturave të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, në vijim të veprimeve operacionale për finalizimin e këtij operacioni, u ushtrua kontroll konkretisht në banesën e shtetasit A. I., në qytetin e Fierit, ku dyshohej se fshihej shtetasi i kërkuar R. Z.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh dhe sendesh të tjera, konkretisht: 3 armë zjarri pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, një armë zjarri automatik, një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.https://youtu.be/CFs3T83WFRE

Shqiptari υ▪︎ au gruan  në Volos, flet vajza: Babi ishte zheloz për mamin, ziheshin shpesh!

Detaje të reja po dalin në dritë rreth krimit brutal që ndodhi të premten pasdite në Volos ku nje shqiptar ekzekutoi gruan e tij.

Kryefamiljari Pandeli Nakoleci vrau gruan e tij Marjola dhe më pas u arratis, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të tij.

Sipas informacioneve, ndërtuesi 40-vjeçar vrau gruan e tij 36-vjeçare me mjet preres, ndërsa në qershor burri ishte shtruar në një klinikë psikiatrike asi vuante nga probleme te tilla.

Gruaja 36-vjeçare ka lëndime në qafë dhe shpinë, ndërsa 40-vjeçari u zhduk nga vendi i krimit.

Autoritetet kanë nisur një kërkim për ta gjetur atë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës 6 deri në 18 vjeç, ishin dëshmitarë të tragjedisë.

Në fakt, një video nga protothema kap momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja:

Vajza e madhe ka deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas 40-vjeçari shtetas shqiptar kapi thiken dhe ia nguli në qafë dhe shpinë gruas, gjithashtu nga Shqipëria.

“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre, e cila zbuloi, megjithatë, se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.


36-vjeçari vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja.

Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap.

Autori vrapoi jashtë pallatit dhe iku në Rrugën Gladstonos, ndërsa Policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar atë.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, nuk ka pasur histori dhune në familje, megjithatë, autori i krimit dyshohets e ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor. Hetimet janë në kulmin e tyre, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë shkaqet që çuan në krimin brutal- shkruan

Panik në det/ Përfshihet nga flakët gomonia plot me pasagjerë (Detaje)

Një gomone ka marrë zjarr në zonën e Potamit në Himarë, pikërisht në pjesën e këmbës se motorit së mjetit lundrues.

Si pasojë, gomonia është përfshirë nga flakët, ndërkohë që tre personat që ndodheshin në bord janë ndihmuar nga policia kufitare.

Janë njoftuar salla e policisë se Himarës ku mjetet e policisë kufitare kane shkuar menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar tre personat dhe duke i shoqëruar në breg.

Gomonia është shkrumbuar nga flakët duke përfunduar në det, ndërsa fatmirësisht të tre pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime trupore.

Zbulohet kontrata paramartesore e Georgina Rodriguez me Cristiano Ronaldon, ja çfarë përfiton modelja në rast divorci

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Mediat portugeze zbulojnë se çifti ka nënshkruar një kontratë paramartesore që parashikon shuma marramendëse në rast divorci.

Sipas revistës “TV Guia”, marrëveshja është firmosur pas lindjes së vajzës së tyre të parë, Alana Martina, dhe garanton që Georgina, në rast ndarjeje, të përfitojë: 100 mijë euro pension të përjetshëm në muaj dhe pronësinë e vilës luksoze të Ronaldos në Madrid, me vlerë 5.2 milionë euro.

Jy dokument synon të sigurojë stabilitetin financiar të Georginës dhe fëmijëve të çiftit, pavarësisht rrethanave të së ardhmes.

Me një pasuri që kalon 671 milionë dollarë, Cristiano Ronaldo mbetet sportisti më i paguar në botë. Vetëm nga kontrata me Al-Nassr ai përfiton rreth 230 milionë dollarë në vit, pa llogaritur dhjetëra milionë nga sponsorët dhe reklamat.

Historia e dashurisë së tyre nis në vitin 2016, kur Georgina punonte si asistente shitjesh në një dyqan në Madrid.

Sot, pas dy binjakësh nga nënë surrogate, dy vajzave dhe një djali që humbi jetën gjatë lindjes, Ronaldo dhe Georgina po hedhin hapin e madh drejt martesës.

Krimi në Volos/ Reagojnë mediat greke: Mariola u përpoq të ikte, por ai e ndoqi nëpër shkallë dhe e…

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, ka ndërruar jetë në zonën e Volosit në Greqi. Ajo është qëlluar disa herë me thikë nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, në sy të fëmijëve dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka marrë goditjen finale në sheshpushimin e pallatit.

Mediat greke raportojnë se vrasja brutale e 36 vjeçares ndodhi në hyrje të pallatit ku jetonte çifti shqiptar, në rrugën Konstanta të Volos.

Ata mësohet se kanë pasur një debat të ashpër në apartament dhe ndërsa futeshin në shtëpi, po ziheshin edhe në hyrje të pallatit.

Më pas, siç është raportuar deri më tani, Pandeli Nakoleci e ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten e tij, ndërsa në apartament ndodheshin dhe katër fëmijët e tyre.

Mariola është përpjekur të shpëtonte, ka hapur derën e apartamentit ku jetonin prej një viti dhe vrapoi drejt shkallëve. Por 40 vjeçari e ka ndjekur deri poshtë dhe e ka shtyrë mbi një derë xhami.

Këtu, nëna e katër fëmijëve ka marrë goditjen finale. Fëmijët kanë parë gjithçka dhe kanë telefonuar Policinë, ndërsa një nga vajzat ka thënë: “E pashë babin duke e therur mamin me thikë.”

Pandeli Nakoleci është arratisur dhe deri tani nuk dihet asgjë për të, ndërsa shkaqet e krimit makabër nuk dihen ende. Gruaja, Mariola ka qenë në jetë deri në momentin që kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, e masakruar me plagë nga thika dhe e gjakosur mbi xhama, por rrugës për në spital ka mbyllur sytë përgjithmonë.

40-vjeçari njihet nga policia për përdorim droge, megjithatë, ai nuk ishte denoncuar kurrë për ndonjë rast dhune në familje. Informacionet tregojnë se pak kohë më parë, qershorin e kaluar, ai kishte tentuar vetëvrasje dhe për të ishte urdhëruar një ekzaminim psikiatrik.

Oficerët e policisë kanë rrethuar zonën, kanë filluar të marrin dëshmi dhe po shqyrtojnë kamerat e sigurisë në zonë për të parë se ku ka shkuar Pandeli Nakoleci, duke shprehur optimizëm se është vetëm çështje kohe para se të gjendet dhe arrestohet.

Pandeli Nakoleci është arratisur dhe deri tani nuk dihet asgjë për të, ndërsa shkaqet e krimit makabër nuk dihen ende. Gruaja, Mariola ka qenë në jetë deri në momentin që kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, e masakruar me plagë nga thika dhe e gjakosur mbi xhama, por rrugës për në spital ka mbyllur sytë përgjithmonë.
40-vjeçari njihet nga policia për përdorim droge, megjithatë, ai nuk ishte denoncuar kurrë për ndonjë rast dhune në familje. Informacionet tregojnë se pak kohë më parë, qershorin e kaluar, ai kishte tentuar vetëvrasje dhe për të ishte urdhëruar një ekzaminim psikiatrik.

Oficerët e policisë kanë rrethuar zonën, kanë filluar të marrin dëshmi dhe po shqyrtojnë kamerat e sigurisë në zonë për të parë se ku ka shkuar Pandeli Nakoleci, duke shprehur optimizëm se është vetëm çështje kohe para se të gjendet dhe arrestohet.