KQZ “hap thesin” me lekë/ Për çdo VOTË të fituar më 11 maj, partitë do të marrin 94 lekë (TABELAT)

Për çdo votë të fituar në 11 maj partitë politike do të marrin 94 lekë.

Kështu PS dhe PD do të përfitojnë më shumë para për 11 majin ku socialistët pritet të marrin rreth 800 milionë lekë dhe PD rreth 500 milionë.

Pa para nuk do të mbesin as partitë e reja ku Mundësia e Agron Shehajt kryeson me 40 milionë.

Një votë në 11 maj do të kushtojë 94 lekë, kjo nënkupton që për çdo votë të fituar partitë do të marrin 94 lekë nga buxheti i shtetit.

Vendimi do të merret të hënën nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili do të vendosë t’u shpërndajë para partive që morën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme.

Në bazë të llogaritjes së votave Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të përfitojnë fondin më të madh, përkatësisht PS-së i takojnë plotë  80,448,114 lekë dhe PD-së 49,687,648 lekë.

Por dy partitë e mëdha kanë marrë tanimë një fond paradhënie para 11 majit, ndaj paratë e mbetura do të shpërndahen për partitë e tjera.

Kështu sipas një relacioni që do të votohet të hënën, Partia Mundësia do të marrë pjesën më të madhe të parave me 4,601,488 lekë, ndjekur nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” 3,884,362 lekë, Lëvizja Bashkë do të përfitojë 2,307,418 lekë.

Pa para nuk do të mbesë as Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës që do të marrë — 1,963,190 lekë.

Ligji parashikon kompensim paszgjedhor për subjektet që nuk morën paradhënie, por kaluan pragun 1%. Për zgjedhjet e 11 majit.

Gjithashtu partitë parlamentare do të shohin një sërë përfitimesh të tjera, ku selitë e partisë do të paguhen nga buxheti i shtetit ndërsa formimi i grupeve parlamentare do të sjellë përfitime shtesë me stafe dhe zyra në bashkitë e vendit.

TABELAT:

Partia Demokratike — paradhënie: 44,818,545 lekë.

Partia Socialiste — paradhënie: 65,291,390 lekë.

Lëvizja Bashkë — 2,307,418 lekë.

Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” — 3,884,362 lekë.

Partia Mundësia — 4,601,488 lekë.

Partia Koalicioni Euroatlantik — 1,963,190 lekë.

ALARMUESE/ Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin!

Ata bëjnë një kompromis me veten për të qëndruar me ore te tej zgjatura ulur, përpara kompjuterit me kufje në vesh pa menduar për dëmet shëndetësore.

Kompanitë e call-centerave mendojnë vetëm për numrin e telefonatave që kryejnë dhe shitjet.

Nga një studim i kryer, në 60% te sektorit të call-centerave rezulton   se shumica e të rinjve kanë raportuar probleme shëndetësore si për sa i përket dëmtimit te shtyllës kurrizore, dëgjimit apo shikimit por edhe probleme të shëndetit mendor, për shkak të presionit dhe  stresit krijuar nga thirrjet e gjata telefonike me qytetarët.

“95% e tyre raportuan spoliartroze, probleme me sytë, veshët etj”, shprehet Ilir Xhemalaj nga Sindikata Kombëtare e operatorëve telefonikë.

Shume call-centera zënë ambiente me qira duke futur sa më shumë kompjuter e punonjës pa respektuar as hapësirën dritën apo standarde të tjera për punonjësit.

“Unë kam 16 vjet operator kam kompjuter të 2010-ës, kufje që punojmë tre veta se ndërrojmë turnet”, shprehet një i ri që punon në call-center

Të rinjtë janë të detyruar të punojnë përtej orarit 6 orësh të kontratës.

“6 orë është kontrata po për aq nuk paguhesh gjë. Duhet te qëndrojnë dy fish që të marrin nje pagë për jetesë”

Mjeku i cili është një detyrim ligjor rezulton vetëm si emër nëpër letra pasi askush nuk ushtron kontrolle fizike në ambientet e tyre./Tch

Edhe Portugalia njofton se do ta njohë shtetin palestinez

Portugalia i është bashkuar Australisë, Kanadasë, Francës, dhe Mbretërisë së Bashkuar pasi ka njoftuar se do të njohë shtetin palestinez.

Në një deklaratë të premten, Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë tha se njohja do të bëhet të dielën, një ditë para një konference të nivelit të lartë mbi shtetësinë palestineze në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA).

“Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon se Portugalia do ta njohë Shtetin e Palestinës”, shkroi ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Njoftimi i Portugalisë vjen disa ditë pasi një hetim historik i OKB-së zbuloi se lufta e Izraelit në Gaza përbën një gjenocid.

Ndërkohë më herët, një këshilltar i presidentit francez Emmanuel Macron tha se Andorra, Australia, Belgjika, Luksemburgu, Malta dhe San Marino po ashtu po planifikojnë të njohin shtetin e Palestinës së bashku me Francën në takimin e nivelit të lartë që do të mbahet të hënën me Arabinë Saudite në New York.

Po ashtu, Kanadaj dhe Mbretëria e Bashkuar kanë deklaruar gjithashtu se kanë ndërmend të bëjnë të njëjtën gjë si Portugalia.

Ata do t’u bashkohen rreth 147 vendeve, që përfaqësojnë 75 përqind të anëtarëve të OKB-së, të cilat e kishin njohur tashmë shtetësinë palestineze që nga prilli i këtij viti, shkruan Aljazeera.

Portugalia ishte gjithashtu midis 145 vendeve që  votuan të premten për të krijuar një mundësi për Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas për t’iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork javën e ardhshme me video, pasi Shtetet e Bashkuara ia mohuan vizën.

Shqipëria e gatshme të ofrojë garanci sigurie në Ukrainë

Pas Samitit të Aleatëve të Ukrainës, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se 26 vende kishin rënë dakord për të ofruar garanci sigurie pas përfundimit të luftës në Ukrainë, përfshirë mundësinë e vendosjes së një force ndërkombëtare në tokë, det dhe ajër.

Sipas Macron, këto vende janë të gatshme të dërgojnë trupa apo të mbështesin një mision të tillë.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke komentuar mbi vendosjen e mundshme të një kontingjenti të huaj në Ukrainë, vuri në dukje se do të përfshinte mijëra ushtarë.

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se Shqipëria, duke qenë pjesë e koalicionit të Aleatëve të Ukrainës, në koordinim me NATO-n dhe Bashkimin Evropian po vlerëson kapacitetet që mund t’i ofrojë koalicionit si pjesë e garancive të sigurisë.

“Shqipëria është pjesë e koalicionit të Aleatëve të Ukrainës dhe në koordinim me NATO-n dhe BE-në po vlerëson kapacitetet që mund t’i ofrojë koalicionit si garanci sigurie pasi të jetë nënshkruar më parë marrëveshja e paqes apo një marrëveshje armëpushimi”, thuhet në përgjigjen zyrtare të autoriteteve shqiptare për Albanian Post.

Ukraina po bën përparim në negociatat për formalizimin e garancive të sigurisë ligjërisht të detyrueshme me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë, deklaroi më parë zëvendës ministri i Parë i Jashtëm i Ukrainës, Serhiy Kyslytsya, në një intervistë me Reuters.

“Mendoj se po bëjmë përparim”, tha Kyslytsya. “Mendoj se kjo periudhë shumë intensive shkëmbimi pikëpamjesh na lejon të kemi një kuptim shumë më të mirë dhe konkret se kush është i gatshëm të bëjë çfarë dhe kush është i aftë të bëjë çfarë”.


Kyslytsya shtoi gjithashtu se ende duhet të merret një vendim nëse Ukraina do të ketë një sërë marrëveshjesh dypalëshe me aleatët e saj evropianë apo një marrëveshje shumëpalëshe midis disa vendeve.

Kohët e fundit, Zelensky raportoi se dokumenti bazë mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën është praktikisht gati, me detaje që po përpunohen me të gjithë partnerët.

Spartak Ngjela: Berisha nën akuzë penale, shenjat janë që do dënohet për korrupsion

Kur shoqëria në një demokraci hyn në monotoninë e një individi që vijon të jetë kryeministër sepse shoqëria është e shqetësuar me liderin e opozitës për ato që ai ka bërë kur ka qenë në pushtet, kjo shoqëri ose ky shtet nuk mund të ketë vlerë për zhvillim.

Gjithçka ka ngrirë në zërin e një kryeministri që flet tre herë në ditë pa thënë asnjë mendim; por ama njerzit e durojnë sepse ai që e konkuron në partinë rivale; është një individ që shoqëria dhe intelektualët progresive e dinë që ai është një person që urren shoqërinë e tij.

Në këtë situatë jemi ne sot në Shqipëri: Edi Rama si kryeministër; që përballë ka si kundërshtar rival të partisë Demokratike Sali Berishën, i cili urren shoqërinë e tij por drejton edhe një parti lidershipi i së cilës është nën interesin e korrupsionit që ka kryer kur ka qenë në pushtet.

Por Saliu është nën akuzë penale; dhe shenjat janë se ai do të dënohet për korrupsion. Atëhere?

Asgjë; politika e re do të nisë bashkë me burgimin e Saliut. Po si do vijoj kjo politikë e re?

Do të nisë me zgjedhjet e reja; pasi Partia Demokratike të ketë zgjedhur kryetarin e ri. Po kur mund të ndodhë kjo? Kjo pritet të ndodhë sapo që dënimi i Berishës nga SPAK të marrë formën e prerë dhe të hyjë në fuqi.

Po Rama pse do të lëkundet deri në rrëzimin e tij nga kjo gjendje e re politike? Sepse nuk do të ketë më Saliun përballë… dhe, me kryetarin e ri; Partia Demokratike vjen në pushtet për katër muaj./Marrë nga profili i autorit në Facebook.

E BUJSHME! Britania e Madhe njofton nesër njohjen e Palestinës, ja shtetet e tjera që do e pasojnë

Vendimi i Londrës pritet të shkaktojë tensione me aleatët e saj më të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara

Një zhvillim i madh diplomatik pritet të ndodhë nesër, më 21 shtator, kur kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, do të njoftojë njohjen zyrtare të shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar.

Lajmi është raportuar nga prestigjiozja “The Times”, sipas së cilës vendimi i qeverisë britanike do të shoqërohet edhe me një dënim të ashpër ndaj operacionit tokësor të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, e ka përshkruar ndërhyrjen ushtarake të Izraelit si “të pamatur dhe të papranueshme”, ndërsa Starmer pritet të deklarojë se kjo ofensivë nuk i lë Britanisë “asnjë alternativë tjetër” përveçse të ecë përpara me njohjen e Palestinës si shtet të pavarur, shkruan Reuters.

Vendimi i Londrës pritet të shkaktojë tensione me aleatët e saj më të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar se një akt i tillë “do të shihej si shpërblim për mizoritë e Hamasit”.

Sipas burimeve diplomatike, Franca, Kanadaja dhe Australia janë gjithashtu në përgatitje për të njohur shtetin palestinez, duke sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin ndërkombëtar ndaj konfliktit izraelito-palestinez.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 21 shtator 2025

Dashi

Nëse jeni ne një lidhje do kaloni shume momente te lumtura gjate kësaj dite. Te gjithë planetët do iu nxitin te tregoheni sa me te hapur dhe gati për te provuar emocione te reja. Beqaret do kenë papritur një takim, i cili ne vend t’i emocionoje do i beje te ndihen keq. Do e zbuloni vete për çfarë behet fjale. Ne planin financiar do e gjeni çelësin e suksesit.

Demi

Ata qe kane tashme një lidhje do provojnë emocione edhe me te fuqishme gjate kësaj dite. Gjithçka do jete me ndryshe nga me pare. Beqaret nuk do e ndiejnë aspak nevojën e një personi ne krah sepse edhe ashtu si janë ndihen për mrekulli. Ne planin financiar do mbizotërojë rregulli dhe ekuilibri gjate gjithë kohës. Nuk pritet asnjë vështirësi.

Binjaket

Fale vizitës qe do beje Venusi sot ne jetën tuaj ne çift, ambienti nuk do jete aspak i trishte. Do ruani një komunikim te mire me partnerin dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Beqaret do kenë vetëm disa takime sipërfaqësore dhe nuk do njihen aq sa duhet me ndonjë person te caktuar. Buxhetit duhet t’i kushtoni me shume vëmendje sa pa qene ende vone.

Gaforrja

te dashuruarit do kenë një dite te këndshme dhe pa probleme. Do jeni te kënaqur edhe pse jo te gjitha dëshirat partneri do mund t’ua plotësojë. Venusi do favorizoje takimet për beqaret, por ata duhet te tregohen ta gatshëm për t’u njohur me sa me shume persona. Gjithçka mund te ndryshoje nëse ata duan. Gjendja e te ardhurave do jete aq e mire sa mund te kryeni edhe investime.

Luani

Mos e acaroni partnerin tuaj sot duke i kërkuar gjera te pamundura apo duke e kritikuar për te gjitha gabimet qe ai ka bere ne te shkuarën. Mundohuni te shihni drejt se ardhmes sepse përndryshe do keni probleme. Beqaret duhet te jene sa me realiste dhe te mos kërkojnë dashuri si neper libra. Sot do ketë veçse takime. Gjendja financiare do lere për te dëshiruar.

Virgjeresha

Çiftet nuk do kenë një dite te qëndrueshme dhe here pas here mund te ndodhin debate e mosmarrëveshje. Mundohuni te mos merrni vendime ekstreme ne gjaknxehtësi e sipër. Nëse jeni ende vetëm keni çdo te drejte te filloni aventura emocionuese edhe sikur ato te zgjasin pak. Mundësitë do ekzistojnë. Për financat do kujdeseni me shume se kurdoherë.

Peshorja

Dite fantastike dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni me mire se kurrë me pare ne krahët e te dashurit te zemrës. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave qe do i joshin sepse mund te lëndohen me pas. Financat do i menaxhoni me inteligjence dhe maturi. Gjendja do jete edhe me e mire nga sa ju mendonit.

Akrepi

Me dëshirë dhe durim, mund ta kaloni fazën delikate qe ka ekzistuar ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do jete me ndryshe me vone. Beqaret do kenë takime interesante, por nuk do jene ne humorin e duhur për t’i çuar ato me tej. Për financat nuk do qaheni. Gjendja do jete me e mire sesa edhe ju vete e kishit menduar. Përfitoni për te shlyer borxhet dhe për te bere ndonjë investim me vlere.

Shigjetari

Mos e ofendoni partnerin tuaj sot ne sy te të tjerëve sepse do keni debate te ashpra dhe mund te shkatërroni çdo gjë qe keni ndërtuar deri me sot. As vete nuk do dilnit mire para te tjerëve. Beqaret do jene shume kërkues dhe nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë. Ne planin financiar priten disa vështirësi te vogla, prandaj duhet bere shume kujdes.

Bricjapi

Dite mjaft e favorshme kjo e sotmja për te marre vendime te rëndësishme mbi jetën tuaj ne çift. Do jeni te dy shume te qarte pe rate qe doni te bëni ne te ardhmen. Beqareve me shume gjase do iu ndryshoje rrënjësisht jeta. Për financat do tregoni një kujdes te veçante dhe do merrni masa para se gjendja te përkeqësohet. Bravo për maturinë dhe përkujdesin.

Ujori

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete disi i ftohte sot. Nuk do arrini te kuptoheni si duhet me partnerin dhe kjo do sjelle edhe mosmarrëveshje. Beqaret as sot nuk do jene me fat, por yjet parashikojnë shume shpejt ndryshime fantastike. Ne planin financiar mos kërkoni ta përmirësoni menjëherë gjendjen, por mundohuni fillimit te vendosni ekuilibrin.

Peshqit

Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. te dy do i dini pikat e dobëta te partnerit dhe do mundoheni me sa te mundeni t’ia plotësoni dëshirat njeri tjetrit. Beqaret nuk do realizojnë takimet e ëndërruara, por gjithsesi do ndodhe diçka e papritur qe do ua ndryshoje te gjitha planet. Gjendja e te ardhurave do jete e shkëlqyer.

Kr. im  në familje, 50-vjeçari në Selanik mbγt motrën me qese, më pas telefon…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Selanik, ku një burrë 50-vjeçar ka mbytur motrën e tij 59-vjeçare dhe më pas ka telefonuar vetë Policinë për t’i rrëfyer krimin.

Vrasja ndodhi rreth orës 15:00 në një apartament në rrugën Aleksandri, në zonën Charilaou të Selanikut.

Sipas raportimeve, 50-vjeçari përdori një qese për të mbytur motrën, dhe menjëherë pas aktit të rëndë, ai kontaktoi Qendrën e Veprimit të Menjëhershëm, duke thënë: “E vrava motrën time”.

Policia mbërriti shpejt në vendngjarje dhe gjeti trupin pa jetë të viktimës, ndërsa autorit i vunë prangat në vend. Rasti është duke u hetuar nga Departamenti i Policisë lokale.

Sipas informacioneve të para, 50-vjeçari dyshohet se po vuan nga probleme të shëndetit mendor, megjithatë ende nuk është bërë e qartë nëse ai jetonte në të njëjtën shtëpi me viktimën.

TRAGJEDl/ V▪︎ es kantautori i njohur bashkë me partneren dhe vajzën e saj në një aksident…

Kantautori i njohur amerikan, Brett James, ka humbur jetën në një aksident ajror në Karolinën e Veriut, së bashku me partneren e tij Melody Carole Wilson dhe vajzën e saj Meryl Maxwell Wilson, 28 vjeçe.

Sipas autoriteteve, avioni i vogël tip Cirrus SR22T, me të cilin po udhëtonin, u rrëzua të enjten pasdite pranë qytetit Franklin, rreth orës 15:00, në afërsi të shkollës fillore Iotla Valley Elementary. Fatmirësisht, askush në shkollë nuk u lëndua.

Brett James, 57 vjeç, ishte një ndër kantautorët më të suksesshëm në Nashville, duke shkruar këngë për emra të mëdhenj të muzikës, përfshirë edhe Taylor Swift. Ai lë pas katër fëmijë të rritur nga martesa e tij e mëparshme me Sandra Cornelius.
James dhe Melody jetonin së bashku në një vilë luksoze në Nashville dhe shpesh ndanin momente nga udhëtimet e tyre në rrjetet sociale.

Vetëm një ditë para tragjedisë, Melody kishte uruar vajzën e saj për ditëlindjen e 28-të me një mesazh prekës në rrjetet sociale:
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime! Sa e bekuar jam që jam nëna jote. Ti je qenie e mrekullueshme brenda dhe jashtë. Faleminderit Zotit për dhuratën që je ti.”

Ndërkohë Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) kanë nisur hetimet për shkaqet e rrëzimit të avionit.

72-vjeçari grek ndërron jetë në dhomën e një hoteli në Korçë, ja çfarë thonë hetimet paraprake

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në një dhomë hoteli, ku shtetasi grek S. N., 72 vjeç, është gjetur pa shenja jete. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në momentin e ndodhjes së ngjarjes.

Autoritetet kanë kryer këqyrjen e trupit dhe nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Rasti po trajtohet nga policia dhe nuk ka dyshime për përfshirje të palëve të treta, ndërsa hetimet paraprake konfirmojnë mungesën e elementeve të dhunës.

Njoftimi i policise:

Më datë 20.09.2025, në një dhomë hoteli ka ndërruar jetë shtetasi grek S. N., 72 vjeç, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe, nga kryerja e veprimeve të para hetimore, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.