E mbyllën në spitalin psikiatrik, reagon këngëtari i njohur grek: Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore! Një metodë e neveritshme e…

Këngëtari i famshëm grek Giorgos Mazonakis, i cili u mbyll nga motra e tij dhe familjarë të tjerë në spitalin psikiatrik, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar.

Mediat greke raportojnë se përmes një deklarate të bërë publike nga avokati i tij, ai thotë se është mirë dhe se nuk vuan nga asnjë sëmundje mendore, duke rikonfirmuar zërat se e gjithë kjo është bërë nga motra e tij dhe familjarë që mesa duket duan t’i marrin pasurinë, me të cilët ndodhet edhe në proces gjyqësor prej disa vitesh.

“Mbyllja ime e përkohshme këtu në Dromokaiteio u bë pa më vënë në dijeni. Unë nuk vuaj nga ndonjë sëmundje mendore që kërkon kujdes psikiatrik dhe që mund të më bëjë të rrezikshëm qoftë për veten time apo për palët e treta. Pas kësaj prove fshihet një metodë e neveritshme. Ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës, fansa, bashkëpunëtorë, miq, sipërmarrës të Fever, për mbështetjen e palëkundur dhe dashurinë që po më tregoni gjatë këtij momenti të vështirë personal. Ndihem mirënjohës dhe premtoj se do të jem me ju së shpejti“, tha George Mazonakis në mesazhin e tij.

Ndërkohë që avokati i tij tha se është i bindur se ditën e hënë ai do të kthehet në shtëpi, teksa shton se e gjithë kjo manovër është bërë të enjten, që pasonte me katër ditë pushimi të institucioneve në Greqi.

Ndërkohë, një ditë më parë, edhe familja e Giorgos Mazonakis reagoi përmes avokatëve të saj, duke theksuar se prioritet i tyre absolut është shëndeti dhe siguria e këngëtarit. Sipas deklaratës së shpërndarë nga zyra ligjore “Vlassis & Associates”, familja bën të qartë se nuk është e interesuar për deklaratat apo komentet e palëve të treta, derisa të kalojë rreziku për jetën e tij.

“Ndale luftën, sill pengjet në shtëpi”, qindra mijëra izraelitë protestojnë kundër Netanjahut

Qindra mijëra qytetarë izraelitë u mblodhën në mbrëmje në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, duke kërkuar një marrëveshje urgjente për lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupet terroriste në Gaza dhe përfundimin e luftës që ka tronditur rajonin prej muajsh.

Sipas organizatorëve nga Forumi i Familjeve të Pengjeve, rreth 500,000 persona morën pjesë në protestën në Tel Aviv, ndërsa 1 milion qytetarë protestuan gjatë ditës në më shumë se 50 qytete dhe qyteza në të gjithë vendin.

Protesta u shoqërua me fjalime emocionuese nga prindërit e disa prej pengjeve që aktualisht mbahen në Gaza. Ofir Braslavski, babai i Rom Braslavskit, një nga pengjet izraelitë, tha se djali i tij po vuan rëndë dhe se qeveria e ka braktisur për arsye politike.

“Romi im nuk ka më kohë. I gjithë vendi e pa, por qeveria zgjodhi të zgjerojë luftën në vend që të sjellë pengjet në shtëpi”, tha ai mes lotësh.

“Ndale luftën, sill pengjet në shtëpi”, qindra

Yehuda Cohen, babai i Nimrod Cohen, e akuzoi qeverinë e kryeministrit Netanyahu se po përdor pengjet si pretekst për qëllime politike.

“Djali im po vuan për ndërtimin e vendbanimeve në Gaza. Kjo është e papranueshme”, u shpreh ai.

Në një moment kulmor të protestës, një video u transmetua për turmën, ku ish-pengje të liruara falë marrëveshjes së fundit të armëpushimit i drejtuan një apel të fuqishëm presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar ndërhyrje për të përfunduar luftën dhe për të ndihmuar në lirimin e pengjeve të mbetur.

“Çdo sulm i ri i rrezikon jetët e atyre që ende janë atje”, tha Sasha Trufonov.

“Ju mund të bëni histori, të sillni paqe dhe të ktheni vëllain tim të vogël në shtëpi”, shtoi Yair Horn, vëllai i një pengu që ende mbahet në Gaza.

Protestuesit kërkuan që qeveria izraelite të ndalojë përshkallëzimin e luftës dhe të angazhohet në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për rikthimin e pengjeve. Disa prej familjeve paralajmëruan se nuk do të ndalen derisa pengu i fundit të kthehet në shtëpi.

“Nëse qeveria nuk është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë duhet të largohet dhe t’ia lërë vendin dikujt më të përgjegjshëm”, tha Cohen.

E rëndë në Gjermani/ U fut për të grabitur banesën, 29-vjeçari tenton të ρër ▪︎υnojë gruan që gjeti në gjumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Griesheim, Hesse, Gjermani. Një burrë 29-vjeçar hyri në një apartament për të vjedhur sende me vlerë dhe tentoi të sulmonte seksualisht banoren, e cila po flinte.

Gruaja shpëtoi duke u hodhur dhe duke bërtitur, gjë që largoi sulmuesin. Policia u njoftua menjëherë dhe nisi kërkimin për të dyshuarin, i cili u gjet disa qindra metra larg, në një apartament në Schaafgasse.Gjatë përballjes me oficerët, ai hodhi sende dhe thika, por forcat speciale, të pajisura rëndë, ndërhynë dhe e arrestuan. Sulmuesi pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në spital.

Ai tani përballet me akuzat për vjedhje, tentativë përdhunimi, rezistencë ndaj autoriteteve dhe akuza të tjera. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe riafirmon angazhimin e policisë për sigurinë e banorëve.

Tmerr në ajër, shpërthen zjarr në motorin e avionit që sapo u ngrit nga Korfuzi

Një incident i frikshëm ndodhi sot në ajër, kur motori i një avioni që sapo u ngrit nga Aeroporti i Korfuzit me destinacion Dyseldorf, Gjermani, mori flakë.

Në bord ndodheshin 250 pasagjerë, ndërsa dëshmitarë okularë raportuan se flakët ishin të fuqishme dhe zhurma shumë intensive.

Pilotët arritën të shuajnë zjarrin në lartësinë 500 metra dhe vendosën të vazhdonin fluturimin me një motor. Avioni arriti në 3,300 metra, bëri një rrotullim mbi Korfuz, ulët në 2,400 metra dhe zgjodhi të mos kthehej në aeroportin e origjinës, duke kaluar Adriatikun dhe u ulur në mënyrë të sigurt në aeroportin e Brindisit, Itali.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit, ndërsa pasagjerët janë nxjerrë të sigurt.

Historia e pazakonë/ Një oligark mashtroi Dua Lipën duke i shitur një vilë pa leje në “Kep Merli” (Video)

Nga Arben Llangozi

Në Shqipëri, nuk shpëton askush nga duart e oligarkëve, as qytetari i thjeshtë, as biznesmeni, madje as ylli botëror që ngre flamurin kuqezi në çdo skenë ndërkombëtare.

Rasti i fundit është aq absurd, sa duket si humor i zi, Dua Lipa, këngëtarja me famë globale, përballet me të njëjtën histori mashtrimesh dhe grabitjesh që kanë përjetuar mijëra shqiptarë në bregdet.

Burime kofidenciale tregojnë se këngëtarja kishte shprehur interes për të blerë një vilë luksoze në Kep Merli, Ksamil, një prej zonave më të lakmuara turistike të Sarandës.

Një oligark i lidhur me qeverinë i ofroi një “pasuri me dokumenta të rregullta”, ku investimi do të ishte i sigurt. Dua Lipa pagoi shumën përkatëse por në vend të një vile legale, i ofruan një një projekt 3- D dhe më pas ndërtuan një objekt të ndërtuar pa leje.

Si për ironi, vila sot është në procedurë legalizimi, një proces që në Shqipëri zgjat me vite dhe shpesh përdoret si alibi për pastrim parash dhe ndarje të pronave të grabitura.

Ky skandal është më shumë se një çështje prone. Ai simbolizon arrogancën e një sistemi ku oligarkët ndihen mbi ligjin. Ata grabisin bregdetin, marrin miliona nga tenderat, shesin prona të paligjshme dhe tani, pa asnjë drojë, mashtrojnë edhe një këngëtare me famë botërore.

Në vend që Shqipëria të ishte krenare se një yll si Dua Lipa po investon në atdheun e saj, oligarkët e Edi Ramës e shohin si “klientin e radhës” për t’u zhveshur nga paratë. Ky është realiteti ynë i hidhur: turizmi dhe imazhi i vendit përdoren jo për zhvillim, por për vjedhje.

Në çdo vend normal, një rast i tillë do të trondiste qeverinë. Media do të shpërthente, drejtësia do të vepronte menjëherë, ndërsa oligarku mashtrues do të ishte nën hetim penal. Por në Shqipëri? Heshtje. Shteti bën sikur s’ka ndodhur gjë, SPAK ende nuk është zgjuar, dhe oligarku i qesh i qetë, duke vazhduar ndërtimet pa leje.

Nëse një emër si Dua Lipa, me avokatë ndërkombëtarë dhe reputacion global, bie viktimë e grabitjes së oligarkëve shqiptarë, çfarë shprese mund të kenë qytetarët e thjeshtë? Mesazhi është i qartë: ky sistem nuk kursen askënd, as më të fuqishmit, as më të varfrit.

Ajo që ndodhi me Dua Lipën nuk është një histori e izoluar, por fotografia e një vendi ku korrupsioni është bërë kulturë dhe ku ligji është një dokument që vlen vetëm për të mashtruar.

Dhe ndërsa Shqipëria krenohet me yllin e saj botëror, oligarkët e Ramës i kanë dhënë asaj dhuratën e zakonshme të tranzicionit shqiptar, një vilë të grabitur, me legalizim në pritje dhe me një turp që bie mbi gjithë vendin.

VIDEO

E rëndë/ Rrëmbehet vajza para shtëpisë, kalimtari ndjek autorin dhe rikthen vajzën te familja

Një vajzë e mitur mësohet se është rrëmbyer mbrëmë në rrugën “Arben Hajdaraj” në fshatin Shaptej të Deçanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30. Fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur rrëmbimi i vogëlueshes para banesës së saj ka qenë një kalimtar i cili ka ndjekur mjetin e autorit.

Ai ka arritur të marrë vajzën dhe ta rikthejë tek familjarët. Raportohet se e mitura vuan nga probleme të shëndetit mendor. Autori është arratisur dhe policia ka nisur hetimet për kapjen e tij.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar makinën e braktisur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes. E mitura është dërgar në spital por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime fizike.

Tym, zjarr dhe shpërthim i fortë/ Momente tmerri, motorri i avionit merr flakë gjatë fluturimit (Video)

Pasagjerët në një aeroplan Condor përjetuan momente të tmerrshme të shtunën në mbrëmje, pasi motori i tij u përfshi nga flakët menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

Videot e postuara në TikTok dhe platforma të tjera të mediave sociale kapin shkëndijat e shpërthimeve nga motori i djathtë i Boeing 757-300 , i cili po operonte në linjën Korfuz-Dusseldorf, tymin e shkaktuar nga zjarri dhe shpërthimet e forta.

Defekti ndodhi pak pas orës 8 të mbrëmjes, në një lartësi prej rreth 1500 metrash , ndërsa avioni ishte në fazën e ngritjes pas nisjes. 250 pasagjerët dhe banorët e zonës dëgjuan një zhurmë shurdhuese që shkaktoi panik.

Pilotët ndoqën protokollin e sigurisë dhe e fikën motorin. Avioni më pas bëri një kthesë rrethore, pra u kthye djathtas dhe u zhvendos paralel me pistën.

Pamje tronditëse nga Pediatria e QSUT, denoncon gazetari: Tallje me jetën e fëmijëve!

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar gjendjen shqetësuese në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së. Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, Stafa e krahason gjendjen e QSUT-së me atë të një sporteli banke, pasi edhe në spital pacientët po presin me bileta në rradhë.

Gazetari shkrun se prindërit e fëmijëve të sëmurë detyrohen të marrin biletë tek një makineri numrash dhe të presin radhën, në vend që fëmijët të trajtohen menjëherë sipas urgjencës së gjendjes së tyre shëndetësore.

Stafa theksin se ky sistem është një formë abuzimi me standardet mjekësore, pasi urgjencat funksionojnë mbi bazën e triazhit, ku prioritet kanë pacientët më rëndë dhe jo radhët numerike.

Stafa thekson se situata bëhet edhe më kritike gjatë periudhave të virozave, kur me qindra fëmijë përballen vetëm me dy mjekë dhe katër infermierë, të shpërndarë në disa dhoma të vogla. Ndër të tjera gazetari shton se Urgjenca Pediatrike, ku përplasen rastet nga e gjithë Shqipëria, nuk mund të funksionojë me kaq pak staf dhe hapësira të kufizuara.

Postimi i plotë:

URGJENCA PEDIATRIKE SI BANKË.
Në Urgjencën Pediatrike në QSUT, aty ku çdo ditë shkojnë me qindra prindër me fëmijët e tyre të sëmurë, sistemi është kthyer në tallje dhe absurditet, në trajtimin e të vegjëlve.
Në vend që një fëmijë i sëmurë të shihet menjëherë nga personeli mjekësor sipas urgjencës, prindërit detyrohen të shkojnë tek një makineri numrash, të marrin biletë, dhe të presin “radhën”, si në bankë!
Kjo është antishkencë mjekësore dhe abuzim me standardet e kujdesit shëndetësor, sepse urgjenca nuk funksionon me radhë, por me triazh(kategorizim urgjence), kush është më rëndë, trajtohet i pari.
Por absurdi nuk mbaron këtu:
Me qindra fëmijë në ditë, e sidomos në periudha virozash, përballen vetëm me 2 mjekë dhe 4 infermierë, të shpërndarë në vetëm 2-3 dhoma të vogla.
Fëmijët me temperatura, me të vjella, me probleme të frymëmarrjes, presin bashkë në një hapësirë të mbushur plot, duke përhapur infeksionet te njëri-tjetri.
Në vend që të zgjerohet kapaciteti dhe të shtohet personeli, institucionet kanë futur një makineri qesharake që e kthen urgjencën në sportel banke.
S’mundet Urgjenca Pediatrike, ku përplasen rastet nga e gjithë Shqipëria, të funksionojë si 2+1, dhe me 2 mjekë e 4 infermierë. E patolerueshme!
Urgjenca Pediatrike duhet të ketë hapsira, sa urgjenca tjetër e madhe e QSUT-së.
Fëmijët nuk janë “numra”! Ata kanë nevojë për kujdes, për prioritet dhe për dinjitet.
Shëndetësia nuk bëhet me bileta radhe, por me mjekë, infermierë dhe organizim të mirëfilltë.

Snajperisti ukrainas thyen rekord botëror, vret me një plumb dy ushtarë rusë nga 4000 metra largësi

Njësia snajperiste “Pryvyd” (Fantazmë) e Ukrainës ka vendosur një rekord botëror për vrasjen më të gjatë të konfirmuar nga snajperët, duke vrarë trupat ruse nga një distancë prej 4,000 metrash.

Sipas Defense Express, të shtënat u kryen me pushkën “Alligator” të prodhuar në vend, me kalibër 14.5 mm.

E shtëna e vetme goditi dhe vrau dy ushtarë rusë në sektorin e Pokrovskut, një sukses i bërë i mundur nga rrezen e qitjes së pushkës së prodhuar në Ukrainë dhe nga aftësia e snajperëve të saj – me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA) dhe udhëzimit nga dronët. “Goditja rekord u bë më 14 gusht 2025, duke përdorur inteligjencën artificiale nën drejtimin e një kompleksi UAV me një pushkë Alligator 14.5 mm”, shkroi gazetari ushtarak Yuri Butusov, i cili publikoi një video të ngjarjes.

«Plumbi kaloi nëpër dritaren pas së cilës po qëndronin pushtuesit (në të majtë të tubit)», shtoi ai.

Të shtënat ndodhën mes sulmeve të intensifikuara ruse në sektorin e Pokrovskit, ku Moska mendohet se ka vendosur rreth 110,000 trupa sipas disa vlerësimeve dhe ka shkelur linjat mbrojtëse të Ukrainës.

Megjithatë, ushtria ukrainase tha të premten se situata është nën kontroll.

Vlen të përmendet se rekordi i mëparshëm botëror i përkiste gjithashtu një snajperi 58-vjeçar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) që shënjestroi një objektiv nga 3,800 metra (rreth 4,156 jardë) duke përdorur pushkën “Lord of the Horizon” të prodhuar në vend.

“Alligatori” është një pushkë e prodhuar në Ukrainë nga XADO-Holding me seli në Kharkiv. Ajo furnizohet me karikator, ka një kalibër 14.5 mm, një tytë 1,200 mm dhe një shpejtësi nga gryka e qitjes prej 980–1,000 metrash në sekondë (3,215–3,281 këmbë në sekondë).

Pushka peshon 25 kilogramë, gjë që konsiderohet normale për kalibrin e saj.

“Nëse pushka do të peshonte më pak, tërheqja do të ishte shumë më e konsiderueshme, madje duke marrë parasysh frenin e grykës dhe sustën e tërheqjes në qytën e fishekëve”, shkroi Defense Express.

Në vitin 2021, prodhuesi deklaroi se “Alligator” kishte një rreze efektive veprimi prej 2 kilometrash (1.2 milje) dhe ishte projektuar si pushkë kundër materialeve dhe jo për përdorim kundër personelit.

Këto pushkë ishin projektuar për të çaktivizuar pajisjet në vend që të synonin personelin, por Defense Express vuri në dukje se kushtet e fushës së betejës shpesh kërkojnë që ato të shërbejnë në role të shumëfishta.

“Por përvoja e jetës reale ka treguar jo vetëm kërkesa krejtësisht të ndryshme, por edhe aftësitë aktuale të armëve ukrainase, të cilat i kanë tejkaluar shumë pritjet e krijuesve të tyre”, shkroi media.

Media shtoi se 4 kilometra (rreth 4,374 jardë) nuk është aspak limiti për këtë pushkë. Një plumb i qëlluar prej saj mund të përshkojë deri në 7 kilometra (rreth 7,655 jardë). Megjithatë, saktësia është faktori kryesor kufizues: Në një distancë prej 1.5 kilometrash, devijimi mund të formojë tashmë një rreth me diametër afërsisht një metër. Prandaj, në një distancë prej 4 kilometrash, snajperi ka shumë të ngjarë të ketë qëlluar një seri të shtënash për të arritur goditjen e suksesshme.

Më parë, Kyiv Post raportoi se një snajper nga Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës (HUR), me shenjë thirrjeje “Lektor”, bëri histori duke eliminuar një ushtar rus nga një distancë prej 2,069 metrash (2,263 jardë) duke përdorur një pushkë të kalibrit 338 Lapua Magnum – një nga të shtënat më të gjata të konfirmuara në histori.

Në intervistën e tij ekskluzive me Kyiv Post, ai zbulon përgatitjen intensive, kushtet ekstreme të fushëbetejës dhe saktësinë mendore të nevojshme për një akt të tillë në zonën e pamëshirshme të luftës ukrainase. Nga shmangia e dronëve armik deri te bërja e llogaritjeve të çastit, ai ndan atë që duhet për të realizuar goditjen. Ai ka bërë një zbulim personal, duke thënë se ai lufton përkrah të birit./Top Channel

Horoskopi Javor për datat 18 deri 25 Gusht 2025; Dashuria, financat dhe puna për të gjitha shenjat

Horoskopi i Dashit

Pesë yje për Dashin. Lajm i mirë për dashurinë sepse Venusi është në anën tuaj dhe nëse po kërkoni një person, shanset janë më të mëdha. Shanse të mira dhe për ju që keni dëshirën për të rikuperuar një marrëdhënie që duket e pashpresë. Marrëdhënie të mira me të lindurit në shenjën e Dashit dhe Shigjetarit, por kujdes sepse veçanërisht takimet në fundjavë janë të preferuara. Në punë, së shpejti do të arrini një moment historik dhe situata astrologjike është vërtet e rëndësishme. Mbi të gjitha për të rinjtë, të cilët tashmë do të duhet të shfrytëzojnë mundësitë!

Horoskopi Paolo Fox Demi

Katër yje për Demin. Në fund të muajit maj Afërdita do jetë në krahun tuaj dhe takimet do të jenë vërtet të frytshme. Yjet janë të spikatur veçanërisht në marrëdhëniet me të lindurit në shenjën e Peshqve dhe Akrepit dhe raportet me to premtojnë gjëra të mëdha. Megjithatë në punë nuk duhet ta nënvlerësoni Marsin dhe duhet ta lini veten të përfshiheni në emocione të reja. Nuk mungojnë idetë, por kujdes sepse keni Saturnin përballë!

Horoskopi i Binjakëve

Pesë yje për Binjakët. Në dashuri nuk keni dyshime, me të vërtetë jeni gati për çdo gjë: mezi prisni ta lini veten të hidhet drejt emocioneve të bukura. Qielli premton gjëra të mëdha, sidomos mes të enjtes dhe të premtes: në fakt, favorizohen njohjet e reja. Në punë jeni duke u bërë gjithnjë e më të rëndësishëm dhe ditët e së enjtes dhe të premtes, ashtu si në sferën sentimentale, do të jenë më të mirat. Tani mund të kapërceni gjithçka, asgjë nuk ju frikëson!

Horoskopi i Gaforres

Tre yje për shenjën e Gaforres. Në dashuri do të kaloni stuhi, por vini në dyshim atë që mendoni. Edhe çfarë ndjeni. Përpiquni të zgjidhni personin e duhur dhe vlerësojeni mirë përpara se të hidheni me kokë në një marrëdhënie. Në punë, ka një atmosferë ndryshimi: megjithatë, mbani një sy nga e ardhmja sepse ekuilibri tashmë po lëkundet. Dhe ju duhet të jeni gati për çdo gjë!

Horoskopi i Luanit

Pesë yje për Luanin. Afërdita është në anën tuaj dhe kjo kohë në dashuri premton gjëra të mëdha, edhe për ata që duan të njohin njerëz të rinj. Nuk duhet të ndaleni tani, sepse yjet janë në anën tuaj: duhet të përfshiheni dhe ta bëni atë veçanërisht rreth të enjtes. Në punë shumë shpejt do të vijnë kënaqësitë e mëdha. Ndërsa për më të rinjtë konfirmimet janë afër, shanse tl reja pune po vijnë!

Horoskopi i Virgjëreshës

Katër yje për shenjën e Virgjëreshës. Lajm i mirë në dashuri sepse Afërdita nuk është më në dizavantash, por duhet të vlerësoni mirë gjërat e t’i peshoni përpara se të veproni. Sidomos nëse keni dyshime dhe shqetësime për një person. Mundohuni të ecni përpara dhe nëse jeni beqarë ka gjasa të nisni një lidhje, dhe pse ndoshta jo aq pasionante sa do të dëshironit. Në punë duhet të kuptoni nëse një projekt ia vlen të ndiqet apo jo. Në vjeshtë, dikush do të kërkojë më shumë nga ju: duhet të jeni gati për çdo gjë!

Horoskopi i Peshores

Tre yje për shenjën e Peshores. Në dashuri nuk duroni dot njerëzit e paqartë dhe konfuzë. Ata që krijojnë konfuzion dhe pavendosmëri, ju vënë në siklet. Këtë javë duhet të përpiqeni të bëni gjithçka me qetësi, të reflektoni përpara se të veproni nën presionin e valës së emocioneve. Në punë duhet të kërkoni të shqyrtoni një marrëveshje veçanërisht nëse ju është dashur të përballeni me probleme në të kaluarën. Nga mesi i muajit do t’ju duhet të bëni një zgjedhje, e cila do të jetë vendimtare për të ardhmen!

Horoskopi i Akrepit

Katër yje për shenjën e Akrepit. Në dashuri tani duhet të përpiqeni të lini veten të lëshohet, por me qetësi dhe kujdes. Kujdes nga diskutimet në fundjavë sepse dikush mund të nervozohet. Mos u shqetësoni sepse Marsi është në favorin tuaj dhe do ju ndihmojë. Në punë keni vendosur të bëni vetëm atë që ju takon, pa e tepruar, pa u shfrytëzuar. Ata që nuk janë të lumtur, megjithatë, duhet të shikojnë përreth, të veprojnë: mos rrini duarkryq!

Horoskopi i Shigjetarit

Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Afërdita është në anën tuaj dhe sfera e ndjenjave premton gjëra të mëdha. Mund të bini edhe në dashuri, por duhet ta merrni lehtë, mos u zhytni me kokë. Vlerësoni mirë gjërat përpara se të veproni! Në punë jeni në kërkim të emocioneve dhe projekteve të reja dhe ditët e së enjtes dhe të premtes do të jenë thelbësore për ju. Konfirmimet vijnë së shpejti!

Horoskopi i Bricjapit

Tre yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Në dashuri situata është paksa e acaruar sepse prisni një përgjigje që nuk po ju vjen. Problemi, megjithatë, nuk jeni ju, por një person që nuk di si të veprojë dhe që është pranë jush. Të enjten dhe të premten më mirë të qëndroni të qetë, por mjaft e justifikuat veten: justifikimet e kota ju zhysin nën batak. Në punë, gjërat po vështirësohen dhe tani nuk do të mund të shtyni më bërjen e zgjedhjeve. Ejani tani, duhet të përballeni me realitetin!

Parashikimet për Ujorin

Katër yje për Ujorin. Afërdita është mbështetëse dhe premton gjëra të mëdha për beqarët. Megjithatë, nëse jeni të tërhequr nga njerëz që janë të largët për ju, duhet të qëndroni të qetë. Favorizohen ditët e së enjtes dhe të premtes, por kini kujdes nga polemikat me të lindurit e shenjës së Dashit dhe Luanit. Në punë, yjet favorizojnë projekte të mëdha. Mundohuni të shfrytëzoni të gjitha mundësitë: kjo është koha juaj!

Horoskopi i Peshqve

Katër yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Afërdita nuk është në anën tuaj, por sigurisht që ka sjellë me vete emocione të forta këto kohët e fundit. Fundjavë të mbarë, por përpiquni të jetoni për çdo ditë: mjaft me probleme të panevojshme, mos i hapni punë vetes. Në punë, nëse keni një projekt tani është koha për ta zhvilluar atë. E enjtja premton për mirë, por në ditë si e marta dhe e mërkura ndoshta do të ishte më mirë të shmangni pyetjet dhe kërkesat!