Kineze apo origjinaIe? Policia tregon se sa kushtuan orët e këngëtarit Mozzik

Mozzik është bërë protagonist i një diskutimi të madh publik gjatë orëve të fundit, pasi është raportuar se ai është ndaluar në doganë për shkak të dy orëve luksoze që mbante me vete: një Richard Mille dhe një Rolex.

Fillimisht, mediat raportuan se vetëm ora Richard Mille kishte një vlerë marramendëse prej dy milionë dollarësh, duke ngritur shumë pikëpyetje për origjinën dhe mënyrën e deklarimit të këtyre aksesorëve të shtrenjtë.

Siç ndodh shpesh në raste të ngjashme, lajmi nuk u kufizua vetëm në komunikimet zyrtare. Në rrjete sociale shpërtheu një debat i gjerë, ku qytetarë dhe ndjekës të artistit diskutonin rreth pasurisë së reperit, transparencës së tij financiare, por edhe imazhit të tij publik.

Megjithatë, situatën e sqaroi Dogana e Kosovës, e cila përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur se bëhej fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë të kombinuar prej 1.340.027,50 euro.

Në njoftim theksohet se shmangia nga detyrimet doganore për shuma mbi 5.000 euro përbën shkelje ligjore. Për këtë arsye, rasti është raportuar menjëherë te Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Si pasojë, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për vlerën e lartë të orëve luksoze, por edhe për faktin se ky rast ngre sërish në qendër të vëmendjes çështjen e deklarimit të pasurisë dhe transparencës së figurave publike.

“Erjola Doçi më futi në sherr me grύan”, pasi postoi foton me moderatoren, ish-arbitri i FIFA-s tregon debatin me bashkëshorten

Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, i ftuar sot në emisionin e mëngjesit Wake Up, ka folur mbi raportet në çift, ndërkohë që është shprehur se në marrëdhënien me bashkëshorten e tij ka shpesh debate për shkak të xhelozisë.

Debati i fundit duket se ka qenë ai i një dite më parë, për shkak të një InstaStory-je, ku ish-kolegia e tij, Erjola Doci, e kishte etiketuar me shprehjen: “Gjithmonë kthehemi te dashuritë e vjetra.” Kjo shprehje, sipas tij, nuk shkaktoi vetëm xhelozi nga ana e partneres, por edhe reagime të shumta nga ndjekësit e tij.

“Dje, Erjola Doci postoi një story ku thoshte se ‘Gjithmonë kthehemi te dashuritë e vjetra’. Edhe unë e ripostova këtë story, dhe gruaja u bë xheloze. Nga ana tjetër, reagimi i gjinisë mashkullore në Instagram më ka habitur. ‘Si ka mundësi që e nxjerr këtë ti?’ – më thoshin.”
Gjatë rrugëtimit të tyre në çift: njëri ecën drejt, tjetri ecën shtrembër; njëri mban veten, tjetri jo; njëri punon shumë, tjetri më pak; njëri fiton më shumë para, tjetri më pak. Ne nuk duhet ta lejojmë partnerin të na shkëputet, duhet ta marrim prej dore dhe ta sjellim nga krahu ynë”, është shprehur Jemini.

“Femrat, edhe për arsye të hormoneve, kanë ulje-ngritje të forta. Djemtë duhet të punojnë edhe me këtë gjë. Ndonjëherë e shoh bashkëshorten në mëngjes që është furtunë, ndërkohë që në darkë ishim mirë. Dhe nuk ka shpjegim. I them: ‘Bëj pushim nga puna, merr leje dhe të dalim të pimë një kafe bashkë.’ Kur nxehet bashkëshortja, gocat më pyesin nëse jam zënë me mamin, sepse kur është ajo e mërzitur, shtëpia është furtunë”, është shprehur Jemini.

Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare ish-themeluesi i PD

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta ka ndërruar jetë.

Abdi Baleta lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në Neë York, SH.B.A. Ka kryer detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995).

Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Në 1994 Abdi Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike e cila u pagëzua “Rimëkëmbja Kombëtare”.

Rusia provokon sërish, pas Estonisë avionët rus hyjnë në këtë shtet të NATO-s

Pas njoftimeve për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë, një incident i ngjashëm është raportuar edhe në Poloni.

Sipas Forcës Kufitare polake, dy avionë luftarakë rusë kanë shkelur zonën e sigurisë të platformës së eksplorimit të naftës dhe gazit Petrobaltic, e cila ndodhet në Detin Baltik.

Mjetet ajrore kanë kryer një kalim të ulët mbi platformë, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë në rajon.

“Forcat e Armatosura Polake dhe autoritetet e tjera janë njoftuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga autoritetet polake.

Këmbimi valutor 19 shtator/ Me sa bIihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.9 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.4 lekë dhe do shitet me 97.3 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.6 lekë dhe do shitet me 112 lekë.

Ky është i riu që υ▪︎iq TRAGJlKlSHT sot pas aksìdentit në Vorë

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Vorë, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën në një aksident që ka lënë pas pasoja të rënda.

Sipas informacioneve të para, Flobert Ajazi, 35 vjeç, nga Dibra ka humbur jetën në vend, ndërsa dy pasagjerë që ndodheshin në mjetin që ai drejtonte janë plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe Flobert Ajazi. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi Flobert Ajazi35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Deri tani, nuk dihen ende detajet e plota mbi rrethanat që çuan në këtë përplasje, por autoritetet po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

Sherri në Kuvend, Artan Hoxha: Rama u soII sot me opozitën më keq seç sillet Vuçiçi me deputetin shqiptar

Gazetari Artan Hoxha për kaosin e djeshëm në Kuvend, ku Edi Rama i hoqi fjalën opozitës dhe miratoi për 5 minuta qeverinë dhe programin e tij, u shpreh se, kreu i qeverisë po sillet më keq se presidenti serb Aleksandër Vuçiç me deputetin shqiptar, Shuaip Kamberi.

‘Ti po akuzohen në të gjithë Europën, në çdo raport se po ushtron censurë dhe kontrollon në mënyrë kapilare mediat. Dhe ti të vetmin vend që kanë ata, parlamentin, sepse në fund të fundit janë të mandatuar nga qytetarët, janë përfaqësues të tyre, dhe ti nuk i le ata të thonë një fjalë. Ti je i detyruar me ligj, kushtetutë, rregulloren e kuvendit që ti dëgjosh ata. Pasi të mbarojnë fut Diellën, hënën ça të të dojë kokrra e qejfit, por janë ata të parët.’, tha Hoxha.

Ai shtoi se, kur kryeministri nuk respekton as atë që bën Vuçiçi me Shuaip Kamberin në Serbi, ‘ti tregohesh më represiv se vet serbët ndaj shqiptarëve.’ Gazetari ngriti gjithashtu pyetjen se çfarë do të bëjë opozita në seancën e radhës dhe për çfarë do të flasë aty, duke theksuar efektin e censurës së hapur:

‘Kur ti ushtron një censurë kaq haptazi para ambasadorëve, pa patur pikën e frikës fare, çfarë tregon ti me këtë gjë? Ti u tregon atyre se, keni bërë shumë gabim që keni ardhur. I vetmi shërbim i madh që kanë bërë ajo pjesë e deputetëve të opozitës është se, i kanë çjerrë edhe pudrën e fundit të gjoja demokracisë që i ka ngelur këtij kryeministri. Edhe një gjë më minimale që e përcakton kushtetuta, rregullorja e të gjitha e ke të detyruar të ua japësh, i censuron dhe këtu,’ vijoi Hoxha.

Ai përfundoi me një paralajmërim për marrëdhëniet e ardhshme me opozitën:

‘Atëherë kjo mbaroi, çfarë bashkëpunimi do me opozitën ti më. Ç’të bëjnë më ata që ti të thuash, jam dakord dhe të bisedojmë. Parlamenti serb nuk ia bën Shuaip Kamberit, e lë të flasë.’- tha Artan Hoxha

“U kanë vënë gjoba personale fshatarëve”, Rama “shkund” PoIicinë: Syri i Tiranës ka 4-5 kate pa leje, policia shkoi kapi një 90-vjeçar matanë Dajtit si ndërtues ilegal

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot zyrtarisht ministren e re të Brendshme, Albana Koçiu, në një fjalim ku nuk munguan as tonet e forta ndaj Policisë së Shtetit dhe rolit të saj në kontrollin e territorit.

Në fjalën e tij, Rama u ndal veçanërisht te ndërhyrjet e fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke theksuar se tashmë Policia ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë në këtë proces, ndërsa nuk kurseu as kritikat për të kaluarën.

“Kontrolli i territorit në kuptimin e ndërtimeve ka filluar tashmë dhe policia ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë,” deklaroi Rama. “Është vendosur në njëfarë rruge ky kontroll, edhe falë angazhimit të drejtorit të policisë në këtë rast. Deri dje policia ishte pjesë e problemit, jo e zgjidhjes.”

Kryeministri ironizoi situatat absurde ku qytetarë të thjeshtë, madje edhe të moshuar, janë ndëshkuar për ndërtime minimale, ndërkohë që ndërtues të mëdhenj kanë vepruar për vite të tëra pa pengesa. Ai u shpreh se

“Sikur të mblidheshin gjithë fshatarët që policia u ka vënë gjoba personale apo shtetërore për një avlli, do bëhej mitingu më i madh pas atij për pritjen e Zhou Enlait,” u shpreh ai me sarkazëm. “Një burrë 90 e kusur vjeç përfundoi në prokurori e gjykatë si ndërtues pa leje për një riparim matanë Dajtit. Ndërkohë në mes të Tiranës, Syri i Tiranës ka 4 a 5 kate pa leje.”

Sipas Ramës, mesazhi i qartë që po përcillet sot është se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht emrit apo fuqisë në sektorin e ndërtimit.

“Sado të madh ta kesh emrin në botën e ndërtimit dhe sado të madh ta kesh pallatin me shkelje, shteti është më i madh se ty dhe nuk e gëzon dot më atë ndërtim,” theksoi ai.

Front i ri Iufte? Avionët rusë hyjnë në qieIIin e Estonisë, tensionet rriten ndjeshëm

Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore estoneze të premten, tha qeveria e vendit.

Avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta.

Incidenti vjen vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake.

Javën e kaluar, një tjetër dron rus kaloi në hapësirën ajrore rumune, pavarësisht se avionët luftarakë u ngritën në ajër për ta kapur atë.

VIDEO/ Tritoli në banesën e deputetit të PD, ja momenti i shpërthimit që tronditi zonën

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Kamzës pak pas mesnatës, kur persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi lënde plasëse në murin rrethues të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Po ashtu është publikuar edhe një video që tregon momentin e shpërthimit dhe zhurmën e krijuar në zonë.

Pamjet filmike, të siguruara nga një kamera sigurie e vendosur pranë banesës, tregojnë momentin kur ndodh shpërthimi, rreth orës 00:55.

Policia ka konfirmuar më herët se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arjan Sala”, dhe se për fat të mirë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa lënduar persona.

Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po analizohen edhe pamjet e kamerave të tjera të sigurisë në zonë.