“700 euro për 5 ditë leje burgu”, arrestohet menjëherë shefi i regjimit në Lushnje pas denoncimit në emision

Shefi i regjimit të brendshëm në Lushnje, Irakli Leka është arrestuar mbrëmjen e sotme pas denoncimit në një emision investigativ ku u zbulua se merrte para në këmbim të lejes së përkohëshme për të burgosurit.

Në emision punonjësi i Bugut të Lushnjes u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të burgosur.

Menjëherë ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duke deklaruar se ai është arrestuar në bashkëpunim edhe me SPAK.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, ku shfaqet një punonjës i Policisë së Burgjeve duke marrë vlera monetare në këmbim të një leje shpërblyese, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ndërmarrë menjëherë veprimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Punonjësi i identifikuar është komisar I. L, me detyrë shef i regjimit të brendshëm në IEVP Lushnjë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon me forcë çdo akt të paligjshëm dhe korruptiv që bie ndesh me etikën dhe misionin e sistemit penitenciar.
Distancohemi qartësisht nga veprime të tilla individuale, që nuk përfaqësojnë strukturën dhe angazhimin tonë për një administratë të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 17 shtator 2025

Dashi

Me partnerin do kuptoheni me se miri gjatë kësaj dite. Te dy do jeni edhe me tolerantë dhe te kuptueshëm. Kjo do iu afrojë edhe me tepër. Beqarët me shume gjasë do fillojnë histori dashurie sekrete me persona qe ne fakt nuk iu përshtaten sa duhet. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar ne mënyrë qe te mos keni vështirësi as me vonë.

Demi

Ne parim dita e sotme do jete e mire dhe pa probleme te mëdha. Planetët do iu krijojnë kushtet për t’i sqaruar te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur prej kohesh. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi takimesh por do hezitojnë ndërmjet dy personash. Mendohuni mire para se te vendosni. Sektori i financave nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar.

Binjaket

Do ketë disa probleme te vogla sot ne jetën tuaj ne çift. Nëse jetoni bashke mund te ngatërroheni për çështje parash, ndërsa nëse jeni ende me vete do keni mosmarrëveshje për shkak te xhelozisë. Kujdes! Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite tërësisht ndryshe nga te tjerët dhe do iu duket vetja si ne ëndërr. Edhe ne planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën.

Gaforrja

Pritet te ketë ndryshime pozitive gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do gjeni një mënyrë interesante për te kërkuar falje. Beqaret do mundohen gjate gjithë ditës te gjejnë personin e duhur, por edhe sot do jene pa fat. Ne planin financiar duhet te tregoheni te matur ne mënyrë qe te mos keni vështirësi. Hua nuk duhet t’i jepni askujt.

Luani

Ndikimi shume pozitiv i yjeve d e beje jetën ne çift edhe me te bukur sot. Tensioni do te shuhet dhe gjerat do marrin një tjetër rrjedhe. Beqaret duhet t’i mendojnë mire gjerat pozitive dhe negative te një lidhjeje para se te hedhin çdo lloj hapi. Mundësitë për takime do jene te mira sot. Financat do jene delikate, megjithatë me pak maturi mund te arrini ta stabilizoni situatën.

Virgjeresha

Duhet te bëni çmos gjate kësaj dite për t’u pajtuar me partnerin dhe për te krijuar një klime sa me harmonike. Me patjetër duhet larguar rutina. Beqaret nuk do jene ende te bindur për te krijuar një lidhje dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar do jeni te zotet dhe do e menaxhoni me shume maturi situatën. Gjithçka do shkoje me se miri.

Peshorja

Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Do jeni sharmante dhe seksuale me partnerin dhe do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini. Beqaret ende nuk do e bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer prej kohesh dhe kjo do i mërzitë pa mase. Nëse doni qe financat te jene te mira, duhet me patjetër te shpenzoni me pak dhe për gjera te domosdoshme.

Akrepi

Te dashuruarit do kenë një dite edhe me pasiononte dhe me te gëzuar. Gjithçka do shkoje si e kishit menduar. Do ndiheni te plotësuar. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë te ngatërrojnë dashurinë me punën sepse mund te kenë probleme ne te ardhmen. Për financat do jete një dite me fat. Përfitoni për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

Shigjetari

Sot partneri juaj do iu japë prova shume ta qarta për dashurinë e tij te cilat do iu bëjnë te ndiheni me krenare. Gjeni edhe ju mënyrën e duhur për t’ia shprehur atij me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë takime, por nuk do jene te bindur plotësisht se ata janë personat me te përshtatshëm për te krijuar një lidhje. Për financat duhet te përkujdeseni me tepër. Hiqni ndonjë para mënjanë meqë gjendja është e qëndrueshme.

Bricjapi

Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do merreni vesh siç duhet me atë qe keni ne krah dhe kjo do sjelle vështirësi. Beqaret do jene me te gatshëm për te filluar një lidhje me këdo qe do iu dale para pa menduar se edhe mund te lëndohen një dite. Për te përmirësuar buxhetin mos dëgjoni shokët, por flisni sa me pare me specialistet.

Ujori

Mos u tregoni shume posesive ne jetën tuaj ne çift sepse mund te krijoni probleme te kota me partnerin. Merrini gjerat shtruar dhe shfrytëzoni momentin. Beqaret nuk do jene as sot me fat dhe do mbeten serish vetëm. Është e kote te bëni edhe sakrifica te mëdha. Financat nuk do jene aspak ne gjendje te mire, prandaj duhet te mateni para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Peshqit

Qielli i dashurisë do jete pa asnjë re gjate kësaj dite. Askush dhe asgjë nuk do ua prishe dot harmoninë dhe bashkëpunimin qe ka ekzistuar prej kohesh. Beqaret do kenë një dite te zakonshme, por ne mbrëmje do ndodhe diçka qe as ata vete nuk e kishin menduar. Përfitoni! Për financat do jete një dite e qete dhe pa probleme serioze.

“Më përdh▪︎noi, ishte i dr▪︎guar!”, vajza greke denoncon të dashurin shqiptar, arrestohet i riu. Çfarë ndodhi në Selanik

Policia në Selanik ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar për akuzën e përdhunimit, pas një denoncimi nga partnerja e tij. Sipas asaj që 20-vjeçarja i raportoi policisë, në orët e para të së dielës së kaluar, ndërsa ajo ishte me 26-vjeçarin në një hotel, gjatë marrëdhënies seksuale, ai u bë i dhunshëm kundër vullnetit të saj. Ajo gjithashtu e akuzoi atë se kishte përdorur më parë drogë, konkretisht kokainë.

Pas një kontrolli, oficerët e policisë nga Departamenti i Hetimit të Krimit në Oreokastro e lokalizuan atë në zonën e Stacionit të Ri Hekurudhor të Selanikut, ku e arrestuan.

Një padi është ngritur kundër 26-vjeçarit, për krimet e përdhunimit dhe shkeljes së ligjit për drogën dhe pritet që ai të sillet në prokurori.

Ushtria izraelite nis ofensivën tokësore në Gaza, paralajmëron banorët të largohen

Ushtria izraelite e ka nisur të martën ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës, duke u futur dalëngadalë në qytetin më të madh të territorit palestinez, në të cilin janë rrënuar tashmë blloqe të tëra ndërtesash gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kjo ofensivë shënon një tjetër përshkallëzim të konfliktit që ka trazuar Lindjen e Mesme për gati dy vjet dhe mbase i zbeh edhe më shumë shpresat për arritjen e një armëpushimi. Ushtria izraelite nuk dha afat kohor për ofensivën, e cila sipas saj synon ta “shkatërrojë infrastrukturën ushtarake të Hamasit”, por mediat izraelite raportuan se ajo mund të zgjasë me muaj.

Ajo nisi në ditët kur ekspertë të pavarur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së e akuzuan Izraelin për kryerje të gjenocidit në Gazë. Izraeli e hodhi poshtë këtë akuzë, duke e quajtur raportin e ekspertëve “të shtrembëruar dhe të rremë”. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se “Gaza po digjet” teksa operacioni filloi, ndërsa bombardime të rënda goditën qytetin gjatë natës dhe në mëngjes të sotëm.

Kolona të gjata makinash dhe kamionësh të mbushur me dyshekë e gjësende të tjera u panë përgjatë rrugës bregdetare të Gazës, ndërsa njerëzit largoheshin nga qyteti. Disa hipnin mbi automjete të stërmbushura, ndërsa të tjerët ecnin në këmbë.
Në një vizitë të shkurtër në rajon, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se ka një “ka mbetur kohë shumë e shkurtër për t’u arritur ndonjë marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës.

Një zyrtar ushtarak izraelit, që foli në kushte anonimiteti në përputhje me rregullat ushtarake, tha se ka nisur “faza kryesore” e operacionit në Qytetin e Gazës. Trupat izraelite po hyjnë në qendër të qytetit nga periferitë, sipas tij.
Paraprakisht, ushtria izraelite e bombardoi tërë natën këtë qytet, duke rrëzuar ndërtesa të larta.
Sipas tij, ushtria izraelite beson se në Qytetin e Gazës kanë mbetur rreth 2.000 deri në 3.000 militantë të Hamasit, si dhe tunele të përdorura nga grupi.

Antibiotiku më i fuqishëm i natyrës! Nuk ka sëmundje që një gjethe e kësaj bime nuk mund ta shërojë

Sherebela, një nga bimët më të shëndetshme që shumë e konsiderojnë si antibiotikun dhe antiseptikun më të mirë natyror.

Emri latin i sherbelës, “Salvia officinalis”, vjen nga fjala “salvare”, që do të thotë të shpëtosh ose të shërosh, dhe të gjithë shkrimtarët e lashtë që merreshin kryesisht me tema mjekësore e përmendën atë në veprat e tyre. Edhe 2000 vjet më parë, romakët e vlerësonin shumë dhe e përdornin në mënyra të ndryshme për trajtim.

E gjithë bima është shumë aromatike dhe ka një erë karakteristike. Nga sherbela përdoret vetëm gjethja, dhe gjethja më medicinale merret kur sherbela fillon të lulëzojë, që është më shpesh në maj.

Në të kaluarën, njerëzit përdornin më shpesh fuqitë e bimëve, kështu që sherbela ishte përbërësi kryesor në përzierjet e balsamimit në varret e faraonëve.

Në Greqinë e lashtë, ajo përdorej për të trajtuar gjakderdhjen, ethet, gurët në veshka dhe menstruacionet e parregullta. Në të kaluarën, ajo mbillej në pothuajse çdo kopsht dhe, meqenëse besohej se shëronte pothuajse të gjitha sëmundjet, asaj iu dha statusi i një bime të shenjtë.

Nga rruga, sherbela përmban vajra esencialë salviol, pinen, cineol, borneol, kamfor, pastaj tanine, substanca të hidhura, proteina, niseshte, oksalat kalciumi, kripëra të acidit fosforik, kripëra kaliumi dhe kalciumi.

Shekuj më parë, sherbela përdorej kundër ngjirjes së zërit, inflamacionit të fytit dhe faringut, dhe çaji përgatitej për ata që vuanin nga tuberkulozi. Për shkak të efektit të saj të dobishëm në zgavrën orale, ekstrakti i sherbelës shpesh shtohet në pastat e dhëmbëve. Sherbela është gjithashtu efektive në sëmundjet e organeve të frymëmarrjes sepse nxit nxjerrjen e mukusit.

Sherbela si çaj është jashtëzakonisht efektive për diarrenë, dhimbjet dhe dhimbjet e stomakut. Gjithashtu, mund të ndikojë në trajtimin e reumatizmit, podagrës dhe çrregullimeve nervore që lidhen me këto sëmundje.

Në studimet mjekësore, u zbulua se kjo bimë pengon enzimën acetilkolinesterazë, e cila ndikon negativisht në kujtesë. Shkencëtarët besojnë se sherbela ka veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe të ngjashme me hormonet që mund të ndihmojnë në trajtimin e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Karli i Madh urdhëroi me ligj që rreth njëqind lloje të ndryshme bimësh medicinale duhej të kultivoheshin në çdo manastir, dhe sherbela ishte në vendin e parë.

Kjo është arsyeja pse sherbela përdoret në mjekësinë popullore për të forcuar nervat, por edhe për të pastruar gjakun dhe kundër reumatizmit dhe të gjitha inflamacioneve.

Nga rruga, sherbela mund të përdoret edhe në gatim si erëz sepse përmirëson tretjen, sekretimin e tëmthit dhe zvogëlon gazrat. Për shkak të efektit të saj antimikrobik, përdoret në pomada antivirale kundër herpesit.

Disa mjekë e përdorin sherbelën edhe për spazmat, sëmundjet e palcës kurrizore, sëmundjet e gjëndrave dhe dridhjet. Gjethet e shtypura të sherbelës mund të ndihmojnë edhe me pickimet e insekteve.

“Ka marrë rrezik të madh përsipër”, eksperti i IT-së paralajmëron: Murati do ta nxjerrë zbuluar Diellën, pritet…

Në një studio televizive u diskutua mbi sigurinë e inteligjencës artificiale dhe rreziqet që ajo paraqet, bazuar edhe tek ministrja më e re, Diella.

Eksperti Gent Progni hodhi dyshime se pas Diellës është Mira Murati, ish drejtoresha e teknologjisë Open AI.

Ai ngriti shqetësime serioze mbi mënyrën se si një inteligjencë artificiale e re mund të sfidojë Diellën dhe të zbulojë informacione të shumta, përfshirë të dhëna mbi tendera, dokumente dhe lidhje të dyshimta brenda institucioneve shtetërore.

Pjesë nga biseda:

Progni: Mund të jetë edhe Mira Murati. Ne kemi bërë një investim tek kompania e saj, edhe pse është kundra ligjit. Ka marrë rrezik shumë të madh mbi supe.

Moderatorja: Pse?

Progni: Nuk është e vështirë të bësh një inteligjencë tjetër artificial dhe të ketë informacione më të shumta se Diella. Dhe t’a vendosesh në pyetje-përgjigje me Diellën. Ajo mund t’a thyejë logjikën e Diellës dhe të japi informacione që ndoshta këta nuk e kanë menduar që mund të dalin. Që do të thotë, nëse i bën pyetje: A ka vërtet korrupsion në ministrinë tënde dhe ajo të kthen përgjigje me emra me fakte, me shkresa. Mund të thotë që filani bën korrupsion me këtë tender, me këtë dokument etj etj.

Moderatorja: Arrin t’a bëj një filtrim të tillë informacioni nëse do duhet?

Progni: Nëse ajo është në mjediset e të gjithave ministrive, do të thotë se i ka informacionet. Pra ajo ka informacion kush është i punësuar, sa e ka rrogën, çfarë lidhje kanë të punësuarit me njëri-tjetrin. Kur ti bëhesh lajm botëror, jo vetëm vëmendja pozitive, por edhe negative është tek ty. Kështu që këto hakërime që kemi parë deri më sot me Diellën, mund të jenë burim informacioni dhe nxjerrje informacioni shumë i frikshëm.

Arrestohet Mozzik, këto janë detajet e para

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar sonte në aeroportin e Prishtinës.

IndeksOnline mëson se Mozzik është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24-orë. Arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet e bazuara për prejardhjen e dy orëve luksoze, që kapin vlerë të larta.

Në rrjetet sociale ditën e sotme, ai ekspozoi një orë të markës së famshme Richard Mille, ku tha se i bëri vetes një dhuratë para ditëlindjes.

Njëra nga orët të cilat i bleu reperi, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve të bëra, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. /IndeksOnline/

Sa lek i kushton shqiptarëve krijimi i Diellës? Chat GPT jep faturën

Ky përllogaritje, sipas ekspertit, tregon se ngritja e një inteligjence artificiale që merr rolin e një drejtuesi politik nuk është vetëm një eksperiment teknologjik, por edhe një sfidë ekonomike e përmasave të mëdha.

“I bëra një pyetje të thjeshtë si user i thjeshtë. Më jep një mendim sa mund të kushtojë Diella, inteligjenca artificiale, e para ministër në botë. Ja si ndahet kostoja e përafërt:

infrastrukturë teknologjike (superkompjuterë, GPU farms, të tipit H100) çmimi nga 100 deri në 300 milionë euro vetëm për hardware. Cloud dhe server të dedikuara, çmimi është 20-50 milionë euro në vite.

100 milionë euro vetëm paga. Dhe duhet një ekip prej 300-500 personash. Fushata, edukimi dhe adaptimi social se duhet dhe kjo normale, 10-30 milionë euro. Ndërgjegjësim publik, 5-15 milionë euro.

Pra, totali i përafërt thotë, 400 milionë euro deri në 1 miliardë euro fillimisht, plus 100-200 milionë euro në vit për mirëmbajtje”, tha Progni.

“Rrëzoi pretendimet kryesore të prokurorisë”/ Dëshmia e James Rubin, reagon gazetari: Më e besueshme se…

Ditën djeshme në Gjykatën Speciale të Hagës ka dhënë dëshminë e tij James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë periudhës së luftës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

I ftuar në një studio televizive gazetari nga Kosova Behxhet Begu, bëri një analizë të shkurtër të dëshmisë së djeshme të dhënë në Hagë nga James Rubin duke theksuar se deklaratat e tij do të ndryshojnë rrjedhën e gjykimit.

“James Rubin është personalitet i jashtëzakonshëm ai ka qenë zv,sekretar i Madeleine Albright. Ajo e kishte ngarkuar si njeriu kryesor që do merrej me marrëveshjen e Rambujesë dhe që do të bindte delegacionin shqiptar për të pranuar marrëveshjen. Ai ka rrëzuar pretendimin kryesor të prokurorisë.

Ai e përshkruajti Thaçin dhe Krasniqin si dy njerëz të moderuar që nuk kishin fuqinë në konferencën Rambujesë të firmosnin marrëveshje se komandantët e zonave kishin paralajmëruar që nuk do ta respektonin një marrëveshje të tillë. Thaçi kërkoi ndërprerje të konferencës për të shkuar në Kosovë për tu konsultuar me komandantët e zonave.

Dëshmia e Rubin është më e besueshme se të gjitha dokumentacionet e gjykatës Speciale në Hagë. Kjo ndryshon gjithçka, pasi trupi gjykues nuk mund të anashkalojë një dëshmi të një ish-zyrtari amerikan të shtetit.”

Sakaq, gazetari Behxhet Begu komentoi dhe protestën madhështore të mbajtur ditën e djeshme pranë selisë së Gjykatës Speciale në Hagë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej vitesh po hetohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Behxhet Begu u shpreh se shqiptarët janë ndjerë të ofenduar nga tendenca e gjyqtarëve apo prokurorëve të Hagës të cilët përpiqen të barazojnë krimet serbe me luftën për mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.

“Njerëzit ndihen të ofenduar kur barazohet krimi. Shqiptarët e Kosovës ishin viktima. Rubi ne tha dje që ne ishim në anën e viktimës. Nga Kosova u dëbuan më shumë se 1 milion shqiptarë. Të ngrihet një aktakuzë dhe të tentohet të barazohet krimi që ka bërë Serbia me ne, i ka ofenduar shumë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës.”