Ndjekësit “nxjerrin zbuluar” ish-banoren e BBVIP Efi Dhedhes, mesazhi: “Të ka dal emri që shkon në burgje”

Efi Dhedhes është përballur së fundmi me një koment në rrjete sociale, ku një ndjekëse i tha se ajo është mes vajzave të njohura që takojnë personat e burgosur. Komenti, që përmbante gjuhë fyese dhe akuza personale, nuk mbeti pa përgjigje nga Efi.

“Ça thua më vërtetë? Turp të kem?” – iu përgjigj ajo me ironi, duke mos e lënë pa përgjigje provokimin.

Por replika nuk përfundoi aty. Ndjekësja vijoi me një koment edhe më të ashpër, duke ironizuar publikisht Efin për “favorizim seksual ndaj të burgosurve” dhe duke i kërkuar që të “mos shesë moral”.

Komenti vjen pas lajmit se vajzat e njohura nga showbizi shqiptar futen në ambientet e burgjeve, për takime të ashtuquajtura “speciale” me të dënuar për krime të rënda.

V▪︎asja e 23-vjeçarit Renis Dobra, Karamuço zbulon detaje: Kanë marrë pjesë …

Gazetari Ervin Leka dhe eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuco folën për vrasjen makabre të 23-vjeçarit në Shkopet, Renis Dobra.

Gazetari Leka ka bërë një pasqyrim të ngjarjes së rëndë, duke dhënë detaje edhe në lidhje me zanafillën e këtij krimi të rëndë. Leka tha se dyshohet që konflikti ta ketë zanafillën në Gjermani.

“Katër persona të përfshirë në këtë ngjarje janë deklaruar nga ana e policisë, por ka dyshime se ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Tre vëllezërit e arrestuar dhe miku i tyre janë persona të skeduar me precedentë kriminalë”, tha Leka

Ndërsa shtoi se gjithashtu ka dyshime për persona të tjerë të përfshirë.

“Vrasje me paramendim në bashkëpunim”, kështu e ka cilësuar eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço.

Gjatë intervistës, ai tha se kanë marrë pjesë shumë persona në këtë ngjarje që kanë lënë edhe gjurmë.

“Sa më shumë persona të marrin pjesë është mundësia më e madhe për të lënë gjurmë. Në atentat kanë marrë pjesë shumë persona. Dy të tjerë janë ende në arrati dhe mendohet që janë autorët kryesorë”, tha mes të tjerash ai.

Krah për krah njëri tjetrit, Sara dhe Erik Fullani vijojnë pushimet në jug të Shqipërisë (FOTO+VIDEO)

Sara Hoxha dhe Erik Fullani janë kapur sërish mat.

Dyshja që ka tërhequr shumë vëmendje këtë verë duket se nuk po e fsheh më raportin e tyre, ndërsa së fundmi janë fotografuar në momente të afërta gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë.

Në disa imazhe të publikuara në rrjet nga “Revista Class”, Sara dhe Eriku shfaqen buzë detit, mes rërës së bardhë dhe ujërave të kristaltë.

Pamjet konfirmojnë edhe një herë thashethemet që kanë qarkulluar prej javësh për një lidhje të mundshme mes tyre, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një koment publik lidhur me marrëdhënien.

Ky pushim romantik vjen pas një serie daljesh të përbashkëta në Tiranë dhe në evente të ndryshme, ku Sara dhe Erik Fullani janë parë gjithnjë pranë njëri-tjetrit.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

“Po çfarë flet mo Muçi, rigonin e mblodha në mal”, aksioni i sekuestrimi të produkteve pa faturë, tregtarja përplaset me drejtorin në Sarandë (VIDEO)

Tatimet kanë nisur aksionin për sekuestron e produkteve bujqësore e blegtorale që shiten pa faturë. Në qytetin bregdetar të Sarandës pjesë e kontrolleve të rrepta kanë qenë edhe tregtarët në tregun e fruta-perimeve, të cilët shesin bimë medicianle.

Nga ky aksion është bërë viral në rrjet një moment. Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Sarandë, z.Muçi siç e thërret Bardha, një prej tregtareve të vjetra të qytetit, ishte protagonisti kryesor.

Me mjetin identifikues të punonjësit të shtetit, Muçi i kërkonte llogari zonjës për rigonin e mbledhur në mal. Ai i kërkon tregtares që të shënojë tek pakoja e rigonit se cili është prodhuesi i produktit që po tregton.

Përgjigjja e tregtares është spontane, ‘mali’. Ajo tregton prej vitesh në tregun e Sarandës bimë të cilat i mbledh vetë në mal për të mbajtur familjen.

Por, pavarësisht kësaj përgjigje, drejtori i thotë se kjo nuk funksionon kështu dhe se çdo produkt duhet të ketë etikën e prodhuesit dhe duhet të shitet me kupon tatimor. “Po çfarë flet mo Muçi im”, i thotë tregtarja-drejtorit që ka zbritur në terren për kontrolle, duke theksuar se ato janë produkte të natyrës.

Pjesë nga biseda mes tyre

Drejtori: Prodhuesi

Tregtarja: Mali

Drejtori: Nuk funksionin ashtu

Tregtarja: Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi im. O tu bëftë Bardha kurban, ato janë gjëra të natyrës. Ato dihet se s’mund të jenë gjë tjetër.

VIDEO

Gafa e Egli Takos në koncert ndez publikun kundër saj, ja çfarë tha këngëtarja

Egli Tako ka qenë së fundmi e ftuar në një klub nate në Pejë, ku ka performuar përballë një publiku të zjarrtë.

Por përtej muzikës, vëmendja këtë herë nuk shkoi vetëm te zëri apo repertori i saj.

Teksa interpretonte hitin e njohur “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, Egli u ndal për një moment dhe u drejtua nga publiku me një pyetje që ngjalli menjëherë reagime në rrjete sociale:

“A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”

Frazë spontane apo jo, komenti preku një temë të ndjeshme që ka qenë shpesh në qendër të debateve publike – ndarjen mes identitetit “shqiptar” dhe atij “kosovar”, një çështje që është diskutuar gjerësisht edhe në formate televizive si Big Brother VIP.

Pavarësisht momentit që ndezi diskutime, Egli e vazhdoi performancën e saj pa incidente.

“Jepe vetë dorëheqjen”/ Erges Dule, “dhëmbë më dhëmbë” me Ramën, ja si ia kthen kryeministrit

Erges Dule, kryetari i bashkisë së Konsipolit ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar së fundmi, ku Rama ka kërkuar largimin e të gjithë drejtorëve të bashkive në rang vendi.

Ergest Dule kundërshtoi largimin e tyre duke sjellë edhe reagimin e ashpër të kryeministrit, i cili nga ana e tij i është përgjigjur se “nëse nuk i shkarkon, atëherë jepe ti dorëheqjen”.

Por mesa duket kreu i bashkisë së vogël në skajin jugor të vendit, nuk pëlqen të bëj hap pas.

Në një koment të gjatë në Facebook, ai thotë se drejtorët e tij kanë bërë një sërë punësh në bashki, por bie edhe në kontraditë me veten kur tenton t’u hedh fajin punonjësve jo drejtorëve.

“A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur. Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe çdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo.”

Komenti i plotë

Përshëndetje të gjithëve! Ju falënderoj për interesimin dhe komentet por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve.

Kjo është një nisëm për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Me këtë administratë kemi bërë plot punë të mira për komunitetin, pastrim territori, kanale kullues e vaditës, kemi shuar zjarre, kemi bere ndriçim publik ne 100% të territorit, kemi shtruar rrugë rurale, infrastrukturë bujqësore, kemi bërë projekte, kemi pritur e trajtuar qindra kërkesa/ankesa, kemi asistuar në aplikime të ndryshme e-albania, kemi organizuar aktivitete kulturore, mirëmbajtje rrugë rurale, mirëmbajtje e investime në shkolla etj etj.

Ka akoma për të bërë? Patjetër që po.

A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur.

Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe çdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj. Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit ska vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë. Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne. Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj për secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për çdo problematikë. Shpresoj që kjo nisëm të vazhdojë në çdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve!

Çfarë ka ndodhur me Xhensila Myrtezajn? Këngëtarja shfaqet me ndryshimin e çuditshëm në pamje

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është nga ato personazhe që e gjen veten gjithnjë në qendër të vëmendjes për çfarëdo që ajo bën.

Së fundmi këngëtarja ka qenë në një event mode dhe ka pozuar krah këngëtarit Sinan Hoxha dhe bashkëshortes së tij Andrra Destani.

Ajo që bien ë sy është kurora e flokëve të këngëtares.

Komentuesit flasin për një mbjellje flokësh duke kritikuar pamjen e këngëtares.  

A ka realizuar Xhensila mbjellje për të perfeksionuar kurorën e flokëve? Këtë nuk e konfirmojmë dot, por fotot që datojnë rreth një muaj më parë tregojnë se diçka nuk shkon me pamjen e saj.

Megjithatë mesa duke kjo fazë ka kaluar, në fotot e fundit të këngëtares duket se flokët janë rritur… ose photoshopi ka bërë punën e tij…

Galeria fotografike (

1 / 7

)

Video-lajm/ Kur Ministrja Kumbaro reklamonte 2000 shtretër në Theth, sot nuk ka as 200 pas aksionit

Vetëm pak kohë më parë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaronte në Kuvend se Thethi numëronte rreth 2000 shtretër në bujtina.

Por pas prishjes së pjesës më të madhe të tyre nga IKMT pas aksionit të nxitur nga Kryeministri, situata paraqitet krejt ndryshe.

Në këtë sezon turistik, në zonë kanë mbetur më pak se 200 shtretër.

Bundesliga “thërret” Brojën/ Mediat angleze: Leipzig dhe Stuttgart interesohen për sulmuesin

Pritshmëritë kanë qenë gjithmonë të mëdha, por asnjëherë nuk janë shpërblyer. Të tilla janë edhe në këtë sesion të merkatos së verës për Armando Brojën, që duhet të bëjë një zgjedhje të rëndësishme, ndoshta atë të karrierës.

Sulmuesi kuqezi do të largohet nga Chelsea. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Një tjetër gjë e sigurtë është se nuk do të ketë më huazim, ndërsa për t’u mësuar mbetet skuadra e ardhshme e Brojës.

Si gjithmonë në këtë periudhë, lajmet janë të shumta, por pista që është forcuar shumë gjatë ditëve të fundit është ajo e Bundesligës.

“The Athletic” në Angli ka zbuluar së fundmi për një interes të shtuar të dy klubeve të mëdhenj të kampionatit gjerman, Lajpcig dhe Stuttgart.

I pari ishte folur prej kohësh, ndërsa në garë është futur edhe një tjetër skuadër, që kërkon shërbimet e sulmuesin 24 vjeçar.

Bundesliga mund të jetë skena e duhur për Armando Brojën, pas sezoneve të fundit zhgënjyes, për shkak të dëmtimeve të rëndë.

Huazimi te Everton në edicionin e fundit të Premier League nuk shkoi si duhet për futbollistin shqiptar, që qëndroi për muaj të tërë jashtë fushe, ndërsa edhe pas rikuperimit i kishte minutat me pikatore.

Për këtë arsye, ashtu si Chelsea edhe vetë Broja kërkon një sistemim të përhershëm.

Këtë mision ia lehtësojnë kampionët e rinj të botës, që kanë vendosur të ulin ndjeshëm pretendimet financiare për kartonin e tij. Vlerësimi i parë është 20 milion euro, por Blutë e Londrës mund të zbresin më poshtë nëse iu vjen një ofertë serioze për sulmuesin shqiptar.

VIDEO/ “Ma kthe”, vajza humb byzylykun në Palasë i bën thirrje gruas që e ka gjetur: Ka shumë rëndësi për mua!

Një vajzë ka humbur një byzylyk personal në një dyqan akulloresh në zonën turistike të Palasës.

Pas një kontrolli të imtësishëm në kamerat e sigurisë të lokalit, është konstatuar se byzylyku është gjetur nga një vajzë e vogël, e cila më pas ia ka dorëzuar nënës së saj.

Në pamjet filmike që ka siguruar VoxNews, duket qartë momenti kur nëna e vajzës e merr byzylykun dhe largohet nga ambienti pa bërë asnjë përpjekje për ta kthyer apo lajmëruar stafin e dyqanit.

Vajza që e ka humbur byzylykun bën thirrje për kthimin e sendit, i cili ka vlerë sentimentale për të.

Ajo shpreson që nëna e vajzës së vogël ta rikthejë byzylykun.