‘Plagë që s’mbyllet kurrë’! Motra e Renis Dobrës bën postimin prekës: Vetëm një vëlla kisha!

Një javë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Matin, ku 23-vjeçari Renis Dobra u vra e më pas u trupi i tij i pajetë u hodh së bashku me automjetin në ujërat e liqenit e Ulzës.

Sipas policisë i riu u vra në mënyrë makabre nga Aleksandër Bushgjokaj, Kristi alias Kristë Bushgjokaj dhe Fation Bushgjokaj.

Shkak për vrasjen e Renis Dobrës dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës referuar pak viteve më parë, kur Dobra punonte në Gjermani për llogari të grupit kriminal të vëllezërve Bushgjokaj, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, ka reaguar edhe motra e tij, e cila në rrjetet sociale prek me fjalët për të vëllain.

“Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë”, shkruan motra e Renis Dobrës në një postim në TikTok.

Prag tragjedie në ajër, dy avionë shmangin përplasjen “kokë më kokë” në 10 mijë metra lartësi

Një incident ajror që mund të kishte pasoja katastrofike u regjistrua mbi hapësirën ajrore të Republikës së Tuvas, një rajon malor në Siberinë jugore, pranë kufirit me Mongolinë. Dy avionë kinezë, një pasagjerësh i Air China dhe një cargo i SF Airlines, u gjendën në një distancë shumë të afërt nga njëri-tjetri, duke rrezikuar një përplasje frontale që do të kishte qenë fatale për qindra njerëz.

Fluturimi i Air China me numër CA967 ishte nisur nga Shangai Pudong dhe kishte si destinacion aeroportin e Milanos Malpensa, një itinerar që zakonisht mbart shumë pasagjerë europianë dhe italianë. Avioni tjetër, një cargo i kompanisë SF Airlines me numrin O3-128, po udhëtonte nga Budapesti për në qytetin Ezhou të Kinës.

Sipas të dhënave paraprake, avionët u gjendën në një distancë vertikale prej vetëm 90 deri në 120 metrash – ndërkohë që në këto raste, distanca e sigurisë duhet të jetë disa qindra metra. Dyshohet se fluturimi i Air China u ngrit në një lartësi të re pa autorizim nga kontrolli i trafikut ajror rus.

Fatmirësisht, pilotët dhe kontrollorët reaguan me shpejtësi, duke shmangur përplasjen në sekondat e fundit. Autoritetet ruse dhe kineze kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse gabimi ishte njerëzor apo teknologjik.

Ndërron jetë influencuesja e njohur pas një ndërhyrjeje estetike

Një ngjarje tragjike ka tronditur ndjekësit e influencueses braziliane Natália Cavanellas, e cila humbi jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike në São Paulo. Ajo ishte vetëm 40 vjeç.

Sipas CNN Brasil, Cavanellas pësoi një arrest kardiorespirator gjatë procedurës dhe ndonëse ndodhej në kushte të rregullta spitalore, ajo nuk arriti të mbijetojë. Rasti është regjistruar si “vdekje e papritur”, ndërsa hetimet për shkakun e saktë të vdekjes janë ende në vijim nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në rrjetet sociale, ajo njihej si një figurë frymëzuese, një nënë, grua dhe sipërmarrëse që drejtonte një komunitet me qindra gra profesioniste. Profili i saj privat në Instagram kishte mbi 105 mijë ndjekës, ndërsa një tjetër llogari e dedikuar për rrjetëzimin dhe strategjinë kishte afro 30 mijë ndjekës të tjerë.

Lajmin për vdekjen e saj e dha bashkëshorti, Rafael Thomazella, përmes një postimi emocional në Instagram.

“Të gjithë e dinë çfarë gruaje e jashtëzakonshme ishte Natalia. E bukur, e pavarur, profesioniste, e dashur. Do t’i tregoj gjithmonë Manoellës se sa e jashtëzakonshme ishte nëna e saj, një grua që të gjithë e donin dhe e admironin”, shkroi ai.

Mjeku që kreu ndërhyrjen, Edgar Lopez, përmes një deklarate tha se procedura ishte planifikuar dhe realizuar në përputhje me të gjitha protokollet mjekësore. Megjithatë, Cavanellas pësoi një ndërlikim të rrallë, të dyshuar si emboli pulmonare, një rrezik i njohur, ndonëse i rrallë, edhe kur merren të gjitha masat parandaluese.

E mbajti të fshehtë/ Zyrtares së KPP i vjedhin 200 mijë euro në banesë dhe i marrin peng vëllain (EMRI)

SPAK i është drejtuar me shkresë dy policive lokale të Elbasanit dhe të Librazhdit për t’i vendosur në dispozicion informacionin në se ka patur apo denoncim nga disa qytetarë për një vjedhje në banesë të ndodhur në vitin në 2020 dhe për një pengmarrje, e cila ështzë zbuluar gjatë bisedave midis disa personave nën hetim.

Sipas bisedave të kryera midis një zyrtareje që është nën hetim për një çështje tenderash, rezulton se ajo bisedon me të afërmit për vjedhjen e 200 mijë euro në banesën e tyre.

Po ashtu e dyshuara Lindita Skeja shfaqet e shqetësuar për marrjen peng të të vëllait nga grabitësit e maskuar, të cilët u larguan së bashku me paratë dhe me familjarin në mënyrë që ai të mos njoftonte Policinë. Gjatë këtyre hetimeve që mbajnë numrin 175/ 1 SPAK ka pyetur shtetasen në fjalë mbi burimin e parave, e cila ka arsyetuar se paratë ishin të dërguara nga të afërmit që jetojnë në Greqi.

Ky hetim mori shkas nga investigimi penal i prokurorit Elvin Gokaj, që teksa po hetonte disa zyrtarë të institucioni të Komisionit të Prokurimeve publike, ndaj të cilëve ka marrë edhe masa të sigurimit penal, ndeshi dhe me rrethanat e grabitjes.

Teksa burimet i thanë Top Channel se hetimet për grabitjen e 200 mijë eurove janë veçuar, për dosjen e parë janë marrë të pandehur 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera, midis tyre është edhe kreu i KPP-së Jonaid Myzyri./TCH

Emri/ Ja kush është modelja që hyri në burgun e Drenovës për takimin “Vip” me Laert Haxhiun! Çfarë ndodhi në godinën A

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të ketë hyrë në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim ‘special’ me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.

Mësohet se në datën 12 qershor 2025, Pajaziti, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi sipas saj kishte planifikuar një takim me të dënuarin me burg përjetë, Vladimir Kurti, i cili rezulton të ketë vrarë tregtarin, Agim Buci, në dyqanin e tij në Kamëz. Por teksa modelja kosovare, ka hyrë në ambientet e brendshme të sigurisë së lartë të Godinës “A”, ajo është akomoduar në dhomën e takimeve speciale.

Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarit Vladimir Kurti, me të cilin ishin planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Vladimir Kurti vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5. Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit. Letrat e planifikimit për takimin special me modelen kosovare, Ziza Pajaziti, janë bërë në emër të Kurtit, ndërsa në takim policia e burgjeve ka çuar Laert Haxhiun.

Takimi mësohet të ketë zgjatur rreth 1 orë dhe më pas Pajaziti ka dalë nga ambientet e burgut, sipas Oranews.Ndërsa Haxhiu është shoqëruar nga policia sërish në ambientet e dhomës Nr. 6 që ndodhet në katin e parë të godinës. Ky incident të krijon përshtypjen se burgu i sigurisë së lartë në Korçë, funksionon si kabare, ku hyn e del kush të dëshirojë, mjafton të ketë pak ndikim.

Por njëherësh ky incident krijoi dhe një konflikt mes drejtorit tashmë të shkarkuar të burgut, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli, edhe ky i pezulluar.

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

Një ngjarje e bujshme e regjistruar rreth 4-5 vite më parë në fshatin Dorëz të Librazhdit është zbuluar rastësisht nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Bëhet fjalë për vjedhjen e 200 mijë eurove në një banesë dhe marrjen peng të një personi nga autorët, me qëllim që familjarët e tij të mos njoftonte Policinë.

Kjo ngjarje është zbuluar gjatë përgjimeve të dosjes ku po hetohet kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, i cili është marrë i pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Gjatë përgjimeve, zyrtarja e KPP-së Lindita Skeja, e cila po ashtu është nën hetim për çështjen në fjalë, bisedon me familjarët e saj për vjedhjen e 200 mijë euro në banesën e tyre. Po ashtu, ajo shfaqet e shqetësuar edhe për pengmarrjen e vëllait të saj nga grabitësit e maskuar, të cilët u larguan së bashku me paratë dhe me familjarin në mënyrë që të mos njoftonin Policinë.

Por, pavarësisht se kjo ngjarje u zbulua nga SPAK, është denoncuar 4 vite më parë edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale më 30 Maj të vitit 2021, Berisha denonconte vjedhjen e miliona paundësh në familjen Skeja nga një bandë e armatosur me uniformë Policie.

Berisha e konsideronte familjen Skeja si miq të Taulant Ballës, teksa si autorë të grabitjes akuzonte të penduarin e sotëm të SPAK, Nuredin Dumanin dhe kreun e njërës prej bandave të Elbasanit, Suel Çelën.

“Breaking News!

Supergrabitje dhe pengmarrje ne Librazhd!

Qytetari dixhital drnoncon:

Bande e armatosur dhe me untiforme policie e drejtuar nga Suel Çela grabit ne nje familje miliona paund.

Ajo merr peng nje anetar te familjes se grabitur.

Narkopolicia mban te fshehur ngjarjen.

Lexoni mesazhin e tij! sb

Pershendetje doktor! Mora nje informacion, te konfirmuar ne 2 burime. Ne Librazhd eshte bere nje supergrabitje e frikshme duke u gdhire e shtuna. Jane grabitur miliona pound tek miqte e Taulant Balles me mbiemer Skeja. Ajo qe e ben te frikshme grabitjen nuk eshte vetem shume jashtezakonisht e madhe e patëve te grabitura, por menyra e grabitjes. Banda grabitese jo vetem ka qene e armatosur, por ka qene e veshur me uniforme policie dhe ka perdorur pajisje policie. Sipas informacioneve shume te besueshme grabitja eshte kryer nga banda e Rinasit ne bashkepunim me mikun tjeter te Taulant Balles, kreun e bandes se Elbasanit, Suel Çela. Ne krye te operacionit per grabitjen e miliona pounds ishte krimineli gjoja ne kerkim Nuredin Dumani. Ajo qe e ben edhe me te rende gjendjen eshte se policia nen urdhrat e Suel Çeles e ka fshehur kete ngjarje, ku per te kryer grabitjen me uniforme policie, banda ka rrembyer nje person te familjes Skeja. Me te tille logjistike dhe mbeshtetje nga shteti, banda eshte cenim per sigurine kombetare, pasi me veshjen dhe pajisjet e policise, ata mund te rrembejne kedo dhe kurdo.” – shkruante Berisha në atë kohë.

SPAK i është drejtuar Policisë së Elbasanit dhe Librazhdit, ku i kërkon informacion nëse ka patur denoncim nga qytetarët për grabitjen në fjalë.

Organi i akuzës ka ngritur dyshimin mbi burimin e parave të grabitura, teksa në dëshminë e dhënë për SPAK, zyrtarja e KPP-së ka deklaruar se paratë ishin të dërguara nga të afërmit që jetojnë në Greqi.

Çfarë ndodhi? Franca tërhiqet nga plani i NATO-s/ Nuk planifikon të bashkohet me…

Franca thuhet se nuk planifikon të bashkohet me një iniciativë të mbështetur nga NATO, që vendet evropiane të financojnë dërgesat e armëve amerikane në Ukrainë. Presidenti Emmanuel Macron ka shtyrë Evropën të forcojë industrinë e saj të mbrojtjes duke u përqendruar në prodhimin vendas të armëve, sipas një raporti që citon dy zyrtarë francezë.

Sipas Politico, qëndrimi i Macron është një arsye kryesore pas refuzimit të Parisit për t’u bashkuar me planin, i cili synon të përshpejtojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën duke shfrytëzuar rezervat ekzistuese të NATO-s, dhe më pas duke i mbushur inventarët e tyre të reduktuar duke blerë zëvendësime amerikane. Franca gjithashtu po përpiqet të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes, për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme për të ulur buxhetin kombëtar dhe për të ulur borxhin e saj.

Gjermania është shfaqur si një mbështetëse kryesore e planit. Kancelari Friedrich Merz i tha kohët e fundit presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Berlini do të luante një “rol vendimtar” në dërgesa.

Qeveria gjermane e sheh blerjen e armëve amerikane si një nga mënyrat e pakta të shpejta për të pajisur Ukrainën, duke pasur parasysh kapacitetin e kufizuar të prodhimit të Evropës, shkruan Politico.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili mbërriti në Uashington të hënën për t’u takuar me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, theksoi angazhimin e Gjermanisë për përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen evropiane, duke deklaruar: “Ne jemi të vendosur të marrim përsipër përgjegjësi më të madhe për frenimin dhe mbrojtjen e Evropës, duke pranuar njëkohësisht se kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet i domosdoshëm për sigurinë tonë kolektive”.

Ai zbuloi gjithashtu se Gjermania i është drejtuar SHBA-së për një blerje të mundshme të raketave me rreze të gjatë veprimi Typhoon, të cilat mund të ofrojnë një zgjidhje më të shpejtë për Ukrainën, ndërsa ajo kërkon të zmbrapsë sulmet e vazhdueshme të Rusisë.

Kjo vjen pasi Gjermania tashmë ka ofruar të financojë dy sisteme shtesë Patriot për Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka përmendur Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe katër vende nordike të NATO-s midis mbështetësve të iniciativës.

Më 14 korrik, Trump njoftoi se SHBA-të dhe aleatët e saj në NATO kishin rënë dakord për një marrëveshje sipas së cilës armët amerikane do të dërgoheshin në Ukrainë, me anëtarët e aleancës që mbulonin koston.

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Forca të shumta policie, të armatosura rëndë, u panë në Arkivin shtetëror dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Ata kryen kontrolle me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Mësohet se në ato aksione janë vënë në pranga katër zyrtarë. Operacionet e policisë erdhën në bazë të dyshimit të ngritur nga prokuroria për shpërdorim të postit dhe autoritetet zyrtar, sipas nenit 414 të kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Autoritetet theksojnë se informacione të mëtejshme do të bëhen të ditura për publikun në kohën e duhur.

Policia e Kosovës njoftoi se operacioni është shtrirë në tri komuna, në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Nuk dihet ende nëse ka të përfshirë të tjerë apo nëse aksioni është përmbyllur.

Identifikohet 29-vjeçari që u gjet i pajetë brenda makinës në Tiranë

Enea Dine, 29 vjeç, gjendet në makinë nga familjarët – çfarë ndodhi në Astir?”

Tiranë, 16 korrik 2025 – Një ngjarje e pazakontë ka tronditur sot zonën e Astirit në Tiranë. Enea Dine, 29 vjeç, është gjetur brenda automjetit të tij nga familjarët, në parkimin e pallatit ku banonte.

Pamja ka qenë tronditëse për të afërmit që, pasi nuk kishin pasur kontakt me të për orë të tëra, e kanë kërkuar pranë banesës. Ai ndodhej i palëvizur brenda makinës, pa ndonjë shenjë të dukshme që të nënkuptonte një situatë të dhunshme.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nuk janë konstatuar shenja të jashtme që të sugjerojnë një ngjarje me forcë. Pavarësisht kësaj, hetimet janë në vijim për të përcaktuar me saktësi se çfarë ka ndodhur me të riun.

Ekspertët mjeko-ligjorë po analizojnë çdo pistë, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave në orët në vijim. Zona është siguruar nga autoritetet dhe po merret në shqyrtim çdo dëshmi e mundshme. /noa.al

Ndjekësit “nxjerrin zbuluar” ish-banoren e BBVIP Efi Dhedhes, mesazhi: “Të ka dal emri që shkon në burgje”

Efi Dhedhes është përballur së fundmi me një koment në rrjete sociale, ku një ndjekëse i tha se ajo është mes vajzave të njohura që takojnë personat e burgosur. Komenti, që përmbante gjuhë fyese dhe akuza personale, nuk mbeti pa përgjigje nga Efi.

“Ça thua më vërtetë? Turp të kem?” – iu përgjigj ajo me ironi, duke mos e lënë pa përgjigje provokimin.

Por replika nuk përfundoi aty. Ndjekësja vijoi me një koment edhe më të ashpër, duke ironizuar publikisht Efin për “favorizim seksual ndaj të burgosurve” dhe duke i kërkuar që të “mos shesë moral”.

Komenti vjen pas lajmit se vajzat e njohura nga showbizi shqiptar futen në ambientet e burgjeve, për takime të ashtuquajtura “speciale” me të dënuar për krime të rënda.