Të moshuarit denoncojnë në “Vetting”: Na fusin në dhomë dhe persona me probleme mendore! Na kanë dh. unuar! Drejtoresha dhe sanitaret na vjedhin lekët

EMISIONI VETTING

Në të gjitha këto institucione, të moshuarit që nuk kanë të ardhura përfitojnë pension social prej 6 mijë lekësh në muaj. Ky përfitim nuk përputhet me moshën ligjore për përfitimin e pensionit, që sipas ligjit ai që është 70 vjeç dhe bie ndesh me ligjin për sigurimet shoqërore.

Ndërsa diferenca në moshë mund të duket teknike, në praktikë ajo krijon precedentë të rrezikshëm dhe çon në keqadministrimin e fondeve publike.

“Me nivelin e pensioneve dhe në nivelin maksimal në fakt në Shqipëri e kanë të vështirë të plotësojnë nevojat bazë. Dhe jo të mendosh që një pension diku tek 100 euro ti mbash 40% që i bie ti lësh 60 euro për shpenzime të tjera. Me 60 euro një pensionist nuk mund të përmbushë nevojat as për një javë është e pamundur për tre ditë dhe jo të mendosh të përmbushen nevojat e një muaji,” shpjegoi ekspertia e ekonomisë Romina Radoshiq.

Staf i pamjaftueshëm dhe pa trajnime

Shërbimi i kujdestarisë në qendrat rezidenciale është jetik. Në realitet, raporti i kujdestarit me banorët është shpesh 1 me 8 apo më shumë, ndonëse standardi kërkon 1 me 5.

“Bëjnë zhurmë, zihen, u bien dyerve, ata (infermieri) iu bënë qetësues!” tregoi një tjetër i moshuar i azilit të Fierit. “I lënë veç e veç apo bashkë në dhomë ( te moshuarit me probleme te shëndetit mendor) Nuk ka kushte veç e veç, bashkë si në koperativë, siç janë kështu i mbledhin bashke në një dhomë”, shprehet i moshuari.

I moshuari në azilin e “Ali Demit” në Tiranë tregon se është dhunuar nga shoku i tij i dhomës, i cili ka probleme të shëndetit mendor. Pavarësisht se është ankuar tek drejtuesja e këtij institucioni, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.

“Kështu ka njerëz që janë me probleme mendore, njëri është skizofren e rrahu shokun e dhomës dhe nuk e qas në dhomë edhe policia nuk ka çfarë ti bëjë. Është psikopat, pijanec, i dhunshëm. Ja shenja e dhunës që kam në krah (*tregon mavijosjen e krahut nga dhuna)”, rrëfen i moshuari i Ali Demit.Për më tepër, shumica e stafit është me kohë të pjesshme, pa trajnim të përshtatshëm për trajtimin e të moshuarve me sëmundje kronike, me çrregullime mendore apo me aftësi të kufizuara.

Sipas auditit, dosjet e stafit shpesh nuk përmbajnë dokumentacion të plotë, mungojnë vlerësimet vjetore dhe nuk ka ndonjë sistem për përmirësimin profesional të punonjësve.

Jetë në kushte të papërshtatshme, Dhoma të mbipopulluara

Shumica e këtyre institucioneve, të moshuarit janë të vendosur në dhoma me 3 ose 4 shtretër, ndonëse sipas standardeve, një dhomë me tre shtretër duhet të ketë minimumi 18 m2 hapësirë të përdorshme.

Në shumicën e rasteve, nuk respektohet as hapësira minimale, as privatësia e nevojshme për dinjitet njerëzor. Të moshuarit ndajnë gjithçka dhomën, ambientet sanitare, dhimbjet dhe heshtjen.

Godinat janë të vjetruara, jo gjithmonë të përshtatura për njerëz me lëvizshmëri të kufizuar dhe kanë nevojë për investime urgjente në infrastrukturë.

“Ça vendi, kudo vendi krimbur është! këtu (*Fier) kanë qenë edhe nga Berati dhe kanë ikur, nga Poshnja ishte njëri, iku po bënë dy muaj. Nuk i pëlqeu kushtet.” Tregoi një prej të moshuarve të azilit të Fierit.

Raste dhune dhe kujdes mendor i munguar

Një pjesë e madhe e banorëve në këto qendra vuajnë nga çrregullime mendore, demencë, depresion, çrregullime ankthi apo sjellje agresive.

Nga verifikimet e “Vetting” rezulton se azilet nuk kanë të angazhuar psikiatër dhe nuk ofrojnë shërbime për këtë kategori. Të gjithë banorët bashkëjetojnë, pavarësisht gjendjes së tyre mendore, gjë e cila rrit rrezikun për konflikte dhe përkeqëson gjendjen e të gjithë komunitetit.

Kategoria që ka probleme të shëndetit mendor është një problem serioz, që shqetësojnë pjesëtaret e azilit përmes zhurmës së vazhdueshme gjatë orëve të natës. Në shumicën e rasteve i vendosin disa persona të sëmurë në të njëjtën dhomë për orë ose ditë të tëra, duke patur edhe raste dhune.

“Privati nuk të lejon po të jesh i sëmurë mendërisht nuk të qasin në azil. Kurse këtu (azili shtetëror) çfarë nuk hynë! Këtu janë gati 20 (persona me probleme të shëndetit mendor).”

Korrupsioni brenda qendrave rezidenciale për të moshuarit

Të moshuarit që kanë humbur çdo shpresë dhe si zgjidhje iu kanë mbetur vetëm qendrat rezidenciale. Shpesh herë për të marrë shërbimin detyrohen t’iu paguajnë ryshfet punonjëseve.

“Dhe aty ku duhet të ketë mbrojtje sociale, pra tek shtëpia e të moshuarve të shfaqen probleme me korrupsionin nga burokratët është një shkelje që kërkon vëmendje të shtuar, pasi ne nuk mund të bëjmë përshtatje ligjore për t’u future në Bashkimin Europian, pra kapitulli 19, por duhet përshtatja ligjore të përkojë me realizime dhe emërtime direkte në shtim fondesh dhe jo më në abuzim fondesh”, tha Romina Radoshiq.

Në rastin e qendrave rezidenciale në Poliçan dhe Tiranë të moshuarit tregojnë se pa paguar ryshfet nuk merret shërbimi i duhur nga punonjësit e institucionit. Në Poliçan njëri prej të moshuarve tregon se kolegut të tij i merrnin paratë punonjëset duke i “futur” duart në xhepa.

“Më tregonin, më ka marrë kaq lekë. E lanin plakun, njëra e lante, tjetra i kontrollonte xhepat sa lekë kishte. Ajo e kishte të plotfuqishëm burrin në Poliçan, në Polici dhe bënte si i donte qejfi. Teuta Guri, e thoshin ata vetë të azilit. Të merrte lekët, na ka marrë kaq lekë. Ishte një pastruese, ajo të merrte lekët, ajo të vidhte, ajo dhe nja 2-3 të tjerë”, tregon një i moshuar i azilit të Poliçanit.

Raste ryshfeti ka edhe në azilin e të moshuarve në “Ali Dem”, punonjëset nuk të ofrojnë shërbimin e duhur nëse nuk jep lekë, kush paguan në xhepat e tyre merr shërbim më mirë se ata që nuk paguajnë asnjë qindarkë.

“Unë nuk kam pension fare, unë marr 125 mijë, 50 i mban azili, 70 i marr unë! Këtu janë vjedhur lekë bam. Nuk kërkojnë kështu direkt, por të kërkojnë duke mos shërbyer, detyrohesh të japësh lekë, kupton? Unë nuk i jap. Ndonjëherë kërkojnë ndonjë kanace. Hajde ndonjë kanace nuk është gjë, ndonjë kanace 1 mijë lekëshe”, tha i moshuari. “M’i vjedhin lekët këto sanitaret, kjo Linda”, tregoi i moshuari i Kavajës.

Ekziston një frymë frike brenda azileve për t’u ankuar dhe për të kërkuar të drejtat. Të moshuarit shpesh herë heshtin duke mos u ankuar për mungesën e shërbimit dhe trajtimin jo dinjitoz për këta njerëz që shpresa e vetme që iu ka mbetur është azili. Në të kundërt rrezikojnë të jetojnë poshtë urave, në rrugë e ndërtesa të braktisura.

“Tani ne po bëjmë muhabet bashkë, nuk dua ta dinë ato që po bëjmë muhabet bashkë, se mua e di çfarë më bënë drejtoresha? Më heq nga azili! Drejtoresha ka 4 vite që ka dalë në pension dhe nuk ikën, në punë shteti mbush moshën e pensioni, ik, duhet të ikësh, nuk të lejon ligji. Mbushe moshën e pensionit ik, lërja vendin tjetrit! “Korrupsion i madh, korrupsion i madh! Ajo I merr, është në zyrë ajo, vete personi, drejtoresha e mbyll derën dhe merr lekët, kamera nuk ka. Hap derën dhe ik”, u shpreh i moshuari.

Trajtimi abuziv, e paimagjinueshmja që ndodh

Ka raportime të brendshme që tregojnë raste ku të moshuarit janë lidhur në shtretër, për të shmangur problemet. Në disa azile, barnat për gjumë përdoren si “zgjidhje” për të menaxhuar sjelljet problematike, në vend të trajtimit profesional. Ky është trajtim çnjerëzor dhe në thelb, abuzim institucional.

Skandali në Azilin e Kavajës, ish-drejtori ushtroi dhunën

Një nga qendra e të moshuarve që ka patur probleme me dhunën dhe jo vetëm, është azili në Kavajë. Njëri prej banorëve të këtij azili ka treguar për “Vetting” se ish-drejtori i azilit e ka goditur me shpullë të moshuarin, një shkelje e cila dënohet me ligj. Nga një institucion i cili duhet t’iu ofrojë mbrojtje sociale dhe siguri shtresës më të pambrojtur, rrezikon të kthehet në një shqetësim serioz për shëndetin.

Burri me bluze blu në karrige: Denisi (ish-drejtori i azilit) më ka rrahur mua, Visi, çuni i Qifes më ka gjuajtur ja këtu, syve.

Gazetari: Kush është ai? Punon këtu?

Burri me bluzen blu ne karrige: Ka qenë këtu drejtor, por ka ikur. Denis Avriku

Gazetari: Pse të rrahu?

Burri me bluzen blu ne karrige: Kot o burrë, pse erdhe në zyrë.

Por përveç dhunës, në qendrat rezidenciale publike janë konstatuar parregullsi me fondet publike për këtë kategori si mungesë transparence me tenderat për ushqim, ilaçe dhe pajisje.

Disa qendra raportojnë mungesë materialesh si detergjentë për rrobat, produkte higjienike dhe sende të domosdoshme për përkujdesjen e përditshme. Por kur paratë mungojnë, mungon edhe shpresa.

Një nga këta tendera është ka si objekt; “Furnizim me ushqime” për Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë me fond limit prej 8 milionë lekësh.

Procedura e tenderimit, që është cilësuar me “flamur të kuq”, është realizuar nga drejtori Fisnik Krasniqi, një funksionar nën juridiksionin e Bashkisë Kavajë.

Sipas të dhënave nga “Openprocurement.al” një shërbim i AIS, tendera me flamur të kuq paraqesin indicie për korrupsion dhe favorizim të kompanive në fushën e prokurimeve publike. Në këtë rast procedura është zhvilluar me vetëm një operator ekonomik, gjë që ngre dyshime të forta për favorizim dhe mungesë gare.

“Problematika të tilla do të sjellin probleme jo vetëm me kequshqyerjen, por do të sjellin pasoja direkte në cilësinë e jetesës në shtëpinë e të moshuarve “

“Shtëpia e të moshuarve duhet të jetë më e përgjegjshme, dhe këtu ka vend për hetim për të parë si është procesi I tenderimit dhe në çfarë sasie dhe në çfarë vlere është ky proces”, tha Romina Radoshiq.

Me këto fonde do të furnizohej për 1 vit kuzhina me produktet e nevojshme për gatim. Tenderi u publikua më 29 janar 2025 dhe u mbyll në 10 shkurt. Procesi përfundoi pa konkurrencë me vetëm një kompani, e cila u shpall automatikisht fituese.

Kompani fituese ishte “4 S”, që është në pronësi të Xhino Sinanit. “4 S” është një nga firmat më aktive në tregun e furnizimeve publike, nga konviktet e deri te institucionet e burgjeve dhe prej kohësh dyshohet për monopolizimin e këtij sektori.

Një klient i rregullt i Bashkisë Kavajë

Vetëm gjatë vitit 2024, “4 S” ka fituar 74 tendera nga njësitë e qeverisjes vendore, shumica e të cilëve janë identifikuar me “flamur të kuq”. Bashkia e Kavajës është një nga institucionet që ka lidhje të vazhdueshme me këtë kompani.

Në prill 2024, firma fitoi një kontratë 12-mujore me vlerë 1.8 milionë lekë për furnizimin me mish për Shtëpinë e të Moshuarve. Po atë ditë, iu dha edhe një kontratë tjetër për bulmet, me të njëjtën vlerë dhe kohëzgjatje. Përveç ushqimeve, bashkia i ka dhënë kompanisë së Sinanit edhe tenderin për furnizim me lëndë djegëse si dru zjarri dhe pelet.

Ndërsa nevoja për strehim për të moshuarit rritet çdo vit, numri i vendeve në dispozicion mbetet i kufizuar. Qindra aplikime bëhen çdo muaj, por shumë të moshuar mbeten jashtë. Të braktisur nga të afërmit por edhe nga shteti i cili duhet të mundësonte më shumë qendra rezidenciale publike që të kujdeseshin për të moshuarit që nuk mund të jetojnë vetëm në shtëpi ku rrezikojnë të vdesin të harruar.

Vetëm dy prej këtyre institucioneve janë nën administrimin e Shërbimit Social Shtetëror, ndërsa të tjerat janë në varësi të njësive vendore, që shpesh nuk kanë as kapacitetet as burimet për t’i menaxhuar.

Të jetosh është një e drejtë. Por të plakesh me dinjitet nuk është vetëm përgjegjësi personale, por është një detyrim moral i shoqërisë. Madje edhe nëse shoqëria e humbet moralin, ekzistojnë institucione dhe ligje që nuk e përjashtojnë këtë shtresë nga përkujdesi.

Në Shqipëri, sistemi i përkujdeset për të moshuarit është në krizë. Nga mungesa e fondeve, e deri te mungesa e trajtimit njerëzor, azilet tona po bëhen vendqëndrimi i hidhur i një shoqërie që ka harruar të vjetrit.

Në një vend ku respektohet më shumë rruga sesa njeriu, të moshuarit janë kthyer në statistika të heshtura. Por pas çdo numri, ka një histori, një jetë. Një zë që meriton të dëgjohet nga institucionet të cilat duhet të jenë në shërbim të moshës së tretë.

Vaksinat C0VlD-l9 kanë shkaktuar ρrobleme në trupin e njeriut, ja çfarë kanë zbuluan shkencëtarët në Amerikë

Ekspertët e Universitetit Yale kanë identifikuar një gjendje shqetësuese të lidhur me vaksinat mRNA kundër COVID-19 – e cila, sipas tyre, është treguar se ndikon në biologjinë e trupit tuaj.

“Sindroma pas vaksinimit” është një sëmundje e mëparshme e paidentifikuar, që duket se shkakton intolerancë ndaj ushtrimeve fizike ose lodhje, tringëllimë në veshë (tinnitus), marramendje dhe mjegullim të trurit, ndër simptoma të tjera.

Vite pas marrjes së injeksionit fillestar dhe dozave përforcuese, pacientët mund të shfaqin gjithashtu ndryshime të dukshme biologjike – si ndryshime në qelizat imune dhe prania e proteinave të koronavirusit në gjakun e tyre.

“Nga mostrat e gjakut të pjesëmarrësve, studiuesit kërkuan veçori imune që ndryshonin midis dy grupeve. Ata zbuluan disa dallime në popullatat e qelizave imune; ata me PVS kishin nivele më të ulëta të qelizave efektore CD4+ T dhe nivele më të larta të TNF-alpha+ CD8 T, të dyja lloje të qelizave të bardha të gjakut – ndër dallime të tjera,” sipas platformës së lajmeve të Yale.

“Kjo ishte befasuese, të gjenim proteinën spike në qarkullim në një pikë kaq të vonë,” shtoi Dr. Akiko Iwasaki. “Nuk e dimë nëse niveli i proteinës spike po shkakton simptomat kronike, sepse kishte pjesëmarrës të tjerë me PVS që nuk kishin asnjë nivel të matshëm të kësaj proteine. Por mund të jetë një mekanizëm që qëndron pas kësaj sindrome.”

Për më tepër, kjo gjendje duket se riaktivizon virusin Epstein-Barr, i cili mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, probleme nervore dhe ënjtje të nyjeve limfatike.

Megjithatë, shkencëtarët e Yale janë përpjekur të qetësojnë shqetësimet e publikut, duke theksuar se gjetjet “janë ende në zhvillim” dhe rezultatet përfundimtare të studimit nuk janë publikuar ende. Sipas ekspertëve të pavarur, rezultatet e universitetit të njohur tregojnë se kërkimet mbi sindromën pas vaksinimit janë të nevojshme.

Hapi tjetër i studimit do të jetë identifikimi i atyre që janë më të rrezikuar dhe përcaktimi i përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Që nga futja e vaksinave mRNA kundër COVID-19, mijëra njerëz kanë raportuar se kanë pësuar dëmtime serioze nga injeksionet.

“Kjo punë është ende në fazat e saj të hershme dhe kemi nevojë të verifikojmë këto gjetje,” tha imunologia e Universitetit Yale dhe autore e studimit, Dr. Akiko Iwasaki.

“Por kjo na jep shpresë se mund të gjejmë diçka që mund të përdorim për diagnostikimin dhe trajtimin e PVS në të ardhmen.”

Ndërmjet dhjetorit 2022 dhe nëntorit 2023, ekipi i Iwasakit mori mostra gjaku nga të paktën 42 individë me sindromën pas vaksinimit (PVS) dhe 22 individë pa të, në kuadër të këtij studimi të ri, i cili ende nuk është shqyrtuar nga kolegë shkencorë.

“Sipas analizave të sistemeve imune të pacientëve, ata me PVS kishin përqindje të ndryshme të disa qelizave imune. Nuk është e qartë se çfarë kuptimi kanë këto ndryshime, pasi studiuesit nuk mund t’i lidhnin ato me simptoma të veçanta,” raportoi Daily Mail.

Shkencëtarët analizuan gjithashtu 134 persona “të shëndetshëm” të vaksinuar dhe 134 individë me “long COVID”, pasi simptomat e PVS ngjasojnë me këtë gjendje.

Megjithatë, në mars të vitit të kaluar, studiuesit mjekësorë në Queensland Health të Australisë pohuan se termi “long COVID” duhej të hidhej poshtë dhe të mos merrej seriozisht. Ata argumentuan se simptomat e atyre që kanë raportuar se janë prekur për të paktën një vit nuk ndryshonin nga simptomat e një virusi të zakonshëm, si gripi.

Ndërkohë, në lidhje me studimin e fundit të Yale për vaksinat kundër COVID-19, virusi Epstein-Barr u riaktivizua si tek pacientët me PVS ashtu edhe tek ata që kishin simptoma të “long COVID”.

Epstein-Barr është një infeksion që transmetohet përmes lëngjeve trupore si pështyma apo sperma, dhe më shumë se 90% e të rriturve mendohet se e kanë kaluar atë në një moment të jetës së tyre. Virusi qëndron në trup edhe pas zhdukjes së simptomave si ethet, skuqjet dhe lodhja – por mund të riaktivizohet kur sistemi imunitar dobësohet.

Për më tepër, nivelet e proteinës spike të COVID-19 ishin shumë më të larta tek pacientët me PVS. Disa nga simptomat afatgjata mendohet se shkaktohen nga këto proteina që vazhdojnë të qarkullojnë në trup, duke e mbajtur atë në një gjendje inflamatore.

“Kjo ishte befasuese, të gjenim proteinën spike në qarkullim në një fazë kaq të vonshme… Nuk e dimë nëse niveli i saj po shkakton simptomat kronike, sepse kishte edhe pacientë me PVS që nuk kishin fare proteinë spike të matshme… Por mund të jetë një nga mekanizmat që fshihet pas kësaj sindrome.”

Për më tepër, Dr. Harlan Krumholz, një nga autorët kryesorë të studimit, dhe Harold H. Hines, profesor i mjekësisë në Yale, komentuan mbi këtë zbulim shqetësues në një deklaratë të përbashkët:

“Përgjegjësia jonë si shkencëtarë dhe mjekë është të dëgjojmë përvojat e pacientëve, të hetojmë në mënyrë rigoroze shkaqet dhe të kërkojmë mënyra për t’i ndihmuar ata,” thanë ata.

Përveç kësaj, Faqja Kombëtare e Bibliotekës së Mjekësisë, e cila drejtohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH), ka raportuar disa të dhëna shqetësuese mbi miokarditin – një inflamacion i muskulit të zemrës – dhe lidhjen e tij me vaksinat mRNA kundër COVID-19.

“Sipas të dhënave të raportuara në VAERS (Sistemi i Raportimit të Ngjarjeve të Dëmshme të Vaksinave), numri i rasteve të miokarditit pas vaksinimit kundër COVID-19 në vitin 2021 ishte 223 herë më i lartë se mesatarja e të gjitha vaksinave të kombinuara gjatë 30 viteve të fundit.

Kjo përfaqëson një rritje prej 2500% të numrit absolut të raporteve në vitin e parë të fushatës së vaksinimit, krahasuar me vlerat historike para vitit 2021.

Të dhënat demografike treguan se miokarditi ndodhte më shpesh tek të rinjtë (50%) dhe meshkujt (69%).

Në total, 76% e rasteve përfunduan në kujdes urgjent ose shtrimin në spital. Nga të gjitha rastet e raportuara të miokarditit, 92 individë humbën jetën (3%).

Miokarditi ishte më i zakonshëm pas dozës së dytë të vaksinës (p < 0.00001), dhe personat nën moshën 30 vjeç kishin më shumë gjasa ta zhvillonin atë në krahasim me ata mbi 30 vjeç (p < 0.00001).”/Daily Mail

“Më ka sfumuar karrierën…”/ Elton Ilirjani habit me deklaratën për Parashqevinë: Shqiptarët duhet të…

Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani u vlerësua nga publiku për ndihmën që i dha këngëtares Parashqevi Simaku në ditët më të vështira të saj.

Shqiptarët ndoqën me interes në fund të vitit të kaluar rastin e këngëtares që vitet e fundit i kishte kaluar në një stacion metroje në New York, ndërkohë që biznesmeni shqiptar ishte ndër ata që e ndihmuar t’i kthehej normalitetit.

Por kjo histori duket se e ka lodhur disi Ilirjanin, pasi sikurse thotë, shqiptarët e pyesin vetëm për Parashqevinë. Në një intervistë për “Pushime on Top”, teksa po pushon në jug në vendit, Ilirjani tha se ‘ndihet pak xheloz’.

“Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim.

Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj.

E rëndë,autobusi me rreth 70 nxënës rrëshqet nga 6 metra lartësi në një shpat mali! Raportohet për υ▪︎ ktima dhe dhjetëra të ρΙagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Britani, ku një autobus që transportonte nxënës të shkollës së mesme doli nga rruga në zonën Exmoor, në perëndim të Somerset, nën rrethana ende të paqarta.

Sipas raportimeve nga BBC, të paktën një fëmijë ka humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se në autobus ndodheshin 60 deri në 70 persona, shumica prej të cilëve ishin nxënës që po ktheheshin nga një ekskursion.

Nga aksidenti, 19 persona janë transportuar me autoambulanca në spitale, ndërsa dy të tjerë janë evakuuar me helikopter për shkak të gjendjes së rëndë. Dy fëmijë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Një banor i zonës, dëshmitar i ngjarjes, e përshkroi skenën si “tronditëse”.

“Autobusi ra nga shpatet. Zona është shumë e pjerrët dhe autobusi ishte i madh. Ishte një pamje e tmerrshme… më vjen shumë keq për të gjithë fëmijët që ndodheshin në bord,” tha ai për BBC.

Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve të Devon dhe Somerset, autobusi doli nga një rrugë rurale në një zonë të largët dhe rrëshqiti rreth 6 metra poshtë një shpat.

“U angazhuam në një incident madhor, ku një autobus ishte përmbysur mbi çatinë e tij dhe kishte rrëshqitur rreth 6 metra poshtë një shpat”, tha shefi i Zjarrfikësve, Gavin Ellis.

Operacionet e shpëtimit dhe sigurimit të zonës vijojnë ende, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit të rëndë.

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 17 Korrik 2025

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025

Dashi

Sot do tundoheni nga eksperiencat e reja, por mirë është që t’i vini vetes disa kufij në mënyrë që të mos bëni gabime. Nëse keni një lidhje gjërat do ju ecin mirë. Partneri juaj do e adhurojë optimizmin që keni dhe do ju dashurojë pa kushte. Çastet e lumtura do mbizotërojnë gjithë kohës. Ju beqarët do jeni të gatshëm për të filluar romanca pa u menduar gjatë nëse ato do zgjasin apo jo. Në punë do jeni të motivuar, energjikë dhe të pandalshëm. Askush nuk do ua kalojë dhe do i arrini të gjitha synimet që keni pasur. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, por as e shkëlqyer.

Demi

Mërkuri dhe Neptuni do ndikojnë negativisht tek jeta juaj gjatë kësaj dite dhe mund t’ua bëjnë atë edhe më të vështirë. Ju të dashuruarit do bëni gabime të vazhdueshme dhe nuk do hapni rrugë për asnjë çast. Kokëfortësia dhe krenaria e tepruar do jenë defektet më të mëdha. Ju beqarët do vërtiteni gjithë kohës rreth dikujt, por ende nuk do jeni të bindur për të hedhur hapa. Ai nga ana e tij nuk do bëjë asnjë lëvizje. Në punë nuk do jeni shumë të përgjegjshëm dhe në disa momente mund t’iu dalin edhe goxha të papritura. Financat nuk do ndryshojnë aspak nga një ditë më parë.

Binjakët

Një pjesë e ëndrrave do fillojnë t’iu realizohen gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni edhe më mirë. Nëse keni një lidhje do e dëgjoni shumë partnerin dhe do bëni më shumë ato që do ju thotë ai sesa ato që do mendoni vetë. Mbrëmja ka për të qenë edhe më e zjarrtë falë ambientit romantik që do krijojë ai që ju dashuron. Ju beqarët do filloni të ndjeni për një koleg apo për një shok të vjetër. Në punë do ju paraqitet një mundësi shumë e mirë, të cilën nuk duhet ta humbisni për asnjë lloj arsyeje. Do hidhni hapa para në karrierë. Financat do jenë të sigurta dhe goxha të mira.

Gaforrja

Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, Dielli do ju ndihmojë të rregulloni gjithçka. Nëse keni një lidhje do i kuptoni gabimet e bëra dhe do jeni më të gatshëm të bashkëpunoni me partnerin për të mirën e të dyja palëve. Në mbrëmje dilni diku dhe provoni diçka ndryshe. Ju beqarët më mirë mos tentoni të bëni asgjë më shumë sesa disa flirtime sepse sot nuk është koha e përshtatshme. Në punë duhet të tentoni të filloni luftën për të arritur fitoren e madhe. Mos nënvlerësoni asnjë armik. Për financat do keni aleat Jupiterin dhe situata do jetë më e normalizuar.

Luani

Do jeni të paqëndrueshëm në mendime gjatë kësaj dite dhe as vete nuk do e dini çfarë doni të bëni. Nëse keni një lidhje do hezitoni të flisni për gjërat që ju shqetësojnë dhe kjo do e përkeqësojë edhe më shumë marrëdhënien me jush. Nëse jeni beqarë do flirtoni here pas here me persona që janë të zënë dhe mund t’iu futeni telasheve. Në punë do keni gjatë gjithë kohës përshtypjen sikur po ecin në një terren të minuar dhe do keni frikë për çdo lloj hapi. Për asnjë çast nuk do ndiheni të qetë. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por falë ndihmës së të afërmve nuk do mbeteni pa para në xhep.

Virgjëresha

Neptuni do ju nxitë shpirtin e analizës gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Ju të dashuruarit do mendoni gjithë ditës si ta surprizoni partnerin dhe në momentin që do veproni do jeni ju që do surprizoheni. Përveç dhuratave dhe fjalëve të ngrohta ai do iu japë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm. Nëse jeni beqarë, sot di afroheni me persona të thjeshtë dhe të qeshur. Në punë, nëse mendoni se keni më shumë aftësi dhe nuk ndiheni mirë në pozicionin që jeni, mos ngurroni të kërkoni ndryshim pozicioni. Nuk humbisni asgjë nëse tentoni. Me shpenzimet do jeni paksa të pakujdesshëm dhe mund një përkeqësim të vogël të situatës.

Peshorja

Sot do jeni shumë më të hapur dhe tolerues falë ndikimit të madh të planetëve. Nëse keni një lidhje, mundohuni të gjeni sa më shumë momente të lira për t’i kaluar me atë që keni në krah në mënyrë që marrëdhënia mes jush të përmirësohet akoma më shumë. Po arritët të flisni edhe për disa pengje të pazgjidhura, një etapë e re e shumë ë bukur do fillojë për ju. Ju beqarëve do ju pëlqejë të rrezikoni dhe mund të joshni dikë që është i zënë. Në punë do ndiheni herë pas here nën presion dhe të lodhur, por nuk do dorëzoheni për asnjë çast. Me financat duhet thjesht të mos tregoheni impulsivë dhe gjithçka do shkojë mirë.

Akrepi

Hëna do i kundërvihet shenjës tuaj gjatë kësaj dite dhe mund t’iu provokojë herë pas here. Mos u mundoni kurrsesi të bëni diçka me zor sepse nuk do dilni të fituar. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohën nën presion dhe nuk do ndiheni të qetë për t’u dashuruar ashtu si e ndieni. Asgjë nuk do shkojë si e kishit ëndërruar. Ju beqarëve do ju rëndojë pamasë vetmia dhe çfarëdo përpjekje që të bëni nuk do arrini të ndryshoni asgjë. Në punë ka mundësi t’iu caktojnë në një grup tjetër që në fakt do ju përshtatet edhe më shumë. Rezultatet që do arrini do jenë më të kënaqshme. Financat do i ekuilibroni me pak mundim.

Shigjetari

Do i keni mendimet shumë të turbullta gjatë kësaj dite dhe do keni frikë të guxoni të hidhni hapa. Nëse keni një lidhje vërtet do ju mungojë pasioni dhe emocionet e forta, por kjo nuk do të thotë se marrëdhënia me partnerin do jetë problematike. Kujdes vetëm mos bëni kritika që mund ta lëndojnë thellë atë që keni në krah. Ju beqarët do ndiheni akoma më mirë pranë dikujt që keni pak kohë që e keni njohur dhe do filloni të mendoni për t’i çuar gjërat ma tej. Në punë do dini ta menaxhoni situatën në favorin tuaj dhe kjo gjë do ju kënaqë akoma më shumë. Edhe financat do jetë të mira.

Bricjapi

Sot do jeni në humor dhe do ndiheni më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje do i shmangni gjithë kohës konfliktet dhe do hapni rrugë vetëm që marrëdhënia me partnerit të ecë sa më mirë. Mund të provoni edhe ndonjë çmenduri të vogël që mund të shtojë emocionet. Ju beqarët mos pranoni të afroni persona që ju shohin si objekt seksual. Më mirë qëndroni edhe sot vetëm sesa të vuani më vonë. Në punë do jeni luftarakë dhe nuk do e lëshoni veten as kur të rrëzoheni. Deri ne sekondën e fundit do keni besim që gjërat do rregullohen. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe nuk do keni probleme.

Ujori

Gjatë ditës së sotme do jeni shpesh me nerva dhe nuk do logjikoni para se të veproni. Ju të dashuruarit do e acaroni partnerin tuaj me tekat dhe komplekset që do keni. Në një moment atij mund t’i vijë edhe në majë të hundës e të kërkojë t’iu largojë. Nëse jeni ende vetëm, Plutoni do ju bllokojë dhe nuk do mundeni dot as të flirtoni me disa persona. Nuk është kjo dita juaj më me fat. Në punë do ju ngarkojnë akoma më tepër me një detyrë të re për të cilën nuk jeni shumë kompetentë. Kërkoni ndihmë nga kolegët sepse përndryshe nuk do ja dilni dot. Të ardhurat do fillojnë të dobësohen sepse do shpenzoni nga mërzitja.

Peshqit

Sot do ju rikthehet buzëqeshja dhe dëshira për të jetuar. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni fare mirë se partneri ka më shume nevojë për alegri e përkëdhelje dhe do mundoheni ta ndryshoni sjelljen. Pasdite ai mund t’iu bëjë edhe disa propozime, të cilat mirë është t’i pranoni. Ju beqarët nuk duhet të jeni më shumë striktë, përkundrazi duhet të tregoheni më të hapur ndaj njohjeve të reja. Në punë do keni më shumë mundësi për të treguar vlerat që keni dhe do ecni goxha përpara. Bëni vetëm pak kujdes nga zilia e të tjerëve. Në planin financiar do keni reflekset e duhura dhe do i mbani larg problemet.

U largua me shpejtësi, pasi e ndiqte policia υ▪︎es 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në Treviso, Itali.

Sipas mediave italiane, i riu, Kevin Anghele, u përpoq t’i shpëtonte një kontrolli policie duke lëvizur me shpejtësi me makinën e tij, një Alfa Romeo Brera, por humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë.

Për fat të keq, ai ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Policia bën me dije se pranë makinës së shkatërruar u gjetën disa doza kanabisi, që dyshohet se i përkisnin të ndjerit.

Kevin Anghele kishte jetuar deri vonë në Motta di Livenza me familjen, ndërsa së fundmi ishte zhvendosur në Pordenone, në rajonin Friuli Venezia Giulia, shkruan Corriere della Sera.

DALIN FOTOT: Kush janë vëllezërit nga Tropoja që rrëm bγen dhe tort υruan për υ▪︎ekje 23-vjeçarin Renis Dobra

Personat që shihni në foto janë tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja, Aleksandër Bushgjokaj, Kristi alias Kristë Bushgjokaj dhe Fation Bushgjokaj, ky i fundit i arrestuar, të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e 9 Korrikut buzë liqenit të Shkopetit.

Tre vëllezërit nga Tropoja janë të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Dobrës, ndërsa së bashku me ta si i përfshirë në krim është dhe miku i tyre, Petrit Çakrri alias Hoxha, gjithashtu i arrestuar për ngjarjen në fjalë. Petrit Çakrri është një person i njohur për policisë, pasi ka qenë dëshmitar në procesin gjyqësor për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Shkak për vrasjen e Renis Dobrës dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës referuar pak viteve më parë, kur Dobra punonte në Gjermani për llogari të grupit kriminal të vëllezërve Bushgjokaj, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.

Referuar dosjes hetimore, Renis Dobra në disa raste nuk i ka dorëzuar vëllezërve nga Tropoja shumat e parave të fituara nga shitja e kokainës duke pretenduar se disa herë droga është hedhur në rrugë, ujë apo liqen për arsye se po e ndiqte policia.

Vëllezërit Bushgjokaj kanë menduar se Dobra po i mashtronte dhe po i vidhte të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal, arsye kjo që i ka bindur ata për ta vrarë.

Roli i Petrit Çakrrit alias Hoxha në këtë krim, është sigurimi i automjeteve për kryerjen e krimit. Bëhet fjalë për një Range Rover të zi dhe një Honda të bardhë. Grupi hetimor ka zbuluar lëvizjet e automjeteve të marra me qira përmes GPS dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë. Pasi janë përdorur për krimin, mjetet janë dorëzuar dhe janë marrë automjete të tjera me qira, për të humbur gjurmët.

Sipas të dhënave nga hetimet, automjeti me të cilin udhëtonte Çakrri, ka ndjekur të njëjtën trajektore me viktimën, Renis Dobra. Personat e dyshuar i kanë prerë rrugën Renis Dobrës, fillimisht duke iu prezantuar si oficerë policie, e më pas e kanë rrëmbyer dhe torturuar. Nga këqyrja e trupit të viktimës, Renis Dobra ka shenja në qafë çka dyshohet se është mbytur me litar për t’u hedhur më pas me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit.

Trondit aktori Gent Hazizi live në emision: Sot më ν▪︎iq motra, por erdha këtu në studio

Gent Hazizi, aktor i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News tronditi me lajmin se sot atij i kishte vdekur motra.

Hazizi: Unë të kisha premtuar ty sot që do vija në emision.

Unë sot isha në teatër dhe më vjen telefonata nga mbesa ime dhe më ka vdekur motra sot.

Dhe unë deri tani isha në Durrës.

Por meqë unë ta kisha premtuar që do vija ne emision.

Çdo gjë është në rregull.

Ajo iku e qetë, ishte e sëmurë me alzhaimer.

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave. Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e kreut të PL ka shkelje penale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar në divorcin me Ilir Metën, për shkelje të besimit dhe shkelje të ligjit.

Ai theksoi në “Real Story” se kartat e zbuluara nga SPAK nuk janë përdorur nga Ilir Meta.

“SPAK tregon në emër të kujt janë kartat dhe kush i ka përdorur. Nuk është z. Meta fare. E thotë SPAK. SPAK thotë se kartat janë në emër të Shatkut dhe në emër të Monika Kryemadhit.

Nuk ka asnjë kartë të Metës. Në momentin kur Meta është vënë dijeni të këtyre kartave, ai ka bërë dhe divorcin me zonjën Kryemadhi si një tradhti e para për një shkelje ligji, dhe ndaj besimit të tij.

Kjo çoi në divorc pa diskutim, patjetër, e ka sqaruar vetë z. Meta. Në momentin që është vënë në dijeni nga SPAK, që kemi zbuluar një kartë, çfarë karte ka përdorur dhe në këtë moment ai ka vendosur divorcin me zonjën Kryemadhi”, theksoi ai.

Blushi deklaroi se drejtësia e re është më e korruptuar se më parë, teksa shtoi se për mbrojtjen e Metes po ecet në dy shina. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së tha gjithashtu se do të tërhiqet nga politika nëse në dosjen e kreut të PL-së ka shkelje penale.

“Gjykatat vendosin afërmendsh cfarë kërkon SPAK. SPAK ka të drejtë të përgjojë të gjithë gjyqtarët, ata janë në kushte presioni, a mund të presësh një gjyqtart që ka përgjime të marrë një vendim? Tani drejtësia është më tepër e korruptuar.

Për mbrojtjen e Metës po ecim në dy shina paralele, e para në studio televizive për akuzat politike dhe shkalla e fundit do të jetë Gjykata e Strasburgut ku kjo ceshtje do te fitohet dhe do të jetë një njollë.

Meta nuk ka asnjë shqetësim, gjendja e tij është e shkëlqyer. Ka qenë dy javë më parë kampion i ping pongut atje dhe asnjë shqetësim pë të, nuk e lejojnë deri më tani të ushtrojë asnjë sport.”

“Konflikti” me Ramën, kryebashkiaku i Konispolit: S’ka vend për frikë dhe s’lëviz asnjë, nëse punon mirë. Faji është i drejtuesit, nëse vartësit e tij s’punojnë si duhet

Kryebashkiaku i Konispolit, Erges Dule, ka reaguar pas raportimeve se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një përplasje për shkarkimin e administratorëve.

Dule në reagimin e tij, ndër të tjera shkruan se kush punon mirë, nuk lëviz.

Ai shprehet se nëse vartësit nuk punojnë mirë, përgjegjësia kryesore është e drejtuesit.

“Përshëndetje të gjithëve! Ju falënderoj për interesimin dhe komentet por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve.

Kjo është një nisëm për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kush e ndien veten që mund të bëjë më tepër është i ftuar të aplikojë për këto pozicione pranë sekretarisë se bashkisë Konispol.

Me këtë administratë kemi bërë plot punë të mira për komunitetin, pastrim teritori, kanale kullues e vaditës, kemi shuar zjarre, kemi bere ndricim publik ne 100% të teritorit, kemi shtruar rrugë rurale, infrastrukturë bujqësore, kemi bërë projekte, kemi pritur e trajtuar qindra kërkesa/ankesa, kemi asistuar në aplikime të ndryshme e-albania, kemi organizuar aktivitete kulturore, mirmbajtje rrugë rurale, mirmbajtie e investime në shkolla etj etj.

Ka akoma për të bërë? Patjetër që po. A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo.

Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur.

Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe cdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj.

Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit s’ka vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë. Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne.

Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj per secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për cdo problematikë. Shpresoj që kjo nisëm të vazhdojë në cdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve”, shkruan ai.