“E ma sakrojnë” për një foto, shkodraηίa ka një mesαzh për gjithë υ. αjzat e shëηdosha

Ajo foto me bikini e shkodranes Brigela Demaj, ka ngjallur reagime masive në rrjetet sociale. Shumica kanë qenë dashamirëse por shumë aspak pozitivë.

Madje, disa kanë shkuar aq larg, sa i kanë kërkuar ta heqë menjëherë foton e profilit, të bezdisur a të kompleksuar nga disa kile më shumë të Brigit e cila njihet jo vetëm në Shkodrën e saj por edhe më gjerë për talentin në fotografi.


Shkodrania është një fotografe e shkëlqyer dhe nismëtare e shumë nismave që lidhen me pabarazinë e diskriminimin.

Nisur nga reagimet, Brigela ka kthyer për të gjithë, një përgjigje që duhet ta lexojë çdo vajzë për mesazhin e madh që përcjell. “Ne jemi të bukur siç jemi dhe s’i detyrohemi asgjë askujt.

Mënyra se si dukemi është zgjedhje e jona dhe vetëm e jona”. Mesazhi i plotë i Brigela Demaj: Me duket shume banale me sqaru gjana te cilat duhet te jene te kjarta si drita e diellit, gjithsesi nuk asht hera e pare qe edukoj njerez 

Ah, dhe kjo sigurisht nuk asht nji tentative me peshku komente “Je shume e bukur ashtu sic je”.

Nuk kam nevoje me me than njeri qe jam e bukur, sepse e di qe jam. Tetan ata qe me njohin personalisht, e dijne se sa modeste jam, gjithsesi e ndij shume te nevojshme me than me sinqeritet te plote, qe jo vetem

nuk me prekin ne asnji lloj forme komentet negative te dikujt mbi paraqitjen teme, por as pershtypje nuk me bajn. Ndjenja e vetme qe kam asht njifare keqardhjeje per intelektin e tjetrit dhe intelektin e njerezve qe me rrethojne pergjithesisht.

Une jam nji nder mijera gra ne bote te cilat nuk duken si ne revista, biles, as grate e revistave nuk duken si ne revista.

Une, si nji nder keto mijera gra, nuk i detyrohena askujt paraqitjen e nji kukulle Barbi, nuk i detyrohena askujt asgja, ne fakt. Une e kam shkeput me kohe e me vakt kontraten e pashkrume me burra te cilet

me tregojne se si duhet te dukem (ose gra bartese te ketij mentaliteti te shpikun nga burrat). Trupi jem asht i jemi dhe vetem i jemi, paraqitja jeme asht zgjedhje e jemja dhe vetem e jemja, dhe vetem une e vendosi sa e bukur jam.

Tashti, per tu rikthy te fotot e mia me te cilat ju duhet te mesoheni sepse vera asht e gjate, jam e sigurt qe nuk jam vajza e pare qe shikoni ne rroba banje.

Pra, ku qendron lajmi sensacional e nji vajze ne rroba banje? Ah, asht mbipeshe, nuk ka fotoshopu fotot, dhe nuk ka ba as perpjekjen ma te vogel me u duk ashtu sic te tjeret mendojne se asht mire me u duk.

Ajo qe nuk po kuptohet ketu, asht qe fotot, si cdo gja tjeter, nuk postohen per ju, po per kokrren e qefit tem, si manifestim i dashnise dhe simpatise qe une kam per vedi. Pra, as qe du komente nga te tjeret, qofshin pozitive apo negative. Uroj qe ta arrini ndonjihere kyt status mendor qe gezoj une.

Tjetra gja qe nuk po kuptohet, asht qe, nese une postoj nji foto ku jam thjesht.. vetja jeme, nxis dike tjeter me e dasht vedin dhe mos me ra pre e stereotipeve idiote te shoqerise, e sinqerisht, uroj me gjithe zemer qe te kete plot njerez si une.

E deshiroj dhe enderroj nji dite kur grate, than popullorshe, s’kane me ju pjerdh ne menyre absolute, kur s’do kete ma diskutime mbi fundet e grave, shamite, kodet e veshjes e norma e ligje te shpikuna nga burrat per trupin e grave, nji dite kur grate do te jene pronaret e vetme e absolute te trupit te tyne.

Nderkohe mu personalisht si Brigele, mundeni mos me me ca bythen online, se nuk shquhem per temperament te mire dhe keni me perfundu gjithmone te tallun e te perqeshun publikisht. Tash, shijojeni veren dhe mbani funksionimin e dy organeve tuja ne proporcion te drejte, gojen dhe trunin. Nese truni asht sa ai i nji peshku, sikur s’ka sens me fol shume.

FOTO/ Këta janë dy të rinjtë që vdiqën në aksidentin e rëndë rrugor në Peqin. Viktimat nuk i mbijetuan plagëve të rënda

Këta janë dy viktimat e aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi në orët e para pas mesnatës, në Peqin, tek vendi i quajtur “Ura e Teqes”.

Gabriel Lluca, drejtuesi i automjetit dhe miku i tij Denis Korbi, të dy 24-vjeçarë, banues  në Peqin, po udhëtonin drejt Peqinit, teksa makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Të plagosurit  janë nisur  me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital.

Policia e Elbasanit njofton se aksidenti ndodhi rreth orës 02;00 në Hyrje te Peqinit Tek ura e Teqes ka ndodhur  një aksident  mjeti tip WGolf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll.,  24 vjec  banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banues  në Peqin.

Greqi, shqiptari vuri zjarrin me çakmak, rrezikoi shtëpitë në zonë. 62-vjeçari arrestohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një shtetas shqiptar 62-vjeç është arrestuar nga autoritetet greke, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në zjarrin që shpërtheu së fundmi në kodrën Paleopanagia, në zonën Kantza të Paianias në Greqi.

Sipas hetimeve, i dyshuari u identifikua përmes një videoje të transmetuar nga media greke, ku ai shihet duke kaluar me biçikletë pranë zonës ku më vonë shpërtheu zjarri. Vetëm pak minuta pas kalimit të tij, në video shfaqet tym i zi që ngrihet nga kodra, element ky që forcoi dyshimet për përfshirjen e tij në zjarrvënie.

Hetimet zbuluan se 62-vjeçari ka përdorur një çakmak për të ndezur zjarrin dhe më pas është përpjekur të eliminojë provat duke hedhur çantën e shpinës në një kosh plehrash. Kjo çantë u gjet nga autoritetet dhe pritet të jetë një provë kyçe në procesin hetimor.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse të martën pasdite, zjarri u vu nën kontroll përpara se të përhapej në drejtim të banesave apo tokave përreth. Përveç pamjeve filmike, në identifikimin e të dyshuarit ndihmuan edhe dëshmitë e banorëve lokalë. Ai tashmë ndodhet në paraburgim dhe ndaj tij është ngritur akuza për zjarrvënie të qëllimshme në një zonë pyjore.
(BalkanWeb)

Deklaratë provokuese pas incidentit me shqiptarë/ Futbollisti grek shfaqet me ultras serbë: Shqipëria është Serbi!

Lidhjet e ngushta mes tifozerisë së skuadrës polake Jagellonia dhe ultrasve serbë kanë krijuar jo pak tensione në të kaluarën, për shkak të qëndrimeve të tyre provokuese ndaj shqiptarëve. Fytyra e vërtetë e këtij grupimi ultras u zbulua pak para ndeshjes kundër Novi Pazar-it, një ekip serb nga një qytet i njohur për përbërjen shumicë myslimane – boshnjakë, shqiptarë dhe turq. Përpara udhëtimit të tyre në Serbi, tifozët e Jagellonia-s publikuan në rrjetet sociale një hartë të Kosovës me mbishkrimin provokues: “Kosova është Serbi.”

Ky veprim çoi në një përplasje fizike në rrugët e Novi Pazarit, ku tifozët polakë thuhet se u rrahën nga shqiptarët. Por kjo ngjarje nuk shënoi fundin e tensioneve. Në Tiranë, 24 orë përpara ndeshjes kundër Dinamos, tifozët e Jagellonia-s provuan të provokonin sërish, me gjeste fyese në sheshin “Skënderbej”. Disa prej tyre patën përplasje edhe gjatë rrugës për në aeroport, si pasojë e reagimit të tifozëve shqiptarë.

Por provokimet nuk u ndalën vetëm te tifozeria. Dimitris Rallis, sulmuesi grek 20-vjeçar i Jagellonia-s, autor i golit të barazimit në ndeshjen e kthimit në “Arenën Kombëtare” (1-1), bëri një postim në Instagram që shkaktoi reagime të ashpra. Në një foto të festës së tij nga stadiumi në zemër të Tiranës, ai vendosi si vendndodhje: Serbi.
Rallis, i cili është rritur dhe formuar si futbollist në Holandë me klubin Heerenveen, mund të justifikohej me ndonjë mungesë njohurie gjeografike – ndoshta për shkak të përkushtimit ndaj sportit që në moshë të vogël. Por në një epokë ku teknologjia i korrigjon automatikisht gabime të tilla, vështirë të besohet se ishte një veprim i paqëllimshëm.

Ndërsa Jagellonia feston kualifikimin në raundin tjetër, provokime të tilla mbeten një njollë e shëmtuar për imazhin e klubit – sidomos kur vijnë nga një lojtar i ri, në hapat e parë të karrierës si profesionist.

(BalkanWeb)

Ulet interesi për Kombëtaren, tifozët braktisin kuqezinjtë në “Air Albania”

BILETAT- Interesimi i tifozëve për ndeshjen e 9 shtatorit ndaj Letonisë, është ndjeshëm më i ulët. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, ku biletat shiteshin në pak orë, këtë herë biletat kanë dalë në shitje që në datën 6 gusht, madje në sasi më të vogël për shkak të vendimit të UEFA-s për të mbyllur një sektor të stadiumit “Air Albania”. Megjithatë, biletat ende nuk janë shitur dhe bie në sy fakti se ndaj Letonisë, biletat po shiten edhe fizikisht dhe jo vetëm online siç shiteshin në ndeshjet e mëparshme.

TIFOZAT KUQEZI- Tifogrupi më i madh i Kombëtares, “Tifozat Kuqezi” kanë konfirmuar mungesën e tyre në ndeshjen e Shqipërisë në “Air Albania”. Kjo do të jetë ndeshja e dytë radhazi në shtëpi, pa praninë e tifogrupit pas asaj ndaj Serbisë pak muaj më parë. Gjithashtu, tifogrupi i Kombëtares ka bërë edhe thirrje të vazhdueshme ndaj tifozëve të tjerë, që të bojkotojnë ndeshjen ndaj Letonisë. DËNIMI- Pas ndeshjes ndaj Serbisë, UEFA dënoi Shqipërinë me një gjobë prej 161.500 frangash si edhe mbylljen e 20% të kapacitetit të stadiumit “Air Albania”. Shkak për këtë dënim që FSHF mori, u bënë sjelljet e gabuara përfshirë koret diskriminuese, mjetet piroteknike, koret raciste apo edhe mesazhet me sfond politik. Sektorët që u mbyllën nga FSHF, janë katet e para të tribunave pas porte./Panorama Sport

Bleona Qereti padit Evi Kokalarin në Gjykatën e Nju Jorkut, i kërkon 2 mln dollarë. Këngëtarja zbulon marrëdhënien që ka pasur me aktivisten shqiptare

Këngëtarja Bleona Qereti, ka paditur për 2 milionë dollar pranë gjykatës së lartë të shtetit të New york-ut, Evi Kokalarin, pas fushatës së shpifjeve dhe mashtrimit:

Padia e këngëtares

“Në përgjigje të fushatës së vazhdueshme të shpifjeve dhe mashtrimeve nga Evi Kokalari, më 15 gusht 2025, këngëtarja dhe artistja me famë ndërkombëtare Bleona Qereti, përmes Studios Avokatore Waymaker LLC, ka depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, Konteja Queens, duke kërkuar 2 milion dollarë dëmshpërblim.

Që prej vitit 2022, Evi Kokalari, ka ndërmarrë një fushatë të vazhdueshme shpifjesh, sulmesh të organizuara dhe dezinformimi ndaj Bleona Qeretit, duke shtrembëruar fakte dhe fabrikuar narrativa të rreme, me synimin për për ta minuar profesionalisht në karrierën e saj dhe personalisht, duke demtuar reputacionin e saj.

Veprimet e Evi Kokalarit kanë qenë të qëllimshme, të përllogaritura dhe dashakeqe, duke shkaktuar dëm të pariparueshëm në reputacionin dhe imazhin publik të Bleonës si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.

Në vjeshtën e vitit 2020, pas njohjes me Bleonën, Evi Kokalari e pa këtë marrëdhënie si mundësi për të avancuar ambicjet e saj si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA.

Miqësia e rreme me Bleonën i dha asaj akses tek individë me ndikim dhe ekspozim në media, të cilat ajo i shfrytëzoi për përfitime personale.

Pasi u ndje e kërcënuar nga prania dhe fama e Bleonës në rrethet e ndryshme mediatike dhe politike, për të avancuar agenden e saj Evi Kokalari në vitin 2022 ndërpret cdo marrëdhënie me Bleonën dhe nis një fushatë hakmarrëse ndaj saj, duke fabrikuar e publikuar narrativa të rreme dhe duke bërë interpretim dashakeq të materialeve artistike dhe fotografive të Bleonës në rrjete sociale dhe media, me qëllim të shkaktonte polemika dhe të dëmtonte në mënyrë të parikuperueshme reputacionin e saj.

Evi Kokalari është angazhuar në sjellje të ngjashme edhe ndaj të tjerëve, por Bleona nuk do ta lejojë më që kjo të ndodhë me të duke iu drejtuar institucioneve ligjzbatuese.

Veprimet e Zj. Kokalari kanë përfshirë:
• Publikimin dhe amplifikimin e deklaratave shpifëse degraduese në rrjete sociale dhe media, për ta minuar profesionalisht dhe izoluar personalisht
• Denigrim të Bleonës në rrethin e individëve në rrjetin e saj profesional dhe personal
• Dezinformim të figurave politike amerikane dhe shqiptare, për interes personal dhe në dëm të Bleonës
• Tentativa për bojkotim të eventeve ku Bleona ka qenë e përfshirë
• Shantazh dhe presion ndaj individëve me ndikim, me synim përfitime financiare dhe ekspozim publik

Dëmi i shkaktuar

Kjo fushatë shpifjesh ka qenë thellësisht dëmtuese duke shkaktuar dëme në imazhin e Bleones, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Shpifjet e vazhdueshme kanë prekur jo vetëm karrierën ndërkombëtare të Bleonës, por kanë shkaktuar dhimbje të thella emocionale për të dhe familjen e saj, të cilët janë detyruar të përjetojnë këto sulme të ulëta në sytë e publikut. Miliona njerëz kanë lexuar publikimet dashakeqe të znj. Kokalari.
Si pasojë, shumë njerëz nuk e shohin më për atë që është realisht, por përmes një lenteje të shtrembëruar të ndërtuar qëllimisht prej saj.

Bleona ndan shtëpinë me prindërit e saj dhe ka qenë një dhimbje rrënuese për të, t’i shohë prindeti e saj të vuajnë sulmet dhe mashtrimet publike, ndërkohë që vajza e tyre tërhiqet pa të drejtë në një cirk mediatik.

Dëmtimi i nderit apo figurës morale nuk shuhet lehtë apo harrohet në kulturën shqiptare.
Njollosja e reputacionit mbetet e pashlyeshme dhe ndjek individin përgjithmonë, duke mbetur e u ngulitur në perceptimin kolektiv të publikut.
Znj. Kokalari e njeh mirë këtë realitet kulturor dhe e ka përdorur si armë, duke ndërtuar mbi shpifje e gënjeshtra për të shkaktuar sa më shumë dëme ndaj Bleonës dhe për të avancuar interesat e saj personale.

Deklaratat e Zj. Kokalari nuk kanë asnjë bazë faktike dhe e ka bërë në dijeni të plotë këtë.

Qëndrimi i Bleonës:

Bleona Qereti deri më sot ka zgjedhur të mos i përgjigjet publikisht sulmeve të pabaza, por nuk mund të qëndrojë më në heshtje.
Përmes kësaj padie, ajo kërkon vendosjen e përgjegjësisë ligjore ndaj sjelljes dashakeqe të Zj. Kokalari dhe rivendosjen e së vërtetës duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga Zj. Kokalari për narrativat e rreme.

“E vërteta është e dokumentuar, dëshmitarët janë të shumtë dhe është koha që kjo sjellje të marrë zgjidhje ligjore. Publiku ka të drejtë të njohë faktet e plota dhe të mos mashtrohet nga dezinformimi.”

“O gjigant, mos e do në tavolinë?”, drejtuesi i Acromax habitet nga sjellja arrogante e motoristit të Wolt

Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini, ka publikuar sot në Instagram një bisedë me një motorrist të Wolt Albania, ku del në pah mënyra e papranueshme e trajtimit të klientit nga ana e shërbimit të shpërndarjes.

Nga komunikimi i bërë publik, shihet qartë se motoristi nuk i dorëzon porosinë tek zyra, ndonëse kjo është adresa e saktë e vendosur në aplikacion. Në vend që të ngjitet në adresën e specifikuar, ai i kërkon klientit të dalë poshtë për ta marrë porosinë.

Klienti i përgjigjet duke e pyetur ‘pse duhet të dalë jashtë, kur në aplikacion ekziston opsioni që porosia të vijë deri në adresën e plotë’, përfshirë zyrat dhe katet e ndërtesave. Por motorristi nuk e respekton këtë detyrim dhe i kthen përgjigje tallëse:

“O gjigand, mos e do në tavolinë”.

Kjo frazë jo vetëm që tregon mungesë respekti, por edhe fyerje të hapur ndaj klientit. Në reagimin e tij, Nini i shkruan se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe do të sinjalizohet si shkelje e rregullave bazë të marrëdhënies me klientët.

Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si Wolt Albania kontrollon cilësinë e shërbimit dhe respektimin e opsioneve që vetë kompania ka vendosur në aplikacion. Kur një klient zgjedh opsionin “deri në adresë” dhe paguan për këtë shërbim, kompania ka detyrim ta përmbushë. Refuzimi i korierit dhe ironizimi i klientit tregojnë një problem të qartë të brendshëm: mungesë trajnimi, mungesë kontrolli dhe neglizhencë ndaj klientit.

Në tregje të tjera ku operon Wolt, një sjellje e tillë do të sillte pezullim të menjëhershëm të motorristit. Në Shqipëri, mbetet për t’u parë nëse kompania do të marrë masa konkrete, apo do të vazhdojë të lejojë që klientët të trajtohen me përçmim dhe të mbeten pa shërbimin që kanë paguar. 

“O gjigant, mos e do në tavolinë?”, drejtuesi i Acromax

Gripi i rëndë që pritet të vijë nga Australia, paralajmërimi i Bratajt: Do shtohen rastet, ja dy llojet e viruseve që do qarkullojnë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në kanalin e tij në Youtube është shprehur se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër të shtuar të rasteve me grip.

Në fillim të mesazhit të publikuar ai shprehet se Australia po përjeton një nga sezonet gripale më të rënda të dekadës së fundit, me rritje të konsiderueshme të rasteve (+70%), shtrimeve në spital (+50%), teksa shërbimet e urgjencës janë dyfishuar.

Po çfarë pritet të ndodh në Shqipëri dhe në Europë?

Sipas Brataj virusi që po qarkullon në hemiserën jugore A H1N1 dhe B Victoria pritet që në Shqipëri dhe Europë të ketë intensitet më të lartë se ai i vitit të kaluar, prandaj vaksinimi është i rëndësishëm.

Deklarata e plotë e Bratajt:

“Një mesazh të shkurtër, por shumë të rëndësishëm çfarë na pret vjeshtë-dimrin e ardhshëm. Zakonisht ne bazohemi gjithmonë në hemisferën e jugut, në të cilën në këtë moment është periudha e dimrit dhe numri i lartë i infektimeve nga gripi është në shifra shumë të larta në krahasim me vitin e kaluar. Pikë referimi për këtë në këtë moment është Australia, ku numri i rasteve të reja është mbi 70 për qind. Numri i shtrimeve në spital, është mbi 50 për qind në këtë moment. Përdorimi i urgjencës paraspitalore dhe i ambulancave në moment është pothuajse i dyfishuar.

Çfarë pritet të vijë në Shqipëri dhe në Europë në vjeshtë dimër. Pritet të qarkullojë si zakonisht, si çdo vit, virusi qarkullon tani në hemisferën e jugut, pra në Australi dhe në këtë moment aty po qarkullojnë 2 nëntipe të gripit.

Gripi i tipit AH1N1 dhe gripi i tipit BI nënllojit B viktoria. Fashat më në rrezik janë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht moshës së tyre.

Çfarë duhet të bëjmë? Si çdo vit bëhet vaksinimi me vaksinën e gripit, e cila parandalon në mënyrë shumë të madhe infektimin.

Duke parë këto shifra të hemisferës së jugut, pritet që në Shqipëri dhe në Europë intensiteti këtë vit i gripit të jetë shumë më i lartë sesa ai i vitit të kaluar.

Prandaj vaksinimi është i domosdoshëm”, shprehet Brataj.

Influencierja e njohur në ‘Tik Tok’ gjendet e υ▪︎ ekur bashkë me burrin dhe dy fëmijët në një kamionçinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një influencere meksikane u gjet e vdekur brenda një kamioni së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

Viktimat janë 32-vjeçarja Esmeralda Ferrer Garibay, bashkëshorti i saj 36-vjeçar, djali i tyre 13-vjeçar dhe vajza 7-vjeçare.

Trupat u gjetën javën e kaluar në Guadalajara, por identitetet e tyre u zbuluan vetëm dje, raporton The Sun.

Familja ishte zhvendosur së fundmi në qytet për të jetuar dhe punuar atje.

Autoritetet dyshojnë se bashkëshorti i Garibay ishte shënjestra e sulmit, por hetimet vijojnë ende dhe pritet që të hedhin dritë mbi ngjarjen makabre.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

E përfshirë në dosjen e bujshme të Milanos/ Kush është 34-vjeçarja ‘moderatore dhe influencuese’ që kishte lidhje me kriminelët

Një kilogram kokainë, qindra mijëra euro të fshehura në një Audi, një kompani fasadë për trafikim të dyshuar të paligjshëm nga Evropa Lindore, dhe një influencuese dhe prezantuese moldave, emri i së cilës shfaqet çuditërisht në dosjet e një hetimi që, ditët e fundit, çoi në ekzekutimin e dy dënimeve me burg paraprak nga autoritetet italiane.

“Corriere” thekson se vajza në fjalë, Felicia Sirbu, nga Moldavia, nuk është e listuar midis atyre që janë nën hetim në urdhër të gjykatës.

Megjithatë, kanë dalë lidhje të dyshimta në jetën private të 34-vjeçares, e cila në Instagram e paraqet veten si një “influencuese dhe gazetare televizive me më shumë se 13 vjet përvojë”.

Një fytyrë e njohur në televizionin moldav, ajo është intervistuar nga mediat lokale dhe madje është paraqitur në artikuj thashethemesh që zbulojnë aspekte të jetës së saj dashurore dhe vendimin e saj për t’u zhvendosur në Milano.

Profili i saj është i mbushur me reklamimin e një jetë luksoze, me veshje e bizhuteri të shtrenjta, udhëtime dhe festa.

Hetimi nga karabinierët e degës së Sesto San Giovanni filloi me zbulimin, në gusht 2023, të një kilogrami kokainë në një furgon të kontrolluar në Vimodrone.

Me atë rast, u arrestua rumuni 47-vjeçar Andrei Radu Tataru. Hetimet pasuese, të kryera nëpërmjet përgjimeve telefonike dhe analizës së lëvizjeve të automjeteve, çuan në një garazh në Via della Burrona, ku 279,000 euro në para të gatshme u zbuluan brenda një Audi A6 luksoz.

Sipas hetuesve, paratë rrjedhin nga trafikimi i drogës. Fokusi i hetuesve është zgjeruar edhe tek të paktën shtatë individë të tjerë. Por, përballë një sërë kërkesash për masa paraprake nga zyra e prokurorit të Monzës, gjykata lëshoi ??masa kufizuese vetëm kundër dy individëve për vepra të dyshuara penale të trafikimit të drogës – 47-vjeçarit rumun Cristinel Balint dhe shtetasit 28-vjeçar ukrainas Ivan Buzduhan, duke mos gjetur se të dyshuarit e tjerë kishin nevojë për masa paraprake.

Balint është burri që, sipas dokumenteve, u takua me Felicia Sirbu në nëntor 2023. Në atë kohë, e reja jetonte në Nova Milanese, pak jashtë Monzës.

Sipas karabinierëve, të paktën në kohën e përgjimit, ajo kishte një lidhje romantike me Vladimir Tataroi, i njohur si “Vova “, një burrë që nuk është midis atyre për të cilët u kërkua masa paraprake.

Balint i shprehu shqetësimet e tij 34-vjeçares sepse ishte në dijeni se ishte nën mbikëqyrjen e hetuesve. Të dy konsumuan një dozë kokaine së bashku dhe diskutuan një punë fiktive që ajo të rregullonte situatën e saj tatimore dhe kështu të kishte para për të shpenzuar, me një pagë mujore prej pak më shumë se një mijë eurosh.

Kompania në fjalë ishte Alpha Group, e cila ishte pronare e Audi-t në të cilin ishin gjetur 279,000 euro.

Galeria fotografike (

1 / 5

)