Donald Trump i zhgënjyer nga Putini! Presidenti rus ndërmerr AKTIN EKSTREM për t’i treguar homologut që e ka “seriozisht”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se është i zhgënjyer me homologun e tij rus, Vladimir Putin, pasi presidenti i Rusisë nuk po pranon t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Komentet e presidentit Trump janë bërë një ditë më parë, pas telefonatës që ai zhvilloi me Vladimir Putin.

Përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përmes mjeteve diplomatike duket se kanë ngecur dhe Trump po përballet me thirrje të vazhdueshme. Madje edhe disa nga republikanët po përpiqen që të rrisin presionin ndaj Putin me qëllim që ky i fundit të pranojë negociatat për të bërë paqe me Ukrainën.

Gjatë bisedës së tyre e cila zgjati për rreth 1 orë, Trump dhe Putin nuk diskutuan vendimin e fundit të SHBA-së për të ndaluar furnizimet me disa pajisje ushtarake për Ukrainën.

Trump u tha gazetarëve “ne nuk e kemi” ndaluar plotësisht furnizimin me armë për Ukrainën dhe akuzoi paraardhësin e tij, Joe Biden , se kishte dërguar kaq shumë pajisje ushtarake në Kiev saqë rrezikonte dobësimin e mbrojtjes së SHBA-së.

“Po japim armë, por kemi dhënë kaq shumë armë. Por po japim armë”, tha republikani. “Dhe po punojmë me ta dhe po përpiqemi t’i ndihmojmë, por nuk e kemi ndaluar plotësisht. E dini, Biden e zbrazi vendin tonë duke u dhënë armë, dhe duhet të sigurohemi që të kemi mjaftueshëm për veten tonë”, shtoi ai.

E teksa Trump është duke u përpjekur për të “ulur gjakrat” mes Putin dhe Zelensky, presidenti rus ka vendosur që të sulmojë sërish Ukrainën.

Përgjatë natës ai ka bombarduar Kievin. Siç dhe raportojnë mediat e huaja një re e dendur tymi mbuloi kryeqytetin ukrainas. Më shumë se 550 dronë dhe 11 raketa u lëshuan përgjatë natës, ku si pasojë fatkeqësisht pati viktima dhe të plagosur

Gjithashtu, si pasojë e sulmeve pati dhe dëme të mëdha në infrastrukturë, ndërkohë që ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha e cilësoi natën e kaluar si një nga më “të këqijat” që ka përjetuar kryeqyteti.

Ai e akuzoi Putinin për një “shpërfillje të hapur” ndaj Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë atyre që kërkojnë ndalimin e luftës.

Fenomen i rrallë në kulmin e vapës, mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, ja çfarë thonë meteorologët

Një mjegull e dendur ka mbuluar sot mesditën bregdetin e Vlorës, duke krijuar një pamje të pazakontë për pushuesit dhe plazhistët.

Fenomeni, i rrallë për këtë periudhë të vitit, ka përfshirë një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec.

Sipas parashikimeve, mjegulla vjen si pasojë e kontrastit mes temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40°C dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit.

Pamja e plazhit të mbuluar nga mjegulla ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa shumë prej tyre kanë ndarë video dhe foto në rrjetet sociale. Meteorologët thonë se ky fenomen është i përkohshëm dhe pritet të shpërbëhet brenda disa orësh.

“Të mbledhin plaçkat”/ Rama paralajmërim për inspektorët e bashkive dhe IKMT: Të vrapojnë shumë këto javë ose…

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha ata që kanë zënë hapësirat publike për parkime kundrejt pagesës “të mbledhin plaçkat”.

“U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat, boll është boll”, tha Rama.

Ai paralajmëroi inspektorët e Bashkive dhe të IKMT-së që të mos mbyllin sytë përpara këtyre paligjshmërive.

Edi Rama: Në 2 javëshin e dytë të korrikut do të vazhdojmë për tu mos u ndaluar më me të gjitha forcat e ligjit, inspektoriatet, policia bashkiake dhe të shtetit, për ta ngritur njëherë e mirë në hava shtëpinë tonë të përbashkët. U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat, boll është boll.

Arsyet më kanë bërë të jem pranë Tiranës, marr mesazhe e ankesa, e kam shumë të fortë detyrimin që në Tiranë, Vlorë e Durrës, ku kam marrë mbështetje edhe personalisht të jem gati për t’u dhënë përgjigjen që kërkojnë, është përgjigje e interesit komunitar të përbashkët. Inspektorët e Bashkive dhe IKMT të vrapojnë shumë këto javë, që të mos përballen me faktet e syve të tyre të mbyllur, që do i çojë në situata të papëlqyeshme, dhe policia e shtetit të rrisë vigjilencë për ndërtime pa leje.

“Nesër arrin kulmi i vapës”/ Sinoptikania jep paralajmërimin e fortë: Ja çfarë na pret javën e ardhshme

Nesër pritet të jetë edhe dita më e nxehtë për këtë verë deri më tani, me temperatura që ngjiten deri në 41 gradë C.

“Nesër presim temperatura 39-40 në shumë qytete dhe 41 gradë vetëm në qarkun e Beratit. Qarku Vlorë do jetë pak më i freskët”, thotë sinoptikania Lajda Porja.

Fundjava do të jetë me temperatura 39 gradë dhe në po të njëjtat ujëra do të mbetet edhe fillimi i javës së ardhshme. Vala e të nxehtit që ka goditur pjesën më të madhe të Europës, në vendin tonë pritet të ketë një tërheqje për pak ditë, të mërkurën.

“Kemi një freskim nga mesi i javës tjetër, nga e mërkura ku të paktën për 3 apo 4 ditë do të marrim frymë. Termometri ulet deri në 34 apo 35, por do jetë e shkurtër si kohë”, tha Porja.

Muaji korrik parashikohet të jetë me temperatura të larta, të cilat do të qëndrojnë të tilla për disa ditë njëra pas tjetrës.

“Është parashikuar që korriku të jetë mjaft i nxehtë. Nuk presim të thyhen rekordet, po do ketë shumë ditë, 7 apo 10 ditë me temperatura që luhaten nga 37-39”, tha sinoptikania.

Vera me temperaturën më të lartë të shënuar përgjatë këtyre viteve të fundit është ajo e 2023-it, kur termometri në korrik shënoi 43.6 gradë në Elbasan.

Diogo Jota shuhet në aksident, Ronaldo emocionon me mesazhin e tij të ngushëllimit

Adriatik BALLA

Dje ishte një ditë zie për futbollin, pasi një ngarje e rëndë në aksident i mori jetën futbollistit të Portugalisë, Diogo Jota. Ky ishte më të vërtetë një lajm tragjik që goditi botën e futbollit. Jota, sulmuesi i Liverpulit, humbi jetën në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti rrugor në provincën spanjolle të Zamorës, në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Aksidenti ndodhi në kilometrin 65 të autostradës A-52, në zonën e Sanabria-s. Automjeti në të cilin udhëtonte Jota, së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu futbollist profesionist 26-vjeçar, doli nga rruga dhe përfundoi në flakë. Dëshmitarët që telefonuan numrin e urgjencës 112 raportuan se makina u përfshi plotësisht nga zjarri, i cili më pas përfshiu edhe bimësinë përreth, duke e bërë situatën edhe më dramatike.

Diogo Jota iu bashkua Liverpulit në vitin 2020 nga Ulverhampton për një shumë prej 44.7 mln eurosh. Që nga ajo kohë, ai regjistroi 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asiste. Me Liverpulin, ai fitoi Premier League në sezonin 2024-25, si dhe FA Cup dhe League Cup në sezonin 2021-22. Më herët, ai kishte luajtur edhe për Atletico Madrid, Porto dhe Ëolves, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të vlerësuar në Evropë. Familja, shokët e skuadrës dhe e gjithë bota e futbollit janë në zi për këtë humbje të parakohshme dhe të dhimbshme. Klubet ku ka luajtur pritet të organizojnë homazhe në nder të tij në ditët në vijim. Ndërkohë, “ylli” i futbollit botëror, Kristiano Ronaldo, ka reaguar me një mesazh emocional pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre, duke shprehur tronditjen e tij të thellë dhe solidaritetin me familjen e sulmuesit portugez.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ronaldo shkroi: “Nuk ka kuptim. Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo ishe martuar. Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve të tu, i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe u uroj të kenë gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Të gjithëve do të na mungoni”, shkruan Ronaldo. Lajmi bëhet edhe më i dhimbshëm kur kujtojmë se vetëm një javë më parë, më 22 qershor 2025, Diogo Jota ishte martuar me partneren e tij Rute Kardoso, me të cilën kishte ndërtuar një jetë familjare të qëndrueshme. Çifti ishte prindër të tre fëmijëve, dhe së fundmi kishin shpërndarë foto të dasmës së tyre në rrjetet sociale, ku shfaqeshin të lumtur në altar, të rrethuar nga fëmijët e tyre. Në mbishkrimin e postimit në Instagram, ata shkruanin: “22 qershor 2025. Po për gjithë jetën.” Udhëtimi me makinë e më pas me target, duke evituar aeroplanin, i ishte këshilluar nga mjeku i Liverpulit.

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 4 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë.

Euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë

Franga zvicerane do të blihet me 103.5 lekë dhe do të shitet me 104.7 lekë

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 112.6 lekë dhe do të shitet me 113.9 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 60.6 lekë në blerje dhe me 62 lekë në shitje.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme.

I kërkon shokυt ti ruajë g. rυan, ndοdh e ραpritυra me Ç lFTlN në Durrës! (Video)

Një burrë i cili emigronte për të fituar para për familjen e tij kur është larguar i ka kërkuar shokut të tij të kujdesej për gruan.

Gazetarja e “Aldo Morning Show” raporton se pasi burri ka ikur gruaja ka nisur një lidhje me shokun e tij.

Sipas gazetares, ata janë dashuruar me njëri-tjetrin dhe gruaja i ka kërkuar burrit divorcin.  

VΙonjati gjen g. rυan dhe vjehrrën në kr. eυat me një b. υrrë tjetër

Nuk janë të pakta rastet ku tradhëtia është prezente edhe në çiftet shqiptare.

Një martesë ka përfunduar në divorc, pasi një burrë nga Vlora ka kapur gruan me të dashurin në shtëpi.

Burri, i cili kishte merak ta linte gruan vetëm në shtëpi, kishte marrë vjehrrën që të qëndronte me të.

Mirëpo, nënë e bijë duket se nuk e kanë patur problem që të ftojnë në krevat edhe një mikun e tyre.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, pas këtij episodi aspak të këndshëm burri është divorcuar nga gruaja.

Ai kishte vendosur një ditë të kthehej më herët se zakonisht nga puna, kur sapo hapi derën e shtëpisë

u përballë me një skenë të pahijshme duke gjetur gruan sëbashku me vjehrrën në shtrat me një tjetër.

Gazetari raporton ngjarjen në Aldo Morning Show:

Një burrë, i cili punon në një fabrikë këpucësh kishte merak ta linte nusen vetëm dhe kishte marrë vjehrrën.

Por një ditë është kthyer nga puna më shpejt dhe ç’të shikonte, nusja bashkë me vjehrrën me një tjetër në krevat. Pas ngjarjes burri është divorcuar nga gruaja”.

Κorçarja rrëfen dr αmën e j etës: Β. υrri i ραrë më Ιa sht.  αtzënë shοqen …

Historia e pazakontë e një 31-vjeçareje, nënë e 3 fëmijëve, të ardhur në jetë nga 3 bashkëjetesa të ndryshme, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Telashët për Inën nga Korça nuk kanë të sosur, ndërsa rrëfeu kalvarin e vuajtjeve, ku e vetme rrit tre fëmijët.


Nga studio e emisionit të moderuar nga Evis Ahmeti, 31-vjeçarja tregoi se bashkëshortin e parë e kishte njohur në moshë fare të re.

“Familja ime përbëhet nga 2 prindërit punëtor dhe një vëlla që me ka falur shumë. Prindërit dhe vëllai me kanë ndihmuar shumë dhe pa ata nuk do ja kisha dale dot kurrë.

Kam qene e lidhur me prindërit deri 18 vjeçe ndërsa me vëllain kemi qenë si shok. Por pas ndarjes nga burri i parë gjërat ndryshuan. 17 vjeçe u fejova, ndërsa 20 vjeçe u bëra nënë. Deri sa djali shkoi 4 vjeç ai nuk punonte.

Djalin e takon vetëm 1 ose 2 herë në vit (djali nuk do që ta takojë babain e tij). Djalin e kam të sëmurë nga sytë. I kërkova lekë babait të tij (ish-burrit) se me duheshin për problemet me syrin që ka djali dhe ai nisi të ta llej dhe unë i bëra bllok.

Burrin e parë e njoha në shkollë. Pas dy vitesh në jetë erdhi djali. Me të u ndava pasi zbulova që ai kishte një tjetër, shoqen time të ngushtë. Më pas mora vesh që e kish lënë edhe atë shtatëzënë”-, rrëfen gruaja.

Pas zhgënjimit të parë Ina tha se u njoh me dikë tjetër, por në kushte jo të zakonshme, pasi ai ishte në b urg.

“Njoha nga një mikesha ime dikë tjetër, i cili kishte qenë një herë i martuar. Kam qenë me celebrim, e kam njohur kur ka qenë bu rg. Me të linda një djalë i cili sot është 6 vjeç e gjysëm.

Divorcin e bëra kur ai isha në b urg, pasi mora vesh që ai fliste me një komshien time dhe një tjetër problem ishte vjehrra, e cila ishte shumë diskri minuese përsa i përket fesë time.

Sot ai ka dalë nga b urgu është martuar me dikë tjetër dhe nuk bën fare djalin”, shprehet 31-vjeçaria. Pas dy zhgënjimesh Ina rrëfen se rinisi jetën e saj në Tiranë.

Aty ajo filloi të punojë në një biznes, që tregtonte ushqime të çastit ku ishte ortake me dikë tjetër. Fati desh të njihej me dikë i cili ishte klient. Ina rrëfen se u dashurua me të, por problem ishte familja e djalit, e cila nuk donte që ai të merrte për grua një nënë me dy fëmijë.

“U njoha me dikë tjetër kur erdha në Tiranë. Punoja këtu. Familja e tij nuk donte sepse isha me dy fëmijë, ndërkohë që isha shtatëzënë, ai më la për dikë tjetër.

Më bra ktisi dhe nuk e njohu as fëmijën. Gjatë shtatzënisë se tretë (me bashkëjetuesin e tretë) familja me br aktisi. Deri 6 muajshe doja ta hi qja atë fëmijë sepse nuk doja një të tretë. Askush nuk më strehonte, fëmijët e mi mbante nena por nuk me fliste. Jua mbajta të fshehur shtatzëninë e tretë dhe familja e mësoi vetëm kur isha gati të lindja. Një pastore më strehoi.

Kam punuar kudo. Kam punuar si pastruese vetëm që fëmijët e mi të jetojnë. Partneri i tretë më det yroi ta lindja atë fëmijë se me thoshte se nëse nuk e lindja, atëherë nuk ishte i tij. Por vajza me dh emb me shumë në shpirt, pasi ka mbetur pa atësi. Nuk dua të shkojë në shkollë dhe të mbetet pa atësi e bija e kujt është.

Me burrin e tretë nuk ndihesha mirë, pranoja gjithçka se nuk kisha ku të shkoja. Kur isha 6 muajshe më kërkoi që fëmijën ta hi qja. Por nuk e hoqa. Më pas ai më thoshte ‘h iqe fëmijën se unë nuk e dua me’. Më pas më tha: ‘Mbaje fëmijen se do vij’, në fakt nuk erdhi me kurrë”, tha gruaja me lotë në sy.

A e dini ρërse b. ύrrat zënë dαs. hnore edhe kur kanë g. rα apo të d. αshύrα?

Pjesa më e madhe e meshkujve që kanë të dashura, partnere, bashkëjetuese apo gra, hedhin sytë shpesh tek femrat e tjera dhe po aq shpesh priten të zënë dashnore.

Ato tundohen prej tyre nga disa faktorë që lidhen me pamjen e jashtme, kuriozitetin si dhe dëshirën për shtigje të reja.

Shkaqet më të shpeshta, për të cilat meshkujt kanë lidhje jashtëmartesore janë disa dhe ne po i renditim më poshtë:

1.Dashnorja është e disponueshme dhe është gati që t’i bëjë të gjitha “detyrat” dhe t’i kryejë detyrimet që ka ndaj tij në rolin e dashnores.

2.Ai mund të hyjë dhe dalë kur të dëshirojë. Në banesën e saj mund të gjejë qetësi, të cilën në shtëpi nuk e ka për shkak të zhurmës së fëmijëve.

3.Ajo nuk e ngarkon çdo ditë me probleme (p.sh. fëmijët, paratë, etj.).

4.Ai mund të ndërprenë këtë lidhje kur të dëshirojë, sepse ajo nuk ka të drejtë të bashkëvendosë, dhe ai nuk e ndien veten përgjegjës për këtë, sepse ajo e ka ditur që në fillim se për çfarë është fjala.

5.Ai kënaqet me këtë lidhje sepse i plotësohet çdo dëshirë, sidomos ca të tilla intime që me gruan zor se i bën.

6.Për ndërprerjen e lidhjes vendos mashkulli. Edhe nëse ajo e ndërpret lidhjen, kjo nuk e lëndon aspak mashkullin, sepse në shtëpi e pret gruaja dhe fëmijë.