Në kuadër të një operacioni të gjerë të Prokurorisë së Fierit dhe Policisë së Shtetit të zhvilluar këtë të mërkurë, raportohet se mes të arrestuarve është edhe Ardit Kero, ish-drejtues i financës në kompaninë Bankers Petroleum Albania dhe ish-bashkëshorti i moderatores së njohur, Arbana Osmani.
Kero dyshohet si një nga personat kyç në zbatimin e skemave të evazionit fiskal, manipulimit financiar dhe pastrimit të parave, të cilat lidhen me aktivitetin shumëvjeçar të kompanisë Bankers në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.
Operacioni përfshiu edhe ndalimin e disa drejtuesve të huaj të kompanisë, përfshirë shtetasin kinez Hongping Xiao, aktualisht administrator i Bankers Petroleum, si dhe ish-drejtues të tjerë me kombësi kineze dhe kanadeze.
Dyshohet se përmes faturave fiktive, fryrjes së investimeve dhe shmangies sistematike të detyrimeve tatimore, është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm ekonomik.
Hetimet tregojnë se përmes këtyre skemave janë devijuar dhjetëra milionë euro, të cilat më pas dyshohet se janë përdorur për blerje pasurish luksoze dhe transaksione të tjera në vend dhe jashtë tij.
Kompanitë mëmë të Bankers Petroleum janë të regjistruara në juridiksione offshore si Ishujt Cayman dhe Hong Kong, çka ka vështirësuar më tej transparencën dhe gjurmimin e pronarëve përfitues, në kundërshtim me detyrimet ligjore të përcaktuara në legjislacionin shqiptar.
Gjykata e Lartë ka konfirmuar më herët një gjobë prej 80 milionë euro ndaj Bankers, e cila me detyrime të tjera financiare arrin vlerën totale prej 100 milionë euro. Megjithatë, deri më sot zbatimi i kësaj mase është vonuar, ndër të tjera edhe për shkak të ndërhyrjeve në nivele të ndryshme institucionale.
Siç raporton portali “Prapaskena”, ky zhvillim pritet të ndezë debat rreth përgjegjësisë institucionale për një prej skandaleve më të mëdha ekonomike të viteve të fundit në vend.
Prej dekadash, një “sekret i hapur” ka trazuar prapaskenat diplomatike në Uashington: një shtet në Lindjen e Mesme ka zhvilluar në heshtje një arsenal bërthamor, jashtë çdo mbikëqyrjeje ndërkombëtare, duke ngritur rrezikun e një gare të pakthyeshme armatimesh në rajon. Bëhet fjalë për Izraelin.
Që në vitin 1961, vetëm pak javë para se John F. Kennedy të merrte zyrtarisht postin e presidentit të SHBA, shërbimet sekrete amerikane konfirmuan dyshimet që administrata Eisenhower kishte prej kohësh centralin në Dimona, në mes të shkretëtirës Negev, që përmbante një reaktor sekret.
“Prodhimi i plutoniumit për qëllime ushtarake është të paktën një nga objektivat kryesore të këtij projekti,” shkruhej në raportin sekret.
Kennedy, i shqetësuar, e hapi takimin e parë me paraardhësin e tij me pyetjen: “Cilat shtete janë më të vendosura të pajisen me armë bërthamore?”
Përgjigjja ishte e prerë: “Izraeli dhe India.”
Një fotografi e deklasifikuar nga një satelit spiun amerikan tregon një qendër kërkimore bërthamore izraelite pranë Dimonas
Në atë kohë, Izraeli pritej të prodhonte deri në 90 kilogramë plutonium ushtarak brenda dy vjetëve. SHBA kërkoi inspektime të rregullta në Izrael për të shmangur rrezikun që bomba të futej në Lindjen e Mesme.
Më 30 maj 1961, Kryeministri izraelit David Ben Gurion u takua me Kennedy-n në Manhattan. Kur presidenti e ngriti çështjen, Ben Gurion u duk i turbulluar. Fliste “shpejt dhe me zë të ulët”, thuhej në procesverbalin e takimit. Megjithatë, ai këmbënguli: Dimona ishte për zhvillim ekonomik, jo për armë. E megjithatë, përmendi edhe një “fabrikë pilot” për përpunimin e plutoniumit. Ky detaj u fshi në versionin final të memorandumit amerikan. Dhjetë ditë më vonë, një delegacion amerikan vizitoi Dimonën dhe doli në përfundimin se gjithçka dukej “në përputhje me karakterin paqësor të pretenduar nga qeveria izraelite”.
Nga mohimi te “opaciteti bërthamor”
Izraeli asnjëherë nuk e ka pranuar zyrtarisht se ka armë bërthamore, por as nuk e ka mohuar në mënyrë eksplicite. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen (SIPRI), vendi zotëron mes 80 dhe 100 koka bërthamore.
Një bombardues luftarak izraelit Phantom në vitin 1970.
Kjo politikë e “opacitetit bërthamor” e ka lejuar Izraelin të shmangë detyrimet e Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore të vitit 1968, ndryshe nga Irani, i cili e ka nënshkruar traktatin dhe pretendon se programi i tij është civil. Ndërkohë, Irani është nën goditjet ushtarake nga Tel Avivi dhe Uashingtoni në emër të një “lufte parandaluese”. Presidenti Donald Trump deklaroi se këto ndërhyrje synonin “t’i jepnin fund kërcënimit bërthamor nga shteti që mbështet terrorizmin në nivel global”, duke iu referuar Iranit.
Nga trauma e Holokaustit te ndihma franceze
Kjo prirje e Izraelit për të ndërtuar një kapacitet bërthamor ka lindur si një përgjigje ndaj frikës ekzistenciale që ndjeu vendi pas Holokaustit dhe Nakbës së vitit 1948. David Ben Gurion besonte se vetëm fuqia bërthamore do ta siguronte ekzistencën afatgjatë të shtetit hebre. Siç do të shprehej më vonë Ernst David Bergmann, një nga themeluesit e programit: “Qëllimi është të shmangim një tjetër Shoah.”
Izraeli krijoi Komisionin për Energjinë Atomike në vitin 1952 dhe bashkëpunoi ngushtë me Francën, e cila në atë kohë po përpiqej të zhvillonte edhe vetë armë bërthamore. Bashkëpunimi përfshinte jo vetëm ndërtimin e reaktorit në Dimona, por edhe instalimin e një impianti për përpunimin e plutoniumit. Në shkëmbim, Franca mori nga Izraeli teknologji të avancuar, përfshirë superkompjuterët.
E gjithë kjo u mbajt e fshehtë. Inxhinierët francezë në Dimona nuk kishin të drejtë të shkruanin drejtpërdrejt familjarëve të tyre; letrat dërgoheshin në një adresë të rreme në Amerikën Latine. Pas ardhjes së De Gaulle në pushtet, mbështetja franceze u tërhoq në vitin 1958. Por ndërtimi i reaktorit vazhdoi deri më 1965.
Nga mosbesimi te bashkëpunimi i heshtur me SHBA-të
Në fillim, SHBA kërkuan inspektime të shpeshta në Dimona, veçanërisht gjatë presidencës Kennedy. Por Tel Avivi e manipuloi situatën: bllokoi hyrjen në pjesë të objektit dhe krijoi një sallë të rreme kontrolli me të dhëna të fabrikuara. Mosbesimi i madh ndaj Izraelit gjatë kësaj periudhe frymëzoi madje teoritë konspirative për përfshirjen e Mossad-it në vrasjen e Kennedy-t.
Pas vdekjes së tij, SHBA-të nuk reaguan më fort. Raportet e klasifikuara tregojnë se që në vitin 1967, Izraeli mund të ketë ndërtuar bombën e parë atomike. Por në vend të përballjes, SHBA-të zgjodhi të mbyllnin njërin sy. Në vitin 1969, me ardhjen e Richard Nixon në presidencë, u arrit një marrëveshje konfidenciale: Izraeli do ta mbante programin të fshehtë, nuk do të testonte armët, dhe SHBA-të do të “shikonin nga ana tjetër”.
Dimona, akoma një qendër misterioze
Që atëherë, nuk ka dalë shumë nga ambientet e Dimonës. Në vitin 1986, tekniku izraelit Mordechai Vanunu zbuloi për “Sunday Times” se objekti prodhonte 1.2 kg plutonium në javë, mjaftueshëm për të ndërtuar 12 bomba në vit. Për këtë zbulim, ai u rrëmbye nga Mossadi, u dënua me 18 vite burg, dhe pas lirimit, mbeti nën masa të rënda kufizuese.
Një strukturë bërthamore izraelite në shkretëtirën Negev jashtë Dimonës, fotografuar në vitin 2000.
“Opsioni Samson”: Strategjia e fundit?
Përtej ruajtjes së sekretit, Tel Avivi ka ndërtuar edhe një tjetër politikë: ruajtjen me çdo kusht të monopolit rajonal bërthamor. Është e ashtuquajtura “doktrina Begin”, që nënkupton sulme parandaluese ndaj çdo shteti të Lindjes së Mesme që përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Kjo doktrinë është zbatuar disa herë, në Irak më 1981, në Siri më 2007 dhe sot ndaj Iranit.
Një tjetër mister është “Opsioni Samson”, ideja se në rast të një kërcënimi ekzistencial, Izraeli mund të përdorë armët bërthamore si veprim final vetëshkatërrues. I përmendur nga gazetari Seymour Hersh, ky opsion nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht, përveç një interviste të Shimon Peresit në vitin 2009 ku deklaroi se forca e Izraelit vjen nga “dyshimi i fqinjëve të tij se ai mund t’i shkatërrojë.”
Është e mundur që flota e avionëve F-35 të Izraelit të jenë të aftë të lëshojë armë bërthamore.
Në nëntor 2023, gjatë muajit të parë të luftës në Gaza, ministri izraelit i Trashëgimisë sugjeroi përdorimin e një bombe bërthamore mbi enklavën palestineze, më pas u tërhoq duke thënë se ishte “metaforë”. Por kjo deklaratë, sado simbolike, tregon se frika ekzistenciale mbetet ende thellësisht e ngulitur në strategjinë izraelite.
Sot, sipas analizave të ekspertëve dhe imazheve satelitore, duket se Izraeli po zgjeron ndërtesat në Dimona. Në një kohë kur bota është gjithnjë e më e fragmentuar dhe normat ndërkombëtare shpesh anashkalohen, “sekreti më pak i ruajtur në botë” është gjithnjë e më i dukshëm.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka refuzuar thirrjet për të valëvitur flamurin e LGBT-së mbi Bundestagun më 26 korrik, në Ditën e Christopher Street. Ai tha se Parlamenti gjerman, nuk është “një çadër cirku”.
Në një intervistë për mediat gjermane, Merz mbështeti vendimin e mëparshëm të kryetares së Parlamentit, Julia Klöckner, për të refuzuar këtë kërkesë.
“Në të gjitha ditët e tjera, flamuri gjerman dhe flamuri evropian valëviten në Bundestagun gjerman dhe asnjë tjetër. Dhe ky vendim është i duhuri”, u shpreh ai duke se shtuar se flamuri i ylberit duhet të valëvitet vetëm në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë.
Në qershor të këtij viti, Klöckner vendosi që flamuri ylber të mos valëvitej nga ndërtesa e Parlamentit. Ndër të tjera ajo urdhëroi anëtarët e administratës që të mos merrnin pjesë në paradë.
Këto deklarata shkaktuan indinjatë tek deputetët e opozitës. Komisionerja qeveritare për të drejtat e LGBT-së dhe deputete e Partisë Socialdemokrate, akuzoi Merzin se po trajtohen si kafshë cirku.
Ligjvënësit e udhëhequr nga të Gjelbrit organizuan gjithashtu një protestë në sallën e Bundestagut.
Në vitet e kaluara, Bundestagu ka valëvitur flamurin gjatë ngjarjeve kushtuar komunitetit dhe kancelarët e mëparshëm kanë marrë pjesë në festimet e Ditës Christopher Street.
Një çift që kishte provuar të bëhej me fëmijë për plot 18 vite, më në fund është në pritje të fëmijës së tyre të parë, falë inteligjencës artificiale.
Ata kishin kaluar nëpër dhjetëra procedura të IVF-së (fertilizim in vitro) në qendra të fertilitetit në mbarë botën, por gjithçka dështonte për shkak të një diagnoze të rrallë: azoospermia, një gjendje ku në spermën e mashkullit nuk gjendet asnjë spermë e matshme. Edhe pas orësh të tëra kërkimesh nën mikroskop, asnjë spermë nuk dilte në pah.
Duke e ditur se mundësitë po shteronin, çifti – që ka preferuar të mbetet anonim – iu drejtua Qendrës së Fertilitetit në Universitetin Columbia, për të provuar një metodë të re të quajtur STAR – një sistem i bazuar në inteligjencë artificiale që ndihmon në identifikimin dhe shpëtimin e spermës së fshehur në rastet më të pamundura.
Pas analizimit të mostrës së spermës nga bashkëshorti, AI zbuloi tre spermatozoidë të gjallë – mjaftueshëm për të fertilizuar vezët e gruas përmes IVF-së. Rezultati? Shtatzënia e parë e suksesshme e arritur ndonjëherë me këtë teknologji.
“M’u deshën dy ditë për ta besuar që isha vërtet shtatzënë,” tha gruaja në një deklaratë për BBC. “Çdo mëngjes zgjohem dhe më duket sikur është një ëndërr.”
Si funksionon STAR: Kur teknologjia tejkalon kufijtë e mikroskopit
Sistemi STAR (Sperm Tracking and Recovery) është një teknologji që përdor kamera të shpejtë dhe imazhe me rezolucion të lartë për të skanuar miliona imazhe të spermës në më pak se një orë. AI e trajnuar për të njohur pamjen, lëvizjet dhe karakteristikat e spermës arrin të identifikojë qeliza të padukshme për syrin e njeriut.
“Teknikët tanë kërkuan për dy ditë dhe nuk gjetën asgjë. STAR gjeti 44 spermë në një orë,” tha Dr. Zev Williams, drejtues i ekipit që zhvilloi metodën. “Atëherë kuptuam që kishim diçka që do të ndryshonte lojën.”
Sistemi nuk përdor rreze lazer apo ngjyrosje të dëmshme – ndaj spermatozoidët e gjetur mund të përdoren menjëherë për fertilizim.
Një shpresë e re për miliona çifte
Rreth 40% e rasteve të infertilitetit lidhen me partnerin mashkull, dhe rreth 10% e meshkujve infertilë diagnostikohen me azoospermi. Deri tani, opsionet ishin të kufizuara dhe shpesh përfshinin ndërhyrje kirurgjikale të dhimbshme dhe të rrezikshme në testikuj.Kjo teknologji e re mund të jetë një alternativë revolucionare, duke shmangur kirurgjinë dhe duke ofruar një rrugë të re për çifte që më parë kishin vetëm dy zgjedhje: dhurim sperme ose jetesë pa fëmijë.
“Është si të kërkosh një gjilpërë të humbur në mijëra kashtë, por ta gjesh në një orë – dhe pa dëmtuar asgjë,” tha Dr. Williams.
Aktualisht, kjo metodë është e disponueshme vetëm në Columbia University Fertility Center, dhe kostoja për identifikim, izolim dhe ngrirje të spermës shkon rreth $3,000.
Por qëllimi i ekipit është të botojë kërkimin dhe ta shpërndajë teknologjinë në qendra të tjera fertiliteti në mbarë botën.
Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka shpërthyer në një postim në rrjetet sociale pas publikimit të lajmit tronditës ku 36-vjeçari Zamir Meta abuzoi me vajzën e tij 12-vjeçare në Fier.
Në një postim në Instagram Story, Stresi shkruan me tone të forta ndaj autorit:
“S’do të ndahem unë ty… këta njerëz s’kanë as zemër, as shpirt, asgjë… Shteti ishalla i jep dënim maksimal, dmth të përjetshëm…”
Stresi reagoi edhe për deklaratën e dhënë nga i dyshuari para gjykatës, ku ai ka pranuar se “abuzimi ka ndodhur vetëm një herë”. Për reperin, kjo është e papranueshme dhe nuk përbën asnjë lloj justifikimi.
Në vijim të reagimit, ai u drejtua edhe miqve të tij që ndodhen në burgun e Fierit, ku aktualisht ndodhet i dyshuari, duke u lënë një mesazh të qartë dhe pa filtra:
“Në burgun e Fierit kam shumë shokë e miq… nëse e shihni këtë postim timin, amanet – rrifeni prej meje fort, fort, fort…”
Reperi shton se në raste të tilla, nuk mund të ketë as falje dhe as tolerim, duke theksuar se një person i tillë nuk meriton të trajtohet si gjithë të tjerët.
Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha për të sqaruar çdo keqkuptim. Sa i përket punës, maturia dhe organizimi do të sjellin rezultate pozitive.
DEMI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 5 korrik 2025), do të përjetoni ditë të qeta dhe të këndshme, perfekte për t’iu përkushtuar vetes dhe të dashurve tuaj. Sa i përket punës, ka mundësi për rritje, edhe nëse me disa ngadalësime që duhen menaxhuar me qetësi.
BINJAKËT
Do të jeni shumë komunikues dhe proaktivë, idealë për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme. Marrëdhëniet personale mund të përfitojnë nga kjo klimë e favorshme. Sa i përket punës, hapen mundësi të reja që mund t’i shfrytëzoni menjëherë.
GAFORRJA
Do të kesh nevojë për momente reflektimi. Në dashuri, ndjeshmëria do të jetë e lartë dhe do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve. Sa i përket punës, është më mirë të shmangësh zgjedhjet impulsive dhe të vlerësosh me kujdes çdo propozim.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 5 korrik 2025), do të ndiheni plot energji pozitive. Fundjava do të favorizojë iniciativa të guximshme dhe momente pasioni në dashuri. Sa i përket punës, duhet të qëndroni të përqendruar në mënyrë që të mos humbisni mundësi të rëndësishme.
VIRGJËRESHA
Mund të hasni disa pengesa, por me durim dhe vendosmëri gjithçka do të zgjidhet. Sinqeriteti do të jetë çelësi për të kapërcyer keqkuptimet, ndërsa në punë nevojitet shumë organizim.
PESHORJA
Po shijoni një periudhë qetësie për marrëdhëniet. Sa i përket punës, mund të bëni përparim falë ideve të reja. Në dashuri, lini hapësirë për spontanitet dhe improvizim.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 5 korrik 2025), do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje emocioneve tuaja. Kjo është një kohë e mirë për të zgjidhur konfliktet me qetësi. Sa i përket punës, shmangni vendimet e nxituara dhe planifikoni gjithçka me kujdes.
SHIGJETARI
Fundjava që do të përjetoni ju fton të shikoni përpara me optimizëm. Komunikimi i sinqertë do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve. Kapitulli i punës: energjia krijuese do të jetë një aleat i shkëlqyer.
BRICJAPI
Jeni në një fazë produktive. Fundjava është ideale për të realizuar projekte të rëndësishme. Kushtojini kohë dhe vëmendje partnerit tuaj për të shmangur keqkuptimet.
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 5 korrik 2025), jeni gati për inovacion dhe eksperimentim. Fundjava stimulon kreativitetin dhe favorizon ide të reja. Qartësia dhe sinqeriteti do të jenë thelbësore gjatë orëve të ardhshme.
PESHQIT
Shumë prej jush do të kenë një fundjavë reflektimi dhe rikuperimi emocional. Në dashuri, ndjeshmëria do të ndihmojë në zbutjen e çdo tensioni. Sa i përket punës, përpiquni të qëndroni të qetë dhe përballuni me vështirësitë me durim.
Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka ndarë një përvojë të pakëndshme që i ndodhi së fundmi në Tepelenë, gjatë një ndalese rrugës për në Sarandë, ku ishte i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij 9-vjeçare. Në emisionin “Opinion”, teksa diskutohej për mikpritjen shqiptare, Fevziu tregoi se, ndonëse gjithmonë e ka promovuar Shqipërinë si një vend mikpritës, ngjarja e ndodhur e ka lënë të zhgënjyer.
Sipas tij, vajza e vogël kishte kërkuar të përdorte tualetin pranë një hoteli dhe restoranti, por ishte përzënë nga pronarja e lokalit, pavarësisht se bashkëshortja e tij i kishte ofruar të blinte një ujë për ta justifikuar përdorimin e banjës.
“I thashë sime shoqeje çoje vajzën, merr edhe një 2 mijë lekësh që të paguash një ujë… ajo zonja e përzuri. I tha: ‘Duhet të hash mish që të shkosh në banjë’. Një fëmijë 9 vjeç që përzihet për të mos përdorur banjën, nuk besoj se ka ndodhur në ndonjë vend tjetër në botë”, – u shpreh Fevziu.
Ai shtoi se kjo ishte një nga situatat më të tronditshme që i kishte ndodhur gjatë 35 viteve si gazetar, duke theksuar se një veprim i tillë ndaj një fëmije nuk përputhet me imazhin që Shqipëria përpiqet të transmetojë për mikpritjen.
Rusia njoftoi sot se ka pranuar kredencialet e një ambasadori të ri afgan në Moskë, duke e bërë atë vendin e parë në botë që njeh qeverinë e talebanëve.
“Ne besojmë se akti i njohjes zyrtare të qeverisë së Emiratit Islamik të Afganistanit do t’i japë shtysë zhvillimit të bashkëpunimit produktiv dypalësh midis vendeve tona në fusha të ndryshme”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.
Ministria e Jashtme e Afganistanit gjithashtu konfirmoi vendimin, duke thënë se ambasadori rus, Dmitry Zhirnov u takua me ministrin e jashtëm taleban, Amir Khan Muttaqi, dhe i përcolli vendimin e qeverisë që nënvizon “rëndësinë e këtij zhvillimi”.
Zhirnov e quajti atë një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin
Gjon Dukgilaj mendon se një nga avantazhet më të mëdha që kanë shqiptarët në fushën e turizmit është mikpritja. Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se e ka lëkundur pak drejtuesin e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziun, i cili e ka promovuar gjithnjë mikpritjen shqiptare.
Ai ndan me të ftuarit një episod të ndodhur në Tepelenë me vajzën e tij 9-vjeçare, gjatë një ndalese kur ajo ishte përpjekur të përdorte tualetin. Zonja që ndodhej aty, kishte refuzuar edhe pse ishin përpjekur të blinin diçka.
Gjon Dukgilaj: Avantazhi më i madh i Shqipërisë janë dy elementë për mua, shqiptari që ka shikimin dhe buzëqeshjen ndryshe prej popujve të tjerë.
Blendi Fevziu: Janë miqësorë thua?
Gjon Dukgilaj: Ne jemi të veçantë.
Blendi Fevziu: A thua? Më ndodhi një histori para një jave në Tepelenë që më bëri të dyshoj se unë vazhdimisht kam thënë që ne kemi një mikpritje të rrallë, e kemi kod zakonor, nuk e kemi standard turistik, mirëpo isha me vajzën e vogël duke shkuar për në Sarandë, ndalova në një karburant në Tepelenë për të furnizuar makinën, vajza 9 vjeç, donte të shkonte në banjë, ishte një restorant dhe hotel aty ngjitur.
I thashë sime shoqeje çoje një çikë, merr edhe një 2 mijë lekësh që të paguash një ujë se mos të përdorësh banjën. Shkoi dhe gruaja e lokalit që ishte bosh, e përzuri. Një fëmijë 9 vjeç që vjen për të hyrë në banjë dhe t’i thuash ik, s’ke për të hyrë në banjë, nuk besoj që ka vend të globit, kudo që të shkosh.
Gjon Dukgilaj: Nuk ka pasur banjë se s’ka mundësi.
Blendi Fevziu: Kishin banjë që ç’ke me të! E përzuri, duhet të hash mish i tha që të shkosh në banjë. Ajo më ka tronditur dhe m’u duk një rast i frikshëm. Nuk më kishte ndodhur 35 vjet që kam unë në Shqipëri që shëtis si gazetar, nuk më kishte ndodhur kurrë. Unë nuk isha vetë kuptohet, nuk më pa se po mbushja makinën, por të kthejë fëmijë 9 vjeç…çfarë mund t’i bëjë ai një turisti të huaj?./klan