Dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë, teksa pjesa tjetër e vendit po digjet nga zjarret masive

Një fenomen i rrallë natyror ka goditur Turqinë këtë të premte, ku reshjet e dëborës mbuluan disa rajone të verilindjes së vendit, ndërkohë që pjesa tjetër e territorit po përjeton temperatura ekstreme dhe përballje me zjarre masive.

Sipas raportimeve të mediave lokale, dëbora e pazakontë për muajin korrik ra mbi zonat malore, duke krijuar një kontrast të thellë me pjesën tjetër të vendit ku temperaturat kanë kaluar 40°C.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë rrugë dhe fusha të mbuluara me dëborë, ndërsa banorët shprehen të habitur për këtë ndryshim ekstrem të motit në mes të verës.

https://x.com/AFP/status/1941186192428749008?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1941186192428749008%7Ctwgr%5E0bb5935bfc6924eac0b286df40fe72fae3bb31a2%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fdebore-e-pazakonte-ne-verilindje-te-turqise-teksa-pjesa-tjeter-e-vend-i95405

Ndërkohë, në jug dhe perëndim të Turqisë, qindra zjarrfikës janë angazhuar për të shuar dhjetëra vatra zjarri që janë përhapur për shkak të nxehtësisë përvëluese dhe erërave të forta, ku shumë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si masë sigurie.

Dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë, teksa

Meteorologët turq e cilësojnë situatën si të jashtëzakonshme dhe paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në rritjen e fenomeneve ekstreme, të cilat mund të ndodhin në të njëjtën kohë por në zona të ndryshme gjeografike.

Zyrtarët lokalë kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe ndjekje të rekomandimeve zyrtare, si për shkak të kushteve të vështira të motit, ashtu edhe për rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarreve.

Gjurmët e harruara të një individi nga Egjipti i Lashtë, ADN-ja që ndryshon historinë

Në një arritje historike, studiuesit kanë analizuar plotësisht ADN-në e një personi nga Egjipti i Lashtë, duke sjellë njohuri të paparë mbi prejardhjen e një burri që jetoi gjatë periudhës kur u ndërtuan piramidat e para.

Ky individ, të cilit i janë gjetur eshtrat e varrosura në një enë të mbyllur balte në fshatin Nuwayrat, në jug të Kajros, ka jetuar rreth 4,500 deri 4,800 vjet më parë, duke u bërë kështu mostra më e vjetër e ADN-së së lashtë egjiptiane që është analizuar ndonjëherë.

Sipas studimit të botuar në revistën Nature, 80% e materialit të tij gjenetik i përket popullsive të lashta të Afrikës Veriore, ndërsa 20% lidhet me popuj nga Azia Perëndimore dhe rajoni i Mesopotamisë.

Gjetjet japin prova të reja për lidhje kulturore mes Egjiptit të lashtë dhe shoqërive në “Harkun Fruktdhënës”, një zonë që përfshin Irakun, Iranin dhe Jordaninë e sotme. Ndërsa deri më tani lidhjet ishin të njohura vetëm nëpërmjet zbulimeve arkeologjike, këto rezultate të reja ofrojnë dëshmi gjenetike që i thellojnë njohuritë tona.

Analiza e skeletit të burrit tregoi gjithashtu shenja të punës së vështirë gjatë gjithë jetës së tij, duke ofruar një portret të plotë të jetës së këtij individi.

Shkencëtarët analizuan plotësisht ADN-në e këtij egjiptiani të lashtë, duke zbuluar për herë të parë të dhëna gjenetike shumë të detajuara për prejardhjen dhe lidhjet e tij me popullsitë e tjera të lashta.

Dr. Adeline Morez Jacobs, autore kryesore e studimit dhe studiuese në Universitetin Liverpool John Moores në Angli, tha se “duke bashkuar të dhënat nga ADN-ja, kockat dhe dhëmbët e tij, kemi mundur të ndërtojmë një pasqyrë gjithëpërfshirëse.” Ajo shtoi se shpreson që mostra të tjera ADN-je nga Egjipti i lashtë do të ndihmojnë të përcaktohet më mirë kur filluan këto lëvizje nga Azia Perëndimore.

Edhe pse ky studim përqendrohet në një individ të vetëm, ekspertët besojnë se zbulime të mëtejshme do të ndihmojnë në kuptimin më të mirë të prejardhjes së egjiptianëve të parë, që themeluan një nga civilizimet më të njohura dhe më të qëndrueshme në histori.

Si të ruani freskinë në shtëpi gjatë vapës me “metodën e njeriut të shpellës”

Kur vjen vera, ditët me diell dhe lojërat në natyrë na japin një ndjesi gëzimi. Por sapo temperaturat nisin të rriten ndjeshëm, kënaqësia shndërrohet në shqetësim dhe netët bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u përballuar.

Në përpjekje për të freskuar shtëpinë, shumë vetë nxitojnë të hapin dritaret dhe dyert, duke menduar se kështu do të ftohet ambienti i brendshëm. Në të vërtetë, kjo është një nga gjërat më të gabuara që mund të bëni gjatë një vale të nxehti.

Çfarë është “metoda e njeriut të shpellës”?

Qasja më e efektshme (the caveman method) për të mbajtur shtëpinë të freskët gjatë vapës është të imitojmë kushtet e një shpelle: errësirë, qetësi dhe izolim nga jashtë. Shpella mbetet e freskët sepse nuk lejon hyrjen e dritës së diellit dhe është e mbyllur ndaj ajrit të nxehtë nga jashtë.

I njëjti parim vlen edhe për shtëpinë tuaj: mbani të mbyllura dritaret, dyert dhe grilat gjatë gjithë ditës. Mos u mashtroni nga ideja se një zonë në hije mund të sjellë freski; edhe aty, ajri që hyn është i nxehtë dhe vetëm përkeqëson temperaturën e brendshme.

Në vend që të kërkoni një fllad të lehtë, duhet të mendoni për mënyra për të bllokuar qarkullimin e ajrit nga jashtë. Edhe fikja e dritave ndihmon, pasi çdo burim artificial drite çliron nxehtësi.

Është e njëjta logjikë si me kondicionerin: nëse do ta kishit ndezur, nuk do të hapnit asgjë nga frika se do të dilte ajri i freskët. E kundërta ndodh kur s’keni kondicioner, por hapni gjithçka — në atë rast, lejoni që të hyjë ajri i nxehtë dhe i padëshiruar.

Zgjidhje afatgjata

Përtej masave të menjëhershme që mund të zbatohen gjatë valëve të të nxehtit, ka edhe mënyra më të qëndrueshme për të përmirësuar temperaturën në shtëpi.

Ndër to përfshihen vendosja e filmave të errët në xhama, që reflektojnë rrezet e diellit dhe ulin nxehtësinë që futet brenda. Një tjetër zgjidhje praktike janë perdet e integruara mes paneleve të xhamit, që mund të shtohen pa qenë nevoja të ndryshohen plotësisht dritaret ekzistuese.

Këto sisteme jo vetëm kursejnë hapësirë dhe zgjasin më shumë se perdet e jashtme, por edhe e bëjnë kontrollin e temperaturës më efikas. Xhamat modernë me veti reflektuese dhe tendat mbrojtëse për dritaret dhe dyert janë gjithashtu mjete të dobishme për të mbajtur diellin larg.

Në vend që të presim me ankth valën tjetër të të nxehtit, është më mirë të marrim masa që tani. Dhe ndonjëherë, për të jetuar më mirë në kushte ekstreme, mund të na ndihmojë të mendojmë si njerëzit e shpellave: të izoluar, në errësirë dhe të mbrojtur nga dielli.

Gjyqi i rrallë në Tiranë, e moshuara 82-vjeçare gjobitet sepse ushqen macet e rrugës! Ja shuma që duhet të paguajë

Këto janë macet që i kanë hapur probleme me autoritetet strehueses së tyre, Irinit. 82-vjeçarja jeton në Tiranë dhe ushqen jo vetëm macet e saj por edhe të braktisura, por një përkushtim i tillë, nuk është pritur mirë nga Agjencia e Mbrojtjes së konsumatorit në bashkinë e Tiranës që e ka gjobitur të moshuarën me 10 mijë lekë.

Kundërvajtja që ka kryer Irini është ndotja akustike, e ndaj me këtë arsyetim ajo është urdhëruar në fletën e gjobës “Ti largojë menjëherë macet”.

Beteja e të moshuarës që refuzon të paguajë gjobën e të heqë dorë nga macet, ka përfunduar në gjykatën administrative me një padi të rrallë, të cilën e shpjegon për TCH avokatja e saj. E moshuara i thotë gjykatës administrative se nuk ekziston asnjë ligj që ndalon mbajtjen e maceve, me të cilat Irini jeton dhe u jep dashuri.

Gjykata administrative ka hedhur shortin dhe pritet të shqyrtojë në mënyrë të përshpejtuar kërkesën paraprake për sigurim padie, që është mos pagim i gjobës derisa çështja të shqyrtohet në themel.

Dhjetra telefonata alarmuan “Burgjet”, grupi i Laert Haxhiut në qeli me 4 celularë, kufje e karikues

Një dosje hetimore e siguruar nga “Ora News” tregon një situatë jo optimiste në sistemin penitenciar të burgjeve në Shqipëri, ku sendet e palejuara (telefona), futen në ambjentet e brendshme të burgjeve dhe prej andej persona me rrezikshmëri të lartë, vijojnë të japin urdhëra dhe drejtojnë aktivitetin kriminal të grupit.

Dosja flet për një aktivitet të shtuar të grupit të Laert Haxhiut, i cili edhe pse ndodhet i izoluar në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, është interceptuar nga skuadra operacionale e Burgjeve, e cila konstatoi dhjetëra thirje telefonike të kryera nga Haxhiu.

Materiali hetimor nënvizon se tre anëtarët kryesorë të grupit të Laert Haxhit të dënuar me burgim të përjetshëm si Anterio Kaloshi, Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi janë përqëndruar në sektorin “A” të burgut të Drenovës, duke vuajtur dënimin me burg përjetë në dhomat ngjitur me njëra-tjetrën me Nr. 4, 5 dhe 6.

Pikërisht në këto dhoma qëndrojnë dhe të dënuar të tjerë si pogradecari Xhensi Lipo, i dënuar me 19 vite burg për akuzën e vrasjes së Erjon Ibit dhe Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit.

Gjatë kontrollit të 3 dhomave skuadra operacionale gjeti dhe sekuestroi 4 aparate telefonike të markave “Iphone” dhe “Samsung”, kufje të markave “AWEI” dhe “IPODS”.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi mbetet e paqartë se kush është personi që ka furnizuar grupin e Laert Haxhiu me mjetet telefonike.

Prokuroria që po ndjek rastin, po kryen një seri veprimesh hetimore me shpresën e gjetjes së personit që ka mundësuar futjen e sendeve telefonike, pikërisht në qelitë Nr.4, 5, dhe 6, ku vuajnë dënimin 4 personat me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë që 4 telefonat janë kqyrur dhe njëherësh në ditët në vijim do dërgohen dhe për ekspertim kompjuterik.

Ndryshe nga sa kanë raportuar disa media se telefoni i Laert Haxhiut është marë nga SPAK për tu ekspertuar, në fakt është krejt e kundërta pasi aparati “Iphone” i Haxhiut dhe 3 celularët e tjerë janë sekuestruar nga prokuroria e Korçës dhe aktualisht këto prova janë në administrim për llogari të kësaj prokurorie.

Prej dy ditësh kjo prokurori ka rregjistruar një dosje penale për akuzën e “Futjes së sendeve të palejuara në ambjentet e brendshme të burgut”, ku të dyshuar janë të dënuarit Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili, Vladimir Kurti dhe Xhensi Lipo.

Sipas dosjes hetimore rezulton se kontrolli është kryer mëngjesin e datës 29 qershor 2025, ku forcat operacionale të Policisë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë kryer “skanimin” e 3 dhomave.

“Ora News” ka mësuar se kontrolli është ushtruar në ambientet e sektori 2 Godina “A” kati i parë në dhomat Nr. 4, 5 dhe 6, pasi në dhomën Nr. 4 banojnë të dënuarit Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Në këtë dhomë janë gjetur një palë kufje me kuti të markës “AËEI” me ngjyrë të zezë dhe një fishë karikimi me ngjyrë të bardhë.

Gjithashtu në pjesën e jashtme mes dritareve të dhomave Nr. 4 dhe Nr. 5, janë konstatuar 3 telefona celularë, 2 të markës “Iphone” në gjendje të rregullt dhe një i markës “Samsung” i ndezur por i dëmtuar me ekran të thyer.

Aparatet e telefonit janë hedhur nga të dënuarit nga dritaret e katit të parë në oborrin e burgut, pasi ata kanë parë futjen e skuadrës së operacionales për kontroll brenda në sektorin ku vuanin dënimin.

Për të hedhur dritë mbi këtë pjesë, policia e burgjeve ka sekuestruar pamjet filmike të datës 29 qershor 2025, pamje të cilat monitorojnë sektori 2 Kati 1, Godina “A” dhe ambientet e jashtme të dritareve të godinës “A”, me qëllim verifikimin se kush person i hodhi 3 telefonat nga dritarja e dhomës Nr.4 dhe dhomës Nr.5.

Ndërkohë në dhomën Nr. 6, ku vuan dënimin i dënuari Laert Haxhiu janë konstatuar në pjesën e krevatit, një karikues, një telefon i zi “Iphone”, një karikues dhe një palë kufje “Ipods” me ngjyrë të bardhë.

Menjëherë pas këtij konstatimi Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, në datën 29 qershor ka marë vendimin për mbylljen në izolim të Laert Haxhiut.

Ndërsa janë tërhequr dhe bërë pjesë e dosjes hetimore, çështjet penale të Laert Haxhiu, Vladimir Kurtit, Anterio Kaloshit, Orgest Bilbilit dhe Xhensi Lipos.

Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjetër.

E rëndë/ Bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit punëtori 44-vjeçar, ndodhet në spital në gjendje…

Policia e Vlorës konfirmoi sot (4 korrik) se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të 65-vjeçarit M. B., banues në Fier.

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar në subjektin e tij ka rënë nga lartësia duke montuar një tendë dielli, punonjësi 44-vjeçar, që ndodhet në spital i plagosur.

Policia Vendore:

“Te karburanti i tij në Delvinë, ka rënë nga lartësia duke montuar tendën e diellit, shtetasi D. P., 44 vjeç, i punësuar prej tij. 44-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë”.

“Mos na sulmoni më”, Teherani dakordësohet për paqe, por ja kushti që ka vendosur përballë SHBA-së

Teherani ka shprehur gatishmërinë e tij për të rifilluar bisedimet me Shtetet e Bashkuara. Momenti vjen pasi Washingtoni sulmoi impiantet e pasurimit të uraniumit në Iran.

“Ne jemi në favor të diplomacisë”, tha të enjten zëvendësministri i Jashtëm iranian për NBC News. Me kusht që qeveria amerikane të mund të “bindë Teheranin se nuk do të përdorë forcë ushtarake gjatë negociatave”, shtoi ai.

Kjo është “thelbësore” që udhëheqja në Teheran “të jetë në gjendje të marrë vendime në lidhje me raundet e ardhshme të bisedimeve”, shtoi Tacht-Rawantschi.

Mediat amerikane patën raportuar më parë për një takim të mundshëm midis të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe ministrit të jashtëm iranian Abbas Aragchi. Të dy mund të takohen në Oslo javën e ardhshme As Teherani dhe as Uashingtoni nuk konfirmuan një takim të mundshëm. Kohët e fundit, të hënën, Aragchi tha se ka të ngjarë të duhet “më shumë kohë” që Teherani të kthehet në tryezën e negociatave.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kishin rinisur negociatat mbi programin bërthamor të Iranit përpara fillimit të valës së sulmeve izraelite ndaj Iranit më 13 qershor. Përfaqësuesit e të dy vendeve janë takuar pesë herë që nga 12 prilli. Një takim i gjashtë, i planifikuar për 15 qershor, u anulua për shkak të sulmeve izraelite.

Izraeli e justifikoi sulmin e tij të madh ndaj Iranit me programet e përparuara bërthamore dhe raketore të Iranit dhe me kërcënimin për ekzistencën e shtetit izraelit. Irani më pas sulmoi Izraelin me raketa dhe dronë. Më 22 qershor, Shtetet e Bashkuara sulmuan tre objektet bërthamore iraniane: Fordow, Isfahan dhe Natanz. Një armëpushim ka qenë në fuqi që nga 24 qershori.

Si rezultat i sulmeve nga SHBA-të dhe Izraeli, Irani pezulloi bashkëpunimin e tij me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), e cila supozohet të monitorojë pasurimin e uraniumit në vend. Shtetet perëndimore e akuzojnë Iranin se kërkon armë bërthamore. Teherani e mohon këtë.

E rëndë/ Nëna e harroi brenda makinës për 8 orë, υdes e mitura! Nuk i mbijetoi temperaturave përvëluese

Një vajzë 9-vjeçare ka ndërruar jetë pasi nëna e saj dyshohet se e ka lënë në makinë në vapën e Teksasit për të shkuar në punë, në një turn 8 orë. Të martën, më 1 korrik, policia mori një telefonatë për një fëmijë të pandjeshëm brenda një makine të bardhë në një parking.

Vajza e vogël u dërgua në një spital lokal ku u shpall e vdekur, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Harris në një deklaratë të ndarë në Facebook.

“Jam jashtëzakonisht i mërzitur dhe i zhgënjyer që një vajzë e vogël 9-vjeçare dhe e bukur humbi jetën pa asnjë faj të sajin”, tha Sherifi Ed Gonzalez në një konferencë për shtyp. “Nuk ka kurrë justifikim për të lënë një fëmijë pa mbikëqyrje”, tha ai.

Nëna 36-vjeçare dyshohet se e la të bijën në makinë në parkingun e fabrikës ku punon. Nëna i mbante dritaret pjesërisht të ulura dhe linte ujë në automjet, tha Gonzalez. Autoritetet thanë se nuk ishte e qartë nëse vajza u kontrollua gjatë gjithë ditës apo nëse doli nga makina në një moment të caktuar.

Në xhamin e përparmë kishte një tendë dielli, e cila mund t’i ketë penguar kalimtarët të shihnin vajzën e vogël brenda, tha Gonzalez. Ai vuri në dukje se temperatura jashtë ishte rreth 36 gradë Celsius.

E fitoi l* ftën me k* ncerin: babai shp* rthen në lot dhe br* tma gëzimi kur mëson se vajza e tij është shëruar – një video që po prek zemrat e gjithë botës

Në një botë ku lajmet e dhimbshme, krizat dhe tragjeditë mbushin ekranet tona çdo ditë, herë pas here ndodh diçka që na kujton njerëzoren, mrekullinë, dashurinë e pastër dhe fuqinë e shpresës.

Një video e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale ka prekur mijëra – madje miliona – njerëz në mbarë botën. Nuk ka efekt special. Nuk ka zëra televizivë. Nuk ka muzikë dramatike. Vetëm një baba, një vajzë e vogël dhe një lajm që ndryshon gjithçka.

Pas muajsh të tërë trajtimesh, netësh pa gjumë, orësh të tëra në korridoret e spitalit dhe lutjesh të pafundme, një baba mësoi nga mjekët se vajza e tij e vogël ishte zyrtarisht e shëruar nga kanceri. Lajmi që ai kishte pritur me shpirt në duar, më në fund erdhi. Dhe reagimi i tij ka tronditur zemrat e gjithë atyre që e kanë parë.

“Faleminderit, Zot!”

Në momentin kur mjekët dhanë lajmin e madh, babai nuk mundi të përmbahej. Fytyra iu mbush me lot. U ngrit vrullshëm nga karrigia dhe, me një thirrje të thellë që vinte nga zemra, shpërtheu:

“Faleminderit, Zot!”

“E fitove, bija ime… ti je luftëtarja ime!”

Në një përqafim që duket se ndaloi kohën, ai hodhi duart rreth vajzës së tij, duke e shtrënguar fort në kraharor. Vajza qeshte. Lotët i rridhnin faqeve të vogla. E mbështolli babain e saj me duart e vogla, ndërsa qanin të dy.

Në atë moment nuk kishte më sëmundje. Nuk kishte më dhimbje. Nuk kishte më terapi. Vetëm jeta, mirënjohje dhe një dashuri që nuk kërkon fjalë për t’u kuptuar.

Një video që po bëhet virale dhe po frymëzon botën

Ky moment u filmua nga një anëtar i familjes, dhe prej ditës së djeshme, videoja është shpërndarë me mijëra herë në rrjetet sociale. Miliona shikime, qindra mijëra komente dhe mijëra zemra janë bashkuar në një ndjesi të përbashkët: shpresë dhe emocion.

Komentet e ndjekësve janë rrëqethëse:

📝 “Kam qarë sikur të ishte vajza ime… Zoti i bekoftë.”

📝 “Kjo është dashuria e vërtetë. E papërshkrueshme. E pashoqe.”

📝 “Një përqafim që ka më shumë forcë se çdo fjalë. Mrekullitë ndodhin vërtet.”

📝 “Jam në kafe duke qarë, dhe nuk më vjen turp… Faleminderit që na e kujtuat çfarë është me rëndësi.”

Një kujtesë e dhimbshme, por e bukur

Në një kohë kur shumë prindër anembanë botës vazhdojnë të përballen me diagnoza të tmerrshme, kur fëmijë të pafajshëm luftojnë sëmundje që i sfidojnë trupin e vogël dhe shpirtin e tyre të pastër, kjo histori është një dritë në errësirë. Një dritë që u thotë të gjithëve: mos u dorëzoni! Lufta ka kuptim. Shpresa jeton. Dashuria shëron.

Ky baba dhe kjo vajzë nuk janë më vetëm prind e fëmijë. Janë simbol i rezistencës, i mrekullisë dhe i fitores së jetës mbi vdekjen.

Në një botë që ka aq shumë nevojë për histori të mira, kjo histori është një bekim.

Dhe ndoshta, në fund të ditës, nuk na duhen lajme të mëdha për të besuar sërish te njerëzimi. Mjafton një përqafim. Një britmë gëzimi. Një fëmijë që jeton.

🧡 SHIKO VIDEON që po prek botën dhe ndaje këtë moment me ata që kanë nevojë për pak më shumë shpresë. ⬇️

Ish-kreu i Sigurisë Kombëtare publikon foton: Ky është oficeri i kundërzbulimit që ka rekrutuar Berishën, cili ishte misioni sekret

Spartak Braho ka publikuar një shkrim një ditë më parë, në gazetën TemA, ku flet për rekrutimin e Sali Berishës.

Ai ka treguar edhe se kush është oficeri, që e rekrutoi Berishën, teksa ka publikuar dhe një foto të tij.

Braho ndër të tjera shkruan:

“Sali Ram Berisha mendohet se është rekrutuar ne vitin 1967 nga Sigurimi i Shtetit me pseudonimin “Penicilina”.

Ka deshmi dhe raporte per kete fakt me shkrim te ish operativit te Ministrise se Brendshme Ali Anadolli. Ne keto raporte dhe deshmi thuhet se operativi e ka terhequr Berishen si bashkepunetore ne sektorin e mjekesise. Por jo vetem Berisha ka kryer detyren e bashkepunetorit por edhe te tjere, drejtues te sotem edhe Edi Rama intelektuali kontravers i institutit te arteve, nje opozitar i thekur me sistemin ne vitet 90 eshte ndjekur nga sigurimi i shtetit, por per rrethana speciale “eshte kursyer”.

Rezulton se pasi Berisha mbaroi studimet ne Fakultetin e Mjekesise, u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe u dërgua here pas here per specializim në Francë. Po në këto vite Berisha kërkoj të antaresohet si komunist në Partinë se Punës. Me nxitjen e njerzve te tij të afërt dhe ndërhyrjen e Idriz Shehut që në atë kohë ishte kryetar Degës së Punëve të Brëndshme Tropojë. Sipas rregullave te asaj kohe në organet e sigurimit nuk lejohej që komunistët të rekrutoheshin si bashkëpuntor.

Nga të dhëna te tjera zyrtare konfirmohet se në vitin 1971 Sali Berisha u martua me Liri Rexhep Ramën. Në dosjen operative prej 1200 faqesh në arkivin e sigurimit të shtetit, rezulton se vjehrri i tij, Rexhep Rama ka qënë i terhequr si bashkëpuntor nga sherbimi sekret jugosllav, UDB.

Gjithashtu është fakt i njohur se, tezja e gruas se tij, Milica Bulatoviç ka qënë kolonele e UDB-së dhe mbështetëse e Rankoviçit gjatë operacioneve shfarosëse ndaj shqiptare.Gjykimi im eshte se edhe gjate ketyre 35 vjeteve te ndryshimi te sistemit, roli i Berishes ka qene shume aktiv dhe destruktiv me pasoja te renda per fatin e vendit.

Kete perfundim e konfirmojne ne librin e tyre “Çështja shqiptare riformesimi I Ballkanit” studiusit anglez James Petifer dhe Miranda Vickers. Keta studiues nenvizojne se “gjatë kohës të studimeve e specializimeve në Francë, (vitet 70), Sali Berisha ka dekonspiruar tek shërbimi fshehtë francez rrjetin e agjentëve shqiptarë të zbulimit, emrat e të cilëve i janë përcjellë edhe UDB-së”.

Por akti më antikombetare i këtij njeriu ndodhi kur ai erdhi ne pushtet duke sabotuar me qendrimin e tij, illese e rezistences dhe organizimin e UÇK-së per çlirimin e Kosovs nga regjimi serb.

Ne kete liber te studiuesve angleze, autoret theksojne se ( faqe 156, 157 ) “hapat e parë në këtë drejtim u hodhën që në vitin 1991-1992 kur një grup prej 54 djelmoshash kosovarësh filluan përgatitjen ushtarake në akademinë ushtarake të Tiranës, por qeveria e tij i mbylli këto kampe përgatitjeje dhe arrestoj një pjesë të personelit më të rëndësishëm kosovar”. Qeveria e Berishës arriti deri atje sa arrestoj dhe burgosi Adem Jasharin së bashku me zëdhënësin e tij politik Hashim Thaçi.

Pikërisht po në këtë kohë qeveria e Berishës theu embargon e naftës të vendosur nga OKB-ja gjate luftes shperberese ne Jugosllavi. Ai ngriti posaçërisht edhe shoqërinë “Shqiponja” pranë PD-së, të cilën e administronte Tritan Shehu. Më pas ishte po Sali Berisha ai që i bëri thirrje delegacionit kosovar gjate bisedimeve e Rambujesë, per të mos e firmosur marrëveshjen e paqes që çoi në çlirimin e Kosovës, nje akt ky qe ndihmonte vetem rregjimin e Milloshevicit.

Një fakt tjetër që deshmon veprimtarinë agjenturore te tij lidhet me dokumentacionin arkivor pranë SHIK-UT. Ai urdhëroi kreun e ketij organi represive Bashkim Gazidede që ta asgjesonte kete arkive. Por jo gjithçka është asgjesuar, pasi persona fizike qe kane drejtuar organet e kundëzbulimit para viteve 90 dhe me pas ende disponojne fakte personale serioze dhe kujtime autentike.

Me kete rast do te nenvizoje se nje pjese e këtyre personave kane dijeni te sakta per veprimtarine agjenturore te Sali Berishes si spiun i UDB-së etj.

Ja ç’thote në shënimet dhe raportet e tija ish oficeri i kunder zbulimit shqiptar Ali Anadolli.

Shikoje mirë këtë fotografi Sali Berisha. Të kujtohet ? Eshte viti 1967. Ky është oficeri 38-vjeçar Ali Anadolli që kryente detyrën patriotike në frontin e mbrotjes së atdheut nga veprimtaria armiqësore e terroriste e zbulimeve të huaja. Ne takime te posaçme me ju ai të kërkoi që ta ndihmoje dhe bashkepunoje për mbrojtjen e interesave te atdheut. Ti pranove dhe firmose pa hezitim të viheshe në shërbim të mbrojtjes se atdheut por nuk dihet motivi dhe aryet e sakta pse u rreshtove si bashkepunetore tani une dicka mar me mend per arsyen, por saktesisht ato i di vetem ti”.