“Tajlanda e Evropës” ndodhet në Shqipëri”, Lumi i Shalës mahnit vizitorët britanik

Lumi i Shalës, një nga perlat natyrore të Shqipërisë, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare.

Së fundmi, media britanike “The Mirror” e ka cilësuar këtë destinacion si “Tajlanda e Evropës”, falë ujërave të kristalta, natyrës së egër dhe peizazheve mahnitëse që ngjajnë me ato të Azisë Juglindore.

I fshehur mes maleve në veri të vendit dhe i aksesueshëm vetëm përmes një udhëtimi me varkë nga Liqeni i Komanit, Lumi i Shalës ofron një eksperiencë unike për ata që kërkojnë qetësi, aventurë dhe kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën.

Përveç bukurisë natyrore, Shqipëria po promovohet edhe si një nga vendet më të përballueshme ekonomik për pushime në Evropë.

The Mirror thekson se fluturimet nga qytete britanike si Birmingham, Bristol, Luton apo Stansted drejt Shqipërisë janë të lira dhe të shpeshta, duke e bërë Lumin e Shalës një destinacion ideal edhe për udhëtarët me buxhet të ulët. Në muajt e vjeshtës, çmimet e biletave mund të zbresin deri në 25 euro.

Aksident në Korçë/ 18-vjeçari nga SHBA humb kontrollin e makinës, plagosen 4 persona

Një adoleshent banues në Miçigan (Michigan) të SHBA-ve është aksidentuar bashkë me 3 pasagjerët që ndodheshin në mjetin të cilin po drejtonte, teksa ndodhej me pushime në qarkun e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Rehovë-Ersekë dhe paraprakisht sipas hetimeve të Policisë Rrugore, shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit nga 18-vjeçari.

“U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për V. T., 18 vjeç, banues në Michigan, pasi në aksin rrugor “Rehovë-Ersekë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerët”, tha policia vendore për dinamikën e ngjarjes.

Pas kryerjes së veprimeve paraprake, do jetë organi i akuzës që do përcaktojë shkaqet, ndërsa katër të aksidentuarit e dëmtuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

U dh▪︎nua “live” në TikTok, “Diamanti” thyen heshtjen: Ishte konflikt momenti, jemi çuna …

Pas publikimit të videos ku shihej duke u dhunuar, tiktokeri i njohur si “Diamanti Blu” ka thyer heshtjen duke dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Në një video të re të publikuar në profilin e tij, “Diamanti” thotë se gjithçka lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme dhe ofendime reciproke mes tij dhe personave të tjerë. Sipas tij, episodi nuk ishte gjë tjetër veçse një konflikt i momentit.

“Kush më ka sharë, e kam sharë. Kam parë drejtimin tim. Unë s’është se kam gabime, ndonjë gabim të vogël mund ta kem, po çfarë të bëjmë, janë gjëra që ndodhin,” thotë ai, duke theksuar se nuk e konsideron veten problematik.

Tiktokeri shton se pavarësisht asaj që ndodhi, publiku duhet të kuptojë se “jemi çuna të mirë, nuk jemi kështu”, duke tentuar të qetësojë spekulimet që qarkulluan pas videos virale.

Ky reagim vjen pasi momenti kur ai u qëllua me shuplakë gjatë transmetimit u shpërnda masivisht në rrjet, duke ngjallur aludime se përplasja lidhej me konflikte të vjetra mes tij dhe të tjerëve në platformë.

Dasma kthehet në TRAGJEDI! QëΙΙohet për υdekje dhëndri 23-vjeçar

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Turqi ku një persona është qëlluar për vdekje.

Mësohet se i riu u vra aksidentalisht në dasmën e tij kur një i ftuar hapi zjarr gjatë festës. 23-vjeçari ndërroi jetë një ditë pas dasmës, në një fshat në provincën veriore të Giresunit.

Një e afërme nga ana e dhëndrit, është e dyshuar për të shtënat fatale dhe tashmë është arrestuar.

Aksidentet nga të shtëna të ngjashme gjatë festimeve janë të zakonshme në Turqi, ku sipas vlerësimeve të një fondacioni vendas, ka rreth 40 milionë armë zjarri në qarkullim, shumica e të cilave janë të paligjshme.

Një person u vra aksidentalisht dhe dy të tjerë u plagosën javën e kaluar në një incident të ngjashëm në një dasmë në provincën fqinje të Trabzonit.

Oficerët e SHISH-it në Elbasan rr▪︎hen brenda institucionit, dyshime për lidhje me rrjete d▪︎ o ge

Një sherr i pazakontë ka ndodhur brenda godinës së Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan.

Burime për Vox News bëjnë me dije se dy protagonistët e sherrit janë E.L dhe Y.Ll, të dy inspektorë aktualisht në sektorin e Narkotikëve brenda këtij institucioni.

Më herët E.L., ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Narkotikëve por më pas është larguar.

Dyshohet se shkaku i sherrit lidhet me transferimet në këtë drejtori që janë kthyer në një histori më vete, me të cilën “Vox” do t’ju njohë ditët në vijim.

Të njëjtat burime i thanë redaksisë se në Elbasan po përpiqen të kalojnë edhe ish-zyrtarë të tjerë të SHISH, duke ngritur habinë përse ky qark është kaq i preferuar.

Disa javë më parë në SHISH Elbasan, u transferuar një tjetër inspektor tek Narkotika, i cili njihet për miqësinë e tij me agjentin J.R., që punon aktualisht te SHISH Elbasan, në sektorin e narkotikëve.

Vëllai i këtij të fundit është i skeduar në Selanik për trafik droge, ndërsa kunati i është arrestuar me shtëpi bari në Holandë.

Burime brenda SHISH, theksojnë se problemi më i madh lidhet me kulturën e brendshme të SHISH dhe mënyrën si bëhen emërimet e transferimet.

Elbasani shihet si një qark strategjik për trafikun e drogës dhe rrjetet kriminale që e përdorin këtë zonë si nyje kalimi.

Përplasjet, lidhjet familjare me persona të skeduar për krim dhe mungesa e transparencës në përzgjedhjen e oficerëve rrezikojnë të dëmtojnë misionin e shërbimit sekret./Vox News

ΗΑBlT g. rυaja: B. υrri nuk ma b.ën Q EJFlN mirë, ja çfarë i bëra…!!!

Historia e nje gruaje te martuar dhe me dy femije po marros rrjetin. Historia e saj eshte rrefyer per tabloidin britanik “The Sun”.

Ja rrëfimi i 33 vjeçares:Une jam e martuar dhe kam dy fëmijë me burrin tim. 

Ai është shumë i mirë por jeta se.ksuale është e tm.errshme.Një natë takova një djalë në një lokal dhe më dha numrin e tij.

Kur e thirra pas disa ditës më ftoi për darkë në një vend. Pas asaj shkuam në banesën e tij dhe aty bëmë se.ks.

Më bëri të ndihem më e gjallë, andaj vazhdova ta takoja. Një ditë kur dolëm, ishin edhe miqtë e tij dhe njëri nga ta ishte shumë i pashëm.

I dashuri mu afrua dhe më pyeti nëse isha për një treshe.

U ndjeva e tu.rpëruar por pranova sepse nuk doja t`ia prishja qejfin atij. Kjo doli të jetë një eksperiencë e imja e paharruar dhe nuk u ndjeva aspak e penduar.

Por, unë isha mësuar që ai të më thërrasë për takimin e rradhës. Megjithatë, nuk dëgjova nga ai për një javë edhe se i dërgova mesazhe.

Një ditë ma ktheu dhe më kërkoi ndjesë që nuk më është përgjigjur por më tha se ka shumë gjëra që po i ndodhin aktualisht në jetë.

A duhet ta lë tashmë dhe të vazhdoj me burrin tim?Ja përgjigja e psikologes:PO, PO dhe PO!

Ai është i zënë dhe e ka agjendën e ngjeshur, por që fatkeqësisht ju nuk përfshiheni aty.

Kjo situatë duhet t`iu shtyejë edhe më shumë që të bisedoni me burrin tuaj dhe t`i tregoni që keni një krizë e cila duhet zgjidhur.

S tυdentja nga Lezha: Zυra të dαs. hυr sa erdha në Tiranë, tαni kërkόn diçka që unë …

Një vajzë e re ka rr/ëfyer historinë e saj të dashurisë dhe motivet përse është ndarë.

“Ç’kemi filozofista. Jam 19 vjeçe nga Lezha, por studio në kryeqytet. Kam pak javë që jam nd/arë nga i da/shuri, me të cilin u lidha sapo nisa fakultetin. Më ngjiti di/rekt dhe u lidha me të. 

Në fillim gjithçka shkonte mirë, por ne të dy jemi shumë tipa xheloz. Dhe erdhi nd/arja.

Po bëhej gjithnjë dhe më shumë menefregist dhe nuk e du/roja dot. Nuk kemi lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit.

Historia nuk kishte të ardhme, mendoja se nd/arja ishte gjëja më e mirë për të dy, sepse ai nuk është gati për një histori serioze.

Ai është 28 vjeç. Ama dua të jem me të, për fat të keq ende e dua, por unë kuptova se ai nuk mund të më japë sigurinë dhe të ardhmen që unë dua.

Nuk kam pse vazhdoj të humb kohën… Nuk i besoj atij … Por ai vazhdon dhe më kërkon.

Nuk di nëse duhet të vazhdoj t’i përgjigjem ???

Nuk di çfarë të bëj, se ai familje nuk do tani dhe ma ka bërë të qartë. Më jepni ndonjë këshillë ju lutem…”, shkruan ajo.

Zjarri në restorantin e dasmave në Lezhë në pronësi të këngëtarit të njohur

Këngëtari Zef Beka ka reaguar për zjarrin e rënë një ditë më parë restorantin e dasmave”Orkidea Palace” në Lezhë. Në një reagim, ai thotë se zjarri ra si pasojë e një shkëndije elektrike në kuzhinën e restorantit, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll dhe nuk pati rrezik për jetën.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, familjarë dhe mbështetës të muzikës sime, edhe te lokalit tim Orkidea Palace Weddingsevents

Dua t’ju informoj se, për shkak të një shkëndije elektrike, kuzhina e restorantit “Orkidea Palace” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht, situata u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati rrezik për pjesën tjetër të lokalit apo për jetën e askujt.

Aktualisht jemi mirë dhe po marrim të gjitha masat që çdo gjë t’i kthehet sa më shpejt normalitetit.
Ju falënderoj sinqerisht për mesazhet dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Mirënjohja ime është e pakufishme.
Me respekt,
Zef Beka

VIDEO/ KUJDES+PAMJE SHQETËSUESE, TikTokeri i njohur “Diamanti Blu” rr▪︎het LIVE në “TikTok”!

Dhuna dhe promovimi i saj nëpërmjet rrjeteve sociale sa vjen dhe shtohet.

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur së fundmi ku një person i njohur në “TikTok” si “Diamanti Blu” është rrahur live nga disa persona.

Nga pamjet e publikuara duket se ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të një lokali, ku në sfond dëgjohet dhe muzika.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por nga biseda duket se shkak janë bërë disa fyerje të këtij personazhi që kanë nxitur dhe reagimin e rëndë.

Teksa nuk asnjë informacion nga policia lidhur me këtë, ajo që mbetet shqetësuese është vijimi i promovimit të dhunës në rrjetet sociale.

Këmbimi valutor 27 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 84.1 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.5 lekë dhe do shitet me 112.8 lekë.