BBC jehonë zbulimeve arkeologjike në Liqenin e Ohrit: Vendbanim 8 mijë vjeçar

BBC i ka kushtuar vëmëndje një zbulimi të rëndësishëm arkeologjik në Shqipëri, që besohet të jetë vendbanimi liqenor më i vjetër në Evropë.

Zbulimi është bërë në brigjet e Liqenit të Ohrit, ku të dhënat sugjerojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty rreth 8,000 vite më parë.

Ekipet e kërkimit nga Zvicra dhe Shqipëria po zbulojnë çdo ditë dëshmi që i përkasin epokës së gurit, ku ky komunitet i lashtë kombinonte aktivitetet e gjuetisë me ato të bujqësisë.

“Është rreth 6 hektarë, dhe deri tani s’kemi bërë as edhe 600 metra katrorë. Pra, kjo është vetëm një vrimë e vogël për të parë brenda të gjithë zonës. Do të thosha që kemi bërë më pak se 1% të gërmimeve”, tha një nga arkeologet në videon e publikuar nga BBC.

Arkeologët po punojnë rreth tre metra nën sipërfaqen e ujit për të rikuperuar me kujdes shtyllat prej druri që dikur mbështesnin shtëpitë mbi liqen.

Krahas tyre, po mblidhen edhe objekte qeramike të gdhendura, eshtra kafshësh dhe vegla prej bakri – dëshmi të një jete të zhvilluar dhe të organizuar në lashtësi.

VIDEO

“Iu luta që të vinin, e çuam babin me batanije në spital”, rrëfimi mes lotësh i Erjona Rusit: Mjekët që luajnë me jetët e njerëzve…

Në puntatën e fundit të këtij sezoni, moderatorja Erjona Rusi u ul në karrigen e të ftuarës dhe u intervistua nga ish kolegu i saj Arjon Muça. Me lot në sy, ajo rrëfeu një prej eksperiencave të saj më të këqija me mjekët kur kishte babanë e sëmurë.

Kam një kujtim shumë të keq që lidhet me sëmundjen e babit, më është ngulitur shumë thellë, momenti më i vështirë si qenie njerëzore dhe që ka të bëjë edhe me politikat e këtij shteti me faktin se sa social ka qenë shteti shqiptar.

Njerëzit e paralizuar apo me aftësi ndryshe përfitojnë kemp, një shumë qesharake, por që të përfitosh kempin duhet që pas një viti të bëhet një rikontroll, mjekët e kempit duhet të vërtetonin që i sëmuri vazhdon të jetë i sëmurë dhe unë i jam lutur, po lutur atyre mjekëve që të vinin ta shihnin babin tek shtëpia, unë sa kisha marrë një makinë të vogël dhe u thashë ju marr unë me makinë dhe hajdeni shiheni se babin s’e lëvizim dot, nuk erdhën, do ta sillni këtu thanë, unë me mamin dhe vëllanë e kemi marrë babin me batanije se nuk e ngrinim dot, e kemi futur në makinë që ta shihnin mjekët dhe të merrnim kempin pastaj ne. Po e di ç’ndjesi e ndyrë dhe e poshtër njerëzore është ta shohësh të afërmin tënd në atë gjendje? Isha shumë e vogël, të isha kjo Erjona që jam sot përpara atyre mjekëve, ata do ta harronin, unë kurrë s’do ta bëja, jo vetëm nga ana ekonomike se sot jam më mirë, por namin do të bëja.

Ishte edhe një rast kur isha në spital, isha gati t’i fusja thonjtë në fyt një mjeku se e hoqi nga reanimacioni dhe e çoi në dhomë se s’kishte marrë lekët, si mund të luash me jetët e njerëzve se s’ke marrë lekët, mbase emrat mund t’i kem harruar, por i mbaj mend, s’dua t’i takoj, kam urrejtje shumë, nuk janë të gjithë mjekët kështu. Kam pasur eksperienca të tmerrshme me babin dhe mjekët.

“Jashtë është 40 gradë, pini sa më shumë ujë”, Erion Veliaj këshillon nga qelia mirëqenien e qytetarëve dhe kafshëve shtëpiake

Përgjatë ditëve të fundit vendi ynë u përfshi nga një valë e nxehtë ku termometri shënoi mbi 40 gradë celsius.

Përpos thirrjeve të bëra nga Ministria e Shëndetësisë dhe mjekëve, që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta vere, edhe kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka lënë “pas dore” qytetarët e tij.

Në rrjetin e tij social në platformën “TikTok”, i cili menaxhohet nga stafi i tij, kryebashkiaku u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në vende sa më të freskëta dhe të evidentojnë daljet jashtë banesave të tyre.

Ndërkohë që bëri apel për të konsumuar sa më shumë ujë dhe se në të gjithë qytetin e Tiranës, Bashkia është kujdes duke ngritur çadra me qëllim që qytetarët, por jo vetëm, madje dhe kafshët shtëpiake të gjejnë një vend të freskët.

“Hey përshëndetje të gjithëve është 40 gradë jashtë. Qëndroni të hidratuar dhe pini ujë”, dëgjohet të thotë Veliaj në videon e filmuar një vit më parë por që është ripostuar sërish në llogarinë e kryebashkiakut.

Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Pas shtatë vitesh qëndrese, sfidash dhe emocione, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, moderatorja ndau me ndjekësit reflektime mbi rrugëtimin e saj televiziv, një udhëtim që, siç thotë ajo vetë, e ka rritur, formuar dhe i ka dhuruar kujtime të paçmueshme.

Messi shfaqet në ‘Kiss Cam’ në koncertin e Coldplay me gruan, ja si reaguan

Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo, janë bërë sërish viral në rrjet pas një paraqitjeje të papritur në koncertin e Coldplay në “Hard Rock Stadium”, Miami.

Teksa turma po shijonte koncertin, një moment i veçantë ndezi atmosferën: Messi u shfaq papritur në ekranin gjigant të stadiumit. Publiku shpërtheu menjëherë me brohorima dhe thirrje “Messi! Messi!”, ndërsa futbollisti legjendar buzëqeshte me modesti.

Antonela dukej në formë të shkëlqyer përkrah tij, duke kërcyer dhe shijuar muzikën, ndërsa Chris Martin ndaloi gjithçka për t’u drejtuar vetë Messit nga skena:
“Lio, vëllai im i bukur. Ti dhe gruaja jote dukeni fantastik. Faleminderit që erdhët sonte. Je sportisti më i madh i të gjitha kohërave,” tha ai, mes duartrokitjeve.

Përshëndetja e thjeshtë e Messit i çmendi tifozët, duke e krahasuar momentin me një spektakël të Kupës së Botës FIFA. Tifozët vlerësuan elegancën e lehtë të çiftit, me disa që bënë shaka se ai “nuk ka asgjë për të fshehur”.

Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në shenjë zie dhe respekti, se do të largohen nga kampi stërvitor në Roccaraso, duke u rikthyer në qytet. Futbollisti natyrisht, është rikthyer në Belgjikë, ku jeton familja e tij.verreth

NJOFTIMI

Jemi pa fjalë teksa ndajmë lajme që sapo na kanë tronditur thellësisht secilin prej nesh.
Presidenti Luigi De Laurentiis, stafi i trajnerëve, i gjithë ekipi, menaxhmenti dhe bashkëpunëtorët e kuqe e të bardhëve shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për Matthias Verreth dhe familjen e tij në një nga momentet më të tmerrshme që një prind dhe një qenie njerëzore mund të përjetojë: vdekjen e papritur dhe të parakohshme të një fëmije.

U kërkojmë të gjithë tifozëve, meshkuj dhe femra, të shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për Matthias, gruan e tij, fëmijën e tyre të parë dhe të gjithë të dashurit e tyre në këtë moment pikëllimi të tmerrshëm. Grupi kuqe e të bardhëve do të kthehet në Bari sot në shenjë zie dhe respekti për një tragjedi të tillë.

Përplasje në SPAK! Fatime Kryemadhi largohet mes tensioneve, ja çfarë i komunikuan në Prokurorinë e Posaçme

Fatime Kryemadhi u largua nga SPAK pasi i është kerkuar nga Prokuroria të paraqitet nesër me një avokat tjetër, sepse nuk mund të përfaqësohet me të njëjtin avokat të Monika Kryemadhit.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet mbi dosjen e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit, ndërsa ka nisur me komunikimin formal të akuzave.

Bëhet me dije se Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë. Momentalisht ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nga tjetër Ema Çoku është paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihet me akuzat e hetuesve.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

SPAK i vë ‘kapakun’, ja kush janë të pandehurit e dosjes Meta

Nëntë muaj pas arrestimit të Ilir Metës, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për dosjen e njohur si “Meta”, e cila përfshin aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me mbylljen zyrtare të hetimeve, SPAK ka marrë të pandehur pesë persona, mes tyre ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Dyshja, tashmë të divorcuar edhe ligjërisht, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Sipas SPAK, ata dyshohet se kanë përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme ndër vite, duke përdorur pushtetin politik dhe lidhjet familjare për të fshehur burimet financiare.

Në listën e të pandehurve:
Ilir Meta – akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Monika Kryemadhi – akuzohet për të njëjtat vepra penale si Meta.
Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP dhe babai i deputetes së PL-së, Erisa Xhixho – akuzohet për korrupsion pasiv.
Ema Çoku, mikesha e ngushtë e Monika Kryemadhit – akuzohet për pastrim parash.
Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit – është marrë së fundmi e pandehur për pastrim parash.

Fatime Kryemadhi, vjehrra e Ilir Metës, u paraqit sot në ambientet e SPAK për t’u njohur me akuzat ndaj saj, por u largua pa u marrë në pyetje, pasi i është kërkuar të rikthehet nesër për shkak të mospranueshmërisë së avokatit përfaqësues të saj, Ema Çoku, e cila është gjithashtu e pandehur në të njëjtën çështje.

Ndërkohë, komunikimi zyrtar i akuzës për pastrim parash iu bë sot Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos. Vetë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u morën të pandehur më 29 maj 2025.

Monika Kryemadhi pritet të paraqitet sërish nesër, në orën 13:00, në ambientet e SPAK për t’u njohur me mbylljen e hetimeve që rëndojnë mbi të dhe pandehurit e tjerë.

Aktualisht, Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është nën masën e “detyrimit për paraqitje”. Dyshja, që kanë dominuar politikën shqiptare në dekadat e fundit, janë tashmë në qendër të një prej proceseve më të bujshme të drejtësisë së re shqiptare.

Ardian Isufi nuk kërkon falje! Dhuna ndaj kamerierit, vëllai i ish-efektivit: E rrahën 15 persona…

Asnjë ndjesë publike nuk shprehu Flamur Isufi, vëllai i oficerit të policisë Ardian Isufi që një ditë më parë në restorantin e një hoteli në Vlorë dhunoi bashkë me mikun e tij, një kamerier që i kishte ngatërruar porosinë, duke çuar në tavolinën e tyre një shishe ujë më tepër.

“Video nuk është e plotë, vëllai ka larguar kamerierin, ai ka vazhduar debatin me personin tjetër personi që ka goditur nuk është vëllai im”, thotë vëllai i Arben Isufit, Flamuri.

Pavarësisht se kamerat e sigurisë së lokalit fiksuan momentin e rëndë, kur oficeri i policisë jashtë shërbimit u përfshi në incidentin fizik me adoleshentin që pasi i shërbeu si kamerier përfundoi i keqtrajtuar prej tij për shkak të keqkuptimit të porosisë, Flamur Isufi ndalet vetëm tek dhuna që u ushtria ndaj vëllait të tij.

“Vëllai im është me shpatull të thyer, fraktura në fytyrë dhe në trup. Është goditur në lokal duke pirë kafe nga pronari dhe nga 15 persona dhe video është hequr, vëllai të mbajë përgjegjësi për gabimet që ka bërë, ata të mbajnë përgjegjësi për gabimet e tyre”, shprehet ai.

Kamerat e sigurisë së lokalit në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, treguan qartë dhunën e ushtruar nga nënkomisari Isufi dhe një shtetas tjetër i identifikuar si Leart Bimo. Dy burrat shfaqen duke ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj 18-vjeçarit, për Flamur Isufi pretendon se e gjithë ngjarja është sqaruar me babain e kamerierit të dhunuar.

“Ka ardhur babai i fëmijës, janë sqaruar dhe janë ndarë si miq, nuk kishte konflikt këtu. Këto janë inate personale se vëllai ka qenë shef qarkullimi në Vlorë. Nëse ka faj të mbajë përgjegjësi për pjesën që i takon”, shton Flamuri.

Pavarësisht dëshmisë kontradiktore të Isufit, në vendngjarje kishte edhe dëshmitarë që konfirmuan se fillimisht oficeri ka ndërhyrë me tone kërcënuese dhe kontakt fizik me të riun, i cili më pas u dhunua edhe nga ana e Leart Bimos. Ngjarja ndodhi në prani të klientëve, të cilët, të tronditur, janë larguar menjëherë, duke lënë ambientin bosh.

Ish-shefi i qarkullimit rrugor në Vlorë, së fundmi i caktuar me detyrë si efektiv kufitar në Dibër u pezullua menjëherë nga detyra, ndërsa vetë kryeministri Rama kërkoi përjashtimin e plotë të tij nga radhët e policisë dhe dorëzimin përpara drejtësisë./ Top Channel

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për disa viktima

Rumania po përballet me një situatë katastrofike si pasojë e përmbytjeve masive që kanë prekur vendin. Të paktën 3 viktima janë raportuar nga autoritetet vendase, në Rumaninë Lindore.

Moti i keq shkaktoi dëme masive, mijëra shtëpi u shkatërruan dhe qindra qytetarë u detyruan që të largohen nga banesat e tyre.

Ndërkohë që vendi u përfshi nga shira të rrëmbyeshëm e ndërprerje të energjisë, ekipet e shpëtimit janë angazhuar në terren për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.

Autoritetet gjithashtu paralajmërojnë se rreziku për përmbytje të tjera është i lartë, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve që të tregojnë kujdes dhe të largohen nga zonat me rrezik të lartë.